Skip to main content

Rrahje në Drenas

Rrahje në Drenas


Rrahje në Drenas

Posted: 30 Apr 2020 02:56 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar në Drenas, për shkak se pas një mosmarrëveshje janë rrahur ndërmjet vete me ç'rast njëri ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Drenica Press/

Këshilltari i Thaçit: Kurti po e kërcënon me arrestim kreun e shtetit

Posted: 30 Apr 2020 02:51 AM PDT

Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, po e kërcënon Thaçin me arrestim.

"Si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti në fakt nuk do as debat me presidentin Thaçi. Deri sa thotë që me veti i merr edhe Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, atëherë Kurti publikisht po e kërcënon me arrestim edhe kreun e shtetit!", është shprehur ai përmes Facebook.

"Shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Hashim Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte. Madje, ai fletarrest ende është në fuqi dhe aktivisht kërkohet arrestimi i tij prej Serbisë".

26 mjekë nga Peja dalin negativ me coronavirus

Posted: 30 Apr 2020 02:41 AM PDT

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se 26 mjekë të personelit të spitalit kanë dal negativ me koronavirus.

Përmes një njoftimi për media thuhet se: "Mbrëmë ka dalë rezultati edhe për 26 të testuarit e fundit nga Personelin i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë që kanë bërë testin lidhur me Infektimin me Koronavirus dhe fatmirësisht të gjithë kanë dalur negativ".

Tutje në njoftimin e Spitalit të Pejës thuhet se "Ky është lajm i mirë për Personelin tonë, por dhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë".

Ndërsa që nga fillimi i Pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsejtë 61 pjesëtarë të Personelit tonë dhe rezultatet negative janë inkurajim për punën e Personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë.

Moderatori kosovar i fton në debat Thaçin e Kurtin

Posted: 30 Apr 2020 02:34 AM PDT

Mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka bërë ftesë publike presidentit, Hashim Thaçi që të ballafaqohen në një debat televiziv.

Pas kësaj, edhe moderatori i Adriatik Kelmeni ka ftuar dy liderët e shtetit që të shkojnë në emisionin e tij televiziv, duke ju ofruar edhe kushte për ta mbajtur distancën, transmeton Zëri.info

"Ok, Albin dhe Hashim. Hajdeni në Rubikon. Edhe distancën e mbajmë!", ka shkruar moderatori Kelmendi.

Klinika Infektive: Pesë pacientë me koronavirus në përkujdesje intesive dhe një në gjendje të rëndë

Posted: 30 Apr 2020 02:18 AM PDT

Klinika Infektive në QKUK, ka njoftuar se 33 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Klinika njofton se 27 raste janë në gjendje stabile, 5 nga pacientët janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intesive, ndërsa një është në gjendje të rëndë, transmeton Zëri.info

Kjo klinikë ka njoftuar se sot do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID-19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore./ZERI

Pas marrëveshjes me AAK-në, a pritet finalizimi i koalicionit për Qeverinë Hoti?

Posted: 30 Apr 2020 02:11 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet që ta finalizojë marrëveshjen për koalicion me Nismën Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re por edhe minoritetet joserbe.

I propozuari për Kryeministër, Avdullah Hoti ka deklaruar se përveç AAK-së, LDK ka arritur marrëveshje bashkëqeverisëse edhe me një pjesë të komuniteteve, përfshirë Listën Serbe, përcjellë Klan Kosova

Avdullah Hoti pas takimeve të njëpasnjëshme në hapësirat e Kuvendit të Kosovës u shpreh dje që sa më parë që i përmbyllin këto marrëveshje do të procedojnë me seancën e jashtëzakonshme për tu votuar Qeveria nën kryesimin e tij.

Përkundër insistimit, Avdullah Hoti nuk ka dhënë detaje tjera për ndarjen dhe emrat e ministrave nga LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës dje firmosi marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Listën Serbe.

Shahini: Shkollat do të hapen vetëm për maturantët

Posted: 30 Apr 2020 01:59 AM PDT

Shkollat do të hapen tre javë vetëm për maturantët, ndërsa të tjerët do të vijojnë procesin mësimor online nga shtëpia.

Vendimi u bë publik nga ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini.

"Shkollat për maturantët do të hapen nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët", tha Shahini.

Minstrja e Arsimit njoftoi se viti shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020 dhe provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen.

"Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to, do të mbyllet 2 javë më herët", vijoi ajo.

Shahini theksoi në këtë kohë pandemie procesi mësimor për maturantët do të zhvillohet me distancë 1.5 metra mes tyre dhe numri i nxënësve në një klasë jo më shumë së 15 vetë. /TCH/

Një kosovare, drejtuese e studimit në SHBA që dëshmoi suksesin e remdesivirit kundër coronavirusit

Posted: 30 Apr 2020 01:52 AM PDT

Kosovarja, që kishte shkuar në SHBA gjatë luftës, udhëhoqi pjesën klinike të studimit më të ri në SHBA, që ofroi provat më bindëse për efektin e terapisë anti-virale ndaj COVID-it.

Ky studim, më i riu dhe më i besueshmi përkrah organizimi, struktura dhe numri i pacientëve, që trajtoi efektin e Remdesivirit, u publikua të mërkuren. Ai u sponzorua nga Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë të SHBA (NIH). E aspekti farmaceutik i tij u drejtua nga Dr. Zana Blaku-Tanushi, me origjinë nga Prishtina, raporton "illyriapress".

Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi, në qendrën klinike të Institutit Nacional të Shëndetësisë (NIH).

Sipas saj, edhe pse rezultatet janë ende preliminare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues, transmeton KOHA.

Studimi nisi më 21 shkurt dhe përfshiu 1063 në 68 vende në SHBA, Evropë dhe Azi. Bordi monitorues i sigurisë dhe provave gjatë studimit ka informuar hulumtuesit më 27 prill se remdesiviri ishte më i mirë sesa placebo.

Lajm i mirë për bizneset e Drenasit

Posted: 30 Apr 2020 01:46 AM PDT

Kryetari Lladrovci propozon Kuvendit heqjen e taksës komunale për vitin 2020 për të gjitha bizneset.

Nesër me datën 30.04.2020 kur është thirrur edhe mbledhja e Kuvendit të Komunës, duke pas parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia globale COVID-19, si dhe vështirësitë e paraqitura të biznese në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci do t'i propozoj para asambleistëve që për vitin 2020 të lirohen nga obligimet e taksës komunale të gjitha bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit.

Po ashtu ato biznese që shfrytëzojnë hapësirat publike (terasat) nuk kanë obligim të pagesës për shfrytëzimin e tyre, gjatë periudhës së Emergjencës Shëndetësore.

Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë, e zbulon këshilltari i tij

Posted: 30 Apr 2020 01:43 AM PDT

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në Tiranë.

Kështu ka thënë sot për Klankosova.tv, Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

"Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë", është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

"Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion", ka thënë ai shkurt.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more