Skip to main content

““Kemi plan për rimëkëmbjen e ekonomisë”, Basha takim me Dhomën e Tregëtisë: Menaxhimi i pandemisë, dështimi më i madh i qeverisë Rama” plus 9 more - Gazeta Dita

““Kemi plan për rimëkëmbjen e ekonomisë”, Basha takim me Dhomën e Tregëtisë: Menaxhimi i pandemisë, dështimi më i madh i qeverisë Rama” plus 9 more - Gazeta Dita


“Kemi plan për rimëkëmbjen e ekonomisë”, Basha takim me Dhomën e Tregëtisë: Menaxhimi i pandemisë, dështimi më i madh i qeverisë Rama

Posted: 31 May 2020 02:02 AM PDT

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Pas takimit ka qënë Basha ai që ka dhënë detaje nga takimi duke u shprehur se kishin diskutuar lidhur për krizën ekonomike pas pandemisë Covid-19 dhe për alternativat për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Basha shkruan se përfaqësuesit u shprehen se Paketa 1 dhe 2  të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi dhe si rrjedhojën sot në kohë emergjence, financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

"Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin", shkruan Basha.

Më pas, kreu i PD-së ka shpalosur edhe planin e tij për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve duke premtuar uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.

POSTIMI I PLOTË:

Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2  të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhojë,  sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbja ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.

 

j.l./ dita

E diela është e fëmijëve, dezinfektohen të gjithë parqet e lojërave

Posted: 31 May 2020 01:55 AM PDT

Tani nuk ka më të diela të mbyllura dhe fëmijët e kryeqytetit mezi po presin të shijojnë parqet e lodrave.

Për të qenë gjithmonë gati, ekipi i dezinfektimit në Bashkinë e Tiranës vijoi punën në këndet rekreative, që të vegjlit t’i gjejnë të pastër, të rregullt dhe të sigurt!

E diela është e fëmijëve, ndaj edhe ata duhet të jenë të sigurt teksa argëtohen ashtu si kurrë më parë pas izolimit të gjatë për shkak të pandemisë së Covid-19.

j.l./ dita

Vatra e koronavirusit, mbyllet pavioni që infektoi mjekët në QSUT

Posted: 31 May 2020 01:35 AM PDT

Spitali QSUT është kthyer në një vatër të re e koronavirusit. Gjatë kësaj jave pati rritje të ndjeshme të të prekurve nga Covid-19.

Shkak i këtij infektimi është një infermiere e pavionit të Sëmundjeve të Brendshme, e cila nuk u vetizolua në kohë, duke tronditur sistemin e shëndetësisë dhe kthyer Spitalin në në burim të përhapjes së infeksionit.

Drejtori i Spitalit të QSUT-së, Mihal Tase ka bërë të ditur se pavioni do të mbyllet për 1 javë dhe pacientët e këtij shërbimi, të pa infektuar me koronavirus, janë transferuar në pavionet e tjera për t'u mjekuar.

Deri më tani janë 26  mjekë e personel mjekësor të prekur nga Covid-19 dhe se vetëm ditën e djeshme është vendosur mbyllja e këtij pavioni.

Sipas të dhënave zyrtare janë 18 mjekë të infektuar të Shërbimeve të Mjekësisë Interne dhe se 8 mjekë të shërbimit tjetër mjekësor, pranë QSUT-së, të cilët janë infektuar nga kontaktet që kanë pasur. Por edhe pse ky pavion ka qenë vatër e frikshme e infeksionit, me shumë vonesë u vendos mbyllja e tij.

Deri dje kanë sipas të dhënave zyrtare  katër pacientë janë me terapi intensive dhe 1 i intubuar, i cili  është pacient i mjekësisë interne.

j.l./ dita

Nesër fillon faza e dytë e rihapjes, mbeten të ndaluara transporti publik, dasmat e klubet e natës

Posted: 31 May 2020 01:20 AM PDT

Duke filluar nga dita e nesërme (1 qershor) do të nisë faza e dytë të rihapjes së vendit, ku do të hapen çerdhet, kopshtet dhe plazhet, ndërsa transporti publik do të mbetet i bllokuar.

Mes bizneseve që do të rifillojnë punën nga 1 qershori janë edhe palestrat.

Kufiri tokësor gjithashtu do të hapet, por ende nuk është përcaktuar se kur do të rikthehet transporti publik.

Në kuadër të fazës së dytë të hapjes së Shqipërisë, karantinimi i qytetarëve që vijnë në vendin tonë nuk do të jetë i detyrueshëm.

