Skip to main content

“Legjenda e Liverpoolit, Barnes: Mane dhe Salah mund të largohen për çmimin e duhur” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Legjenda e Liverpoolit, Barnes: Mane dhe Salah mund të largohen për çmimin e duhur” plus 9 more Telegrafi Futboll


Legjenda e Liverpoolit, Barnes: Mane dhe Salah mund të largohen për çmimin e duhur

Posted: 30 May 2020 02:58 PM PDT

Ish-ylli John Barnes ka thënë se Mohamed Salah dhe Sadio Mane mund të joshen për t'u larguar nga Liverpooli me oferta të mëdha parash nga klubet tjera, ndërsa shtoi se çdo klub është një klub shitës në futbollin modern.

Salah dhe Mane kanë qenë dy nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit në sezonet e fundit, duke ndihmuar Reds të arrijnë një finale të Ligës së Kampionëve dhe ta fitojnë këtë trofe një vit më pak.

Reds janë edhe afër fitimit të titullit në Ligën Premier pas plot 30 viteve dhe këto suksese vijnë falë emrave të mëdhenj si Salah, Mane apo edhe Virgil Van Dijk.

Forma e lartë dhe shkëlqimi i Salah-Mane ka bërë që këta dy të përfundojnë në listën e dëshirave të klubeve të mëdha si Barcelona dhe Real Madridi.

Reali përgatitë ofertë të çmendur për Salah, i ofron 70 milionë dhe një futbollist Liverpoolit për egjiptianin Reali përgatitë ofertë të çmendur për Salah, i ofron 70 milionë dhe një futbollist Liverpoolit për egjiptianin

Barnes pranon se dy yjet mund të largohet nga Anfield nëse iu ofrohen kontrata fitimprurëse, pasi çdo lojtarë pranon dhe çdo klub është klub shitës në këtë kohë.

"Çdo klub është një klub shitës në futbollin modern. Një klub si Barcelona ishte i detyruar të shiste Neymarin", ka thënë fillimisht Barnes për WION.

"Ajo që tërheq sot futbollistët është paga që ata do të marrin. Kushdo që është lojtari, qoftë ai Mane apo Salah, nëse dikush i ofron një milion funte, atëherë ata do të bashkohen me atë ekip pavarësisht nga cilësia apo gjendja e tyre, ky është realiteti i futbollit modern".

"Ne kemi pasur shumë lojtarë fantastikë që kanë lënë Liverpoolin – Luis Suarez,  Fernado Torres, Philippe Coutinho. Por, në fund të fundit futbollistët vijnë dhe shkojnë".

Eto'o këshillon Barcelonën: Mane dhe Aubameyang nuk i përshtaten sistemit të klubit Eto'o këshillon Barcelonën: Mane dhe Aubameyang nuk i përshtaten sistemit të klubit

"Unë gjithmonë u them fansave që të mbështesin klubin dhe jo lojtarët. Një lojtar nuk duhet të jetë i detyruar të qëndrojë në një klub kundër vullnetit të tij, sepse kjo do ta bëjë lojtarin të ndjehet më i fuqishëm se klubi dhe kështu do ta bëjë atë më pak të përgjegjshëm për paraqitjet e tij në fushë".

"E mira është që unë mund të garantoj se një situatë e tillë nuk do të lindë nën Klopp për shkak të kontrollit që ai ka mbi lojtarët dhe klubin. Lojtarët e dinë që nuk mund të kapërcejnë shenjën e tyre me të në përgjegjësi", përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/

The post Legjenda e Liverpoolit, Barnes: Mane dhe Salah mund të largohen për çmimin e duhur appeared first on Telegrafi.

Pallotta refuzon ofertën e fundit të Friedkin Group për shitjen e Romës

Posted: 30 May 2020 02:42 PM PDT

James Pallotta thuhet se ka refuzuar ofertën e fundit për shitjen e klubit te Friedkin Gruup, kështu që Presidenti aktual duket i vendosur për të mbajtur Romën.

Sipas mediumeve Sky Sport Italia, Il Messaggero dhe disa tjerave në Itali, Friedkin u përpoq të negociojë uljen e ofertës origjinale 710 milionë euro, pasi i gjithë futbolli ishte prekur nga pandemia e Covid-19 dhe mbyllja e saj.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është gjithashtu thelbësor për rritjen e vlerës së klubit, pasi javën e kaluar ata shënuan humbje të mëdha.

