Skip to main content

“Berat Gjimshiti nuk ka frikë nga koronavirusi: Në Bergamo jeta vazhdon normalisht, por ka më pak qarkullim të njerëzve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Berat Gjimshiti nuk ka frikë nga koronavirusi: Në Bergamo jeta vazhdon normalisht, por ka më pak qarkullim të njerëzve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Berat Gjimshiti nuk ka frikë nga koronavirusi: Në Bergamo jeta vazhdon normalisht, por ka më pak qarkullim të njerëzve

Posted: 24 Feb 2020 03:05 PM PST

Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshitim që po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Serie A, ka folur  për ditët e trazuara që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Gjimishti ka munguar në fitoren në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias (4-1) dhe fillimisht ka folur për këtë mungesë.

"Kam gjuajtur një top të gjatë dhe befas ndjeva dhimbje në kofshë. Sigurisht që ishte shumë e bezdisshme – ishte në ditën që festova ditëlindjen time të 27-të. Por kolegët e mi luajtën vërtet mirë. Ndërkohë kofsha është më mirë dhe tani jam mirë".

Ai u ndal dhe goli për shtyrjen e ndeshjeve të Serie A nga koronavirusi.

"Sigurisht që shpresoj që virusi të ndalet sa më shpejt dhe të mos ketë më viktima. Por unë personalisht nuk kam frikë nga virusi. Unë mendoj se ka sëmundje edhe më të këqija në botë. Sidoqoftë, aktualisht nuk do t’i ftoja familjen dhe miqtë e mi në Bergamo".

Zyrtare: Pesë ndeshje të Serie A me dyer të mbyllura, mes tyre edhe Juve – Inter Zyrtare: Pesë ndeshje të Serie A me dyer të mbyllura, mes tyre edhe Juve – Inter

"Sigurisht, korona virusi është gjithashtu një temë e madhe mes nesh lojtarët. Disa kanë më shumë frikë prej saj, të tjerët më pak".

"Ne nuk kemi ende ndonjë udhëzim këtu, ende mund të lëvizim lirshëm. Sapo jam kthyer nga qyteti, dyqanet dhe restorantet janë akoma të hapura. Por ka shumë më pak njerëz në rrugë se zakonisht", ka treguar Gjimishti.

Ai ka thënë që të martën do të kthehen normalisht në stërvitje. /Telegrafi/

The post Berat Gjimshiti nuk ka frikë nga koronavirusi: Në Bergamo jeta vazhdon normalisht, por ka më pak qarkullim të njerëzve appeared first on Telegrafi.

Pa Eden Hazardin në dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit – si mund të luajë Zinedine Zidane ndaj Man Cityt e Barcelonës

Posted: 24 Feb 2020 02:49 PM PST

Real Madrid do të jetë pa Eden Hazardin për dy ndeshjet e ardhshme kundër Manchester Cityt dhe Barcelonës.

Belgu pësoi një tjetër dëmtim kundër Levante të shtunën, dhe ka të ngjarë të humbasë pjesën më të madhe të pjesës së mbetur të këtij sezoni.

Mungesa e tij nuk do të jetë një shok i madh për Los Blancos, që janë mësuar tashmë pa të, pasi ai ka munguar në tre muajt e fundit.

Sidoqoftë, cilat janë mundësit që Zinedine Zidane ka pa ish-sulmuesin e Chelseat në dispozicion?


Formacioni me pesë mesfushorë

Nëse trajneri i Real Madridit dëshiron të luajë dhe të dominojë me posedimin e topit, mund të vendos të luajë me pesë mesfushorë.

Në Superkupën e Spanjës kundër Valencias dhe Atletico Madridit ka filluar me Casemiro, Fede Valverde, Luka Modric, Toni Kroos dhe Isco .

I vetëm në sulm do të jetë Karim Benzema.


4-3-3 me sulmues krahu

Një sistem me sulmues krahu do t’i jepte Zidanes më shumë mundësi në kundërsul.

