Skip to main content

“Më e keqja ende nuk ka arritur për Barcelonën – fillon nga largimi i Arthur Melos” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Më e keqja ende nuk ka arritur për Barcelonën – fillon nga largimi i Arthur Melos” plus 9 more Telegrafi Futboll


Më e keqja ende nuk ka arritur për Barcelonën – fillon nga largimi i Arthur Melos

Posted: 29 Jun 2020 02:56 PM PDT

Suksesi në vitet e kaluara i ka mbajtur lojtarët e Barcelonës të bashkuar me trajnerët, por nuk mund të thuhet kështu edhe në këto vitet e fundit.

Klubi po përballet me lojtarë që nuk janë të interesuar më në sukses, por me kritika në hierarkinë e lartë dhe këtë cilësohet se e kanë me të drejtë.

Pasi barazuan 2-2 ndaj Celta Vigos në fundjavën e kaluar, katalunasit i kanë dhënë një mundësi të artë Real Madridi në garën për titullin e La Ligës.

Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi

Los Blancos janë dy pikë përpara Barcelonës që është në vendin e dytë ku kanë mbetur edhe gjahtë javë, ndërsa këta të fundit do të takohen këtë të enjte m Atletico Madridi në Camp Nou, aty ku mund të lëshojnë sërish pikë.

Ideja për të zëvendësuar Ernesto Valverden me Quique Stetienin nuk ka sjell ndonjë ndryshim, ata ende po vuajnë në taktikat e lojës dhe duket si tika-taka është zhdukur.

Gara për titull u është vështirësuar dhe lojtarët kanë filluar që në deklarata për media të thumbojnë Setienin me shkarkim.

Quique Setien (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Luis Suarez e vëri në dyshime punën e trajnerit në barazimin ndaj Celta Vigod, derisa Lionel Messi kishte thënë se ai ishte keqkuptuar nga strategu i katalunasve.

Lëndimi Frenkie de Jong e ka çorientuar Setienin, ndërsa Arthur Melo e kompletoi kalimin te Juventusi, si shkëmbim me Miralem Pjanicin.

Antoine Griezmann vazhdon të përjetojë krizën e golave, pasi ka pesë ndeshje që nuk ka realizuar dhe 120 milionëshi e ka humbur vendin te një 17-vjeçar (Ansu Fati), që edhe babi i këtij të undit mendon se djali i tij ende nuk e meriton të startojë.

Barcelona ka pothuajse problem në çdo nivel. Nuk e kanë të garantuar ende se do të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zyrtare: Barcelona transferon Miralem Pjanicin - klauzola për largim është e frikshme Zyrtare: Barcelona transferon Miralem Pjanicin - klauzola për largim është e frikshme

E ardhmja e Stetienes është në dyshime, pasi Josep Bartomeu nuk do të ishte i lumtur po të përfundohej sezoni pa trofe.

Ky sezon ka qenë i vështirë për Barcelonën, pasi problemet shpërthyen nga bordi, në fushë, në bankën rezervë dhe përfundojnë me largim lojtarësh.

Kështu si qëndrojnë gjërat, e ardhmja e klubit duket e zezë, pasi transferimet e reja nuk po tregojnë sukses. /Telegrafi/

The post Më e keqja ende nuk ka arritur për Barcelonën – fillon nga largimi i Arthur Melos appeared first on Telegrafi.

Nuk ndalet shkëlqimi i Vedat Muriqit në Turqi- sërish pjesë e formacionit të javës

Posted: 29 Jun 2020 02:38 PM PDT

Vedat Muriqi është përfshirë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës po vazhdon të shkëlqejë në ligën turke, derisa ka ndihmuar në fundjavën e kaluar Fenerbahcen që të marrë tri pikë të arta.

Muriqi ka arritur të kalonte në epërsi skuadrën e tij në fitoren 3-2 ndaj Yeni Malatyaspor, derisa ka bërë edhe një asistim.

Vedat Muriqi kalon në epërsi Fenerbahcen me një gol të bukur me kokë Vedat Muriqi kalon në epërsi Fenerbahcen me një gol të bukur me kokë

Me atë gol e asistim të bërë, prizrenasi ka shkuar në kuotën e 15 golave dhe pesë asistimeve deri më tani në këtë edicion.

Për këtë paraqitje fantastike, Muriqi ka arritur të futet në formacionin e javës në Superligën e Turqisë, duke u vlerësua si lojtari i dytë më i mirë.

Sulmuesi shqiptar është vlerësua me notën 8.7, ndërsa vetëm Burak Yilmaz ka qenë më i mirë se ai. /Telegrafi/

The post Nuk ndalet shkëlqimi i Vedat Muriqit në Turqi- sërish pjesë e formacionit të javës appeared first on Telegrafi.

