Skip to main content

“Veprimi i pamatur i Upamecanos i kushtoi Leipzigut me barazim” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Veprimi i pamatur i Upamecanos i kushtoi Leipzigut me barazim” plus 9 more Telegrafi Futboll


Veprimi i pamatur i Upamecanos i kushtoi Leipzigut me barazim

Posted: 06 Jun 2020 02:43 PM PDT

Mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, është përjashtuar me karton të kuq ndeshjen e Bundesligas kundër Paderbornit.

Francezi u largua nga fusha në fund të pjesës së parë (43') duke i lënë bashkëlojtarët në vështirësi gjatë gjithë gjysmës së dytë.

Përjashtimi i 21-vjeçarit kishte ndodhur për shkak të goditjes së topit teksa ishte i nevrikosur (ndërsa më herët kishte marrë një karton të verdhë dhe kartoni i dytë e largoi nga ndeshja).

(Foto: Hannibal Hanschke/Pool via Getty Images/Guliver)

Patrik Schick i kishte dhënë epërsi Leipzigut në minutën e 27-të, mirëpo pasi mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, skuadra e Julian Nagelsmann nuk arriti ta mbronte epërsinë.

Paderborni që ndodhet në fund të tabelës, arriti që ta merrte një pikë duke e barazuar rezultatin në minutat shtesë me golin e Christian Strohdiek.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula. /Telegrafi/

(Foto: Hannibal Hanschke/Pool via Getty Images/Guliver)

The post Veprimi i pamatur i Upamecanos i kushtoi Leipzigut me barazim appeared first on Telegrafi.

Sneijder: Kam mundur të bëhem si Messi dhe Ronaldo, por vendosa ta shijoja jetën

Posted: 06 Jun 2020 01:45 PM PDT

Ylli holandez i futbollit, Wesley Sneijder, ka thënë se ka mundur të arrinte nivelet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por nuk ishte i përkushtuar si dy superyjet e mëdha.

35-vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin e kaluar pasi kishte fituar trofe të mëdha gjatë karrierës, si edhe kishte regjistruar 134 paraqitje me kombëtaren e Holandës.

Karriera e tij u zbeh pas vitit 2010 kur e fitoi tripletën me Interin dhe arriti në finale të Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut. Niveli i tij i lojës u dobësua, prandaj u desh të transferohej në klube, si Galatasaray, Nice e Al-Gharafa.

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

"Kam mundur të bëhesha si Messi ose Ronaldo. Thjesht nuk doja të bëhesha i tillë. E kam shijuar jetën, ndoshta pija një gotë (verë) në darkë. Leo dhe Cristiano janë ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica".

"Për mua është në rregull, megjithatë karriera ime ishte mahnitëse", ka deklaruar Sneijder në një prononcim për DiMarzio.

Në vitin 2010, ai ishte konkurrent edhe për Topin e Artë, mirëpo mbeti prapa yjeve të Barcelonës, Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi. /Telegrafi/

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

The post Sneijder: Kam mundur të bëhem si Messi dhe Ronaldo, por vendosa ta shijoja jetën appeared first on Telegrafi.

Mehmet Hetemaj shpëton një fëmijë nga mbytja: Mendova se ishte lehtë duke u bazuar në “Baywatch”

Posted: 06 Jun 2020 12:28 PM PDT

Mehmet Hetemaj është bërë heroi i ditës në Finlandë duke e shpëtuar një fëmijë nga mbytja në një liqen artificial. Tellerreport bën të ditur se futbollisti i Seinajoki Football Club (SJK) kishte vrapuar drejt ujit për ta shpëtuar një djalë, i cili kishte rënë nga dysheku i notimit.

Ngjarja ka ndodhur në Kyrkosjarvi të Seinajoki, kur fëmija më i vogël se 10 vjeç kishte rënë në ujë dhe nuk mund të dilte. Në kohën e incidentit në plazh ndodheshin disa njerëz.

Në mesin e tyre ishte edhe kapiteni i SJK, Mehmet Hetemaj dhe nëna e tij, të cilët po kalonin një ditë të relaksi në liqenin artificial.

