Skip to main content

“Lojtarët e La Ligas do të rikthehen në stërvitje të hënën” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Lojtarët e La Ligas do të rikthehen në stërvitje të hënën” plus 9 more Telegrafi Futboll


Lojtarët e La Ligas do të rikthehen në stërvitje të hënën

Posted: 29 Apr 2020 02:59 PM PDT

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka njoftuar AFE (Shoqata e Lojrtarëve Profesionist) dhe klubet nga dy divizionet kryesore me protokollin që do të ndiqet për kthimin në futboll nga e hëna më 4 maj .

Marrëveshja është arritur nga Tebas, Luis Rubiales (kryetar i federatës) dhe Irene Lozano (e dërguar e shtetit për sport), ndërsa marrëveshja e njohur si "Pakti Viana" u përcoll në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tebas së pari u takua edhe me David Aganzo, presidenti i AFE, duke i kërkuar që të respektonte udhëzimet që qeveria spanjolle ka dhënë për rikthimin në aktivitet, diçka që La Liga shprehet se do të respektojë.

Irene Lozano, presidente e CSD, deklaroi të mërkurën se “sporti do të kthehet” dhe se “ai do të jetë në faza dhe duke respektuar të gjitha masat që ka siguruar Ministria e Shëndetësisë”.

Sekretarja e Shtetit për Sport tashmë ka deklaruar se “është thelbësore që aktiviteti i futbollit të kthehet”, ndërsa kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, foli me të njëjtin fokus: “Unë mezi po pres të luaj përsëri, duke u futur në terrenin e Bernabéut përsëri dhe duke veshur fanellën e Real Madridit".

CSD ka thirrur të gjitha palët (RFEF, La Liga dhe AFE) që nesër të rishikojnë fazat dhe të vazhdohet tutje.  /Telegrafi/

The post Lojtarët e La Ligas do të rikthehen në stërvitje të hënën appeared first on Telegrafi.

Berisha: Mund të rikthehem te Lazio, Kosova e eliminon Maqedoninë e Veriut

Posted: 29 Apr 2020 02:41 PM PDT

Aventura te Lazio nuk shkoi në mënyrën më të mirë pasi dëmtimet e shpeshta e penalizuan, megjithatë Valon Berisha nuk i ka humbur shpresat për t'u rikthyer sërish dhe për të lenë shenjë me skuadrën bardhekaltër.

Në një intervistë për Fan Zone në Supersport mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, foli për shumë tema që prekin karrierën e tij.

Aktualisht Berisha luan si i huazuar në Bundesligën gjermane me Fortuna Dusseldorf ku ka fituar menjëherë vendin e titullarit, por me shumë gjasa në verë ai do të rikthehet te Lazio.

Valon Berisha (Foto: Fortuna Dusseldorf/Twitter)

Ai foli edhe për sfidën play-off të Nations League mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

SITUATA- Ka qenë një muaj i vështirë, por tani kemi disa ditë që kemi nisur stërvitjen në grupe të ndara. Nga e hëna thonë që mund të stërvitemi në grup, por në fillim do të bëjmë testet, pasi duhet miratimi i qeverisë. Kam ardhur këtu për të marrë formën time dhe me trajnerin kam një raport të mirë, pasi njihemi shumë vite më parë. Nuk kam qenë në formë të mirë fizike te Lacio dhe ishte një vit i vështirë. Tani ka kaluar dhe jam mirë fizikisht për të luajtur.

PËRFAQËSIMI I KOSOVËS- Çdo vendim është i vështirë. Në Norvegji jam rritur si lojtar, por për mua nuk ka qenë i vështirë për të zgjedhur Kosovën. Norvegjia na donte të dy lojtarët, por morën një vendim të mirë, pasi ata mbajtën vëllain tim, ndërsa unë zgjodha Kosovën. Për mua është më e rëndësishme fitorja se golat.

LAZIO- Lëndimet bënë një pjesë të madhe që mos të luaja shumë te Lacio. Kam pasur disa dëmtime e duhet të kesh edhe pak fat. Kam kontratë me Lacion edhe për 3 sezone dhe të shikoj çfarë do të vendos për të ardhmen.

