Skip to main content

“Përfundon takimi me Kurtin, Grenell kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Përfundon takimi me Kurtin, Grenell kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë” plus 9 more - Gazeta Dita


Përfundon takimi me Kurtin, Grenell kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë

Posted: 23 Jan 2020 03:14 AM PST

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi pas takimit me të parin e LV-së, Albin Kurtin ka deklaruar se nuk do që të përfshihet në përplasjen për krijimin e qeverisë së re në vend, teksa ka përsëritur thirrjen për heqje të taksës prej 100 për qind.

Grenell ka deklaruar se i inkurajon liderët në vend që të veprojnë sipas ligjit, duke mos komentuar zhvillimet në bisedimet për koalicion.

"Ishte kënaqësi të shoh përsëri z.Kurti, formimi i qeverisë së re nuk është problemi im dhe nuk jam i interesuar që të përfshihem aspak. Dua të them dy gjëra, i thash z.Kurtit se ne jemi duke shikuar se çka po ndodhë ju inkurajojmë që të ndiqni ligjin sikur se të gjithë", thotë ai.

Grenell ka shtuar se është në Kosovë që të ndikojnë në ndihmë për ekonominë e vendit.

"Dua të sqaroj se shtytja ekonomike që unë jam duke dashur që të bëjë është më e rëndësishmja, formimi i vendeve të reja të punës, njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë", shton ai.

Ambasadori amerikan në Berlin ka shtuar se do të kërkojë nga politikanët tjerë në vend në takimet që do të mbajë sot gjatë ditës që të hiqet tarifa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë ndërkaq nga Beogradi, ku do të qëndrojë nesër gjatë ditës që të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve.

"Jam duke u munduar që të injorojë përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z.Kurti dhe do të kërkojë edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njejtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet.

Unë do ta përcjellë të njëjtin mesazh edhe në Beograd. Ky është mesazhi që e mbaj këtu sot edhe në Serbi", shtoi Grenell.

o.j/dita

Sinopse për pushtimin fashist të Shqipërisë

Posted: 23 Jan 2020 03:09 AM PST

Moikom Zeqo

Tri skena, 6 Prill 1939

Mbi 100 avionë luftarakë "Caprioni", të çuar nga aeroportet e Barit dhe të Puljes, fluturuan që pa gdhirë në qiellin shqiptar. Qielli ishte ai që po e merrte goditjen i pari. Parathënia e pushtimit. Këta avionë ishin kufijtë lëvizës të perandorisë. Këta kufij kërkonin të drejtat e vjetra, ato të Romës së antikitetit, po këto të drejta ishin të drejtat e agresionit.

Avionët u vërtitën mbi qytetin e Durrësit, armata djajsh fluturues, me fishkëllima vdekjeje. Banorët u përgatitën për bombardimin dhe u futën në bodrumet e shtëpive, por bombardimi vonoi. Atëherë banorët dolën në rrugë dhe, duke vënë duart mbi ballë, i shikonin avionët që çanin qiellin. Kthetrat e hapura të vdekjes nga ajri sikur ngurronin të mbylleshin. Avionët u zhdukën drejt Tiranës, në brendësi të brigjeve. Mbas disa minutave u shfaqën tërthorazi në horizontet e pambrojtura. Por poshtë toka ruante sigurinë e saj. Vetëm atë s'mund ta gënjeje dot.

U dëgjuan disa krisma të vetmuara armësh. Disa nga qytetarët, ata më të paduruarit, kishin qëlluar avionët me pushkë. Pastaj në qytet pllakosi prapë heshtja. Qyteti i ngjante asaj qenies që mblidhte gjymtyrët në çastin final për të pasur forcat të paprekura.

Në det frynte juga; kaltërsia e tij qe pa kontraste; në det sundonte paqja. Mbi det s'dukej asgjë, deti ruante ende neutralitetin e tij. S'qe bërë ende pjesëmarrës në ngjarje. Me qiellin puna qëndronte ndryshe,
Qyteti u zgjua me sy të skuqur nga pagjumësia, nervoz dhe u zhurmshëm.

Njerëzit, që në përgjithësi s'çanin kokën të lexonin gazetat ose të informoheshin, kishin bërë një kthesë të menjëhershme: interesoheshin me ngulm për çdo gjë. Lajme nga më të çuditshmet përhapeshin nga njëri banor te tjetri.

