Skip to main content

Kjo është motra e deputetit Bekë Berisha (AAK), e punësuar në Telekom më pagë marramendëse

Kjo është motra e deputetit Bekë Berisha (AAK), e punësuar në Telekom më pagë marramendëse


Kjo është motra e deputetit Bekë Berisha (AAK), e punësuar në Telekom më pagë marramendëse

Posted: 25 Feb 2020 02:03 AM PST

Skandali i fundit në Telekom ka nxjerr detaje të paditura më parë se si aty ishin punësuar familjarë të Ramush Haradinaj, Bekë Berishës e Sami Lushtakut.

Derisa flitej për krizën buxhetore ne Telekom ishin rehatuar familjarë të shumtë e sidomos nga ish kryesuesja e Bordit Besa Shatri Berisha e cili njeherit është edhe bashkëshortja e deputeti të AAK-së Bekë Berisha.

Pagat nga 2 mijë euro e deri në 12 mijë ishin për shumicën në pozitat udhëheqëse.

Sa shpesh duhet të keni marrëdhënie në bazë të moshës? E zbulon studimi
Gjykata Speciale ka ftuar personin që dyshohet se kreu vrasjen e Xhemail Mustafës, deklarata e ish-deputetit që tronditi të gjithë.

Motra e Bekë Berishës respektivisht kunata e ish-kryesuese së Bordit, Besa Shatri Berisha, Vesa ka marr rrogë prej 1776 eurosh.

Edhe zëvendësdrejtoresha e re e Financave në ndërmarrjen publike, është kunata e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj – gruaja e vëllait të tij, Frashër Haradinaj.

Luan Krasniqi: Po bëhet biznes me boksin, fitohet shumë, por ska kuptim

Posted: 25 Feb 2020 01:55 AM PST

Legjenda e boksit shqiptar Luan Krasniqi ka thënë se nuk do të preferonte të shihte një duel të tretë mes Deontay Wilderit e Tyson Furyt.

Ai thotë se më mirë do të ishte të mbahej dueli unifikues i gjithë titujve të mëdhenj të peshës së rëndë në boks mes Furyt e Anthony Joshuas.

"Po flitet për një meç të tretë mes Tyson Furyt e Deontay Wilderit. Unë e di se shumë para mund të bëhen nga ky meç. Por, nga pikëpamja sportive, unë mendoj se nuk ka kuptim. Shumë më tepër do të preferoja të shihja menjëherë një luftë unifikuese mes Furyt dhe Anthony Joshuas", ka shkruar Krasniqi në "Facebook".

Ministra, prokuror e gjyqtar punësuan familjarët në KEDS, këta janë emrat DOKUMENT

Posted: 25 Feb 2020 01:53 AM PST

Njerëzit e fuqishëm të politikës, prokurorisë, gjykatave e policisë nuk e kanë lënë pa e shfrytëzuar ndikimin e tyre edhe në kompani private për punësimin e familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Shumë zyrtarë të lartë të shtetit e shfrytëzuan kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji (KEDS), për punësime.

Për njerëzit e politikës monedhë kusuritje u bë edhe kompania KEDS që e privatizoi komplet rrjetin elektrik të Kosovës për një grusht para.

Në KEDS punon vëllai i njeriut kryesor të Policisë së Kosovës. Arbër Qalaj është vëllai i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, që mban një pozitë të çuditshme në KEDS, zyrtar i zyrës është vendi i punës që i përshkruhet.

Në një listë të të punësuarve që e ka siguruar Ballkani.info në KEDS kanë gjetur vend shumë fëmijë të funskionarve të lartë shtetëror, fëmijë të ministrave dhe të afërt të politikanëve.

KEDS-in e shfrytëzoi edhe ministri më jetë gjatë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Mahir Yagcilar. Elif Yagcilar është vajza e ish-ministrit që mban pozitën e inxhinieres në KEDS.

Në KEDS u punësua edhe ish asistentja e Blerand Stavilecit, ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, që kishte punë direkt me mbikëqyrje të kësaj kompanie sa ishte ministër.