(Foto: Timo Aalto/Tellerreport)

Kur fëmija kishte rënë në ujë, në fillim kishte vrapuar nëna e futbollistit, e cila nuk ka arritur ta nxjerrë fëmijën dhe pastaj ka vrapuar edhe mesfushori, i cili e ka nxjerrë djaloshin në breg.

"Është mot i mirë sot, prandaj nëna ime dhe unë dolëm për të marrë ca rreze. Ishim rreth dhjetë metra larg ujit", ka treguar Hetemaj, citon Tellerreport, ndërkohë që ishte akoma i lagur.

"Nëna ime e kapi djalin. Megjithatë, të dy hyjnë nën ujë, kështu që hyra edhe unë në ujë. E kapa djalin dhe e ngrita mbi sipërfaqe", ka shtuar më tej 32-vjeçari.

Nëna e fëmijës i ka falënderuar shpëtimtarët e djalit të saj, të cilët menjëherë pas janë larguar nga plazhi. Ndërsa bëhet e ditur se liqeni në fjalë ka thellësi të menjëhershme.

"E kam shikuar 'Bayëatch' (serialin e famshëm me rojat e plazhit) dhe programe të ngjashme televizive, ndërsa në bazë të tyre, shpëtimi duket i lehtë. Ishte shumë vështirë, edhe ishte një djalë më i vogël se 10 vjeç", ka thënë mesfushori defensiv.

Kujtojmë që Hetemaj, i cili ka lindur në Skënderaj, e ka përfaqësuar Finlandën dhe Kosovën. /Telegrafi/

The post Mehmet Hetemaj shpëton një fëmijë nga mbytja: Mendova se ishte lehtë duke u bazuar në "Baywatch" appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Borussia Dortmund 1-0 Hertha Berlin, vlerësohet Emre Can

Posted: 06 Jun 2020 12:04 PM PDT

Borussia Dortmundi ka arkëtuar pikë të plota në fitoren minimale kundër Hertha Berlinit në Signal Iduna Park.

Skuadra nikoqire luajti më mirë, prandaj ka marrë notë mesatare më të lartë (6.96) në raport me ekipin kundërshtar (6.31).

Golashënuesi i vetëm, Emre Can (8.3) është futbollisti me notën më të lartë te BVB dhe në përgjithësi në këtë takim.

Dortmundi mposht Herthan, mban gjallë shpresat për titull Dortmundi mposht Herthan, mban gjallë shpresat për titull

Nota më e ulët në ndeshje ka qenë 6.0, të cilën e kanë marrë disa lojtarë të Herthas duke përfshirë edhe sulmuesin Vedad Ibisevic.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Borussia Dortmundit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Hertha Berlinit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Borussia Dortmund 1-0 Hertha Berlin, vlerësohet Emre Can appeared first on Telegrafi.

Dortmundi mposht Herthan, mban gjallë shpresat për titull

Posted: 06 Jun 2020 11:22 AM PDT

Borussia Dortmundit i ka mjaftuar një gol në ndeshjen e javës së 30-të në Bundesliga për të regjistruar fitore kundër Hertha Berlinit në Signal Iduna Park.

Gjysma e parë e takimit nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që skuadrat shkuan në pushim pa ndryshim rezultati.

Në minutat e para të pjesës së dytë, vendasit patën një rast shumë të mirë shënimi kur Thorgan Hazard e nxori në rast shumë të mirë Jadon Sanchon, por ai goditi jashtë portës.

Dedryck Boyata dhe Thorgan Hazard në aksion (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Skuadra mysafire rrezikoi në anën tjetër përmes Alexander Esswein, goditja e të cilit po ashtu përfundoi jashtë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 58-të. Emre Can krijoi hapësirë në qendër të zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Momenti i golit të Emre Can (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Me fitoren e regjistruar, Borussia Dortmundi vazhdon ta ndjekë Bayern Munichun me shtatë pikë prapa, ndërkohë që kanë mbetur edhe katër xhiro (12 pikë në dispozicion) deri në fund të kampionatit.