Çfarë përfshin faza e dytë e rihapjes

Lëvizja e automjeteve – Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit.

Rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private duke zbatuar protokollet e sigurisë të miratuara.

Kufijtë – Hapen kufijtë tokësorë, duke pezulluar karantinimin dy javor, si një masë e cila është ndjekur nga vendet evropiane. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet si masë në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC – Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve.

Plazhet – Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe.

Veprimtaritë sportive e kulturore – Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.

Çfarë nuk lejohet gjatë fazës së dytë të rihapjes

Transporti publik – Do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, deri në një moment të pacaktuar.

Ndalohen kinematë, teatër, klubet, pishinat dhe dasmat – Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme.

j.l./ dita

VIDEO: Protestat në Minneapolis për vrasjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, korrespondenti i CNN arrestohet live

Posted: 31 May 2020 01:08 AM PDT

Nuk reshtin protestat kundër vdekjes së 46-vjecarit të paarmatosur me ngjyrë, George Floyd në duart e disa policëve të bardhë në Minneapolis.

Korrespondenti i CNN në Mineapolis, Omar Jimenez është arrestuar në transmetim live kur ishte duke raportuar për protestat që kanë nisur pas vrasjes së George Floyd.

Jimenez është lënë i lirë pak më vonë.

Gjatë natës, Gara Kombëtare dhe policia lokale arritën të vënë pak rregull në zonën në qytetit të shkatërruar prej dy netë protestash të dhunshme.

Forcat e rendit mbushën East Lake Street duke avanasuar nga tre krahë, e duke bllokuar aty qindra të rinj. Por shpejt, protestat shpërthyen sërish mëngjesin e sotëm, të shoqëruara edhe me shumë arrestime.

Nisur nga situata ë krijuar, në disa qytete është vendosur gjendja e shtetrrethimit në përpjekje për të fashitur dhunën.

Në këto zona, disa makinave të policisë u është vënë flaka dhe efekvitët janë përgjigjur me gaz lotsjellës e plumba gome.

j.l./ dita

Rama poston videon: Teatri i ri do hyjë në Europë me dinjitet, i vjetri si haur kafshësh

Posted: 31 May 2020 12:50 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Teatrin e ri Kombëtar.

Teksa poston një video në Facebook nga Teatri i Operas e Baletit, Rama shkruan se edhe Teatri i ri Kombëtar do të bëhet pjesë e famës botërore.

 "Me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s'e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror", shkruan Rama.

j.l./ dita

VIDEO: Pas 9 vitesh pauzë, NASA nis anijen kozmike në hapësirë

Posted: 31 May 2020 12:41 AM PDT

Elon Musk dhe NASA kanë mundur të dërgojnë dy austronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Raketa është nisur sipas parashikimeve përmes pamjeve spektakolare, ndërsa sipas raportimeve tani austronautët ndodhen 200 kilometra sipër tokës në rrugën e tyre drejt stacionit hapësionor.

Një ngjarje e tillë vjen pas 9 vitesh pauzë, pasi për herë të fundit NASA ka nisur në vitin 2011 austronautë në hapësirë.

Dy austronautët 53-vjeçari Harley dhe 49-vjeçari Benker do të qëndrojnë për 110 tek Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar para se të kthehen në Tokë me Dragon Crew.

j.l./ dita

Sot afati i fundit për miratimin e Reformës Zgjedhore, Këshilli Politik mblidhet në orën 17:00

Posted: 31 May 2020 12:32 AM PDT

Kjo e dielë është dita e fundit që palët politike të miratojnë Reformën Zgjedhore.

Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.

Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Mbledhja e rradhës e Këshillit Politik do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00.

j.l./ dita

Vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë talenti 18-vjeçar i Skënderbeut

Posted: 31 May 2020 12:17 AM PDT

Një lajm i hidhur vjen nga futbolli shqiptar, ku ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari ka ndërruar jetë.

Para më shumë se një viti, futbollisti zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.

Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

j.l./ dita

Mbi 6,1 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë, ja sa ka shkuar numri i viktimave

Posted: 31 May 2020 12:02 AM PDT

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 6,1 milionë, përkatësisht 6,160,299 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 371,006.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 105,557 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 38,876, Italia me 33,340 viktima, Franca me 28,771 dhe Spanja me 27,125.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 33 viktima dhe janë infektuar 1,122 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani 2,738,286 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,9 milion raste aktive që presin të shërohen.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more