The Friedkin Group bëri ofertë të lartë për blerjen e Milanit, por u refuzua The Friedkin Group bëri ofertë të lartë për blerjen e Milanit, por u refuzua

Kjo thuhet se e shtyu Friedkin Group të negociojë propozimin e tyre në 475 milionë apo plot 235 milionë euro më pak se oferta e mëparshme.

Është pohuar se Pallotta e hodhi poshtë këtë ofertë dhe është i përgatitur të vazhdojë drejtimin e Romës, duke balancuar librat me investimin e tij, si dhe me shitjet e lojtarëve.

Pas nëntë viteve të pronësisë së tij, Pallotta tani mund të ndryshojë përqendrimin në Romë në kosto më të qëndrueshme dhe përdorim më të madh të akademisë rinore për të zbuluar talente. /Telegrafi/

The post Pallotta refuzon ofertën e fundit të Friedkin Group për shitjen e Romës appeared first on Telegrafi.

“Drejtësi për George”, fushatës i bashkohen edhe Kylian Mbappe dhe Weston McKennie i Schalkes

Posted: 30 May 2020 02:25 PM PDT

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe i ka kushtuar një postim, ndërsa mesfushori i Schalkes, Weston McKennie kishte vendosur një shirit në krahun e tij ku shkruante "Drejtësi për Goeorge" në kujtim të George Floyd.

Vrasja e Floyd nga policia amerikane ka nxitur reagime të shumta edhe mes yjeve të muzikës, artit dhe së fundmi edhe futbollit.

Ylli francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka vendosur t'i kushtojë amerikanit të vrarë një postim në profilin e tij privat ku shkruan: "Drejtësi për Goerge".

Përvec Mbappes, Goerge është kujtuar edhe nga mesfushori i ri i Schalkes, Weston McKennie.

McKennie veshi një shirit në krah në ndeshjen kundër Werderit në nderim të Floyd, ku shkruante "Drejtësi për Goerge".

Lojtari i Schalkes, McKennie është vetë një amerikan dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkuara plot 19 herë.

22-vjeçari mori vlerësime të mëdha në mediat sociale për ndarjen e mesazhit. /Telegrafi/

 

The post "Drejtësi për George", fushatës i bashkohen edhe Kylian Mbappe dhe Weston McKennie i Schalkes appeared first on Telegrafi.

Barcelona kthen vëmendjen nga Pjanic te Fabian Ruiz

Posted: 30 May 2020 02:01 PM PDT

Barcelona mund të shënjestrojë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz nëse nuk arrin marrëveshje për yllin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Blaugranët kishin pranuar të shkëmbejnë Pjanic me Arthur Melo, por braziliani ka refuzuar të pranojë shkëmbimin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, edhe pse dy klubet po debatojnë për alternativa të tjera për Arthur, Barcelona po shikon gjithashtu një lojtar dhe klub tjetër.

Përgënjeshtrohet marrëveshja për Semedon, Juve e lëshon Pjanicin vetëm për Arthurin Përgënjeshtrohet marrëveshja për Semedon, Juve e lëshon Pjanicin vetëm për Arthurin

Në vend të kësaj, gjiganti katalunas po shkon drejt mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, i cili vlerësohet 60 milionë euro.

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Real Madridin dhe në moshën 24-vjeçare është dukshëm më i ri se boshnjaku Pjanic.

Napoli dëshiron 'luftë ofertash' nga Barcelona dhe Real Madridi për Fabian Ruizin Napoli dëshiron 'luftë ofertash' nga Barcelona dhe Real Madridi për Fabian Ruizin

Napoli pagoi 30 milionë euro për ta nënshkruar atë nga Real Betisi në vitin 2018 dhe vlera e tij është dyfishuar në dy vjet.

Më e rëndësishmja, është raportuar se Fabian Ruiz po refuzon të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin, duke e bërë një shitje më të mundshme. /Telegrafi/

The post Barcelona kthen vëmendjen nga Pjanic te Fabian Ruiz appeared first on Telegrafi.

Liga Premier mban raundin e fundit të testimeve për COVID-19, zero raste pozitive

Posted: 30 May 2020 01:36 PM PDT

Liga Premier ka zbuluar se ka pasur zero rezultate pozitive pas testeve për coronavirus në raundin e fundit të testimit të ligës.

Në testet e 1130 lojtarëve dhe stafit të klubeve, kampionati elitar anglez ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë njeri që testoi pozitivisht për Covid-19.

"Liga Premier sot mund të konfirmojë se ditën e enjte 28 maj dhe të premten 29 maj, 1130 lojtarët dhe stafeve të klubeve u testuan për Covid-19. Nga këta, zero kanë testuar pozitivë".

