Skip to main content

“Top 12 lojtarë e ish-lojtarët të famshëm që kanë zbuluar se nuk e duan futbollin, pas deklaratës së Ter Stegen që bëri bujë këto ditë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Top 12 lojtarë e ish-lojtarët të famshëm që kanë zbuluar se nuk e duan futbollin, pas deklaratës së Ter Stegen që bëri bujë këto ditë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Top 12 lojtarë e ish-lojtarët të famshëm që kanë zbuluar se nuk e duan futbollin, pas deklaratës së Ter Stegen që bëri bujë këto ditë

Posted: 30 Mar 2020 03:01 PM PDT

Marc-Andre ter Stegen ka zbuluar ditë më parë se ai nuk është adhurues i madh i sportit dhe të afërmit te tij qeshin kur u thotë se ai nuk kupton asgjë nga futbolli.

Portieri gjerman madje kishte bërë me dije se ai nuk e pëlqen të shikojë një ndeshje futbolli, por nganjëherë e bënë vetëm kur luajnë shokët e tij në ndonjë skuadër.

Daily Mail ka përpiluar një listë me lojtarë e ish-lojtarë që nuk u pëlqen futbolli:

Ter Stegen: Të afërmit qeshin me mua kur u them se nuk di asgjë rreth futbollit Ter Stegen: Të afërmit qeshin me mua kur u them se nuk di asgjë rreth futbollit

Gareth Bale

Tashmë jemi të gjithë në dijeni se uellsiani është i pasionuar pas futbollit dhe madje në shumë intervista ka thënë se ai çdo ditë e më shumë o bije në dashuri me golfin.

Carlo Tevez

Ish-lojtari i Manchester United e City është një tjetër futbollist që ka pas karrierë të shkëlqyer, mirëpo edhe ai është adhurues i madh i golfit, sikurse Bale.

Benoit Assou-Ekotto

Ekotto kishte kaluar nëntë vite si lojtar i Tottenham Hotspurit, mirëpo në vitin 2010 ai kishte thënë se futbolli për të është vetëm një punë, asgjë më shumë.

David Bentley

Ish-reprezentuesi i Anglisë që u pensionua nga futbolli në verën e vitit 2014 kishte zbuluar se ai gjithmonë e thoshte në mendjen e tij se futbolli nuk është për të, madje ishte zhgënjyer shumë për një kohë.

Bobby Zamora

Ish-anëtari i West Ham United ka rrëfyer në vitin 2012 se ai nuk është fans i futbollit dhe kur të pensionohet nga futbolli nuk do t’i shikonte asnjë ndeshje, pasi të gjitha duken të njëjta dhe nuk i zgjojnë interesim.

Ronaldinho

Braziliani i ka fascinuar të gjithë me lojën dhe lëvizjet që bënte me top, mirëpo derisa po qëndron në burgu në Paraguai, ka rrëfyer se ai nuk e pëlqen ta shikojë një ndeshje në futboll, ai i shikon vetëm disa sekuenca të shkurta, pasi më shumë parapëlqen të ketë topin në këmbë.

David Batty

Ish-lojtari i Leeds United he mesfushori i Anglisë u pensionua në vitin 2014, por që kishte thënë se ai nuk e kishte shikuar asnjë ndeshje që kur ishte pensionuar dhe se ndeshjet me kombëtaret ishin të mërzitshme.

Gabriel Batistuta

Njëri ndër sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij i ka shokuar tifozët e tij kur ka thënë se nuk i pëlqen futbolli dhe ishte vetëm një profesion për të.

Espen Baardsen

Baardsen ishte lindur në ShBA, por e kishte përfaqësuar Norvegjinë,, derisa në Angli kishte luajtur për Tottenhamin, Watfordin dhe Evertonin në vitit 1990-ta. Portieri kishte thënë se pasi ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2001, atij i kishte humbur interesimi për futboll dhe nuk e shikon më.

Stephen Ireland

Ish-mesfushori i Manchester Cityt ka thënë se futbolli për të nuk vlenë fare dhe nuk e di as vetë se si ishte ngujuar në të gjatë karrierës së tij që mori fund në vitin 2007.

Dani Alves

Mbrojtësi brazilian që ishte padyshim njëri ndër më të mirët në pozitën e tij vite më parë ka thënë se ai nuk ka ndjenja për futbollin dhe se kur të pensionohet do të shëtisë të githë botën, pasi i pëlqejnë udhëtimet.