COVID-19 NE GJERMANI- Ka shumë rregulla që zbatohen, por janë një nga vendet që kanë mjekësinë më të fortë në botë. Na kanë lejuar të stërvitemi dhe jemi afër rifillimit të kampionatit. Më erdhi rasti të luaj në Gjermani dhe të kap formën time më të mirë. Në korrik jam i Lacios dhe kam dëshirë të bëhem një lojtar i rëndësishëm. Mendoj se kampionati gjerman më përshtatet shumë, por edhe në Itali mund të luaj pa problem.

Valon Berisha (Foto: Fortuna Dusseldorf/Twitter)

NDESHJA ME MAQEDONINË– Mendoj se kemi mundësi të fitojmë. Ata kanë më shumë eksperiencë, por ne jemi gati gjithmonë për fitore. Do të jetë një ndeshje e fortë normalisht, por ne jemi gati gjithmonë për Kosovën.

LIGA E KOMBEVE– Jemi në një nivel me kundërshtarët e mund të fitojmë në ndeshjet në shtëpi. Mundësitë janë të dalim në vend të parë, pasi nuk ka shumë diferenca.

The post Berisha: Mund të rikthehem te Lazio, Kosova e eliminon Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Ish-kryetari i Crystal Palaces kërkon që ky edicion i Ligës Premier të përjashtohet

Posted: 29 Apr 2020 02:30 PM PDT

Ish-kryetari i Crystal Palaces, Simon Jordan ka kërkuar nga Federata e Futbollit te Anglisë që ky sezon të përjashtohet shkaku i coronavirusit.

Ligue 1 dhe Eredivisie tashmë kanë marrë vendimin që ky edicion të përjashtohet, shkaku i shpërthimit të madh të pandemisë botërore edhe në Francë e Holandë.

Në Angli, ende janë planet që ky sezon të vazhdojë, derisa Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u shpallu kampion i Ligës Premier.

“Mendoj se jemi në një situatë ku skenari më i mirë do të ishte që ky sezon të përjashtohet plotësisht”, ka thënë Jordan për talkSPORT.

“Liverpooli nuk është kampion, Leeds nuk është promovuar, Aston Villa e Norwichi nuk kanë rënë nga liga. Tani jemi në këtë situatë”.

Zyrtare: Kryeministri francez merr vendim për mbylljen e kampionatit në Ligue 1 dhe Ligue 2 Zyrtare: Kryeministri francez merr vendim për mbylljen e kampionatit në Ligue 1 dhe Ligue 2

“Aktualisht nuk ka vaksinë, nuk ka diagnozë, jemi larg, andaj nuk duhet të rrezikojmë dhe ky sezon të përfundojë sa më parë”, ka shtuar më tej ai.

Nëse sezoni do të përjashtohej, The Reds  nuk do të shpalleshin kampion për më shumë se 30 vite dhe kjo gjë do t’i zhgënjente shumë tifozë. /Telegrafi/

The post Ish-kryetari i Crystal Palaces kërkon që ky edicion i Ligës Premier të përjashtohet appeared first on Telegrafi.

President i FIGC, Gravina: Kurrë nuk do të nënshkruaj që të ndal futbolli

Posted: 29 Apr 2020 02:13 PM PDT

President i FIGC, Gabriele Gravina ka deklaruar se ai kurrë nuk do të nënshkruajë diçka që do të ndalojë futbollin për sa të është drejtues, pasi i bie të ishte vdekja e futbollit.

Gravina nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të vazhduar sezonin 2019-2020 në futbollin italian.

“Për sa kohë që unë jam President i FIGC, kurrë nuk do të nënshkruaj ndalimin e sezonit sepse kjo do të ishte vdekja e futbollit italian”.

“Unë po mbroj interesat e të gjithëve kështu, unë refuzoj të nënshkruaj një mbyllje totale, përveç nëse ekzistojnë kushte objektive që lidhen me shëndetin e të gjithëve të përfshirë, por dikush duhet të më thotë qartë dhe të më ndalojë të ec përpara".

"Me një mbyllje totale, sistemi do të humbiste 700-800 milionë euro. Nëse do të luanim pas dyerve të mbyllura, humbjet do të ishin 300 milionë euro, dhe nëse do të rifillonim me tifozët, humbjet do të arrinin në 100-150 milionë euro edhe pse kjo e fundit nuk është më e vlefshme".

“Ne kemi përgjegjësi të forta kontraktuale ndaj partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare, si UEFA dhe FIFA”, ka thënë Gravina. /Telegrafi/

The post President i FIGC, Gravina: Kurrë nuk do të nënshkruaj që të ndal futbolli appeared first on Telegrafi.