Ish-asistentja e ministrit Florenta Islami ka pozitën e koordinatores regjionale për konsumator në KEDS.

Në KEDS punon edhe djali i njërit nga protagonistët e aferës "Pronto". Gramoz Hyseni është djali i Bahri Hysenit, Kryetari i Këshillit Prokurorial. Gramozi mban pozitën e zhvilluesit të softuerit.

Bahri Hyseni ishte personazhi më qesharak në aferën "Pronto", pasi i ishte siguruar një vend pune "pa konkuru fare".

Në KEDS është punësuar edhe e bija e Agim Kurmehajt, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës që ka afërsi me PDK-në dhe nënkryetarin e kësaj partie, Hajredin Kuçi, që mediat kishin botuar edhe fotografi nga afërsia e tyre.

Arjana Kurmehaj, në listën që e ka siguruar Ballkani.info, mban pozitën e juristes për përfaqësime në KEDS.

Edhe Hajdin Derguti është punësuar në KEDS në pozitën e juristit për përfaqësim. Hajdini është djali i Haxhi Dergutit që është prokuror në Prokurorin Speciale, e më herët kishte punuar në Prokurorin e Apelit.

KEDS e ka mohuar se këta njerëz janë punësuar me ndikime, por nuk kanë arritur të na japin sqarime të bollshme për datën e tyre të punësimit.

Këto punësime që janë bërë në KEDS kanë ndodhur nga koha e privatizimit e tutje.

"Fillimisht më duhet të sqaroj se KEDS gjatë punësimeve nuk e shikon kush kënd çka e ka e as që interesohet për këtë gjë. Ne kemi 2200 punëtorë dhe ata punojnë në KEDS se janë të kualifikuar, pra profesionist në sektorët e kompanisë ku punojnë. Pra, nuk na intereson kush çka është", ka thënë në një përgjigje me shkrim për Ballkani.info Viktor Buzhala nga KEDS.

Gjykata Speciale fton si të akuzuar ish-luftëtarin Faik Zogaj

Posted: 25 Feb 2020 01:38 AM PST

Gjykata Speciale ka ftuar Faik Zogajn, në cilësinë e të akuzuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se nuk do ti përgjigjet kësaj gjykate pasi nuk e njeh.

"Të nderuar familjarë, miq dhe shokë ,dua t'ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e të Akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020, sepse unë personalisht nuk e njoh ketë Gjykatë derisa kjo gjykatë t'i dënon kriminelet që më i vranë më të dashurit e mij brenda në shtëpi"- ka shkruar Zogaj.

Postimi i plotë:

La shkollën në moshën 16-vjeçare, burri ia “sheh hajrin” pastrimit, ja sa para fiton në javë

Posted: 25 Feb 2020 01:25 AM PST

La shkollën në moshën 16-vjeçare.

Një burrë nga Britania e Madhe, që la shkollën në moshën 16-vjeçare, tashmë po fiton 3 mijë sterlina në javë (3,5 mijë euro) falë varësisë së pastrimit, pasi hapi një biznes.

Liam Maguire, 30-vjeçar, hapi kompaninë "Urban Valet" para tre muajsh. Profiti i kësaj kompanie është 3,5 mijë euro në javë, falë shërbimit që kryejnë (pastrimi, ngjyrosja dhe veshja e makinave), raporton The Mirror, transmeton lajmi.

Këtë vit, ai po punon në rregullimin e ngjyrosjen e disa makinave luksoze, përfshirë këtu edhe një McLaren 720S për një klient nga Mançesteri i Britanisë së Madhe.

"Larja e automjeteve të përditshme mund të shkaktojë gërvishtje dhe dëme. Unë jam djali që ju telefononi për të rregulluar ato", tha Maguire.

Liam thotë se kjo është gjithçka që ai deshi në jetën e tij.