Ezequeil Lavezzi

Sulmuesi argjentinas kishte një formë tejet të lartë si te skuadrat Napoli dhe Paris Saint-Germian, mirëpo kishte thënë në janar të vitit 2015 se ai e ka menduar shpeshherë  dorëheqjen nga futbolli, pasi nuk ndiente dashuri për atë që bënte. /Telegrafi/

 

 

The post Top 12 lojtarë e ish-lojtarët të famshëm që kanë zbuluar se nuk e duan futbollin, pas deklaratës së Ter Stegen që bëri bujë këto ditë appeared first on Telegrafi.

Milik largohet, Muriqi shihet si pasardhës i tij te Napoli

Posted: 30 Mar 2020 02:59 PM PDT

Napolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi që aktualisht luan te Fenerbahce.

Kjo pasi Arkadiusz Milik, duket çdo ditë e më larg Napolit.

Muriqi po shkëlqente me tij Fenerbahcen në Superligën Turke, ku ka shënuar 13 gola deri tani kur është pezulluar kampionati shkaku i coronavirusit,

Me formën e tij ai të marrë vëmendjen e shumë ekipeve të rëndësishme evropiane.

Napoli do t'i bashkohet listës se klubeve si Tottenhemi, Manchester United, Leicester City, Lazio dhe Eintracht Frankfurtit, që kanë shfaqur interesim për shtatlartin.

Vlera e lojtari llogaritet diku rreth 20 milionë euro, por me paratë që do të shitet polaku Milik, kjo shifër nuk do të jetë problem.

Fenerbahce dhe Napoli kanë marrëdhënie të mira pasi së fundmi Elif Elmas ka kaluar në Itali nga klubi turk. /Telegrafi.

The post Milik largohet, Muriqi shihet si pasardhës i tij te Napoli appeared first on Telegrafi.

Bartomeu: Messi që nga dita e parë ishte dakord për ulje të pagës

Posted: 30 Mar 2020 02:50 PM PDT

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka bërë të qartë se kapiteni, Lionel Messi nuk e ka kundërshtuar asnjëherë vendimin e bordit për ulje pagash për ekipin e parë, duke shtuar se ka qen dakord që nga dita e parë.

Lojtarët e Barceonës kanë pranuar një ulje page prej 70 për qind, pas pasojave të coronavirusit, ndërsa kjo do të ndihmojë pjesën tjetër të stafit të klubit që të vazhdojë të marr pagën prej 100 për qind.

“Messi më tha që nga dita e parë që duhej të bëhej kjo ulje”.

“Ky propozim erdhi nga kapitenët. Është një gjest që tregon përkushtimin e tyre ndaj klubit”, ka thënë Bartomeu për Sportin dhe Mundo Deportivo.

Përmes një deklarate të lëshuar të hënën, Messi shprehu shqetësimin e tij në lidhje me thashethemet se lojtarët nuk e kanë pëlqyer propozimin e klubit për të ulur pagat e tyre.

“Ndoshta [lojtarët] janë irrituar nga gjërat e thënë nga njerëzit brenda dhe jashtë klubit, të cilët nuk i kanë të gjitha informacionet".

“Por negociatat u realizuan vetëm nga Oscar Grau dhe unë dhe ne nuk kemi thënë asgjë”, ka deklaruar i pari i klubit. /Telegrafi/

The post Bartomeu: Messi që nga dita e parë ishte dakord për ulje të pagës appeared first on Telegrafi.

Klubi ku nuk mungojnë kritikat e lojtarëve drejt bordit – te Barcelona lojtarët këtë sezon kanë akuzuar tetë herë drejtuesit

Posted: 30 Mar 2020 02:41 PM PDT

Tashmë është mësuar se lojtarët e Barcelonës kanë pranuar një zvogëlim të pagës dhe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku në mes rreshtave nuk mungoi kritika ndaj bordit të klubit.

Ky ishte vetëm shembulli i fundit që lojtarët flasin kundër mënyrës se si po drejtohet aktualisht klubi katalan.

Janë tetë raste vetëm këtë vit, kur lojtarët i janë drejtuar drejtuesve të klubit.


