Skip to main content

“Mallkimi i numrit 9 te Milani: Pas Inzaghit këtë fanellë e kanë veshur nëntë sulmues, ku të gjithë së bashku shënuan 44 gola” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Mallkimi i numrit 9 te Milani: Pas Inzaghit këtë fanellë e kanë veshur nëntë sulmues, ku të gjithë së bashku shënuan 44 gola” plus 9 more Telegrafi Futboll


Mallkimi i numrit 9 te Milani: Pas Inzaghit këtë fanellë e kanë veshur nëntë sulmues, ku të gjithë së bashku shënuan 44 gola

Posted: 30 Jan 2020 03:11 PM PST

Krzysztof Piatek është larguar nga Milani, duke nënshkruar me Hertha Berlinit, pasi e vazhdoi traditën e dështimeve të klubi kuqezi me numrin 9-të në shpinë.

Sulmuesi polak e mbylli pas vetëm një viti aventurën me kuqezinjtë, duke ndjekur mallkimi i numrit 9-të. Në fillimin e sezonit, Krzysztof Piatek luajti me fanellën me numër 19, por pastaj zgjodhi atë me numër 9.

Pas epokës së Pippo Inzaghit, të gjithë sulmuesit e qendrës që veshën fanellën me numrin 9-të te kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë vazhdimisht.

Ish sulmuesi i Genoas në 20 ndeshje ka shënuar vetëm 5 gola.

Filippo Inzaghi e veshi fanellën me numrin 9 të Milanit nga vitit 2001 deri në 2012, duke e konfirmuar veten si sulmues i jashtëzakonshëm.

Sidoqoftë, trashëgimtarët e tij nuk arritën të përsërisin emra si Alexandre Pato, Alessandro Matri, Fernando Torres, Mattia Destro, Luiz Adriano, Gianluca Lapadula, André Silva e Gonzalo Higuain.

Të gjithë këta sulmues së bashku kanë arritur të shënojnë vetëm 44 gola në 190 ndeshje.


2012/13: Pato – 7 ndeshje, 2 gola

2013/14: Matri – 18 ndeshje, 1 gol

2014/14: Torres – 10 ndeshje, 1 gol

2014/15: Destro- 15 ndeshje, 3 gola

2015/16: Luiz Adriano – 29 ndeshje, 6 golat

2016/17: Lapadula – 29 ndeshje, 8 gola

2017/18: Andrè Silva – 40 ndeshje, 10 gola

2018/19: Higuain – 22 ndeshje, 8 gola

2019/20: Piatek – 20 ndeshje, 5 gola


/Telegrafi/ 

The post Mallkimi i numrit 9 te Milani: Pas Inzaghit këtë fanellë e kanë veshur nëntë sulmues, ku të gjithë së bashku shënuan 44 gola appeared first on Telegrafi.

LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2020’

Posted: 30 Jan 2020 03:01 PM PST

Sot (e premte, 31 janar) mbyllet afati kalimtar dimëror i vitit 2020 në ligat kryesore evropiane. Në Gjermani afati mbyllet në orën 18:00. Në Itali në orën 20:00. Ndërsa në Angli, Spanjë dhe Francë, klubet mund të transferojnë lojtarë deri në orën 23:59.


Duke e lexuar rubrikën Sport në Telegrafi, ju do të siguroheni të mos humbni asgjë lidhur me transferimet potenciale dhe ato që do të zyrtarizohen deri në mbyllje të këtij afati kalimtar.


Lajme Live

45 minuta

Huazimet emergjente jashtë afatit kalimtar

Në fillim të sezonit 2016/2017, FIFA vendosi rregulla të reja që e hoqën afatin e huazimeve emergjente. Mirëpo, çfarë ndodh nëse një klub ka krizë portierësh? Lojtarët e lirë (që nuk kanë kontratë me ndonjë klub) mund të transferohen edhe jashtë afatit kalimtar, derisa ka një leje të shkruar në rast të ekzistimit të lëndimeve të portierëve te një klub i caktuar.