Dy djem të rinj, në orën 9.15' dogjën në sheshin e qytetit gazetat e porsablera. Edhe qytetarë të tjerë bënë të njëjtën gjë. Në shesh dukeshin flakë të vogla, të lëvizshme në duart nervoze të njerëzve.
Në faqen e parë të gazetave qenë shtypur këto fjalë:

"Disa gazeta të huaja dhe persona të pandërgjegjshëm kanë përhapur këto kohët e fundit lajme tendencioze rreth Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me Italianë.

S'ka dyshim që qëllimi i këtyre lajmeve është që t'i paraqesë në mënyrë të shtrembër marrëdhëniet që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Italisë".

Prefekti i Durrësit e shikonte këtë skenë flakësh në sheshin e qendrës që nga zyra e tij në katin e dytë të ndërtesës së Bashkisë.

"Më në fund, mendoi ai, ato po fillojnë të kuptojmë. Kjo është më e tmerrshme se çdo gjë. Dhe për më tepër po bëhej e qartë se ç'po ndodhte. Ato s'do t'ua falnin kurrë, do të hakmerreshin për faktin që më kishin mbajtur të fshehtë të vërtetën".

Prefekti rrudhi buzët me përbuzje. "Ata… fundërrinat."
Në murin e zyrës, sipër tavolinës së tij, portreti i Lartmadhërisë.
Prefekti e pa portretin e lodhur dhe i shastisur si një fantazmë.

"Mbaroi", mendoi me plogështi Korniza dekorative e artë do të mbetej, kurse portreti do të zëvendësohej. Historia është Korniza,- portretet vetëm ndryshojnë, kjo është loja e imazheve, si letrat e pokerit, ose e të gjallëve që vetëm vdesin, zhduken, në një katërkëndësh gjeometrik të amshimit.

U mundua të rikujtonte çastet më të bukura të mbretërisë shqiptare. Por, për ç'arsye, atij i dilte në sytë e mendjes një banket i madh, ku midis të ftuarve ishte edhe ai dhe mbllaçiste, mbllaçiste pa pushim.
Ky banket i dilte vazhdimisht në ëndrra gjatë viteve, i kishte pushtuar kujtesën.

Prefektit nuk i kujtohej se cili banket ishte ky dhe ku ishte shtruar konkretisht dhe nga kush. ai kishte qenë në qindra bankete, por banketi i ëndrrave ishte anonim dhe prefekti mundohej më kot ta identifikonte.
"Ç'duhet bërë?", tha me vete. Po ai e dinte se ç'duhet të bënte.
"Duhet të jem i ftuar sërish në banket. Përfundimisht".

Banketi fantazmor iu shfaq para vetes, tashmë konkret, material. Mbi të spikaste një pjatancë e madhe, mbi të trupi i Mbretit shqiptar i pjekur. Prefekti ndjeu një uri të papërballueshme

2.

250 metra larg Bashkisë spikaste arkitektura e kishës të Durrësit.
Prifti rrinte në këmbë përpara altarit të zbukuruar me ar.

Brenda në kishë sundonte një qetësi e lemerishme. Krishti, i kryqëzuar në kryqin e madh, sipër mbi altar, e shikonte dinakërisht me sy gjysmë të mbyllur.

"Do të vijnë" tha me vete prifti.
Fytyra e tij elegante, me mjekër të rruar, e tregonte shumë më të ri në moshë. "Po në cilën ditë?" e pyeti veten.
Ardhja e tyre pikërisht në prag të pashkëve të mëdha ishte më se kuptimplote dhe simbolike.

Prifti kishte shpërndarë me anë të shërbyesve të kishës në qytet fletushka me orarin dhe programin e pashkëve të mëdha.