Hertha Berlini është në një pozitë komode në tabelë (në vend të nëntë) larg zonës së rrezikut dhe madje mund të kërkojë një vend në Ligën e Evropës në ndeshjet e mbetura. /Telegrafi/

The post Dortmundi mposht Herthan, mban gjallë shpresat për titull appeared first on Telegrafi.

“De Bruyne do të konsiderojë të ardhmen e tij, pas ndëshkimit të Cityt nga UEFA” – Roberto Martinez flet për mesfushorin belg

Posted: 06 Jun 2020 10:56 AM PDT

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se Kevin de Bruyne do të konsiderojë largimin nga Manchester City në këtë verë.

Citizens janë ndëshkuar nga UEFA me mos pjesëmarrje për dy vite në garat evropiane, shkaku se kanë thyer rregullat financiare.

Nëse Gjykatat e Arbitrazhit në Futboll e lë këtë vendim në fuqi, kampioni i Ligës Premier pritet t'i humbë disa lojtarët kryesore.

Martinez ka thënë se De Bruyne do të rishikojë të ardhmen e tij, derisa ka zgjuar interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës.

"Kevin është një fitues", ka thënë ai në një intervistë për beIN Sports.

"Mendoj se ai do të marrë së shpejti një vendim për të ardhmen, Ai do ta konsiderojë ndëshkimin e bërë nga UEFA ndaj Manchester Cityt".

(Photo by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

"Ai po i shijon sukseset te Manchester City, mirëpo çfarë mund të ndodhë pas pesë apo gjashtë vitesh, sukseset mund të mos jenë aty dhe këshillën e vetme të mirë mund ta marrë nga vetja e tij".

"De Bruyne ka mentalitet fitues dhe mendoj se ai do të kërkojë një skuadër ku mund të fitojë tore", ka shtuar më tej Martinez.

Los Blancos dhe Blaugranasit do të tentojnë transferimin, pasi mesfushori belg të shpreh dëshirën e tij se kërkon një aventurë të re. /Telegrafi/

The post “De Bruyne do të konsiderojë të ardhmen e tij, pas ndëshkimit të Cityt nga UEFA” – Roberto Martinez flet për mesfushorin belg appeared first on Telegrafi.

Milani me disa mungesa kyçe në përballjen e dytë ndaj Juventusit në Kupën e Italisë

Posted: 06 Jun 2020 10:37 AM PDT

Gonzalo Higuain është në dyshime për paraqitjen e tij në Kupën e Italisë, derisa Juventusi do të jetë nikoqir i Milanit.

Rossonerët në anën tjetër do të kenë në dispozicion Lucas Paquetan dhe Ante Rebicin, që po ashtu ishin në dyshime.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në San Siro, derisa më 12 qershor do të përcaktohet se kush kalon në finale të garës së dytë më të madhe në Itali.

El Pipita sërish nuk ka marrë pjesë në stërvitje, gjersa bëhet e ditur se ai ka një tendosjes të kofshës në këmbën e djathtë.

Aaron Ramsey bëhet e ditur nga RAI se është stërvitur i vetëm, mirëpo që do të jetë i gatshëm për përballjen e rëndësishme.

Maurizio Sarri ka testuar një stërvitje të, ku ishin pjesë Douglas Costa, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronasldo, derisa Gianluigi Buffon ishte në portë.

Milani do të jetë pa Zlatan Ibrahimovicin shkaku i lëndimit, ndërsa Theo Hernadnez dhe Samu Castillejo janë të suspenduar. /Telegrafi/

The post Milani me disa mungesa kyçe në përballjen e dytë ndaj Juventusit në Kupën e Italisë appeared first on Telegrafi.

Luis Suarez i konfirmon lajmin fantastik Barcelonës në prag të rikthimit të La Ligas

Posted: 06 Jun 2020 10:20 AM PDT

Luis Suarez thuhet se është i gatshëm që të zhvillojë ndeshjen e parë për Barcelonën, 146 ditë pasi kaloi me sukses operacionin në gju.

Sulmuesi uruguaian ishte lënduar në muajin janar, derisa para shikohej se sezoni për të kishte përfunduar.