48 minuta

Transferimet e deritanishme të Tottenham Hotspur

Ardhje: Gedson Fernandes (Benfica, huazim), Giovani Lo Celso (Real Betis, huazim), Steven Bergwijn (PSV Eindhoven).

Largim: Jack Clarke (QPR, huazim), Christian Eriksen (Inter Milan),  Kyle Walker-Peters (Southampton, huazim), Cameron Carter-Vickers (Luton Town, huazim), Danny Rose (Newcastle, huazim).

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

1 orë

Klubet që i përmbyllin marrëveshjet vonë në ditën e fundit të afatit kalimtar (21:00 – 23:00) do të kenë kohë deri në mesnatë që t'i dërgojnë aplikacionet në sistemin transferues të FIFA-s për të marrë leje që të ndodhë transferimi.

2 orë

Transferimet e Chelseat në këtë afat kalimtar

Ardhje:

Largim: Danny Drinkwater (Aston Villa, huazim), Michael Hector (Fulham), Marc Guehi (Swansea, huazim), Conor Gallagher (Swansea, huazim), Jamal Blackman (Bristol R, huazim), Victor Moses (Inter Milan, huazim).

2 orë

Disa transferime të shpejta që ndodhën gjatë të enjtes

Sheffield United transferoi Sander Berge

Man Utd transferoi Bruno Fernandes

Valencia transferoi Alessandro Florenzi

Hertha BSC transferoi Krzysztof Piatek

3 orë

Transferimet e Arsenalit në këtë afat kalimtar

Ardhje: Pablo Mari (Flamengo, huazim)

Largim: Dinos Mavropanos (Nuremberg, huazim), Deyan Iliev (Jagiellonia Bialystok, huazim)

4 orë

Manchester Unitedi dhe angazhimi në treg në këtë afat kalimtar

Ardhje: Bruno Fernandes (Sporting Lisbon)

Largim: Ethan Hamilton (Bolton, huazim), Ashley Young (Inter Milan), Marcos Rojo (Estudiantes, huazim).

4 orë

Antonee Robinson zëvendësues i Rodriguezit te Milani

AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Wigan Athletic, Antonee Robinson, për 10 milionë funte (12 milionë euro).

22-vjeçari pritet ta zë vendin e Ricardo Rodriguez, i cili u huazua te PSV Eindhoven.

Antonee Robinson (Foto: Lewis Storey/Getty Images/Guliver)

4 orë

Çfarë ka bërë Liverpooli deri më tani në këtë afat kalimtar

Ardhje: Takumi Minamino (RB Salzburg), Joe Hardy (Brentford).

Largim: Rhian Brewster (Swansea, huazim), Herbie Kane (Hull, huazim), Allan Rodrigues (Atletico Mineiro), Isaac Christie-Davies (Cercle Brugge, huazim).

Takumi Minamino (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

4 orë

Pjaca drejt Anderlechtit

Marko Pjaca pritet t’i bashkohet Anderlechtit. Juventusi do ta huazojë mesfushorin kroat, ndërsa klubi belg do ta ketë të drejtën e blerjes.

Marko Pjaca (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

4 orë

Disa transferime interesante nga klubet dytësore angleze

Newcastle United

Ardhje:  Nabil Bentaleb (Schalke, huazim), Valentino Lazaro (Inter Milan, huazim), Danny Rose (Tottenham, huazim).

Aston Villa

Ardhje: Danny Drinkwater (Chelsea, huazim), Pepe Reina (AC Milan, huazim), Mbwana Samatta (Genk), Louie Barry (Barcelona).

Largim: Andre Green (Charlton, huazim), Jonathan Kodja (Al Gharafa), Easah Suliman (Guimaraes, huazim), Lovre Kalinic (Toulouse, huazim).

