Skip to main content

BQK-ja shtyn afatin e kësteve të kredive

BQK-ja shtyn afatin e kësteve të kredive


BQK-ja shtyn afatin e kësteve të kredive

Posted: 30 May 2020 03:56 PM PDT

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ditë më parë ka vendosur për shtyrjen e afatit për pagesat e kësteve të kredive.

Por qytetarët ankohen se kjo po u kushton me kamatë. Këtë e pohon për Radio Kosovën një kliente e Bankës për Biznes. E zyrtarë të  kësaj banke mohojnë një gjë të tillë, përderisa zyrtarë të Bankës Qendrore, ftojnë qytetarët që për çdo parregullsi t'i drejtohen BQK-së.

Pagesa e kësteve të kredive në kohë pandemie është bërë një shqetësim për shumë individë dhe biznese në Kosovë. Një kliente e Bankës për Biznes thotë për Radio Kosovën, se për shtyrje të afatit, banka e ka ngarkuar me kamatë. Ajo shpjegon rastin se si ka ndodhur.

"Më tha: kështu është aprovuar, duhet t'i paguash 379 euro kamatë për tre muaj të kredisë që se ke paguar. T'i kisha kushtet unë e kisha paguar kredinë e jo kamatën.

Më tha: kamatat janë për tre muaj që si ke paguar, plus në fund e kanë bërë shtyrjen e kredisë dhe në fund këstin e njëjtë unë e paguaj. Edhe atëherë ka kamatë edhe tash ka kamatë, dy herë po më bie ta paguaj kamatën".

Por, këtë e mohojnë zyrtarë të Bankës për Biznes. Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, Shërbimi për Klient i kësaj banke, thekson se Banka për Biznes nuk ka aplikuar dhe nuk do të aplikojë interesa ndëshkuese për kreditë që në marrëveshje me klientin është shtyrë afati i pagesës së kësteve për tre muaj. BPB operon në pajtueshmëri të plotë me direktivat e dhëna nga BQK për sa i përket kredive gjatë pandemisë, thuhet në përgjigjeje.

Ndërkohë, zyrtarë të BQK ishin zotuar se nuk do të ketë kamatë për këtë shtyrje të afatit. Në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, fton qytetarët të cilët përballen me këtë situatë, të drejtohen në BQK. Ai thotë se pavarësisht situatës me Covid-19, BQK-ja trajton çdo ankesë të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare dhe vepron bazuar në legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe marrjen e masave administrative.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19 dhe ndikimit të saj në aspektin ekonomik, kishte marrë vendim që për tre muaj të shtyhen pagesat e kësteve të kredive për të gjithë klientët e bankave.

Sa kushton larja e një avioni dhe sa herë në vit lahen?

Posted: 30 May 2020 03:54 PM PDT

Ashtu si makinat, edhe avionet pluhurosen dhe duhen pastruar pas një kohe.

Në varësi të madhësisë dhe lëvizjeve të tij, një avion i madh lahet një herë në 6 ose 8 javë.

Kjo gjithsesi varet nga politikat e kompanisë dhe nuk është e detyrueshme.

Larja e një avioni të madh mund të zgjasë deri në 8 orë dhe për larjen e tij përdoren detergjent specialë, si dhe furça të mëdha të ndërtuara për të larë këto mjete fluturuese.

Kompanitë nuk tregojnë së sa paguajnë për larjen e një avioni, por duke parë online, çmimi për larjen e jashtme të një mjeti fluturues të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi 2,500 dollarë si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë.

Policia izraelite vret një palestinez të paarmatosur

Posted: 30 May 2020 03:51 PM PDT

Policia izraelite qëlloi për vdekje një palestinez pranë qytetit të vjetër të Jeruzalemit, të shtunën. Ata kishin dyshuar se ai po mbante një armë, por rezultoi se nuk ishte i armatosur.

Policia thotë se ai mbante "një objekt të dyshimtë që dukej si pistoletë" dhe iku kur u urdhërua të ndalet, atëherë oficerët e ndoqën atë në këmbë dhe hapën zjarr ndaj tij, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld, më vonë tha se nuk u gjet asnjë armë në zonë.

Të shtënat erdhën një ditë pasi ushtarët izraelitë vranë një palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar, të cilët ata thanë se kishin provuar t'i godasë me automjetin e tij.

Asnjë izraelit nuk u plagos në asnjë incident.

Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit ndërsa Izraeli ka bërë presion përpara me planet për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor të okupuar në përputhje me planin e Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, i cili fuqimisht favorizon Izraelin dhe u refuzua nga palestinezët.

Gjendet i varur një burrë në ballkonin e shtëpisë së tij

Posted: 30 May 2020 03:47 PM PDT

Një burrë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ballkonin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "29 Nëntori" në Vlorë.

Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

"Rreth orës 18:45, në lagjen "29 Nëntori", Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç.

Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Policit që vrau afro-amerikanin në SHBA i kërkohet divorci nga bashkëshortja

Posted: 30 May 2020 03:45 PM PDT

Gruaja e oficerit që është akuzuar për vrasjen e George Floyd, i ka kërkuar atij divorcin, sipas avokatit të saj.