Zyrtare: Liga Premier fillon me 17 qershor Zyrtare: Liga Premier fillon me 17 qershor

"Liga Premier po ofron këtë informacion të grumbulluar për qëllime të integritetit të konkurrencës dhe transparencës".

"Asnjë detaj specifik për klubet ose individët nuk do të sigurohet nga Liga dhe rezultatet do të bëhen publike pas çdo raundi të provave", thuhet në deklaratë.

Rezultatet e testit të fundit janë një zhvillim inkurajues pasi kampionati zhvilloi tre raunde të mëparshme të testimit, të cilat prodhuan gjashtë, pastaj dy, pastaj katër rezultate pozitive.

Ndryshe, Liga Premier është pezulluar që nga muaji mars për shkak të pandemisë së coronavirusit, por është planifikuar përkohësisht të rifillojë më 17 qershor. /Telegrafi/

The post Liga Premier mban raundin e fundit të testimeve për COVID-19, zero raste pozitive appeared first on Telegrafi.

Lineker ndez edhe më shumë debatin: Messi më i miri, Ronaldo nuk është as afër tij

Posted: 30 May 2020 01:07 PM PDT

Legjenda angleze, Gary Lineker i është bashkuar debatit të përjetshëm se kush është lojtar më i madh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa ka zgjedhur yllin argjentinas.

Messi dhe Ronaldo padyshim që kanë qenë dy lojtarët më të shquar të brezit të tyre, duke fituar 11 herë çmimin e Topit të Artë gjatë 12 viteve të fundit.

Argjentinasi, i cili e ka kaluar tërë karrierën te Barça, mban rekordin me gjashtë çmime të Topit të Artë dhe nuk ka treguar shenja të ngadalësimit pavarësisht se i afrohet ditëlindjes së tij të 33-të.

Messi apo Ronaldo? Klopp zgjedh më të mirin Messi apo Ronaldo? Klopp zgjedh më të mirin

Ndërkohë, Ronaldo, 35-vjeçar, ka shijuar sukses te Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi, ndërsa siguroi jetëgjatësinë e tij në nivelin më të lartë duke e shndërruar veten nga një anësor i sulmit në një sulmues qendre.

Të dy kanë fituar tituj të shumtë në ligë dhe Evropë, duke vendosur rekorde të reja të pashembullta të golave dhe asistimeve, por Lineker beson se Ronaldo "nuk është as afër" Messit për sa i përket aftësisë së përgjithshme.

"Njerëzit bëhen shumë fisnorë në të gjitha llojet e mënyrave në jetë, dhe Messi kundrejt Ronaldos është një prej tyre", ka thënë fillimisht Lineker për BBC Sport.

"Shpesh zgjedhja duket se do vjen  nëse ju mbështesni Barcelonën, ​​Real Madridin, Juventusin apo këndo qoftë, që është në rregull – e kuptoj këtë".

Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë Rooney: Ronaldon e kam mik, por Messi është lojtar më i mirë

"Unë jam një tifoz i madh i Ronaldos gjithashtu, por nëse po flisni për lojtarin më të mirë ndonjëherë, nuk duhet as të debatohet se është Messi".

"Ky është vetëm mendimi im, por për mua as nuk janë afër njëri-tjetrit", përfundoi anglezi. /Telegrafi/

The post Lineker ndez edhe më shumë debatin: Messi më i miri, Ronaldo nuk është as afër tij appeared first on Telegrafi.

Rrjedhin fanellat e Tottenhamit për sezonin e ardhshëm, tifozët aspak të kënaqur

Posted: 30 May 2020 12:46 PM PDT

Tifozët e Tottenham Hotspur nuk janë të kënaqur me fanellat e reja për sezonin 2020/2021, me të cilat skuadra do të luajë në shtëpi.

Në internet kanë rrjedhur fotografitë e veshjeve të reja të Spursave, me të cilët do të luajnë në edicionin e ardhshëm.

Këto imazhe kanë nxitur reagime të shumta të përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët i kanë etiketuar me fjalë të ndryshme ofenduese dizajnet e reja.

(Foto: Footy Headlines)

Të shumta janë komentet negative që iu janë drejtuar personave përgjegjës për veshjet e reja që mbajnë firmën e Nike.