Gareth Bale mund të jenë në krahun e djathtë, ndërsa Vinicius Junior mund të merrte vendin e Hazard në të majtë.

Rodrygo Goes ( i suspenduar për ndeshjen e kampionatit) dhe Lucas Vazquez, janë të përshtatshëm po ashtu për krah ndaj Man Cityt.


Diamant në mesfushë dhe me dy sulmues

Ekziston edhe mundësia për të luajtur me katër mesfushorë dhe të ketë dy sulmues qendrorë para tyre.

Secili nga Luka Jovic, Bale, Vinicius ose Rodrygo mund të jenë partner të Benzemas  në këtë sistem.

Kur kanë mbetur vetëm disa ditë kur Man City i Pep Guardiolas, të vizitojë Santiago Bernabeun, Zidane nuk ka kohë për të menduar.


/Telegrafi/

The post Pa Eden Hazardin në dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit – si mund të luajë Zinedine Zidane ndaj Man Cityt e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Pesë ndeshje të Serie A me dyer të mbyllura, mes tyre edhe Juve – Inter

Posted: 24 Feb 2020 02:33 PM PST

Pas lajmit se ndeshja Inter-Ludogorets do të zhvillohet të enjten pa praninë e tifozëve, kampionati italian i futbollit lejon zhvillimin e pesë ndeshjeve të kësaj jave të Serie A me dyer të mbyllura.

Derbi i madh italian Juventus-Inter, që do të zhvillohet në "Allianz Stadium" do të luhet pa tifozë.

Ndeshje e pritur prej shumë kohës, pasi të dyja klubet po luftojnë për titull këtë sezon.

Cristiano Ronaldo. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brecia dhe Udinese-Fiorentina po ashtu do të zhvillohen pa tifozë.

Krejt kjo për të shmangur përhapjen e koronavirusit, i cili deri tani ka infektuar qindra persona në Itali dhe u ka marrë jetën shtatë prej tyre.

Në këtë fundjavë që shkoi, kampionati italian ndaloi zhvillimin e katër takimeve të Serie A.

Pesë ndeshje të tjera do të zhvillohen me shikues, përderisa nuk ka vendim tjetër.


Ndeshjet pa tifozë

Udinese-Fiorentina (29 shkurt, ora 18:00)

Milan-Genoa (1 mars, ora 12.30)

Parma-Spal ( 1 mars, ora 15:00)

Sassuolo-Brescia (1 mars, ora 15:00)

Juventus-Inter (1 mars, ora 20:45)

Sampdoria- Verona (2 mars, ore 20:45): do të vlerësohet përsëri 

Stadiumet e hapuar deri në një vendim të ardhshëm 

Lazio-Bologna (29 shkurt, ora 15:00)

Napoli-Torino (29 shkurt, ora 20:45)

Lecce-Atalanta (1 mars, ora 15:00)

Cagliari-Roma (1 mars, ora 18:00)


/Telegrafi/

The post Zyrtare: Pesë ndeshje të Serie A me dyer të mbyllura, mes tyre edhe Juve – Inter appeared first on Telegrafi.

Dhjetë fakte interesante për Martin Braithwaite, blerja e fundit e Barcelonës që u bashkua me ekipin në ndeshje me Napolin edhe pse nuk ka të drejtë të luajë

Posted: 24 Feb 2020 02:06 PM PST

Martin Christensen Braithwaite nuk është një person shumë i njohur në Spanjë.

Ai kaloi vetëm disa muaj më parë në Leganes përpara se të bënte lëvizjen e madhe te Barcelona.

Marca ka nxjerr 10 fakte interesante për të.

1.Rezervoi fushë për të përmirësuar goditjen kur arriti në Spanjë

Me të mbërritur në Spanjë, Braithwaite rezervoi një fushë në Ciudad de Futbol për të praktikuar gjuajtjet e tij.