Ajo kërkoi divorcin nga Derek Chauvin, ditën që ai u pushua nga puna pas akuzave për vdekjen e Floyd të hënën.

"Këtë mbrëmje, unë fola me Kellie Chauvin dhe familjen e saj. Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd dhe shpreh ngushëllimet më të mëdha ndaj familjarëve të tij. Ajo ka vendosur të ndahet nga Derek Chauvin".

"Zonja Chauvin nuk ka fëmijë nga martesa me Derek Chauvin, ajo me respekt dhe mirëkuptim kërkon që fëmijëve të saj, prindërve të saj të moshuar t'u jepet siguri gjatë kësaj kohe të vështirë", është shprehur avokati i saj.

Derek Chauvin është arrestuar nën akuzën e vrasjes. Prokurori i qytezës së Hennepin deklaroi se Chauvin akuzohet për vrasje të gradës së tretë ndërkohë që po hetohen dhe 3 policët e tjerë që ishin prezent në arrestimin e George Floyd.

Cilët do të jenë ministrat e Nismës në Qeverinë Hoti? Flet Endrit Shala

Posted: 30 May 2020 03:40 PM PDT

Në Qeverinë e re të Avdullah Hotit, hise do të ketë edhe Nisma Socialdemokrate, me tri poste ekzekutive.

Nisma tashmë ka zgjedhur se cilat ministri do t'i udhëheqë.

Endrit Shala nga kjo parti konfirmoi se Nisma do të ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Mirëqenies Sociale, si dhe katër zëvendësministra.

"Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe katër zëvendësministra. Për emrat e ministrave ende nuk kemi vendosur", ka thënë ai për Klan Kosova.

Për postet ministrore të Nismës janë përmendur Vesel Krasniqi, Skënder Reçica dhe Valdete Bajrami.

Kompania me kosto të ulët Wizz Air njofton shtimin e 20 destinacioneve nga Tirana, biletat 20-50 euro një drejtim

Posted: 30 May 2020 03:37 PM PDT

Ndërsa fluturimet ende nuk dihet se kur do të nisin, operatori me kosto të ulët Wizz Air ka njoftuar zgjerimin e ndjeshëm të destinacioneve të fluturimeve nga Tirana.

Ky njoftim vjen pasi linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore, njoftoi bazën e re në Tiranë. Linja ajrore do të bazojë 3 avionë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në korrik 2020.

Nga destinacionet e reja të shtuara ka si zgjerim të linjave me shtetet ekzistuese ashtu dhe shtete të reja.  Pjesa më e madhe e tyre fillojnë nga mesi i korrikut.

Psh do të vendoset një linjë e re me Brukselin, Pragën, Baselin, Parisin dhe në Greqi me Kretën dhe Rodosin.

Janë shtuar linjat drejt Gjermanisë, ku mund të shkohet në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Baden, krahas destinacioneve që ishin, si Munih dhe Dortmund.

Janë shtuar dhe linjat drejt Italisë, ku fillimisht kompania filloi fluturimet në Milano (Bergamo), por tashmë do zgjerohet dhe drejt Milano (Malpensa) nga 16 korriku, Bari, Trevizo, Torino, Verona, Piza, Katania, Bolonja. Italia fillon përgjithësisht pas mesit të korrikut, ose nga fundi i qershorit.

Në Holandë do të fillojë linjë e re drejt Eindhoven, ndërsa vazhdojnë fluturimet drejt Londrës (Luton) dhe Vienës.

Për disa destinacione, biletat fillojnë nga 20 euro një drejtim, sipas një kërkimi në internet, për të tjera nga 25-50 euro vetëm vajtje.

A është e vërtet që po kërkohet shkarkimi i Isa Mustafës nga posti i kryetarit? Flasin nga LDK

Posted: 30 May 2020 03:17 PM PDT

Fidan Rekaliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar informacionet se disa të rinjë në emër të LDK-së po kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Isa Mustafa përmes një peticioni, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se të rinjët mbështesin lidershipin e Mustafës dhe kryesisë në këto kohë sfiduese.

Njoftimi:

Te dashur miq, anetarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosoves, Në portale të ndryshme po qarkullon një peticion kinëse në emër të rinisë së Lidhjes Demokratike për shkarkimin e kryetarit të LDK'së, Akademik Isa Mustafa. Si Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK'së dhe në emër të kësaj strukture, distancohemi nga ky peticion dashakeq që synon të shkaktojë perçarje dhe konfuzion. Lidershipi i guximshem dhe vizionar i Kryetarit Mustafa, në një skenë shumë të egër politike dhe dashakeqe ndaj LDK-së dhe vendit, ka ruajtur qenësinë e LDK'se gjithë këto vite. Nga komunikimi im i rregullt me strukturat e FR/LDK më është konfirmuar qendrimi që të rinjtë e LDK'së mbështesin lidershipin e kryetarit Mustafa dhe kryesisë në këto kohë sfiduese. Jemi të bindur që qeverisja e re, e udhëhequr nga Prof. Dr Avdullah Hoti do të dëshmojë rëndësinë e vendimeve të ndërmarra për të shpëtuar aleancat strategjike, rikthimin e plotë të demokracisë në vend dhe rimekëmbjen e ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga Pandemia Covid-19. LDK, edhe këtë herë, si gjithmonë mbetet unike dhe qëndron fort në mbrojtje të vlerave tona themeltare.