Faza përgatitore

Kritikat e para këtë sezon erdhën gjatë verës, përpara se edicioni  të kishte filluar.

“Nuk është e thjeshtë të përgatitesh sepse kemi një para-sezon me shumë udhëtime dhe pak stërvitje”, kishte thënë Gerard Pique.

Të njëjtat vërejtje i kishte dhe trajneri i atëhershëm Ernesto Valverde.


Numri në fanellë që ngjalli polemika

Blerja më e re Frenkie de Jong mori fanellën me Nr.21, të njëjtën që e mbante te Ajaxi.

Kjo do të thotë se ky numër është marrë nga Carles Alena, i cili nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si u trajtua kur iu mor numri.

Alena tha se e kupton De Jongun që është i lidhur me numrin, por ka pritur të paktën një mesazh nga bordi, që ia mori numrin pa e këshilluar.

Carles Alena (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)


Bonusi i Arturo Vidalit

Arturo Vidal bëri një ankesë kundër klubit për një bonus të pretenduar të papaguar, megjithëse ajo ankesë asnjëherë nuk shkoi deri tek autoritetet përkatëse.


Konflikti Abidal vs Messi

Drejtori sportiv, Eric Abidal kishte thënë në një intervistë se lojtarët nuk punuan aq shumë që ta mbajë në punë trajnerin Valverde.

Kjo kishte bërë që Lionel Messi të godiste godit me një deklaratë. “Unë mendoj se kur flasim për lojtarët, emrat duhet të jepen”.

Kjo deklaratë shkaktoi shumë zhurmë dhe kishte edhe mbledhje te Barcelona.


Rinovimi i Rakitic

Kontrata e Ivan Rakitic përfundon në verën e vitit 2021 dhe mesfushori nuk është i kënaqur me mënyrën se si procesi ka kaluar për një rinovim të mundshëm.

“Ka shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer dhe këtë e them qartë”, kishte thënë mesfushori kur po fliste për situatën e tij.


Skuadra e vogël, me pak lojtarë

Rakitic ishte gjithashtu kritik edhe ndaj fondit që e ka skuadra aktuale, kur foli pas barazimit në Ligën  Kampionëve ndaj Napolit.

“Është një skuadër e vogël (me fond të vogël lojtarësh, por ata (bordi) tashmë e dinë këtë”, kishte thënë kroati.

Kështu tha edhe Sergio Busquets kur u pyet.”Ne kemi një skuadër të vogël . Fatkeqësisht kështu ka qenë planifikimi”, deklaroi ai.

Barcelona vs Granada (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)


Skandali i rrjeteve sociale

Disa lojtarë të Barcelonës dyshohet se ishin objektivat e kompanisë I3 Ventures, një kompani që dyshohet se ishte punësuar nga Barcelona për të prishur reputacionin e njerëzve të caktuar.

Ndërsa lojtarët në përgjithësi thanë në publik se ata besuan mohimin e klubit për këtë gjë, Messi kishte dyshimet e veta dhe e pa si një gjë të çuditshme.


Ulja e pagës

Drama e fundit erdhi në lidhje me uljen e pagave për të ndihmuar klubin, në këtë pandemi të coronavirusit.

Ka qenë Lionel Messi ai që në letrën e tij i është drejtuar klubit, duke shkruar për presion, që sipas tij ishte i panevojshëm.

Argjentinasi e ceku që marrëveshja nëse është vonuar në ditët e fundit, ka qenë vetëm se kërkohej formula për të ndihmuar klubin dhe gjithashtu puntorët e klubit, që po kalojnë në këtë periudhë të vështirë.


Kjo e fundit ishte ndoshta vërejtja më e madhe, pasi lojtarët edhe njeherë treguan se sa shumë e duan klubit, në raport në kryesinë, që tashmë dyshohen për shumë gjëra të këqija, sikurse që është ajo me kompaninë I3 Ventures. /Telegrafi/

The post Klubi ku nuk mungojnë kritikat e lojtarëve drejt bordit – te Barcelona lojtarët këtë sezon kanë akuzuar tetë herë drejtuesit appeared first on Telegrafi.

Kontratat e reja të disa prej lojtarëve të Bayernit nuk do të ndikohen nga situata me coronavirus

Posted: 30 Mar 2020 02:20 PM PDT

Bayern Munichut nuk po i nxitohet me kontratat e reja të lojtarëve.