Ceremonia fetare duhej të ishte sa më madhështore, ai i kishte marrë të gjitha masat.
Me flamuj kishtarë të qëndisur me ar, me ikona dhe qirinj të trashë e të ndezur në duar dhe me skulpturën e gozhduar të Krishtit mbi kryq, të cilën do ta mbante vetë, procesioni fetar do të përshkonte rrugët e qytetit të vogël duke kënduar latinisht "Missere" dhe "De profundis". Ceremonia mbaronte të premten e madhe, më 7 prill, ku në kishë do të bëhej vajtimi tradicional mbi vdekjen e Krishtit dhe lutjet për ringjalljen e tij.
Psalmin e Vajtimit do ta këndonte vetë duke tundur temjanicën solemnisht.
Kurse ata do të vinin, ata ushtarët e Krishtit, do të merrnin naforë e do të pinin verë duke thirrur "Urra, urra, Shqipëria vdiq. Krishti u ngjall".

Tymi i temjanit do të dilte nga gryka e topave.

Prifti i shqetesuar zuri kokën me duar.
U mundua të përqendrohej duke iu shmangur shikimit atje sipër mbi altar.

Jo rezistencë. Ajo duhet eliminuar, mendoi prifti. Lule, jo armë. Qyteti s'duhej të rezistonte.
Para një viti tek ai kishte bujtur delegati apostolik i Vatikanit, i dërguari i plotfuqishëm i Papës në Shqipëri, që qe transferuar në Spanjë.

Vatikani e dërgonte në Gadishullin Iberik ku inkuizicioni kishte zanafillën dhe traditë të pamohueshme.

Delegati apostolik kishte bërë meshën e madhe të fitores frankiste, mes një ceremonie të paparë. Qe një triumf , mbi kufomat, u hodh ujë i pagëzuar si dhe natyrisht shumë shampanjë për "heronjtë" "shëngjergjët" fashistë.

Prifti krahasonte Shqipërinë me Spanjën.
Fitorja fashiste mbi Spanjën përgatiste kushtet e fitores mbi Shqipërinë.
Gadishullin Iberik dhe atë Ballkanik e bashkonte me këmbëngulje autodafeja me flakadanë të ndezur, të gjeneralëve dhe kardinalëve.

Prifti mendoi për lulet.
Në Shqipëri rriten shumë lule, një florë e pashembullt.
"Po për ata që do të vijnë do të ketë lule?" pyeti veten si i kapur në grackë kleriku i gjunjëzuar.
Organoja e kishës do të gjëmonte, po në vend të tasteve do të shkeleshin këmbëzat e armëve.
Po në fund të fundit vetëm kështu mund të kishërohej ky vend i mbetur gjysmë pagan që në kohërat që s'mbahen mend, që dhe as gjysmën tjetër se kishte pasur fetare deri në fund asnjëherë.
Prifti e ngriti kokën në drejtim të kryqit mbi altar. Dhe për të njëqindtën herë gjatë këtij mëngjesi sytë gjysmë të mbyllur të Martirit të kishës i nënqeshnin me dinakëri.

3

Vonë, në mbrëmjen e 6 prillit 1939, Qazim N. një biçim gazetari, që kishte bërë studimet në Itali, agjent i rekrutuar prej OVRA-s (policia e fshehtë italiane qëndronte i ulur në tavolinë, në dhomën e tij, përpara makinës së shkrimit.
Anash makinës binte në sy një tufë letrash të daktilografuara.
Një fije letër kishte mbetur në makinë e padaktilografuar e tëra.
Kjo ishte fleta e fundit e përkthimit të tij në shqip nga italishtja e librit "Doktrina fashiste" e Musolinit.
"Përfundoi më në fund", mendoi.

Ai u pushtua nga një ndjenjë e përafërt me krenarinë.
Më në fund po vinte dhe çasti kur ai do ta botonte. E shumta edhe katër-pesë ditë dhe me librin e përkthyer në sqetull ai do të shkonte në shtypshkronjën shtetërore. Kishte ditur të qëllonte në shenjë, ishte i kënaqur nga zgjuarsia, dituria dhe këmbëngulja e vet.

Ai do ta tundte librin përpara të gjithëve, mbi sytë e të habiturve, të ziliqarëve, ai do të tallej me ata sy, ku do të lexonte shprehjen, "Ah, që s'na vajti mendja edhe neve, edhe ne dinim italisht, si s'na vajti mendja!". Triumfator, do të merrte poza, do të mbante fjalime, recensione, do të shkruante artikuj.
Qytetërimi fashist është e ardhmja e botës, është i vetmi qytetërim i denjë. Raca romane do të dominonte gjithçka.
Ajo do të vinte sërish në Shqipëri për ta qytetëruar këtë popull, që s'kishte nxjerrë deri më sot njerëz të tillë të mëdhenj, si p.sh. një Musolin.

