Skip to main content

“Nuk deshi të lejonte që vetura që kishte pas ta tejkalonte, shoferi i Porsche e pëson keq – përfundon në barrierat e autostradës” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Nuk deshi të lejonte që vetura që kishte pas ta tejkalonte, shoferi i Porsche e pëson keq – përfundon në barrierat e autostradës” plus 2 more Telegrafi Dështime


Nuk deshi të lejonte që vetura që kishte pas ta tejkalonte, shoferi i Porsche e pëson keq – përfundon në barrierat e autostradës

Posted: 24 Feb 2020 11:59 AM PST

Ky është momenti dramatik kur një shofer u filmua duke humbur kontrollin e tij ndaj Porsche dhe duke u përplasur në barriera, në një autostradë në Kaliforni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë makinën sportive që lëvizë përgjatë autostradës në Kaliforni, ngjitur me malet shkëmbore San Bernardino.

Ajo kalon një automjet të bardhë në një kthesë përpara se të "devijohet" gradualisht në korsinë e brendshme.

Në kthesën e dytë të autostradës, Porsche bën një kthesë jo të sigurt dhe brenda disa sekondave, makina sportive fillon të lëvizë me pasiguri.

Shoferi nuk tregon asnjë shenjë ndalimi dhe vetura rrotullohet në mënyrë dramatike para se të godasë papritmas barrierat.

Një shofer, i cili kapi momentin dhe po dërgonte fëmijët e tij në shkollë, tha: "Unë mendoj se ai po përpiqej të qëndronte para meje, pasi ai nuk do të më linte të kaloja". /Telegrafi/

The post Nuk deshi të lejonte që vetura që kishte pas ta tejkalonte, shoferi i Porsche e pëson keq – përfundon në barrierat e autostradës appeared first on Telegrafi.

Rrëqebulli sulmon trajnerin në cirk, pamje që tregojnë momentin e sulmit dhe tmerrin që përjetuan fëmijët

Posted: 24 Feb 2020 10:18 AM PST

Ky është momenti alarmant kur një rrëqebull shkakton panik në një cirk udhëtues rus, pasi kërcen duke tentuar të mbërthejë në kthetra gjoksin, qafën dhe kokën e trajnerit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafsha thuhet se filloi sulmin pasi trajneri me gjasë ia shtrëngoi shumë lidhësen rreth qafës të saj dhe e ngrehu fuqishëm, pasi ajo performoi në një karrige të lartë.

Siç thuhet më tej, fëmijët filluan të bërtisnin nga frika dhe se nuk kishte ndonjë mbrojtëse, nëse kafsha do të tentonte të sulmonte edhe njërin prej tyre.

Cirku i turneut nga Soçi nuk ka komentuar dëmtimet e trajnerit apo shqetësimet rreth sigurisë së spektatkorëve.

Cirku – i cili gjithashtu përmban akrobate dhe një grup kafshësh përfshirë krokodilët, pitonët dhe majmunët – është në turne rreth Rusisë dhe rajoneve fqinje.

Kohët e fundit aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë shprehur shqetësim për një seri incidentesh që përfshijnë kafshët në cirk. /Telegrafi/

The post Rrëqebulli sulmon trajnerin në cirk, pamje që tregojnë momentin e sulmit dhe tmerrin që përjetuan fëmijët appeared first on Telegrafi.

“Kishte vizë false”, pasagjeri refuzoi të deportohej nga Turqia – e mbështollën me qese najloni!

Posted: 24 Feb 2020 09:39 AM PST

Një burrë që thuhet se është një biznesmen nga Kameruni ishte mbështjellë nga koka te këmbët me qese najloni dhe u fut në një aeroplan nga policia turke, ndërsa ai u deportua për gjoja se kishte një vizë false.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse të shpërndara në Twitter tregojnë se Emmanuel Chedjou, 47 vjeç, duke bërtitur dhe duke luftuar ndërsa i gjithë trupi i tij është mbështjellë me qese najloni.

Në pamjet e publikuara, Chedjou mund të dëgjohet duke thënë në frëngjisht: ‘Ata po përpiqen të më vrasin mua’.

Ndërsa anash mund të dëgjohet një zë femër që thotë se ata që e bënë këtë janë ‘të këqij’.

Po sipas mediave të huaja, ai u la i lirë pasi udhëtarët e tjerë panë se çfarë po ndodhte dhe kërkuan që mbështjellësi të hiqet.

Chedjou, një tregtar i këpucëve nga Douala, Kameruni, u mbajt në Stamboll gjatë udhëtimit për në Dubai me partnerin e tij në janar.

Ai tha se ishte në një udhëtim pune dhe u largua nga Aeroporti i Stambollit për të marrë pak ajër gjatë një ndalimi prej tetë orësh.

Kontrolli i pasaportave thoshte se viza e tij tranzit ishte falsifikuar dhe e kishte vendosur atë në arrest.

Chedjou, i cili mohon të ketë ndonjë dokument të rremë, i tha France24 se ai u mbajt në paraburgim për disa ditë para se të futej për në Kamerun.

Kur ai protestoi duke kërkuar të vazhdonte udhëtimin e tij për në Dubai dhe nuk pranoi të hipte në një aeroplan për në Kamerun, ata e mbështollën atë me qese najloni. /Telegrafi/

The post "Kishte vizë false", pasagjeri refuzoi të deportohej nga Turqia – e mbështollën me qese najloni! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more