Skuadra gjermane ka përgatitur disa kontrata të reja për disa lojtarë, derisa disa të tjera kanë hyrë në muajt e fundit.

Por, Bild raporton se kontrata e lojtarëve si, Manuel Neuer, Thomas Muller dhe David Alaba nuk nuk do të ndikohen nga coronavirusi.

Chelsea e do Manuel Neuerin si zëvendësues të Kepa Arrizabalagas Chelsea e do Manuel Neuerin si zëvendësues të Kepa Arrizabalagas

Kontrata e Jerome Boateng, Javier Martinez, Thiago Alcantaras dhe Sven Ulreich do të përfundojnë në vitin e kaluar, por, Bavarezët nuk janë të shqetësuar.

David Alaba fillon bisedimet me super-agjentin, Bayerni i frikësuar për të ardhmen e mbrojtësit David Alaba fillon bisedimet me super-agjentin, Bayerni i frikësuar për të ardhmen e mbrojtësit

Klubi gjerman mendon se ka mjaftueshëm kohë që t’i rinovojë ato dhe se nuk ka asnjë presion mbi ta.

Ditë më parë është raportuar se Neuer, Alcantara dhe Alaba mund të largohen nga Allianz Arena në këtë verë, pasi nuk janë të lumtur me objektivat e klubit. /Telegrafi/

The post Kontratat e reja të disa prej lojtarëve të Bayernit nuk do të ndikohen nga situata me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Lautaro Martinezit qetëson Interin: Nuk ka asgjë serioze në lidhje me Barcelonën dhe Real Madridin

Posted: 30 Mar 2020 02:05 PM PDT

Agjenti i Lautaro Martinez, ka thënë se nuk ka asgjë në lidhje me spekulimet se Barcelona dhe Real Madrid, janë vënë pas lojtarit që ai e përfaqëson.

Të dy klubet janë lidhur me Lautaron që e duan në Spanjë, por agjenti Beto Yaque, thotë se lojtari që ia përfaqëson është i përqendruar te Inter.

“Është thënë se Barcelona dhe Real Madrid, të dyja e duan, por për të është sikur asgjë nuk po ndodh. Të tjerët nuk do të flinin natën".

"Ai kurrë nuk më thërret të pyes nëse thashethemet janë të vërteta. Ai është i përqendruar në vendin ku është dhe punën e tij".

“Ne kemi biseduar me shumë njerëz, por asgjë më shumë se kaq. Tani për tani, ata që më telefonojnë nuk janë drejtpërdrejt nga klubet".

"Nuk ka asgjë zyrtare apo serioze. Të kërkosh në treg është diçka për të cilën ëndërron, por ai nuk pret asgjë: gjithçka që ai dëshiron të bëjë është të luajë dhe të shënojë gola".

“Rritja e tij e vazhdueshme do të thotë që skuadrat më të mira në botë po shohin me interes Lautaro. Shpresojmë se anagzhimi i tij do të shpërblehet ashtu siç e meriton”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/

 

The post Agjenti i Lautaro Martinezit qetëson Interin: Nuk ka asgjë serioze në lidhje me Barcelonën dhe Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Fioretinës, Commisso: Sezoni në Serie A ka përfunduar

Posted: 30 Mar 2020 01:42 PM PDT

Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso ka thënë se ka shanse të mëdha që ky sezon të përjashtohet.

Serie A do të mbajë një takim me UEFA ditën e mërkurë e që aty do të mësohet nëse ky sezon do të përjashtohet apo të vazhdohet në muajt e verës.

“Ne nuk mund të stërvitemi tani. Shpresoj që të bëjmë një gjë të tillë sa më shpejtë, por pandemia nuk ka përfunduar ende”, ka thënë ai.

“Nuk po shkojmë shumë larg, nuk e dimë se sa do të shkojë numri i rasteve. Shpresoj që në jug të mos përhapet edhe më shuam virusi”.

UEFA të mërkurën mbledhje me 55 federatat evropiane, pritet të qartësohen shumë gjëra UEFA të mërkurën mbledhje me 55 federatat evropiane, pritet të qartësohen shumë gjëra

“Ekonomia jonë është shkatërruar, mirëpo ne jemi duke bërë plane që ta shpëtojmë futbollin italian dhe besoj se të gjithë jemi bërë bashkë në këtë pikë”, ka shtuar më tej Commisso.