E marta – dita e fundit e Arda Turanit si lojtar i Barcelonës

Posted: 29 Jun 2020 02:21 PM PDT

ArdaTuran do të 'shijoj' 30 qershorin si ditën e fundit si lojtar i Barcelonës, pasi i skadon kontrata.

Nga 1 korriku, mesfushori turk do të jetë i lirë të nënshkruajë me cilëndo skuadër që i dëshiron shërbimet e tij.

Barcelona i ka bërë me dije Turanit se nuk do të rinovojë kontratën dhe është i lirë të kërkojë klub të ri.

Turku kishte kaluar te katalunasit nga Atletico Madridi, mirëpo në gjashtë muajt e parë nuk mund të ishte në dispozicion të Luis Enriques shkaku i dënimit të klubit nga UEFA për thyerje të rregullit financiar.

Në edicionin e ri, ai kishte filluar më në fund të luante për Barcelonën, por klasin që e kishte te Rojiblancos kishte humbur tashmë.

Në vitin 2018, ishte dërguar në huazim te Istanbul Basaksehir, aty ku e përcollën shumë skandale, si kërcënim me armë dhe skandale të tjera në fushë.

Më pas ishte suspenduar nga Superliga e Turqisë dhe kishte qëndruar më shumë duke bërë skandale të tjera se sa duke u stërvitur.

Nesër (30 qershor), Turan do të përfundojë kontratën me Barcelonën dhe ai do të detyrohet të kërkojë një skuadër në Kinë ose në Amerikë. /Telegrafi/

The post E marta – dita e fundit e Arda Turanit si lojtar i Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Gjyqtari kosovar shërohet nga coronavirusi

Posted: 29 Jun 2020 01:59 PM PDT

Gjyqtari kosovar, Ilir Mehmeti ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga coronavirusi.

Ai kishte qëndruar për 14 ditë në vetëizolim, por në testimet e fundit, ka rezultuar negativ.

Gjyqtari nga Superliga e Kosovës e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

"Te nderuar. Pas 14 ditësh qëndrimi ne izolim pas rezultatit pozitiv me Covid 19, ne ritestimin e bere sot kam rezultuar NEGATIV".

"Faleminderit te gjithëve pre mbështetje. Kujdes po, panik jo", ka shkruar ai. /Telegrafi/

The post Gjyqtari kosovar shërohet nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Gani Sejdiu largohet nga Drenica

Posted: 29 Jun 2020 01:51 PM PDT

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu i ka ndarë rrugët me skuadrën e Drenicës.

Sejdiu i cili zëvendësoi Tahir Lushtakun në postin e trajnerit të Drenicës, ka bërë me dije se i ka dhënë fund aventurës në “Bajram Aliu”.

Vetë trajneri mitrovicas e ka konfirmuar ndarjen nga Drenica në një prononcim për “Zeri.info”.

“Jam larguar nga Drenica pasi që nuk po arrijmë që t’i fitojmë ndeshjet si vendas. Në ndeshjet si mysafirë po fitojmë dhe po luajmë mirë, por jo edhe si vendas”, u shpreh Sejdiu.

“Me vjen shumë keq prej kryetares Mihane Bekteshi, mirëpo për të mirë të Drenicës, me mirë po largohem. Drenica është brenda objektivave, por i duhet një ndryshim dhe trajner që di të fitojë edhe si vendas”, shtoi ai.

Ky largim i Sejdiut vjen pas humbjes 2:4 nga Trepça’89 gjatë ditës së djeshme.

Pas 27 javësh, Drenica renditet në vendin e tetë në tabelë me 35 pikë të tubuara, katër pikë larg zonës së rrezikshme.

The post Zyrtare: Gani Sejdiu largohet nga Drenica appeared first on Telegrafi.

Sarri ende nuk e ka të qartë për pozitën që luan Arthur Melo

Posted: 29 Jun 2020 01:18 PM PDT

Maurizio Sarri duket se ende nuk e ka të qartë për rolin që ka Arthur Melo në mesfushë.

Mesfushori brazilian edhe zyrtarisht iu bashku Juventusit si pjesë e shëkmbimit me Miralem Pjanicin që kaloi te Barcelona.

Trajneri i Zonjës së Vjetër ka thënë në konferencë për media se një pjesë e stafit do të studiojë Arthur Melon në lojën e tij.

Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi

"Një pjes e stafit teknik do të studiojë Arthur Melon", ka thënë Sarri. "Nuk mund të them asgjë më shumë, pasi ai nuk është pjesë e skuadrës tani".

"Pjanic? Është me ne dhe i fokusuar për ndeshjen ndaj Genoas. Nuk më pëlqen të flas për afati i transferimeve kur jemi në këtë pikë, pasi kemi ndeshje ende".

"Vëmendja jonë është që të mbyllim takimet dhe më pas të flasim rreth lojtarëve të rinj", ka shtuar më tej trajneri i Juventusit.