Situata e krijuar me Panuccin në kombëtare, Ermir Lenjani: Ishim si nën regjim, nuk kishte probleme vetëm me mua – por me të gjithë

Posted: 29 Apr 2020 02:00 PM PDT

Pas situatës te Sioni me shpërthimin e coronavirusit dhe largimin e tij nga klubi, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, më pas Ermir Lenajni ka rrëfyer për raportet e tij me Christian Panuccin.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafi Sport, ylli shqiptar ka thënë se ai kishte bërë çmos që të ndihmonte kombëtaren, mirëpo ishte injoruar nga trajneri italian.

“Marrëdhëniet e mija me Chrisitani Panuccin nuk i kemi pasur më mira. Nuk e kam ditur në fillim se çfarë po ndodh”, ka thënë Lenjani në Instagramin e Telegrafit.

Rrëfimi emocionues i Ermir Lenjanit për dronin në Beograd: Serbët na sulmonin, por ne synimin e kishim mbrojtjen e flamurit Rrëfimi emocionues i Ermir Lenjanit për dronin në Beograd: Serbët na sulmonin, por ne synimin e kishim mbrojtjen e flamurit

“Dy vite kam kaluar nën urdhrat e Panuccit, kam heshtur, i kamë ndihmuar bashkëlojtarët në mënyra të ndryshme, derisa për dy vite i ka luajtur dy lojëra. Në darkë kur ishim të gjithë, nuk na linte as të bisedonim, disi ishim si nën regjim”

“Kur u lënduar disa lojtarë, ai më bëri ftesën, mirëpo unë e refuzova dhe i thash se kështu nuk mund të sillesh me lojtarët që kanë kontribuar shumë për Shqipërinë”.

“Kjo ishte arsyeja se përse refuzova të luaja kur ishte Panucci dhe i bëra me dije se sa të ishte ai aty, unë nuk do të luaja për kombëtaren”.

Ermir Lenjani flet nga karantina për gjendjen aktuale te Sioni dhe për situatën që kishte ndodhur në klub pas shpërthimit të coronavirusit Ermir Lenjani flet nga karantina për gjendjen aktuale te Sioni dhe për situatën që kishte ndodhur në klub pas shpërthimit të coronavirusit

“Nën drejtimin e tij nuk ka pasur sukses kombëtarja. Nuk ka pasur problem vetëm me mua, por ka pasur probleme edhe me lojtarët e tjerë dhe nuk kishim dëshirë të luanim për të”, ka shtuar më tej ai

Lenjani u stabilizuar mjaftë mirë me Edi Rejan dhe u rikthye në kombëtare, derisa është i lumtur për kontributin e tij të dhënë për gjatë viteve të kaluara. /Telegrafi/

The post Situata e krijuar me Panuccin në kombëtare, Ermir Lenjani: Ishim si nën regjim, nuk kishte probleme vetëm me mua – por me të gjithë appeared first on Telegrafi.

Cannavaro tregon dy skuadrat që do të dëshironte t’i drejtonte në të ardhmen

Posted: 29 Apr 2020 01:43 PM PDT

Ikona e Italisë, Fabio Cannavaro, ka zbuluar se ai ‘ëndërron’ të drejtojë Kombëtaren e Italisë dhe Real Madridin.

Cannavaro së fundmi e fitoi titullin me Guangzhou Evergrande, por ende nuk ka trajnuar në Evropë.

Tani, ish-mbrojtësi i Real Madridit thotë se mendon shumë për Italinë dhe Los Blancos.

Fabio Cannavaro në Santiago Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

“Fillova të punoja si trajner, duke ëndërruar të drejtoja një klub si Real Madrid një ditë”.

“Duhet të mendosh shumë, prandaj po mendoj për Real Madridin, Kombëtaren italiane apo një klub të shkëlqyeshëm në Evropë”, ka thënë ai.

46-vjeçari tashmë ka menaxhuar një ekip kombëtar, duke e drejtuar Kinën për disa ndeshje në vitin 2019. /Telegrafi/

The post Cannavaro tregon dy skuadrat që do të dëshironte t'i drejtonte në të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Onana dëshiron largimin nga Ajaxi, Milani vihet pas tij

Posted: 29 Apr 2020 12:57 PM PDT

Milani është vënë pas portierit Andre Onana, pasi ky i fundit u njoftua se dëshiron të largohet nga Ajax.

