Skip to main content

Nisma emëron shefin e grupit parlamentar

Nisma emëron shefin e grupit parlamentar


Nisma emëron shefin e grupit parlamentar

Posted: 31 Jan 2020 02:26 AM PST

Deputeti Haxhi Shala është emëruar shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shala përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se sot në detyrën e re ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të kryesisë.

"Takimi i parë në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate. Gjatë kësaj mbledhje u caktua seanca plenare e datës 03.02.2020 për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës", ka shkruar Shala./GazetaExpress/

Aksident trafiku në Skenderaj

Posted: 31 Jan 2020 02:12 AM PST

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Skenderaj.

"Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/shqiptarë."

"Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njësi nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar", thuhet në njoftimin e policisë./Drenicapress

4 persona ikin nga policia në Skenderaj, arrestohen më pas

Posted: 31 Jan 2020 02:09 AM PST

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Skenderaj, pasi ata nuk zbatuan urdhërat e policisë rrugore.

"Njësiti policor derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave, një veturë me targa vendore nuk është ndalur pas sinjalizimit të zyrtarëve policorë për ndalje. Zyrtarët policorë të cilët ishin në ndjekje të veturës kanë arritur ta ndalojnë, në të cilën gjendeshin katër (4) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë", thuhet në raportin policor.

Sipas policisë gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe veturës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar./Drenicapress

Tërmet i fuqishëm në Rumani

Posted: 31 Jan 2020 01:58 AM PST

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Rumani në orën 02.26 të mëngjesit sipas orës lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 4 km nga Nereju dhe 153 km nga kryeqyteti, Bukureshti.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Raportohet se lëkundjet e forta të tokës u ndjenë edhe në Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë.

Akoma nuk ka një raportim të saktë mbi dëmet e shkaktuara dhe nuk dihet nëse ky tërmet ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi.

Tërmetet janë shtuar në numër në Gadishullin e Ballkanit dhe në shtetet rreth Detit të Zi. Kujtojmë që rreth para një jave Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm që mori jetën e 41 personave dhe la me qindra të plagosur.

Zyrtari i LV-së ‘zbulon’ emrat e personave që po bllokojnë arritjen e koalicionit

Posted: 31 Jan 2020 01:57 AM PST

Avni Zogiani, zyrtar i Vetëvendosjes, pretendon se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë disa persona të cilët po e bllokojnë arritjen e marrëveshjes me LV-në.

Sipas Zogianit, Agim Veliu, Skënder Hyseni, Lutfi Haziri e Driton Selmanaj janë zyrtarët e LDK-së të cilët sipas tij, po sulmojnë Vetëvendosjen dhe koalicionin, përcjell Periskopi.

Zogiani ka thënë se në LV nuk ka persona që e bllokojnë marrëveshjen.

Postimi i plotë i Zogianit në Facebook:

Agim Veliu, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Driton Selmanaj, jane vetem disa nga top zyrtaret e LDK-se qe vazhdimisht sulmojne Vetevendosjen, dmth sulmojne koalicionin, sulmojne ndryshimin ne qeverisje.

Nga ana e Vetevendosjes nuk eshte asnje top-zyrtar qe ben kte, perkundrazi, te gjithe jane fort te kujdesshem ne paraqitjet e tyre publike. Sepse Vetevendosje do ndryshim!.

Thaçi mirëpret lëvizjen e Kurtit: Thirrja e seancës për votimin e Qeverisë hap i menduar mirë

Posted: 31 Jan 2020 01:55 AM PST

President i Hashim Thaçi para mediave tha se thirrja e seancës për formimin e Qeverisë është një hap i menduar mirë, dhe të njëjtën kohë edhe obligim nga mandatari Kurti.

Thaçi tha se Kosovës i duhet një Qeveri me stabile dhe më e qëndrueshme, përcjell Periskopi.

