Skip to main content

“Zemaj zbut masat ndaj Coronavirusit, nuk i nënshtrohen vetizolimit personat që futen në Kosovë” plus 9 more Ekonomia Online

“Zemaj zbut masat ndaj Coronavirusit, nuk i nënshtrohen vetizolimit personat që futen në Kosovë” plus 9 more Ekonomia Online


Zemaj zbut masat ndaj Coronavirusit, nuk i nënshtrohen vetizolimit personat që futen në Kosovë

Posted: 06 Jun 2020 09:58 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se prej ditës së hënë, me datë 8 qershor, do të hiqet edhe masa e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 deri në mëngjes. Sipas Zemajt, MSH-ja bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, ka vizituar edhe Vushtrrinë ku së fundmi pati shtim rastesh të të infektuarve, por siç tha ai, nga aktivitetet ditore, gjendja atje është stabile.

Source

Nga e hëna 24 orë lëvizje, ata që hyjnë në Kosovë nuk vetizolohen, njofton ministri Zemaj

Posted: 06 Jun 2020 09:53 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie në mbrëmje, ka komunikuar masat e reja lidhur me pandeminë Covid-19. Ai tha se nga e hëna 8 qershor, hiqet krejtësisht kufizimi i lëvizjes në tërë Kosovën. Sipas masave në fuqi, qytetarët e Kosovës nuk mund të qarkullojnë nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Source

Wirtz bëhet lojtari më i ri që shënon gol në Bundesligë

Posted: 06 Jun 2020 09:50 AM PDT

Tinejxheri i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz është bërë golashënuesi më i ri në histori të Bundesligës. Ai të shtunën realizoi në humbjen 4:2 nga Bayerni. Futbollisti i talentuar u aktivizua në pjesën e dytë dhe ia doli të mposhtë portierin e Bayernit dhe të Gjermanisë me përfundim sensacional të aksionit në minutën e 89-të. Mesfushori sulmues, Wirtz, është zhvilluar në akademinë e Koelnit...

Source

Coronavirusi në Itali, 72 viktima dhe 2700 raste të reja në 24 orë

Posted: 06 Jun 2020 09:47 AM PDT

Italia në fundjavën e parë të hapjes së vendit e përfundimit të regjimit të izolimit nga pandemia regjistron 33,846 viktima e 234,810 të infektuar nga Covid 19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 72 viktima e 2,700 raste më shumë. Deri më sot në Itali janë 165,078 të shëruar e në 23 orët e fundit janë 1,297 të shëruar më shumë. Në struktura spitalore po kurohen 5,002 pacientë e 293 në reparte të...

Source

Haziri konfirmon se do të realizohen të gjitha projektet e parapara për këtë vit

Posted: 06 Jun 2020 09:39 AM PDT

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media pas mbledhjes së Bordit të drejtorëve, të shtunën, ka konfirmuar se do të realizohen të gjitha projektet e parapara për këtë vit, e që kapin koston e dhjetëra miliona eurove. "Po mundohemi që t'i mbrojmë të gjitha këto projekte që i kemi për këtë vit, për të faktuar qëllimin dhe nevojën e realizimit. Pres që Kuvendi Komunal ta jap ditën e...

Source

Ekspertët britanikë: Coronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi

Posted: 06 Jun 2020 09:33 AM PDT

Shkencëtarët paralajmërojnë se coronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi. Sipas mediave të huaja, kjo pikëpamje vjen nga ekspertët globalë të shëndetit, të cilët studiojnë se si dhe ku shfaqen sëmundjet e reja. Si pjesë e studimit, ata ndërtuan një "pasqyrë" për të parashikuar se cilat sëmundje nga jeta e egër mund të rezultojnë me rrezikshmëri tek njerëzit.

Source

Tovërlani s’shpreson për titull: U vërejt lodhja nga ndeshja e mesjavës

Posted: 06 Jun 2020 09:29 AM PDT

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, ka thënë se përkundër fitores kundër Vushtrrisë, skuadra e tij ishte paksa e lodhur nga ndeshja e mesjavës kundër Ballkanit, përderisa e ka pranuar se do ta ketë shumë të vështirë të garojë për titullin e kampionit, edhe pse s'e ka matematikisht të pamundur. Pas barazimit me rezultat 0:0 kundër Ballkanit në mesjavë, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së...

Source

S’lejohen në stadium, tifozët grumbullohen në ndërtesat përreth

Posted: 06 Jun 2020 09:27 AM PDT

Përkundër që është vendosur që tifozët të mos lejohen në stadiume si masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19, tifozët në Kosovë po vazhdojnë t'i përkrahin ekipet e zemrës duke u grumbulluar në ndërtesat përreth stadiumit. Pas gati tre muajve pauze, klubet kosovare u kthyen në fushën e lojës këtë javë për të zhvilluar ndeshje zyrtare, të cilat është vendosur që të zhvillohen prapa dyerve...

Source

Hoxha: Në Ditën Botërore të Mjedisit, i bashkohet të rinjëve për të pastruar fshatin Damanek

Posted: 06 Jun 2020 09:21 AM PDT

Sejdi Hoxha është Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike "Posta e Kosovës Sh.A", ka folur lidhur me Ditën Botërore të Mjedisit e cila shënohet në të gjithë botën. Ai tha se qëllimi i kësaj dite është të nxisë aktivitete të ndryshme të mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit. Ne aksionin e djeshëm për ta pastruar hapsirat në të gjithë fshatin të të rinjve të fshatit Damanek për iu...

Source

Marrëveshja me Serbinë nuk do të përfshijë ndarjen e Kosovës

Posted: 06 Jun 2020 09:08 AM PDT

Ideja e ndarjes dhe e ndryshimit të kufijve ka dalë prej tryezës së diskutimeve Kosovë-Serbi. Një opsion i tillë s'ka përkrahja as në Bruksel e Washingtron. Ujdia finale Kosovë*-Serbi nuk do të përfshijë në asnjë rrethanë ndarjen e Kosovës. Prej janarit të vitit 2018 kur është hapur zyrtarisht tema e ndarjes së Kosovës e deri më tash askund s'ka gjetur përkrahje. Në përkrahje të kësaj ideje s'kanë...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more