Ai gjithashtu kërkoi një portier profesionist për ta bërë këtë më reale. Atij iu bashkua edhe një mik i cili është pjesë e ekipit stërvitës të Anglisë.

2.Nga vjen ai?

Braithwaite lindi në Esbjerg të Danimarkës nga një baba gujanez dhe një nënë daneze, të cilët ishin takuar në Shtetet e Bashkuara. Sulmuesi futbollin e nisi në Esbjerg përpara se të transferohej në Toulouse në moshën 21 vjeçare.

View this post on Instagram

Bring. It. On. @euro2020 💯🇩🇰

A post shared by Martin Braithwaite (@braithwaite_no1) on

3.Gruaja e tij është një gazetare

Gjatë kohës që ishte në Toulouse, Braithwaite u takua me gruan e tij, Anne-Laure Louis, e cila është gazetare franceze, por merret edhe me biznes. Ata u martuan verën e kaluar në Ibiza dhe flasin frëngjisht së bashku.

Braithwaite aktualisht është gjithashtu duke mësuar spanjisht.

4.Ai ka tre fëmijë

Braithwaite dhe Louis kanë tre djem nga lidhja e tyre. Dy të rinjtë aktualisht luajnë në akademinë e të rinjve Rayo Majadahonda ndërsa njëri nuk është aq e interesuar për futboll.

5.Kohët e fundit ai bleu një shtëpi në Madrid

Ai ka blerë kohëve të fundit një shtëpi në Madrid. Braithwaite tani do ta përdor më pak. Ai tani po jeton në një hotel në Barcelonë.

6.I pëlqen të jetë i pari në stërvitje dhe i fundit që largohet

Braithwaite është gjithmonë i pari që mbërrin dhe i fundit që lë stërvitjen, sa ishte te Leganes. Ai është shumë i përkushtuar në përgatitjen e tij dhe ka palestër në shtëpi.

View this post on Instagram

Mon frère 🤙🏾

A post shared by Martin Braithwaite (@braithwaite_no1) on

7.Ai ka një program personal dhe fizioterapeut

Fizio-terapeuti nuk është gjithmonë me të, por vjen nga Mynihu me kërkesë të veçantë.
Braithwaite është një profesionist i madhe dhe kujdeset mirë për veten edhe për ushqimin.

8. Njeri familjar

Nuk mund ta shihni Braithwaiten në restorante ose në ahengje shumë shpesh. Ai e kalon shumë kohën e tij në shtëpi dhe nuk del shumë me familjen e tij. Ai është një person miqësor dhe shkon mirë me të gjithë në dhomën e zhveshjes. Në shtëpi, ai shikon shumë futboll.

9. Kontrata me Nike

Braithwaite sponsorizohet nga Nike. Ai merr këpucët sportive dhe pajisjet e tjera nga kjo kompani.

View this post on Instagram

Dreams do really come true 🙏🏾

A post shared by Martin Braithwaite (@braithwaite_no1) on

10. Shkoi në stërvitje në një SUV

Pasi e la makinën e tij në Madrid, ishte interesante të shihte Braithwaite të mbërrinte për të stërvitur në një makinë që nuk përputhet me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës. /Telegrafi/

The post Dhjetë fakte interesante për Martin Braithwaite, blerja e fundit e Barcelonës që u bashkua me ekipin në ndeshje me Napolin edhe pse nuk ka të drejtë të luajë appeared first on Telegrafi.

Salah më i dalluari: Liverpool 3-2 West Ham, notat e lojtarëve

Posted: 24 Feb 2020 02:05 PM PST

Liverpooli ka fituar 3-2 kundër West Ham Unitedit në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Golat për The Reds i shënuan Georginjo Wijnaldum, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, derisa për 'Çekanët' shënuan Issa Diop e Pablo Fornals.

Liverpooli ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.29, ndërsa West Hami u vlerësua me 6.75.