Bournemouth

Largim: Asmir Begovic (AC Milan, huazim),

Everton

Ardhje: Jarrad Braithwaite (Carlisle)

Largim: Callum Connolly (Fleetwood, huazim), Kieran Dowell (Wigan, huazim), Cenk Tosun (Crystal Palace, huazim)

5 orë

Ricardo Rodriguez huazohet te PSV

Milani ka konfirmuar se Ricardo Rodriguez i është bashkuar PSV Eindhovenit deri në fund të sezonit.

5 orë

Transferimet e Manchester Cityt në këtë afat kalimtar

Ardhje:

Largim: Lukas Nmecha (Middlesbrough, huazim), Patrick Roberts (Middlesbrough, huazim), Ian Poveda (Leeds, lojtar i lirë).

5 orë

Danny Rose huazohet te Newcastle

Newcastle Unted e ka huazuar Danny Rose nga Tottenham Hotspur deri në fund të sezonit.

5 orë

Paco Alcacer kalon te Villarreali

Villarreali e ka kompletuar transferimin e Paco Alcacer nga Borussia Dortmundi për 23 milionë euro. Lojtari do të qëndrojë deri në vitin 2025 te klubi i ri.

5 orë

Kur është hapur 'afati i janarit 2020'

Klubet angleze kanë mundur të blejnë, shesin dhe të huazojnë lojtarë nga 1 janari 2020. Të njëjtën gjë kanë mundur ta bëjnë edhe klubet në Francë, Gjermani dhe Kinë, ndërsa klubet në Itali dhe Spanjë është dashur të presin një ditë pas (2 janar).

Afati kalimtar në Portugali është hapur më 3 janar, ndërsa klubet ruse është dashur të presin deri më 22 janar.

5 orë

Barca në kërkim të një sulmuesi

Barcelona ka nevojë për një sulmues që do ta zëvendësojë Luis Suarezin e lënduar. Drejtorët e klubit tashmë i kanë marrë disa emra nga stafi trajnues dhe do të përpiqen t’i transferojnë.

Luis Suarez (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

5 orë

Emre Can afër zyrtarizimit te Dortmundi

Emre Can është i vendosur të largohet nga Juventusi drejt Borussia Dortmundit, ndërsa raportimet e fundit bëjnë me dije se marrëveshje mes klubeve është arritur.

Emre Can (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)

The post LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar 'Janar 2020' appeared first on Telegrafi.

Rangers interesohen për Florian Kamberin

Posted: 30 Jan 2020 02:07 PM PST

Rangers janë të interesuar dhe kanë filluar bisedimet me Hibernianin për sulmuesin shqiptar Florian Kamberi.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar tetë gola në të gjitha garat për Hibernian këtë sezon.

Menaxheri i Rangers, Steven Gerrard është në kërkim të një sulmuesi, pasi Jermain Defoe ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Ross Countyt.

Klubi i madh skocez e do në huazim sulmuesin, por me mundësi për të blerë në fund të edicionit.

Ndërkohë edhe një sulmues e ka lënë klubin, pasi Eduardo Herrera, ka kaluar te Club Puebla.

Kameri së fundmi është pajisur me pasaportë shqiptare dhe nga ndeshjet e ardhme do të luajë për kombëtaren kuqezi. /Telegrafi/

The post Rangers interesohen për Florian Kamberin appeared first on Telegrafi.

Messi mori fitoren e 500-të në karrierë me fanellën blaugrana

Posted: 30 Jan 2020 01:49 PM PST

Lionel Messi shënoi dy gola herë në fitoren e Barcelonës ndaj Leganes me rezul;tat 5-0.

Kjo ishte fitorja e 500-të e argjentinasit me klubin, duke e mbajtur atë larg nga të tjerët sa i përket kësaj statistike.

Në ndeshjen e tij të 710 për blaugranat, ai festoi fitoren e 500-të dhe e bëri këtë në stil, duke realizuar dy gola, i fundit shumë i bukur, duke e kaluar edhe portierin.

 

Me këtë fitore ai largohet edhe më tutje nga Xavi Hernandez, që është i dytë në listën e lojtarëve në klubet spanjolle me më shumë fitore.