Gazetat De Telegraaf dhe Tuttosport shkruajnë se Milan e ka identifikuar Onanan si një zëvendësim të mundshëm për Gianluigi Donnarumma në rast se ky largohet.

Tani, 24-vjeçari thotë se ‘ka ardhur koha’ që ai të transferohet nga Ajax pas pesë sezonesh me klubin nga Eredivisie.

“Mos më keqkuptoni, unë jam shumë i lumtur me Ajaxin dhe jam shumë mirënjohës ndaj klubit”.

"Kanë kaluar pesë vjet të shkëlqyera këtu. Por tani ka ardhur koha për të bërë një hap tjetër. E kam negociuar me klubin këtë".

“Unë nuk e di ende se çfarë do të ndodhë, por ambiciet e mia dhe marrëveshjet janë të qarta”, ka thënë ai.

Onana e ka nisur karrierën e tij te Barcelona, ndërsa pëlqehet edhe nga klube tjera si Chelsea, Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

The post Onana dëshiron largimin nga Ajaxi, Milani vihet pas tij appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi emocionues i Ermir Lenjanit për dronin në Beograd: Serbët na sulmonin, por ne synimin e kishim mbrojtjen e flamurit

Posted: 29 Apr 2020 12:26 PM PDT

Pasi tregoi për situatën që kishte ndodhur në Sion, me largim nga klubi shkaku i krizës së shkaktuar nga coroanvirusi dhe rikthimin e menjëhershëm së bashku me Pajtim Kasamin, Ermir Lenjani është rikthyer në kohë të flasë edhe për ndeshjen Serbi – Shqipëri e zhvilluar më 14 tetor të vitit 2014.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafi Sport, 30-vjeçari ka treguar për prapaskenat që kishin ndodhur në stadium dhe lëshimi i dronit në kualifikimet për Kampionatin Evropian të mbajtur në Francë.

Anëtari i Kuqezinjve ka thënë se ata ishin provokuar që nga fillimi i ndeshjes, deri në momentin kur ishte lëshuar droni dhe ndërprerja e takimit.

“Nuk e filluam edhe aq mirë ndeshjen edhe pse kishim disa provokime dhe vërshëllima, por kur filluam të marrim vetën, lojtarët serb nuk kishin të lëviznin dhe tifozët e tyre filluan të na provokojnë”, ka thënë ai në Instagramin e Telegrafit.

“Në momentin që u lëshua droni, nuk e kemi ditur në fillim se çfarë është, por më pas e kemi parë flamurin tonë dhe kemi shkuar menjëherë ta mbrojmë”.

“Lojtarët serbë filluan të na sulmonin dhe, por ne e mbrojtëm flamurin nga ata që bënin veprime të egra dhe nuk dëshironin të lëshonim pe”.

Ermir Lenjani flet nga karantina për gjendjen aktuale te Sioni dhe për situatën që kishte ndodhur në klub pas shpërthimit të coronavirusit Ermir Lenjani flet nga karantina për gjendjen aktuale te Sioni dhe për situatën që kishte ndodhur në klub pas shpërthimit të coronavirusit

“Në tunel jemi goditur nga policia serbe, por ne kemi ruajtur gjakftohtësinë tonë dhe kemi shkuar në zhveshtore. Aty ka ardhur kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, duke na kërkuar falje dhe duke na thënë që të riktheheshim në fushë, por ne nuk kishim më besim në ta dhe vendosëm të ndërpresim ndeshje”, ka shtuar më tej Lenjani.

Kujtojmë se Shqipëria kishte marrë tri pikë në tavolinë nga UEFA, shkaku i skandalit të shkaktuar nga Serbia, e më pas e kishin realizuar ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë. /Telegrafi/

The post Rrëfimi emocionues i Ermir Lenjanit për dronin në Beograd: Serbët na sulmonin, por ne synimin e kishim mbrojtjen e flamurit appeared first on Telegrafi.

Real Madrid mund ta kontrollojë afatin kalimtar veror – ‘xhokerat’ në duart e Florentino Perez

Posted: 29 Apr 2020 12:13 PM PDT

Duket se te Real Madridi janë në formë më mirë se kushdo tjetër që shkon në afatin kalimtar veror me mendimin për tu përforcuar.

Los Blancos janë shumë të fortë financiarisht dhe po përballen mirë me krizën e shkaktuar nga coronavirusi, pasi kanë shumë lojtarë të regjistruar në librat e tyre.