Liverpool vs West Ham (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte sulmuesi egjiptian që u notua me 8.5.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte Lukasz Fabianski, që u vlerësua me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Wets Hamit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Salah më i dalluari: Liverpool 3-2 West Ham, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Mbyllet ndeshja dramatike në Anfield: Liverpooli merr fitore të mundimshme ndaj West Hamit

Posted: 24 Feb 2020 01:53 PM PST

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore mjaftë të vështirë në Anfield Road ndaj West Ham United në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier me rezultat 3-2.

The Reds kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë me anë të Georgino Wijnaldum që u asistuam në mënyrë perfektë nga Trent Alexander-Arnold.

Por, 'Çekanët i barazuan shifrat pak minuta me vonë me anë të Issa Diop (12), që u shërbye nga Robert Snodgrass.

Liverpool vs West Ham (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe treg gola të tjerë.

West Hami e përmbysi rezultatin në minutën e 54-të me golin e shënua nga Pablo Fornals me një asistim të Declan Rice.

Mirëpo, The Reds nuk u dorëzuan deri në fund dhe arritën t'i barazonin shifrat me golin e Mohamed Salah (68'), që u gjet mjaftë mirë nga Andy Robertson.

Liverpool vs West Ham (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Kur u mendua se skuadra e Jurgen Klopp po merrte një barazim, Sadio Mane në minutën e 82-të e riktheu epërsinë për skuadrën e tij, derisa Alexander-Arnold ishte sërish në rolin e asistuesit.

Liverpooli vazhdon i pamposhtur edhe pas javës së 27-të në Ligën Premier me 79 pikë si lider, ndërsa në xhiron e 28-të do të takohen me Watfordin. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_EUROPE/status/1232057416067366913

The post Mbyllet ndeshja dramatike në Anfield: Liverpooli merr fitore të mundimshme ndaj West Hamit appeared first on Telegrafi.

Real Madrid mund të heqë dorë nga transferimi i Mbappe dhe të kthejë vëmendjen te Haaland

Posted: 24 Feb 2020 01:21 PM PST

Real Madridi mund të heqë dorë nga transferimi për Kylian Mbappe që do të ishte një rekord botëror për të nënshkruar në vend të tij me Erling Haaland.

Los Blancos janë dy pikë mbrapa Barcelonës në garë për titullin në La Liga.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund të joshet që të kthehet kah makina e golave të Borussia Dortmund, Haaland këtë verë.

Real Madrid ka ndjekur yllin 21-vjeçar të Paris Saint-Germain, Mbappe që nga vera e kaluar, me francezin që shihet prej kohësh si e ardhmja e gjigantëve spanjollë.

Forma e mirë e Haaland në Gjermani, ka bërë që drejtuesit e klubit madrilen ta konsiderojnë seriozisht një lëvizje për yllin norvegjez.

Haaland, 19 vjeç, u bashkua me Dortmundin nga Red Bull Salzburg në janar.

Që nga atëherë, ai ka shënuar 12 herë në vetëm tetë ndeshje – pasi 24 golave të shënuar në Austri.

Dortmund harxhoi vetëm 20 milionë euro për Haaland.

Mbappe vlerësohet afër 300 milionë eurove, ndërsa norvegjezi do të kushtonte 100 milionë euro.

Mbappe aktualisht është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, ndërsa Haaland është nën kontratë deri në vitin 2024. /Telegrafi/

The post Real Madrid mund të heqë dorë nga transferimi i Mbappe dhe të kthejë vëmendjen te Haaland appeared first on Telegrafi.

Setien: Ndeshjet me Romën dhe Liverpoolin ende në mendjen e lojtarëve të Barcelonës

Posted: 24 Feb 2020 12:47 PM PST

Quique Setien e ka pranuar që lojtarët e tij te Barcelona do ta kenë të vështirë t'i harrojnë humbjet e mëparshme në Ligën e Kampionëve.