Serie A mbetet e suspenduar dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet, derisa vazhdon të jetë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi. /Telegrafi/

The post Presidenti i Fioretinës, Commisso: Sezoni në Serie A ka përfunduar appeared first on Telegrafi.

Guardiola i drejtohet tifozëve si familjes së tij: Koha t’i dëgjojmë ekspertët, do të kthehemi më të fortë – por edhe pak më të plotë

Posted: 30 Mar 2020 01:26 PM PDT

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë që “familja e tij e futbollit” duhet t'i të dëgjojë shkencëtarët, mjekët dhe infermierët duke qëndruar në shtëpi për të luftuar coronavirusin.

Ai ka dhënë një mesazh për tifozët në lidhje me Covid-19 që dhe në Angli ka filluar të përhapet me numra të mëdhenj.

“Na mungon futbolli. Ne na mungon jeta që kemi pasur disa ditë më parë, por tani është koha për të dëgjuar, për të ndjekur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët tanë".

"Ju jeni familja ime e futbollit, dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për t'iu bërë të ndiheni më mirë".

"Ne do të kthehemi më të fortë, më të mirë, më të sjellshëm, dhe pak më të plotë. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

The post Guardiola i drejtohet tifozëve si familjes së tij: Koha t'i dëgjojmë ekspertët, do të kthehemi më të fortë – por edhe pak më të plotë appeared first on Telegrafi.

Liverpooli nuk është i interesuar në rikthimin e Coutinhos në Anfield

Posted: 30 Mar 2020 01:20 PM PDT

Philippe Coutinho ditë më parë ka bërë të ditur se ai dëshiron të rikthehet vetëm në Ligën Premier.

Madje, në mediat angleze raportohej se mesfushori brazilian po tenton të rikthehet sërish te Liverpooli, pasi largimit para dy sezonesh te Barcelona.

Por, Mirror raporton se The Reds nuk janë të interesuar që të rikthejnë Coutinhon në skuadër, sidomos pas veprimeve që kishte bërë për t’u larguar nga klubi.

Braziliani kishte kërkuam me ngulm largimin nga skuadra angleze dhe të kalonte te katalunasit, mirëpo atje nuk arriti të kishte formën e lartë.

Chelseat i ofrohet shansi i transferimit të Coutinhos Chelseat i ofrohet shansi i transferimit të Coutinhos

Barcelona u detyrua që në verën e kaluar të huazojë atë te Bayern Munich, por as në Allainz Arena nuk arriti të tregojë vetën.

Raportohet se Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara në shërbime e tij, mirëpo jo edhe Liverpooli. /Telegrafi/

 

 

The post Liverpooli nuk është i interesuar në rikthimin e Coutinhos në Anfield appeared first on Telegrafi.

Liga Premier: Lojtarët më të dobët që e kanë fituar titullin në çdo sezon në dekadën e fundit

Posted: 30 Mar 2020 12:56 PM PDT

Shpesh ka nxënës në shkollë që marrin nota të larta, pa mësuar aq shumë.

E njëjta kjo vlen edhe për futbollin, sidomos në Ligën Premier, ku ka disa lojtarë që kanë fituar trofe, por ju mund të keni harruar.

Mirror kanë zgjedhur 10 lojtarët që e kane fituar Ligën Premier në çdo sezon të dekadës së kaluar, por që realisht nuk kanë jap diçka në sukseset e skuadrës.

Disa prej tyre kanë luajtur pak ndeshje, e disa prej tyre asnjë, por që medaljen e kanë në shtëpi.

2009/10: Yuri Zhirkov | Chelsea

2010/11: Darron Gibson | Manchester United

2011/12: Stefan Savic | Manchester City

2012/13: Alexander Buttner | Manchester United

2013/14: Costel Pantilimon | Manchester City

2014/15: Filipe Luis | Chelsea

2015/16: Gokhan Inler | Leicester

2016/17: Nathaniel Chalobah | Chelsea

2017/18: Eliaquim Mangala | Manchester City

2018/19: Danilo | Manchester City

The post Liga Premier: Lojtarët më të dobët që e kanë fituar titullin në çdo sezon në dekadën e fundit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more