Spursat akoma nuk e kanë konfirmuar nëse do të jenë këto veshje për sezonin e ri, ndërsa shumë klube pritet ta shtyjnë publikimin e tyre, pasi që edicioni i ri nuk do të fillojë deri në shtator. /Telegrafi/

(Foto: Footy Headlines)

 

(Foto: Footy Headlines)

The post Rrjedhin fanellat e Tottenhamit për sezonin e ardhshëm, tifozët aspak të kënaqur appeared first on Telegrafi.

Serie A do të ketë ndeshje çdo ditë deri në mbylljen e sezonit

Posted: 30 May 2020 12:36 PM PDT

Kur Serie A të rinis më 20 qershor, ideja është që të zhvillojnë një ndeshje në çdo ditë të vetme në shtatë kohë të ndryshme të nisjes.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, ndeshjet do të përhapen në kohë të ndryshme për të siguruar që kompanitë televizive me shikim të paguar dhe klubet të jenë të lumtur.

Ata gjithashtu duhet të shmangin ndeshjet e pasdites së hershme, pasi Shoqata e Lojtarëve (AIC) vazhdimisht ka refuzuar të luajë në nxehtësinë e një vere italiane gjatë qershorit dhe korrikut.

Zyrtare: Serie A rifillon me 20 qershor me katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 25-të Zyrtare: Serie A rifillon me 20 qershor me katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 25-të

Në mënyrë që të plotësojnë kalendarin deri më 2 gusht, ata do të duhet të luajnë një ndeshje në çdo ditë.

Është raportuar se do të ketë një ndeshje të hënën në orën 21:00, pastaj ndeshjet e së martës, mërkurës dhe enjtes në orën 19:00 dhe 21:00 me kohën tonë lokale.

E premtja do të kishte një takim në orën 21:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën ndeshjet do të jenë të përhapura në tri orare: 17:15, 19:30 dhe 21:45. /Telegrafi/

The post Serie A do të ketë ndeshje çdo ditë deri në mbylljen e sezonit appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Drita ‘blindon’ me kontratë të re kapitenin Ardian Limani

Posted: 30 May 2020 12:13 PM PDT

Klubi gjilanas, Drita dhe kapiteni i tyre Ardian Limani kanë arritur marrëveshje të re duke rinovuar kontratën edhe për disa vite tjera.

Drita ka shfrytëzuar pushimin e detyruar shkaku i pandemisë së coronavirusit për të punuar në rinovimin e kontratave me yjet e skuadrës.

Dy herë kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje rinovimi edhe për disa vite me kapitenin e skuadrës, Ardian Limani.

Ardian Limani (Foto: FC Drita/Facebook)

Rinovimi i kontratës është zyrtarizuar me anë të faqes zyrtare të klubit në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

Blindohet KAPITENI

Kapiteni yne ARDIAN LIMANI ka vazhduar bashkepunimin me klubin tone dhe keshtu do te jete me ne deri ne vitin 2022.

Drejtori i pergjithshem i klubit z. Feti Murseli eshte shprehur tejet i lumtur pas arritjes se marreveshjes pasi qe sipas tij, Ardi eshte lojtare kyq i ekipit dhe kapiten tash e tre vite dhe kjo e tregon perkushtimin qe Ardi ka per klubin e tij te zemres.

Urime dhe suksese KAPITEN

FC DRITA

/Telegrafi/

The post Zyrtare: Drita 'blindon' me kontratë të re kapitenin Ardian Limani appeared first on Telegrafi.

Bellerin tundohet nga Interi dhe Juventusi

Posted: 30 May 2020 11:58 AM PDT

Hector Bellerin thuhet se mezi pret të largohet nga Arsenali, pasi Juventusidhe Interi janë të gatshëm t'i ofrojnë atij një aventurë të re.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në vitet e fundit, por tashmë ka hasur në probleme shkaku i lëndimeve.

Forma e tij e luhatshme dhe lëndimet kanë bërë që Bellerin ta humb vendin e titullarit dhe lumturinë në Emirates.

Aubameyang dhe Bellerin i ofrohen Barcelonës Aubameyang dhe Bellerin i ofrohen Barcelonës

Sipas rrjetit televiziv ESPN, 25-vjeçari është i irrituar nga mungesa e ambicies brenda Topçinjve dhe është në kërkim të një ndryshimi.

Interi dhe Juventusi janë të dy të interesuar për t’i dhënë Bellerinit debutimin e tij në Serie A, si dhe futbollin e rregullt në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani këtë sezon, Bellerin ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin, duke shënuar një gol dhe duke siguruar dy asistime. /Telegrafi/

The post Bellerin tundohet nga Interi dhe Juventusi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more