Ja si do ta siguroni biletën për Maqedonia Veriore – Kosova

Posted: 25 Feb 2020 01:20 AM PST

Nga java e ardhshme, më saktësisht nga 2 marsi do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e "Play-Off"-it, Maqedoni e Veriut – Kosovë, ndërsa të njëjtat do të shiten vetëm "online" përmes platformës "MK Tickets".

Biletat do të jenë vetëm për një person, pra secili tifoz, do të ketë mundësi të blejë vetëm një biletë, me emër e mbiemër dhe me numër të letërnjoftimit. E gjithë kjo është për shkak të rekomandimeve të rrepta të sigurisë nga Ministria e Brendshme.

Nga e hëna e ardhshme të gjithë futbolldashësit, do të kenë mundësinë që të blejnë bileta për tribunën e veriut dhe jugut me çmim prej 300 dhe 400 denar (varësisht nga pozicioni), ndërsa në pikat e shitjes tifozët, duhet personalisht t'i blejnë dhe t'i marrin biletat.

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që një numër i konsiderueshëm i biletave të jepen edhe në lidhjet futbollistike komunale.

Tribuna – perëndimi, do të jetë e rezervuar për tifozët nga Maqedonia e Veritu, të cilët kanë paralajmëruar bashkim, ndërsa tifozët nga Kosova do të jenë në pjesën lindore.

Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova luhet më 26 mars në Shkup në stadiumin arena "Todor Proeski" me fillim në orën 20:45 minuta.

Ministria e Integrimit Evropian sqaron kontratën për web-faqe!

Posted: 25 Feb 2020 01:16 AM PST

Ministria e Integrimit Evropian ka sqaruar kontratën për shërbime, diajznimi, krijimi dhe mirëmbajtje të web-faqeve për nevoja të saj.

Në një komunikatë për media thuhet se shumë e përgjithshme prej 28,500.14 eurosh është për periudhën kohore prej 36 muaj, apo tre vite 2020-2022. Sipas tyre, në këtë kontratë, nuk bëhet fjalë për shumën prej 30, 000.00 euro për një vit, por kjo për shumën vjetore prej 8,333.33 euro në vit, apo afër 694.44 euro në muaj.

Ministria e Integrimit Evropian sqaro se me këtë kontratë do të vazhdohet mirëmbajtja e tre web-faqeve të MIE-së dhe një databaze, e jo siç u prononcua në media të mirëmbajtjes së vetëm një web-faqeje.

Këto tre web-faqe janë ajo zyrtare e MIE-së, web-faqja e liberalizimit të vizave dhe web-faqja e re e MSA-së e cila është paraparë në Strategjinë për Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian 2019-2021 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar si dhe databaza e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, e cila buron nga marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Shqipëri për publikimin e akteve ligjore të BE-së në gjuhën shqipe.

Sipas MIE-së, thirrja për aplikim të operatorëve ekonomikë është bërë që në dhjetor të vitit 2019. Sipas njoftimit zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, në aspektin ligjor lidhur me lidhjen e kësaj kontrate çdo dispozitë ligjore e procedurave të prokurimit është respektuar, i njëjti ka konfirmuar atë se nuk ka pengesa ligjore apo ndonjë parregullsi për vazhdimin e procedurës për finalizimin e lidhjes së kësaj kontratës se re.

Po ashtu, bëhet e ditur se mirëmbajtja e këtyre web-faqeve përfshinë "hostimin", emëtimin – "domain", dizejnimin në tërësi, mirëmbajtjen e përgjithshme 7/24h në bazë të kërkesës së MIE-së.

Zbulohet arsyeja pse koronavirusi godet më shumë burrat se gratë

Posted: 25 Feb 2020 01:01 AM PST

Koronavirusi që e ka origjinën në Kinë ka përhapur frikën dhe ankthin në të gjithë botën.

Por ndërsa virusi ka kursyer kryesisht një grup të prekshëm – fëmijë – duket se përbën një kërcënim të veçantë për moshat e mesme dhe të moshuarit, veçanërisht burrat.