Tash e tre muaj përndiqej nga një kosovar, Luana Vjollca bën kallëzim penal

Posted: 30 May 2020 03:11 PM PDT

Luana Vjollca është ndier e shqetësuar nga përcjellja e fansit.

Është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar me shumë ndjekës në rrjetet e saj sociale, por një prej tyre e ka tejkaluar pëlqimin nëpërmjet ekranit duke e përndjekur këmba këmbës.

Bëhet fjalë për mederatoren Luana Vjollca, e cila për 3 muaj është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallzim penal për përndjekje.

Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve të policisë raporton për 'BalkanWeb' se një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Pasi nuk ka mundur që t'i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim. Nga ana e saj policia nuk ka mundur ende ta gjejë dhe shoqërojë të riun.

Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila. Kur fansi i është afruar ne zonën e Astirit kur Luana ishte ne makinë menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur Lilan, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik ku nderhyu dhe policia.

Qeveria: Masave të reciprocitetit me Serbinë, i shtohen edhe disa të reja

Posted: 30 May 2020 03:08 PM PDT

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj një storie të cilën RTK e ka transmetuar tlidhur me zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeziu në Facebook tha se kronika nuk e tregon lajmin e saktë.

Lidhur me reciprocitetin, ai ka thënë se është formuar një grup punues ndërinstitucional për vlerësimin dhe monitorimin e masave të reciprocitetit.

Kryeziu tha se " Reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë, është reciprocitet i vendosur nga Republika jonë e Kosova nëpërmjet Qeverisë së saj".

Postimi i plotë:

Reagim ndaj raportimit joprofesional të radhës së RTK-së

I zhgënjyer me raportimin jo-profesional të radhës të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK). Sonte në lajmet e mbrëmjes u transmetua kronika me titull "NUK PO ZBATOHET RECIPROCITETI I VËNË SERBISË NGA QEVERIA KURTI", përmbajtja e së cilës nuk përputhet aspak me titullin e lajmit.

Në intervistën e zhvilluar ditën e enjte (28. 05.2020), e kam njoftuar se masat e marra janë duke u zbatuar, dhe që sfidat dhe parregullsitë do të adresohen urgjentisht, derisa listës se masave pritet që t'i shtohen edhe format të tjera reciprocitetit.

Gjatë kësaj interviste, një segment i së cilës është transmetuar në kronikën e lajmeve, unë njoftoj se është formuar një grup pune ndërinstitucional për vlerësimin dhe monitorimin e masave të reciprocitetit, i cili është formuar jo pse reciprociteti nuk po zbatohet, por sepse i njëjti ishte paraparë në vendimin për fillimin gradual të reciprocitetit me Serbinë (dt. 31.03.2020). Qëllimi i këtij mekanizmi është që të vlerësojë dhe monitorojë zbatimin e masave të reciprocitetit, ashtu që çdo parregullsi e mundshme të identifikohet dhe adresohet me masa të reja për zbatimin e reciprocitetit aktual. Në raste kur këto parregullsi janë identifikuar, të njëjtat janë adresuar sikurse rastet e kthimit të maunave të cilat vinin nga Serbia me dokumentet të papranueshme. Në raste kur ngritën dyshime për parregullsi, ato trajtohen urgjentisht nga institucionet përgjegjëse.

Tutje, referimi në titull i Qeverisë së Republikës së Kosovës me "Qeveria Kurti", thuajse këto nuk janë e njëjta, është tendencioz. Reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë, është reciprocitet i vendosur nga Republika jonë e Kosova nëpërmjet Qeverisë së saj. RTK nuk duhet të jetë në shërbim të asnjë grupi apo pale, por t'i nënshtrohet vetëm parimeve të raportimit të drejtë dhe të paanshëm.

Sapo është parë kjo kronikë, kemi kontaktuar me gazetarin e kronikës i cili ka zhvilluar intervistën me mua. Ai është pajtuar që titulli nuk reflekton përmbajtjen e saktë të kronikës së shkruar. Mbi këtë pajtueshmëri, gazetari i është drejtuar redaksisë me kërkesë për të ndryshuar titullin e kronikës, ndryshimi i së cilës na është konfirmuar se do të bëhet.

Megjithatë tanimë kronika me këtë lajm keq informuese është huazuar edhe nga gazetat tjera online. Ky ndryshim i vonshëm, i një veprimi shumë lehtë të evitueshëm qysh nga fillimi, nuk i zhbën pasojat që ka shkaktuar ky keqinformim i përhapur në opinionin publik.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë reciprocitetin e plotë me Serbinë. Për këtë arsye, masave të deritanishme të reciprocitetit do t`i shtohen të tjera sonte.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more