Edhe pse me siguri nuk do të ketë shumë nënshkrime me para të gatshme këtë vit, të kesh shumë lojtarë në dispozicion për t'i ofruar si për shkëmbim asht edhe huazim është gjë e mirë.

Real Madridi në skuadrën e ekipit të parë kanë 36 lojtarë që do të mund të llogarisë sezonin e ardhshëm, pasi kanë kontrata me ta.

Klubi po mendon që të shkurtojë këtë skuadër dhe do të duhet të negociojë për 15 shitje, huazime ose shkëmbime gjatë afatit tjetër.

Derën e hapur për largime

James Rodriguez, Gareth Bale, Brahim Diaz dhe Mariano Diaz janë gati të largohen nga klubi në të ardhmen e afërt, pasi kanë mbetur jashtë planeve të Zinedine Zidane këtë sezon.

Sa për ata që janë tashmë me huazuar, si Achraf Hakimi, Dani Ceballos, Sergio Reguilon, Oscar Rodriguez, Jesus Vallejo, Borja Mayoral dhe Takefusa Kubo, mund të shiten ose të huazohen përsëri.

E ardhmja e Martin Odegaard është më e qartë. Ai ende ka mundësinë e një viti tjetër për huazim te Real Sociedad, ose të ri-bashkohet me skuadrën e Real Madridit që tani.

Achraf, Ceballos dhe Reguilon do të ishin shënjestra për shumë klube të tjera të mëdha dhe mund të përdoren si 'xhokera' nga Real Madridi i Florentino Perezit.

Për më tepër, ka lojtarë që janë afër fundit të ciklit të tyre në Santiago Bernabeu, si Marcelo, i cili ka humbur vendin e tij në ekip nga Ferland Mendy. Braziliani po tërheq interesimin e Juventusit.

Bashkatdhetari i tij, Reinier Jesus i ardhur së fundmi, do të shkojë në huazim.

E tillë është situata me numrat në skuadrën e Real Madridit, ku klub mund të shes disa lojtarë për një ardhje të re.

Fuqia shpenzuese

Për dallim nga Barcelona dhe Atletico Madridi, Los Blancos do të jetë në gjendje të shpenzojë sasi relativisht të mëdha parash në afatin kalimtar.

Nëse tregu bie në vlerë, siç po parashikohet, atëherë Real Madrid mund të joshet që të lëvizë për lojtarët si Erling Haaland, Eduardo Camavinga dhe Paul Pogba nëse çmimi i tyre është i ulët.

Kylian Mbappe do të duhet të presë një vit tjetër. /Telegrafi/

The post Real Madrid mund ta kontrollojë afatin kalimtar veror – 'xhokerat' në duart e Florentino Perez appeared first on Telegrafi.

Vlera e klubeve angleze – Tottenhami në vendin e parë, gjashtë klube vlejnë mbi 1 miliard euro

Posted: 29 Apr 2020 11:43 AM PDT

Tottenhemi është klubi me vlerën financiare më të madhe në Ligë Premier, sipas studimit të ekspertit të financave të futbollit, Kieran Maguire.

Tottenhemi ka lënë pas klubet si Manchester City, Manchester United dhe Liverpool falë sistemit të pagave të ulëta dhe stadiumit me një potencial të madh përfitimesh.

Vlera e londinezëve është 2.6 miliardë funte.

"Tottenhami është në krye të vlerësimit, sepse në sezonin 2018/19 ata arritën finalen e Ligës së Kampionëve dhe ishin në katër vendet e para të  Ligës Premier, me një buxhet për pagat që ishte 100-150 milionë funte më pak se klubet rivale".

"Në këtë mënyrë ata regjistruan më shumë fitime, të cilat u reflektuan në vlerësimin përfundimtar. Këta faktorë çuan në një rritje prej 21% të të ardhurave," u shpreh Maguire.

Gjashtë klube angleze kanë këtë vlerë mbi 1 miliard euro.

Në vendin e dytë është Manchester City i përcjellë nga Manchester United. Liverpool, Arsenal dhe Chelsea e mbyllin kryesimin dhe kanë diferencë të madhe me klubet tjera. /Telegrafi/

The post Vlera e klubeve angleze – Tottenhami në vendin e parë, gjashtë klube vlejnë mbi 1 miliard euro appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more