Roma kishte qenë me shekuj kryeqyteti i krishterimit, qytet botëror.

Por libri që ai kishte përkthyer, më i rëndësishëm se gjithë enciklikat dhe bulat e papëve, ungjilli i ri i botës dhe i ndryshimeve, konstruktonte dhe përgatiste një fe të re. Musolini ishte Krishti, Mesia i profetizuar në librat e vjetra dhe ëndrrat e sibilave, fatthënave të shekujve. Ai më në fund qe dukur në botë.Mesianizmi politik i revolucionit fashist.

Qazim N. pa fytyrën e zbehtë në një pasqyrë si në një botë onirike dhe përrallore.
Ndjen një identifikim të ri, më saktë një rimishërim tashmë me tiparet e idhullit të tij.

Ai ishte vetë Musolini, një kips i gjallë, veprues, ndëshkues.

Ai psherëtiu i lumtur.

U mundua të përfytyronte miqtë e tij, parinë groteske të Durrësit. Dhe ata qenë përgatitur për këtë ditë të shumëpritur.

Ata shkonin mbrëmjeve në konsullatën italiane plot gjeste të përulura, delikatesë të madhe, gjithmonë pohues, të gëzuar se u paraprinin ngjarjeve teatrale dhe servile, që bënin llogari për postet e ardhshme. baron Aloizi konsulli italian merrte prej tyre çdo lloj informate dhe ata tregonin, tregonin, tregonin; kështu i shërbenin atdheut të tyre të shumëvuajtur dhe të vogël, fati i të cilit qe përcaktuar shkëlqyeshëm më në fund nga bregu i përtejmë.

"Por vetëm kaq mund të bëjnë ata, s'janë të zot të bëjnë më shumë, – mendoi me përbuzje Qazimi. Duke u ngritur në këmbë pranë dritares. – Ata ishin të paaftë për revolucionet e mëdha shpirtërore; të pushtuar nga prakticizmi tregtar ata s'donin t'ia dinin për të arrirë filozofinë, shpirtin e qytetërimit fashist.

Për ta fashizmi identifikohej me mallin dhe postet. Në qoftë se këto do t'ua siguronin ta zëmë edhe indianët, ata do t'u bindeshin".

Kurse ai ishte ndryshe. jo më kot Xhiovani Xhiro e kishte mbajtur pranë vetes, jo më kot kishte qenë Xhiovani, miku personal i Jakomonit, që e kishte përkrahur kurdoherë, e kishte futur edhe në OVRA.
Libri i përkthyer rrinte në tryezë.

Në faqen e parë titulli "Duhet patjetër një kushtim – i vetëtiu në mendje. – Patjetër. Kjo do të bënte përshtypje të mirë".

U përkul mbi letrën e bardhë dhe shkroi gati me mallëngjim: "Për lavdinë e Musolinit, mësuesit tim të madh, ushtarit dhe filozofit të shekullit, rilindësit të popujve dhe forcës së botës". Fraza doli pak e gjatë po në të ishte thënë gjithçka.

Ndërkohë ndërsa Durrësi jetonte mesnatën, disa qindra kilometra në drejtim të detit, përtej, 100.000 ushtarë përgatiteshin, inkuadroheshin, u shpërndahej material luftarak në portet e Barit, Brindisit, Tarantos.
Vdekja po organizonte maskën e saj brutale, të pamëshirshme.

Durrës, 1974-1975 (Nga libri "MUJO ULQINAKU" i Moikom Zeqos , botuar ne 1976 )

Negociatat Kurti-Mustafa, kreu i LVV në Tiranë zbardh detaje pse nuk po formohet koalicioni

Posted: 23 Jan 2020 03:00 AM PST

Ndërkohë që VV po negocion me LDK-në e Isa Mustafës për të arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re në Kosovë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për Tiranën, Boiken Abazi thekson se sipas kushtetutes, Kryepalamentari i takon VV.

Sipas tij, ky post iu ofrua LDK-së, por ajo e refuzoi.

Abazi, nenvizon në një shënim në faqen e tij ne FB, se LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër, duke pritur ende LDK-në.