Këtë javë, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi analizën më të madhe të rasteve të koronavirusit deri më sot. Megjithëse burrat dhe gratë janë infektuar në një numër afërsisht të barabartë, studiuesit zbuluan, niveli i vdekjes tek burrat ishte 2.8 përqind, krahasuar me 1.7 përqind midis grave.

Shifrat janë tërhequr nga të dhënat mjekësore të pacientit, dhe kampioni mund të mos reflektojë plotësisht fushën e shpërthimit. Por pabarazia është parë edhe në të kaluarën.

Burrat gjithashtu u prekën në mënyrë disproporcionale gjatë shpërthimit të SARS dhe MERS, të cilat u shkaktuan nga koronaviruset. Më shumë gra sesa burra u infektuan nga SARS në Hong Kong në 2003, por shkalla e vdekjes tek burrat ishte 50 përqind më e lartë, sipas një studimi të botuar në Annals of Medicine Medicine.

Rreth 32 përqind e burrave të infektuar me Sindromën e frymëmarrjes të Lindjes së Mesme vdiqën, krahasuar me 25.8 përqind të grave.

Një numër faktorësh mund të ndikojnë kundër burrave në epideminë aktuale, thonë shkencëtarët, përfshirë disa që janë biologjikë, dhe disa që janë të rrënjosur në stilin e jetës.

Kur bëhet fjalë për një përgjigje imune kundër infeksioneve, burrat janë seksi më i dobët.

"Ky është një model që kemi parë në shumë infeksione virale të traktit respirator – burrat mund të kenë rezultate më të këqija," tha Sabra Klein, një shkencëtar që studion ndryshimet seksuale në infeksionet virale dhe përgjigjet e vaksinimit në Shkollën e Johns Hopkins Bloomberg të Shëndetit Publik .

"Ne e kemi parë këtë me viruse të tjera. Gratë i luftojnë më mirë," shtoi ajo.

Gratë gjithashtu prodhojnë përgjigje më të forta imune pas vaksinimeve, dhe kanë përgjigje të përmirësuara immune.

"Është diçka në lidhje me sistemin imunitar te femrat që është më ekselente", tha Dr. Janine Clayton, drejtore e Zyrës së Kërkimit për Shëndetin e Grave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Por ka një çmim të lartë, ajo shtoi: Gratë janë shumë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve autoimune, si artriti reumatoid dhe lupus, në të cilin sistemi imunitar zhvendoset në mbivendosje dhe sulmon organet dhe indet e trupit.

"Gati 80 përqind e atyre me sëmundje autoimune janë gra", vuri në dukje Dr. Clayton.

Arsyet që gratë kanë reagime më të forta imune nuk janë plotësisht të qarta dhe hulumtimi është ende në një fazë të hershme, këshillojnë ekspertët.

Një hipotezë është se sistemet imune më të forta të grave u japin një avantazh mbijetesës pasardhësve të tyre, të cilët imunizojnë antitrupa nga qumështi i nënave që ndihmojnë në largimin e sëmundjes ndërsa sistemet imune të foshnjës ende po zhvillohen.

Një sërë faktorësh biologjikë mund të jetë përgjegjës, përfshirë estrogjenin e hormonit seksual femëror, i cili duket se luan një rol në imunitetin, dhe fakti që gratë mbajnë dy kromozome X, të cilat përmbajnë gjene të lidhura me imunitetin. Burrat, natyrisht, mbajnë vetëm një.

Eksperimentet në të cilat minjtë u ekspozuan ndaj koronavirusit SARS zbuluan se meshkujt ishin më të ndjeshëm ndaj infeksionit sesa femrat, një pabarazi që u rrit me moshën. Kishin një përgjigje imune më të ulët dhe ishin më të ngadalshëm për të pastruar virusin nga trupat e tyre. Ata pësuan më shumë dëme në mushkëri dhe vdiqën me ritme më të larta, tha Dr. Stanley Perlman, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Iowa-s i cili ishte autori i lartë i studimit.