Melo do t'i bashkohet skuadrës italiane me të përfunduar ky edicion, derisa kujtojmë se ishte kundër që të largohej nga Camp Nou. /Telegrafi/

The post Sarri ende nuk e ka të qartë për pozitën që luan Arthur Melo appeared first on Telegrafi.

Miralem Pjanic u shkruan letër lamtumirëse Juventusit dhe tifozëve

Posted: 29 Jun 2020 12:59 PM PDT

Miralem Pjanic i shkroi një letër lamtumirëse për Juventusin pasi përfundoi transferimin e tij te Barcelona.

Marrëveshja u kompletuar për 60 milionë euo plus 5 milionë të tjera në bonuse, ndërsa Arthur Melo kaloi Torino për 72 milionë plus 10 milionë bonuse.

Edhe pse mesfushorët do të qëndrojnë me klubet e tyre aktuale për pjesën tjetër të sezonit 2019-20, Pjanic tashmë e shkroi fjalimin e tij të lamtumirës.

Zyrtare: Barcelona transferon Miralem Pjanicin - klauzola për largim është e frikshme Zyrtare: Barcelona transferon Miralem Pjanicin - klauzola për largim është e frikshme

“Merr frymë, Mire, kjo është thënia që unë vazhdoj ta përsëris në mendje gjatë momenteve vendimtare të një ndeshje”, ka shkruar ai në Instagram.

“Kjo është ajo që unë vazhdoj të përsëris tani, ndërsa përpiqem të shkruaj atë që ndjej në këtë moment. Kam mbërritur katër vite më parë, kështu që mund të përpiqesha të fitoja gjithçka. Sepse edhe kur nuk e menaxhoni atë, një lojtar i Juventusit duhet të përpiqet gjithmonë".

“Këto ishin katër vite intensive, me përvojë përkrah profesionistëve të shkëlqyeshëm, por mbi të gjitha miq të vërtetë, me të cilët ndava fitore dhe rekorde, por edhe humbje të hidhura në prag të triumfit".

Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi

“Këto janë vite në të cilat jam pjekur si burrë dhe baba. Ky është qyteti ku Edin u rrit, duke u bërë tifozi më i madh i këtij ekipi, dhe ku me familjen time ndërtuam kujtimet më të mira të jetës sonë".

“Unë nuk mendoj se ndonjëherë mund t’ju falënderoj sa duhet, kështu:

“Faleminderit Familjes Agnelli. Faleminderit për të gjithë ata shokë të skuadrës që ndanë këtë udhëtim me mua. Faleminderit për të gjithë punonjësit dhe anëtarët e stafit, të cilët më ndihmuan të rritem. Faleminderit fansave që më bënë të ndjehem i veçantë çdo ditë".

“Sepse nëse ka një gjë që kam mësuar, është se nuk ka kohë minimale në të cilën mund të biesh në dashuri. Në fund të ditës, është shumë e thjeshtë: ju e vishni këtë fanellë si një lëkurë të dytë, gjithmonë i jepni gjithçka, dhe kurrë nuk do të shkoni keq".

“Tani nuk kemi shumë kohë për të humbur dhe ka kaq shumë për të fituar nga këtu deri në fund të sezonit".

“Prandaj, merr frymë, Mire. Sepse ajo që sot mund të duket kaq e trishtueshme, nga nesër do të jetë një kujtim i mrekullueshëm që do të mbash në zemrën tënde për pjesën tjetër të jetës suaj", ka përfunduar Pjanic. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Respira Mire, questo è il ritornello che mi ripeto nella mente, nei momenti decisivi di una partita. Ed è quello che continuo a ripetermi ora, mentre provo a scrivere quello che sto provando in questo momento. Sono arrivato quattro anni fa per provare a vincere tutto. Perché anche quando non ci riesci, questo è ciò che deve provare a fare sempre un calciatore della @Juventus. Sono stati 4 anni intensi, vissuti al fianco di grandi professionisti ma soprattutto di amici veri, con i quali ho condiviso vittorie e record, ma anche amare sconfitte ad un passo dal traguardo. Sono stati anni in cui sono maturato come uomo e come padre. Questa è la città dove Edin è cresciuto, diventando il primo tifoso di questa squadra, e dove con la mia famiglia abbiamo costruito i più bei ricordi della nostra vita. Penso che non si dica mai a sufficienza grazie, e quindi: Grazie alla Famiglia Agnelli Grazie a tutti i compagni che hanno condiviso con me questo percorso Grazie a tutti i dipendenti ed i membri dello staff, che mi hanno aiutato a crescere Grazie ai tifosi che ogni giorno mi hanno fatto sentire speciale. Perché se c'è una cosa che ho imparato, è che non esiste un tempo minimo per innamorarsi. Alla fine è molto semplice: indossa questa maglia come una seconda pelle, dai sempre tutto e, non sbaglierai mai. Ora però abbiamo poco tempo da perdere e molto da andare a vincere fino al termine delle stagione. E quindi respira Mire, Perché quello che oggi ti sembra così triste, da domani sarà uno splendido ricordo che porterai nel cuore per tutta la vita. Miralem ❤ #FinoAllaFine

A post shared by Miralem Pjanić (@miralem_pjanic) on

 

The post Miralem Pjanic u shkruan letër lamtumirëse Juventusit dhe tifozëve appeared first on Telegrafi.