Mesazhi i Boiken Abazit:

  1. Me kushtetutë kryeparlamentari i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE!
  2. Kryeparlamentari iu ofrua LDK-së nga LVV, dhe LDK e refuzoi para 26 dhjetorit.
  3. LVV e propozoi kryeparlamentarin pasi LDK deklaroi publikisht, 3 orë para seancës së 26 dhjetorit, se do ia votonte propozimin në Kuvend.
  4. LVV propozoi dhe votoi në seancë Glauk Konjufcën, i cili u votua edhe nga LDK dhe deputetë të tjerë, duke marrë 75 vota Pro, 27 Kundër dhe 6 Abstenime.
  5. LVV i dha publikisht emrat e 5 ministrave të qeverisë dhe e zëvendëskryeministrit që i takonin sipas marrëveshjes bujare, duke i lënë LDK-së gjysmën e qeverisë.
  6. LDK nuk dha asnjë emër, as për ministra e as për Presidentin që po e kërkon me ngulm, por po kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës – edhe pse e votuan vetë dhe ai nuk ka bërë asnjë gabim, e u zgjodh në mënyrë legjitime e ligjore.
  7. LVV i dha mundësinë LDK-së të zgjedh një ministri më shumë në vend të kryeparlamentarit. LDK u zotua ta çonte për votim në Këshillin e saj të Përgjithshëm këtë propozim të LVV, por nuk e bëri.
  8. LVV po e thërret LDK-në të ulet sërish në tryezën e bisedimeve, por LDK po refuzon.
  9. LVV ka bërë transparencë të plotë për publikun e gjerë.
  10. LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër edhe pse mund ta kishte bërë prej fillimit, duke pritur ende LDK-në. Ndërkohë që zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur publikisht për mundësinë e koalicionit me parti të tjera.

*** Dikush mund të jetë mërzitur që nuk po formohet ende koalicioni LVV-LDK, por rilexoni edhe një herë 10 pikat më lart për të parë pse nuk po formohet.

j.l./ dita

100 vjetori i Tiranës, Veliaj: Do të kemi Teatrin më të bukur në Evropën Juglindore, do të jetë një sukses

Posted: 23 Jan 2020 02:48 AM PST

Krahas një godine të re për Bashkinë, Tirana në këtë 100-vjetor do të hedhë edhe themelet e një Teatri të Ri modern.

Nga Bulevardi i Ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë puna edhe për ndërtimin e një godine të re të teatrit, duke krijuar kushte komode për të gjithë artdashësit.

"Jam shumë i vendosur të vazhdojmë me Teatrin e Ri. Për të gjithë ata që thonë kur do prishet, kjo nuk është sipas qejfit, por sapo të kenë mbaruar të gjitha procedurat, sapo të shkojë në Parlament kontrata e re, të jepet leja për Teatrin e ri dhe ne do të kemi teatrin më të bukur në të gjithë Europën Juglindore. Tirana e meriton që në 100 vitet te ardhshme të mos shkojë në teatër me batanije dhe qytetaret të rrethohen nga mbetjet e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste", tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se gjithçka do të jetë e hapur dhe transparente, kurse nisja e punimeve për Teatrin e ri do të lajmërohet publikisht.

"Për të gjithë ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni , po nuk do ju’a bëjmë pa ditur, do ju lajmërojmë ditën që do të fillojë ndërtimi i Teatrit të ri. Në finale të gjithë do të mundohemi që të harrojmë kush ishte kundër, siç po harrojmë kush ishte kundër sheshit "Skënderbej, Pazarit të Ri, Lodrave te Liqeni, këtij Bulevardi dhe shumë prej investimeve të tjera sepse besoj kur ndodh gjëra e bukur të gjithë duan të jenë bashkëautorë. Suksesi ka shumë prindër, dështimi ngelet zakonisht jetim se të gjithë e pasojnë. Teatri do të jetë një sukses. Sukses i këtij 100 vjetori, ku do të fillojmë teatrin e ri, bashkinë e re dhe shumë prej projekteve që i kemi pranë zemrës", theksoi Veliaj.

j.l./ dita

SPAK nis hetimet për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës

Posted: 23 Jan 2020 02:44 AM PST

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pak orë pas publikimit të nje videoje ku pretendohet se ai eshte duke konsumuar kokainë.