Klubi katalanas është larguar në dy vitet e fundit nga Roma dhe Liverpooli në këtë pas avantazheve të mëdha në ndeshjen e parë.

“Realiteti është që kemi folur shumë pak për [Romën dhe Liverpoolin], megjithëse jam i sigurt se ata e kanë në mendjet e tyre”.

Barcelona. (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Ndeshja ndaj Napolit do të jetë ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve për trajnerin Setien.

“Nuk ka dyshim se është ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve dhe është një motivim”.

Quique Setien. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Është emocionuese për mua të filloj këtë udhëtim në një stadium si ky, i cili është plot pasion dhe histori".

“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje pasionante. Nuk ka vend më të mirë për të filluar”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Setien: Ndeshjet me Romën dhe Liverpoolin ende në mendjen e lojtarëve të Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ndeshja kthyese mes Interit dhe Ludogortesit në Ligën e Evropës do të luhet me ‘dyer të mbyllura’

Posted: 24 Feb 2020 12:03 PM PST

Ishte raportuar në media dhe tani është zyrtare. Ndeshja kthyese në mes të Interit dhe Ludogretsit në kuadër të Ligës së Evropës do të luhet a tifozë.

Tashmë janë konfirmuar shtatë viktimat e para nga coronvirusi në Itali, ndërsa qindra persona janë të prekur.

Nerazzurët e fituan përballljen e parë 2-0 ndaj Ludogortes, ndërsa tani e duan kalimin në 1/16 e finales së garës së dytë më të madhe në Evropë për klube.

Skuadra bullgare ka konfirmuar se UEFA ka marrë vendim që ndeshja që zhvillohet të premten e kësaj jave, të zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i rrezikut nga coronavirusi.

Ludogorets kërkon informata shtesë nga Interi nëse ndeshja do të shtyhet shkaku i coronavirusit Ludogorets kërkon informata shtesë nga Interi nëse ndeshja do të shtyhet shkaku i coronavirusit

"UEFAka njoftuar zyrtarisht se ndeshja ndaj Interit në Ligën e Evropës në raundin e 32-të do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në këtë mëngjes, klubi nga Milano ka dërguar një letë te Ludogorets duke njoftuar se autoritetet kanë dhënë leje që përballje të zhvillohet pa tifozë", thuhet në njoftim.

Në Itali nuk duan të rrezikojnë që virusi të përhapet më shumë dhe të rrezikohen edhe lojtarët, andaj do të zhvillojnë ndeshjen pa tifozë. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ndeshja kthyese mes Interit dhe Ludogortesit në Ligën e Evropës do të luhet me 'dyer të mbyllura' appeared first on Telegrafi.

Top shënuesit e Superligës: Baftiu nuk është më i vetëm në krye, Manaj e barazon

Posted: 24 Feb 2020 11:42 AM PST

Superliga e ka mbyllur javën e 19-të me ndeshje të forta, por që në fund fitore shënuan klubet favorite.

Edhe sulmuesit kanë qenë formë, pasi janë realizuar 20 gola.

Kjo ka bërë që të ketë edhe ndryshime në renditje e përgjithshme të top-shënuesve.

Blend Baftiu mbetet në krye, por ende nuk ia ka bërë sefte në këtë pranverë dhe ka 10 gola.

Aq gola ka edhe Arb Manaj që është barazuar me Baftiun, pas dy golave ndaj Dukagjinit.

Betim Haxhimusa i Dritës dhe Gerhard Progni janë në pozitat tre dhe katër me nga tetë gola.

Tomislav Busic, Ahmed Januzi, Shend Kelmendi, Jean Carioca, Fiton Hajdari dhe Arbër Hoxha janë ata që e mbyllin renditjen e Top 10.

Top 10 shënuesit më të mirë në Superligë

/Telegrafi/

The post Top shënuesit e Superligës: Baftiu nuk është më i vetëm në krye, Manaj e barazon appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more