Edhe pse humbi ndaj Prishtinës, Tovërlani zbulon se do rinovojë kontratën me Feronikelin

Posted: 29 Jun 2020 12:35 PM PDT

Prishtina e ka mposhtur 3-1 Feronikelin në kuadër të javës së 27-të në Superligës e Kosovës.

Nikli me këtë humbje ka zbehur gjasat që të luajë së paku në Ligën e Evropës, mirëpo i qëndron besnik trajnerit të tyre.

Afrimë Tovërlani ka konfirmuar pas derbit se ai do rinovojë kontratën me skuadrën nga Drenasi, përkundër rezultateve të dobëta.

Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit

"Pas kësaj ndeshje zvogëlohen mundësit për të dal në Evropë", ka thënë strategu i Feronikelit pas ndeshjes në një intervistë për Super Sport Kosova.

"Ndeshje që bëmë dy gabime te dy golat e para, mendoj që nuk luajtëm keq mirëpo Prishtina ka shumë më shumë kapacitet dhe i ka dy formacione të forta në ekip".

"Vazhdimi me Feronikelin? Aktualisht jemi afër marrëveshjes, dhe ajo është që unë të vazhdojë me Feronikelin, por të shohim deri në fund të kampionatit", ka përfunduar Tovërlani. /Telegrafi/

The post Edhe pse humbi ndaj Prishtinës, Tovërlani zbulon se do rinovojë kontratën me Feronikelin appeared first on Telegrafi.

Armend Dallku i kënaqur me reagimin e lojtarëve të Prishtinës në fitoren ndaj Feronikelit

Posted: 29 Jun 2020 12:30 PM PDT

Prishtina e ka mposhtur Feronikelin 3-1 në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës dhe për këtë trajneri Armend Dallku është shprehur mjaftë i lumtur.

Me këtë fitore, bardhekaltrit kanë qëndruar në ndjekje të liderit Dritës që ka 58 pikë, ndërsa të parët katër sosh më pak.

Dallku pas ndeshje është shprehur i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij në këso ndeshje të mëdha dhe që sipas atij ata u treguar serioz.

Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit

"Këtu alternativa e vetme ishte fitorja, jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mi pas barazimit të rezultatit", ka thënë Dallku në Super Sport Kosova.

"Kishim mundësi të shënojmë edhe gola të tjerë, por neve tashmë na mbetet të rikuperohemi dhe të shohim përpara".

"Nuk dua t'i shoh kundërshtarët, dua t'i shoh vetëm ndeshjet tona, dhe Prishtina duhet t'i bëjë hyzmetin çdo takimi", ka përfunduar ai. /Telegrafi/

The post Armend Dallku i kënaqur me reagimin e lojtarëve të Prishtinës në fitoren ndaj Feronikelit appeared first on Telegrafi.

Renditja tabelare pas javës së 27-të në Superligën e Kosovës, katër skuadra në garë të ngushtë për titull

Posted: 29 Jun 2020 12:07 PM PDT

Ka përfunduar edhe java e 27-të në Superligë e Kosovës, me pretendentët për titull që morën fitore.

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Gjilanin që mori një pikë në shtëpi në takimin ndaj Llapit që përfundoi 2-2.

Drita edhe në këtë javë tregoi më të mirë në fushë, duke fituar 2-0 në Gjilan nga Dukagjini, e që ruajti diferencën në pikë.

Edhe Ballkani në këtë javë ishte në top formë, pasi arriti të merrte një fitore të lehtë në Therandë ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Feronikelit që u zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", duke përfunduar 3-1 në të mirë të bardhekaltërve.

Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit

Fitore në këtë rreth kanë marrë edhe Trepça '89 që mposhti Dritën në shtëpi me shifrat 4-2.

Në anën tjetër, Flamurtari ka mposhtur Ferizajn 3-2 në ndeshjen dramatike që u zhvilluan të dielën e javës që shkoi.

Më poshtë mund ta shikoni renditjen tabelare të plotë në Ipko Superligë e Kosovës:

Foto: Flashscore/Prsc

The post Renditja tabelare pas javës së 27-të në Superligën e Kosovës, katër skuadra në garë të ngushtë për titull appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more