Vetë Alla dje këtë akuzë e quajti montazh: "Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast".

Ndërkohë sipas Kodit Penal në rast kryerje të një veprimi të tillë parashikohet dënimi me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

"Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet", citohet në nenin përkatës.

o.j/dita

Procedurat, si bëhet aplikimi online për lidhjen e pensionit

Posted: 23 Jan 2020 02:38 AM PST

Çdo qytetar ka të drejtë të aplikojë paraprakisht kur plotëson kushtet e përfitimit të pensionit, që kanë të bëjnë me moshën dhe vjetërsinë kontributive të përcaktuar. Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e diktuar nga ligji. Tashmë procedurat e dorëzimit të kërkesës paraprake do mund të bëhen edhe online, krahas aplikimit në zyrat e agjencive lokale të sigurimeve shoqërore.

Nëpërmjet shërbimit që mund të bëhet online në portalin "e-albania", ju keni mundësinë për të aplikuar online paraprakisht për përfitimin e pensionit pleqërie. Me kalimin e këtij shërbimi online është bërë e mundur edhe lehtësimi i procedurave, pasi tashmë qytetarët do të kenë një numër më të ulët dokumentesh që duhet të përfshijnë në dosje për lidhjen e pensionit. Pasi të keni përfunduar me plotësimin online të kërkesës dhe formularit përkatës, ju duhet të paraqiteni në zyrat e agjencive lokale ku keni vendbanimin për të dorëzuar dokumentet e duhura, si dhe për të konfirmuar përfundimin e procedurave për lidhjen e pensionit

Kërkesa paraprake për pensionin

Autoritetet e sigurimeve shoqërore sqarojnë se plotësimi i kërkesës paraprake nuk është i detyrueshëm dhe nuk ju shmang nga plotësimi i kërkesës për përfitimi pensioni pleqërie, por rekomandohet të plotësohet në mënyrë që aplikuesi të mos rrezikojë zgjatjen në kohë të marrjes së pensionit në momentin që i lind e drejta. Koha nga dorëzimi i kërkesës deri në momentin e lindjes të së drejtës, është e nevojshme që specialistët e sigurimeve shoqërore të mund të verifikojnë në kohë dokumentacionin e dorëzuar. Kështu, çdo personi i interesuar duke nisur nga 1 deri në 12 muaj para se t'i lindë e drejta për përfitim mund të paraqesë kërkesën paraprake.

Si kryhen procedurat e aplikimit online

Për të kryer procedurat e aplikimit në sistemin online ju duhet të dispononi këtë dokumentacion të nevojshëm: dokument identifikimi që mund të jetë Kartë Identiteti ose Pasaportë biometrike  që është i nevojshëm për t’u loguar në portal). Gjithashtu duhet të keni edhe fotokopje të kartës së identitetit ose certifikatë lindjeje personale, certifikatë familjare,  certifikatë martese (për mbiemrin para martese për kërkueset femra), fotokopje e librezës së punës, si dhe diplomën e shkollës së lartë ( që duhet vetëm për aplikueset femra). Sa i takon procedurave që duhet të ndiqni, fillimisht ju duhet të identifikohuni si qytetar në portalin "e-Albania". Më pas zgjidhni shërbimin “Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie”, klikoni në butonin “Përdor” ku do të vijoni me procedurat e plotësimit të formularit përkatës, si dhe të dërgoni aplikimin pasi të keni përfunduar me hedhjen e të dhënave të kërkuara.

Tre pjesët e formularit online

Formulari është i ndarë në tre pjesë. Fillimisht ju duhet të zgjidhni drejtorinë dhe agjencinë lokale ku do aplikoni. Numri dhe data e regjistrimit plotësohen automatikisht nga sistemi.  Pjesa e parë ruan të dhënat e gjeneraliteteve tuaja. Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja. Më tej, duke klikuar butonin “Merr detaje nga regjistri”, automatikisht plotësohen edhe fushat e tjera me të dhënat tuaja nga gjendja civile. Fushat që ngelen bosh jeni të detyruar t’i plotësoni manualisht. Në pjesën e dytë, duhet të zgjidhni arsyet dhe llojin e përfitimit.  Duhet të dini që ky shërbim elektronik është i vlefshëm vetëm për pensionin e pleqërisë. Ndërsa në pjesën e tretë duhet të deklaroni periudhën tuaj të sigurimit dhe zgjidhni dokumentet që keni për të dorëzuar. Ju mund ta ruani formën e plotësuar si projekt për të vazhduar në një moment tjetër, ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pasi të keni përdorur këtë shërbim elektronik, ju duhet të paraqiteni në zyrat e agjencive lokale për të dorëzuar dokumentet. Në çdo rast shërbimi ofrohet pa pagesë.