 

Iker Casillas (463 fitore),  Andres Iniesta (459), Andoni Zubizarreta (444) dhe Sergio Ramos (439) janë emrat e tjerë në këtë listë.


Fitoret e lojtarëve me klubet spanjolle


Ramos mund ta rris numrin pasi është ende pjesë e La Ligas, por vështirë ta kap rekordin e Messit. /Telegrafi/

The post Messi mori fitoren e 500-të në karrierë me fanellën blaugrana appeared first on Telegrafi.

E kryer, Emre Can te Borussia Dortmund

Posted: 30 Jan 2020 12:45 PM PST

Emre Can është i vendosur të largohet nga Juventusi drejt Borussia Dortmundit, ndërsa raportimet e fundit bëjnë me dije se marrëveshje mes klubeve është arritur. 

Në fakt, pas disa bisedimeve intensive, është gjetur një zgjidhje që bind Juventusin, pasi kërkonte ta shihte menjëherë lojtarin.

Mesfushori gjerman do të largohet si huazim me detyrim blerje, me Bianconerët që do të fitojnë diku rreth 27-28 milionë euro në total nga shitja.

 

Por detyrimi i blerjes do të mbyllet vetëm nëse përmbushen disa kushte të caktuara, megjithëse ato janë lehtësisht të arritshme.

Ekzistojnë gjithashtu disa bonuse të përfshira në marrëveshje që mund të rezultojnë në përfitime për Juventusin dhe shifra mund të arrijë mbi 30 milionë euro.

Me fjalë të tjera është arritur një marrëveshje dhe lojtari pritet që të udhëtojë për në Gjermani që t'i nënshtrohet testeve mjekësore. /Telegrafi/

The post E kryer, Emre Can te Borussia Dortmund appeared first on Telegrafi.

Sporting Lisbona publikon të gjitha detajet e plota financiare për transferimin e Fernandes te United

Posted: 30 Jan 2020 12:05 PM PST

Sporting Lisbona i ka publikuar detajet e plota financiare për marrëveshjen me Manchester United, sa i përket sulmuesin anësor Bruno Fernandes.

Të dy klubet më në fund ranë dakord për një marrëveshje të shumëpritur për portugezin, që sot është prezantuar.

Sipas një komunikate zyrtare të Sporting, Djajtë e Kuq kanë paguar një shumë fillestare  prej 55 milionë euro.

Sa i përket bonuseve, janë paraparë edhe 25 milionë euro të tjera. Këto bonuse përfshijnë deri në 5 milionë euro për numrin e paraqitjeve të lojtarit.

5 milionë euro tjera janë të varura nga performanca e Man United në Ligën e Kampionëve dhe 15 milionë euro tjera shkojnë për çmimet individuale që do t'i fitojë lojtari.

Po ashtu sipas CP Sporting, një shtesë  tjetër prej 5.5 milionë euro, do të paguhet nga United për t'i mbuluar shërbimet e ndërmjetësimit.

Fernandes u përfshi direkt në 15 gola në vetëm 17 paraqitje të Superligën e Portugalisë. /Telegrafi/

The post Sporting Lisbona publikon të gjitha detajet e plota financiare për transferimin e Fernandes te United appeared first on Telegrafi.

Barcelona me lehtësi mposht Leganesin, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Posted: 30 Jan 2020 11:53 AM PST

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5-0 ndaj Leganes në ndeshjen e Kupës së Mbrertit, duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Barcelona e nisi me gol ndeshje, ku pas një asistimi të Nelson Semedos shënoi Antoine Griezmann (1-0).

Vendasit vazhduan me raste të mira, por që goli i dytë erdhi në minutën e 27- të. Një harkim i Lionel Messit gjeti Clement Lenglet që shënoi për 2-0.

Clement Lenglet . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Me këtë gol u mbylle dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Barcelona nuk u ndal, duke i radhitur rastet.

Antoine Griezmann . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në minutën e 57-të, Messi shënoi golin e parë personal në këtë ndeshje, duke e dërguar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 77-të erdhi edhe radha e Arthur, që shënoi për 4-0.