Po ashtu ai ceku se Kosovës i duhet një Qeveri që bashkëpunon ngushtë me SHBA'të, përcjell Periskopi

"Unë si president i vendit do të respektoj kornizën e përgjegjësive kushtetuese mbetet spektrit politikë të bëjnë hapat e më të tutjeshëm, edhe mbarëvajtja e seancës për të hënën. Mendoj që është një hap i menduar edhe obligim nga ana e mandatarit. Kosovës i duhet një qeveri e stabile e qëndrueshme të një bashkëpunimi të ngushtë të ShBA' dhe BE", tha ai para mediave/Periskopi

Familjet e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha bashkë në 23 vjetorin e rënies heroike

Posted: 31 Jan 2020 01:49 AM PST

Në përkujtim të 23 vjetorit të rënies së tre udhëtarëve emblematikë të UÇK-së, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha familjarë të tyre kanë bërë homazhe para shtatoreve të tyre.

Motra, vëllezër e familjarë të shumtë u mblodhën sot në Prishtinë që t'i nderonin të afërmit e tyre.Në mesin e tyre është edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floreta Zejnullahu, e cila ka axhë, heron Hakif Zejnullahun, shkruan IndeksOnline.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë./IndeksOnline/

Deputeti Veton Berisha e mohon kalimin në grupin parlamentar të LDK-së

Posted: 31 Jan 2020 01:46 AM PST

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga pakicat, Veton Berisha, e ka mohuar për Front Online lajmin se ai së bashku me dy deputetë të tjerë kanë  kaluar në grupin parlamentar të LDK-së.

"Jo zotëri. Ku është e konfirmuar. Për atë po të them kam shku dhe kam bisedu si Veton Berisha dhe jo si grup parlamentar", u shpreh ai për Front Online.

Megjithatë, Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë që një gjë e tillë të ndodhë.

"Nuk përjashtohet në këtë jetë kurgjo. Por unë po të flas për sot", deklaroi ai./Front Online/

18 vjeçarja nga Ferizaj që kohën e lirë nuk e kalon kafeneve por mes librave, ka 350 tituj

Posted: 31 Jan 2020 01:34 AM PST

Mënyra e jetës së saj dallon shumë nga e bashkëmoshatarëve. Kohën më të madhe të ditës e kalon brenda mureve të kësaj dhome, derisa miqtë e saj më të dashur janë librat nga të cilët rrethohet.

Është kjo Tanusha, e cila edhe pse vetëm 18 vjeçare, kohën e lirë që ka e kalon në një mënyrë shumë të veçantë.

Biblioteka e saj numëron rreth 350 tituj të ndryshëm, ndërsa me ndihmën e prindërve dhe motrave, ajo ka arritur të siguroj edhe libra të cilët i takojnë viteve të 70-ta dhe 80-ta

Gjithashtu, duke lexuar një numër të madh të librave, Tanushës i është holluar edhe shija, dhe preferencat e saj janë shumë specifike.

Mungesa e një hapësire adekuate në shtëpinë e saj për më shumë tituj të rinj, e ka shtyrë Tanushën në një ide mjaft interesante.

Kjo ide, sipas saj, do ti ndihmoj të krijoj lidhje të reja me lexues, të ketë një qasje të drejtpërdrejtë me ta, si dhe do të ndihmoj adhuruesit e librit që këta tituj ti kenë me një çmim sa më ekonomik.

Ajo po ashtu shtoi se kënaqësia e shfletimit të faqeve të një libri të vjetër natyrisht se nuk mund të krahasohet me leximin e tij në mënyrë elektronike.

Emocionuese: Hoxha i fshatit nuk i ndalë lotët gjatë ceremonisë së varrimit të policit të vrarë

Posted: 31 Jan 2020 01:25 AM PST

Sot iu është dhënë lamtumira e fundit policit nga Malisheva, Sami Thaqi, i cili ka rënë në krye të detyrës gjatë një aksioni të mbrëmshëm  të Policisë së Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Nga një shpërthim me eksplozivë në aksionin kundër narkotikëve, mbrëmë ka mbetur i vdekur në vend Sami Thaqi si dhe janë plagosur dy koleg të tjerë të tij.

Me ceremoni shtetërorë Thaqi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes Shkarashnik të Malishevës.

Me lot dhe dhimbje ai u përcoll për në banesën e fundit. I mërzitur ishte edhe hoxha i fshatit mulla Ali Gashi i cili gjatë kësaj ceremonie nuk mund t'iu përmbahej lotëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more