Sigurimi i dokumenteve

Sikundër e theksuam edhe më lart, qytetarët që aplikojnë për të dalë në pension nuk do të sorollaten më nëpër institucione për sigurimin e një sërë dokumenteve që duhen për të plotësuar dosjen e pensionit. Tashmë pjesa dërrmuese e këtyre dokumenteve do të sigurohen nga vetë institucionet. Konkretisht në dosjen e pensionit duhet të përfshihet:Fotokopje e nënshkruar e letërnjoftimit elektronik  që sigurohet nga vetë institucioni, Certifikatë familjare,  që sigurohet nga vetë institucioni, Librezë pune që sigurohet nga qendra e punës, Vërtetim page sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punë që merret pranë qendrës së punës,  mandatpagesat për derdhjen e kontributeve sigurohet nga banka, Librezë kontributesh që sigurohet nga Qendra e punës, Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë) merret nga Zyrat e Punës, Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) që sigurohet nga vetë institucioni. Po ashtu të tjera dokumente që duhet të shoqërojnë dosjen janë: vërtetim për pagesën kalimtare (si ushtarak) jepet nga qendra e punës, vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat merret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vërtetim në rastet e ndryshimit të gjeneraliteteve kalohet nga Zyra e Gjendjes Civile, vërtetim i vjetërsisë në pune në kooperative bujqësore për ish-anëtarët e saj para vitit 1992 që sigurohet nga vetë institucioni, vërtetim për vjetërsinë në pune dhe llojin e saj para vitit 1994  që sigurohet nga vetë institucioni, Vërtetim si i vetëpunësuar në bujqësi që sigurohet nga vetë institucioni, deklaratë për vitet e punës që plotësohet nga aplikanti, diploma e shkollës së lartë merret nga institucionet arsimore, Certifikatë martese që sigurohet nga vetë institucioni, Vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak ( vetëm për burrat) jepet nga Dega e Mobilizimit Ushtarak, Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij  që merret nga Ministria e Drejtësisë, si dhe vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë Gjykata e shkallës së parë.

Masa e pensionit të pleqërisë:

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1për qind  për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Sipas kushteve të përcaktuara në ligj, nënat që kanë lindur 6 ose më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi.

Hapat që duhet të ndiqni

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania (www.e-albania.al).
  • Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik".
  • Klikoni butonin “Përdor”.
  • Përzgjidhni llojin e pensionit për të cilën do të parashtroni kërkesën për përfitim.
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare si dhe përfitimeve të tjera të nevojshme.
  • Klikoni butonin "Dërgo" në fund të formularit.

 

Duke filluar nga 1 janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në vijim:

 

 

Kupa e Italisë/ Juventus kalon në gjysmëfinale

Posted: 23 Jan 2020 02:29 AM PST

Juventus i bashkohet Napolit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra torineze iu imponua në çerekfinale Romës të cilën e mundi në Allianz Stadium me rezultatin 3-1.

Zonjës së Vjetër i mjaftoi pjesa e parë për të mbyllur historitë e kualifikimit në këtë kompeticion teksa të 3 golat i shënoi në pjesën e parë të sfidës.

Cristiano Ronaldo ishte ai që zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer që po jeton në këtë sezon.

Nuk kaloi shumë dhe Betancour dyfishoi shifrat në rezultat për kampionët e Italisë, ndërkohë që Leonardo Bonucci i coi shifrat në 3-0. Roma u pa më aktive në pjesën e dytë të sfidës kur shkurtoi diferencën në 3-1 me autogolin e Buffon pas një gjuajtje Under.