Krejt në fund Messi e shënoi edhe golin e dytë persona, për rezultatin përfundimtar 5-0.

Barcelona . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Barcelona me lehtësi mposht Leganesin, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit appeared first on Telegrafi.

Visar Bekaj u vëzhgua nga Besiktasi

Posted: 30 Jan 2020 11:34 AM PST

Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina – Ordbasy (1-1), prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Beshiktash.

Nën vëzhgimin e tij të afërt ishte portieri prishtinas, Visar Bekaj.

Bekaj, njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare".

"Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar", shkruan faqja e këtij klubi.

Bekaj vitin  e shkuar ka qenë i lidhur me një kalim te Hoffenhaim. /Telegrafi/

The post Visar Bekaj u vëzhgua nga Besiktasi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ferizaj prezanton tre lojtarë

Posted: 30 Jan 2020 11:10 AM PST

Ferizaj ka prezantuar në ambiente e klubit tre futbollistë: Filip Stojanovski, Albin Krasniqi dhe Eurent Krasniqi.

Klubi kërkon t’i shpëtojë rënies nga Superliga, ku sezonin vjeshtor e mbyll në vendin e dhjetë me 18 pikë.

Filip Stojanovski është transferuar nga Shkupi dhe ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ku ka  një përvojë të madhe në kampionatin maqedonas.

Albin Krasniqi është huazuar nga Drita për gjashtë muaj. Albini ka qenë më herët ka qenë pjesë e Ferizajt.

Eurent Krasniqi një sulmues i talentuar i cili ishte pjesë e skuadrës së juniorëve të Ferizajt, ku ka shkëlqyer me paraqitje të mira dhe me gola të shënuar. Krasniqi ka nënshkruar kontratë me skuadrën profesionale me klubin.

Nga Ferizaj deri më tani janë larguar pesë futbollistë: Dardan Jashari, Zgjim Mustafa, Alban Rexhepi, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ferizaj prezanton tre lojtarë appeared first on Telegrafi.

Coronavirusi shtynë ndeshjet në Superligën e Kinës – frikë e madhe që yjet e këtij kampionati të largohen drejt Evropës

Posted: 30 Jan 2020 10:52 AM PST

Federata Kineze e Futbollit ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për muajin shkurt për shkak të epidemisë që shpërtheu në këtë vend.

Alarmi i epidemisë mund të ndryshojë skenarët e afatit kalimtar: duke nisur nga Javier Pastore që nuk e ka pranuar transferimin e tij në Kinë nga frika e epidemisë.

Shumë yje të tjerë që luajnë në këtë kampionat po fillojnë të mendojnë seriozisht largimin.

Ndër marrëveshjet pothuajse të kryera, por që nuk është bërë ende zyrtare, është edhe transferimi i Blerim Xhemaili në Shenzhen te Roberto Donadoni.

Blerim Xhemaili . (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Shqiptari pritej të kalonte për një pagë milionëshe në Kinë, por duket se marrëveshja nuk do të mbyllet.

Nga Oscar te Pellè e Hulk, yjet që mund të largohen

Jo vetëm lojtarët që dëshironin të kalonin në Kinë, por edhe ata që janë aktualisht aty mendojnë të largohen, duke përfituar nga transferimet e mundshme në dy ditët e fundit të afatit kalimtar.

Ai që po bën presion më shumë është Stephan El Shaarawy.

Hulk te Shanghai SIPG (Foto: Matt Roberts/Getty Images)

Oscar, Hulk, Marko Arnautovic, Graciano Pellè, Alex Teixeria, Talisca, Maroaune Fellaini, Paulinho, Marek Hamsik e Ferreira Carrasco, janë disa nga yjet që mund t'i lënë milionat e kinezëve për të ikur shkaku i frikës së virusit.

Lojtarët e huaj që luajnë në Kinë

 

 /Telegrafi/

The post Coronavirusi shtynë ndeshjet në Superligën e Kinës – frikë e madhe që yjet e këtij kampionati të largohen drejt Evropës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more