Sidoqoftë, coronavirusi suspendoi futbollin për tre muaj, duke i lejuar kështu ish-anëtarit të Liverpoolit që të jetë i gatshëm.

Sipas asaj që raporton Diario AS, 33-vjeçari është tani i gatshëm dhe Quique Setien mund ta ketë në dispozicion.

Në rikthimin e La Ligas, katalunasit do të përballej me Real Mallorcan më 13 qershor.

Rikthimi i Saurezit do të jetë kontrovers, pasi Barcelona e transferoi Martin Braithwaiten, si zëvendësues të Ousmane Dmebeles që është i lënduar.

Edhe Lionel Messi ka treguar formë të mirë në stërvitjet që po zhvillohen që disa javë, duke i dhënë një shtytje pozitive skuadrës.

Dembele në anën tjetër, nuk do të mund të paraqitet më në asnjë takim për këtë edicion, shkaku i lëndimit të pësuar në fillim vit. /Telegrafi/

The post Luis Suarez i konfirmon lajmin fantastik Barcelonës në prag të rikthimit të La Ligas appeared first on Telegrafi.

Athur Melo duhet të ndryshojë mendje për kalimin te Juventusi

Posted: 06 Jun 2020 09:59 AM PDT

Arthur Melo mund të ndryshojë mendim rreth një shkëmbimi të mundshëm me Miralem Pjanicin, duke kaluar kështu te Juventusi.

Skuadra katalunase e dëshiron transferimin e mesfushorit boshnjak, mirëpo braziliani deri më tani e ka refuzuar marrëveshjen.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Bianconerët dhe Blaugranasist kanë arritur marrëveshje në parim për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Ishte bërë e qartë nga Arthur Melo se është kundër shkëmbimit te Pjanicin dhe dëshiron të mbetet në Camp Nou.

Por, mediumi italian tani bën të ditur se lojtari mund të ndryshojë mendim dhe të kalojë në Torino në këtë verë.

Për Pjanicin janë të interesuara edhe skuadra si Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester United, që kanë nga një lojtar në dispozicion ta ofrojnë.

Francezët ofrojnë Leandro Paredes, The Blues mund të ofrojnë Joringohn që ka shprehur dëshirën për ribashkimin me Maurizio Sarrin, derisa Djajtë e Kuq janë tashmë në dijeni se Paul Pogba e kërkon rikthimin te kampioni i Serie A.

Arthur që i mbushë në korrik 24 vite, kishte kaluar te Barcelona në vitin 2018 për 31 milionë euro nga Gremio. /Telegrafi/

The post Athur Melo duhet të ndryshojë mendje për kalimin te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Përparim Islami operohet me sukses

Posted: 06 Jun 2020 09:47 AM PDT

Përparim Islami ka përfunduar intervenimin kirurgjik në ligamentet e këmbës së djathtë, pasi që ishte lënduar ditë më parë në duelin gjysmëfinal të DigitAlb Kupës përballë Ballkanit në Suharekë.

Islami është futur në operim këtë të shtunë, derisa me sukses ia ka dalë ta përfundojë edhe këtë sfidë. Informacionin e ka konfirmuar vetë futbollisti i Feronikelit, i cili ka shkruar se tashmë do të mbledh forcat për të filluar fazën e rikuperimit.

"Sapo mbarova operacionin dhe çdo gjë shkoj mirë, faleminderit Zotit! Tani fillon pjesa më e vë shtirë e rikuperimit… Edhe duhet shumë, shumë punë. Sigurisht mua nuk më mungon puna dhe vullneti për të punuar, sepse çdo gjë që kam arritur deri sot e kam arritur me punë, me djersë edhe sakrificë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin që keni treguar për mua, ju dua shumë. Së shpejti jam gati", ka shkruar Islami.

(Foto: KP)

Islami është pjesë e Feronikelit qe dy sezone e gjysmë, derisa më parë ishte pjesë e KF Trepça '89, Hajvalisë, Dritës, Prishtinë dhe Hysit.

Ai ishte pjesë e formacionit të vitit 2019 në Superligën e Kosovës të përzgjedhur nga trajnerët.

The post Përparim Islami operohet me sukses appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more