Kur studiuesit bllokuan estrogjenin në femrat e infektuara ose hiqnin vezoret e tyre, ata kishin më shumë të ngjarë të vdisnin, por bllokimi i testosteronit te minjtë mashkull nuk bëri asnjë ndryshim, duke treguar që estrogjeni mund të luajë një rol mbrojtës.

Sjelljet shëndetësore që ndryshojnë nga seksi në disa shoqëri mund të luajnë gjithashtu një rol në përgjigjet e ndryshme ndaj infeksioneve.

Kina ka popullsinë më të madhe të duhanpirësve në botë – 316 milion njerëz – që përbën gati një të tretën e duhanpirësve në botë dhe 40 përqind të konsumit të duhanit në të gjithë botën. Por pak më shumë se 2 përqind e grave kineze pinë duhan, krahasuar me më shumë se gjysmën e të gjithë burrave.

Burrat kinezë gjithashtu kanë shkallë më të lartë të diabetit tip 2 dhe presion të lartë të gjakut sesa gratë, që të dyja rrisin rrezikun e komplikimeve pas infeksionit me koronavirusin. Shkalla e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike është pothuajse dy herë më e lartë te burrat kinezë sesa tek gratë.

Në Shtetet e Bashkuara, gratë janë më proaktive në kërkimin e kujdesit shëndetësor sesa burrat, dhe disa studime të vogla kanë zbuluar se përgjithësimi vlen edhe për studentët kinezë në universitete në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu.

Dikatatori Kim Jong-Un e ‘gjen’ ilaçin për koronavirusin, e ekzekuton personin e infektuar

Posted: 25 Feb 2020 12:53 AM PST

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një pacient që dyshohej se ka koronavirusin për shkak se ai ka shkuar në VC publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Korea e Veriut ende nuk ka konfirmuar asnjë rast me virus, por ka marrë masa drastike për të parandaluar shpërndarjen e tij në kufirin me Kinën, transmeton Koha.net.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor "ligjin ushtarak", pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.

Kushti i Listës Serbe për të bashkëpunuar me Albin Kurtin

Posted: 25 Feb 2020 12:51 AM PST

Lista Serbe është e gatshme të bashkëpunojë me përfaqësuesit shtetëror të Kosovës.

Kështu të paktën ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

"Qëndrimi i Listës Serbe është i qartë dhe publik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme për të punuar së bashku për të adresuar problemet që hasin populli serb në Kosovë. Por kryesisht përgjegjësia e qeverisë së sapokrijuar që administron institucionet e nivelit qendror", tha ai.

Kryetari i Mitrovicës së veriut tha se është herët të parashikohet se çfarë do të bëjë qeveria e re në Prishtinë për serbët.

"Pozicionet tona në institucione janë rezultat i mbështetjes së qytetarëve tanë dhe nuk janë rezultat i një marrëveshje me partitë në pushtet në Prishtinë. Ne nuk duhet lejuar që ministritë të vënë stafin tonë në shërbim të interesave të tyre. Futja e shërbimit ushtarak dhe dëmet e luftës ndër të tjera janë arsyet pse nuk mund të ishim pjesë e këtij koalicioni, sepse s'i mbështesim kurrë këto ide", tha ai, transmeton Indeksonline.

Rakiq tha se arritja e marrëveshjeve për autostrada dhe linjë hekurudhore do të krijojnë mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik, pas heqjes së taksës.

"Sapo Prishtina të heq taksën, ekipi ynë negociator është gati për negociata. Presidenti Vuçiq e përsëriti këtë disa herë. Kanë kaluar shumë kohë që nga futja e taksës dhe pasojat nuk janë vetëm ekonomike, por kanë zgjeruar hendekun mes popullit serb dhe shqiptar. Kur bëhet fjalë për dialog, është turp që BE-ja si garant, të mos hesht për faktin se Prishtina ende nuk e ka përmbushur detyrimin e saj-formimin e komunave me shumicë serbe", shtoi ai./Indeksonline/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more