Verdhekuqtë kërkuan më shumë pas këtij goli por nuk mundën dot t'ia dalin mbanë për të ndryshuar rrjedhën ngjarjeve të kësaj çerekfinaleje me Juventusin që kalon në gjysmëfinale. Ndërkaq dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë do të përcaktohen javën e ardhshme nga përballjet Milan-Torino dhe Inter-Fiorentina.

o.j/dita

Italia na mbështet, Rama takon Conten për Konferencën e Donatorëve

Posted: 23 Jan 2020 02:29 AM PST

Kryeministri Rama gjatë vizitës në Itali është pritur nga kryeministri italian Giuseppe Conte në Palazzo Chigi në Romë.

Vizita e Ramës është në kuadër të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti kur më pak se një muaj do të mbahet dhe Konferenca e Donatorëve të BE në Bruksel.

Rama thotë se Italia e mbështet Shqipërinë në funksion të Rindërtimit.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe Giuseppe Conte i cili ka thënë se është i interesuar mbi ecurinë e këtij procesi.

Më heret, Rama takoi edhe ministrin e Jashtëm, Di Maio.

Kryeministri u shpreh se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

Di Maio habitet nga shifra por shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE.

j.l./ dita

Ish-ministri Panariti: Abuzimi me shafranin, përdoren kimikate kancerogjene

Posted: 23 Jan 2020 02:10 AM PST

I ftuar në emisionin "Alert", në News24, eksperti dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka folur për kompanitë që mashtrojnë me ambalazhimin dhe etiketimin për shafranin.

Sipas Panaritit, shafrani shitet me një çmim rreth 100 leke në treg dhe përdoret rëndom, por që shafrani origjinal ka një vlerë deri në 6 mije lekë.

Në studio u testua shafrani, ku u hodh shafran në ujë të ngrohtë dhe dy prej mostrave rezultuan pozitive, me ngjyrues.

Panariti u shpreh se situata për shafranin është më serioze, pasi përdoren kimikate kancerogjene.

"Nuk është shafran, por pluhur tumerik, që nuk lejohet përdorimi i asnjë kimikati. Ndalohen ngjyruesit dhe kjo përbën një provë paralajmëruese, pasi mund të shkaktojë tek konsumatori pasoja të pakthyeshme. Ambalazhi dhe etiketa për shafranin nuk është aspak serioze"-u shpreh Panariti.

Në lidhje me abuzimet e prodhuesve për shafranin, Panariti tha se kjo është çështje jo vetëm e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), por edhe e Prokurorisë e cila duhet të nisë hetimin ndaj tyre. Ai theksoi se AKU duhet të ketë një plan monitorimi, kontrolli ndaj këtyre prodhuesve.

Në studio u testuan edhe bizelet. Në një letër të lagur hedhim bizele dhe shohim nëse ka ngjyrues apo jo. Panariti tha se kimikati i jep ngjyrë bizeles dhe e dallojmë pasi letra bëhet jeshile dhe se një testim të tillë mund ta zhvillojmë edhe me perimet e tjera. Ai u shpreh se ngjyruesit në bizele përbëjnë rrezik për konsumatorin. Ndërsa për rastin e sheqerit kafe, testi bëhet në ujë të ngrohtë dhe nëse nuk tretet përmban ngjyrues.


Ne foto: Moment nga eksperimenti ku shafrani fallco nuk tretet po qendron mbi uje

o.j/dita

Familja mbretërore, tashmë në një serial vizatimor

Posted: 23 Jan 2020 02:06 AM PST

"Family Guy" është një nga filmat vizatimor për të rritur më kontrovers dhe argëtues së dekadës së fundit.

Por ideatori i serisë së famshme, Gary Janetti, tashmë po i përkushtohet një serie tjetër, që premton polemika por edhe sukses, shkruan CNN.

Bëhet fjalë për "The Prince", që për protagonistë ka familjen mbretërore të Britanisë së Madhe.

"Princi" është sigurisht George, djaloshi biond dhe shumë simpatik që në të ardhmen do të jetë mbreti më i admiruar në botë.

Janetti ka vendosur të prezantojë një seri të mirëfilltë ku do të pasqyrohet jeta e familjes mbretërore e parë nga sytë një 6-vjeçari.

Dubluesit do të jenë po aq të famshëm, si për shembull princi Harry do të ketë zërin e Orlando Bloom.

"The Prince" pritet të dalë fillimisht në ekran në kanalin HBO Max në Shtetet e Bashkuara.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more