Skip to main content

“Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike” plus 9 more - Gazeta Dita

“Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike” plus 9 more - Gazeta Dita


Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike

Posted: 31 Jan 2020 02:27 AM PST

Apel të forta ka bërë mëngjesin e sotëm presidenti i vendit Ilir Meta, duke kërkuar marrjen e masave më të forta për parandalimin e depërtimit të virusit vdekjeprurës në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, ai pranoi se "rastet në Itali dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht dhe mjet depërtimin e virusit në vendin tonë".

Deklarata e Metës

Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës globale nga OBSH duhen marrë masat më të forta të mundshme, sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus për të penetruar në vendin tonë. Aq më tepër kur janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje.

Është koha për të marrë masat më të forta, Shqipëria ka një eksperiencë si parandalimi i suksesshëm i SARS dikur, por është e rëndësishme të theksohet se cdo nënvleftësim mund të jetë me pasoja kritike, inkurajoj masat më të forta parandaluese

Jemi ne një proces komunikimi, rastet në Itali dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me cdo kusht dhe mjet depërtimin virusit në vendin tonë.

o.j/dita

Tirana në shërbim të PAK dhe nënave me karroca, vendosen rampa në trotuarë

Posted: 31 Jan 2020 02:26 AM PST

Bashkia e Tiranës vijon punën për të ndërtuar rampa, të cilat mundësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca.

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur rehabilitimin e trotuareve në Bulevardin "Bajram Curri", duke vendosur edhe rampat.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punon për vendosjen e rampave është shtrirë edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit.

Ndërkaq, ndërhyrja do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.

j.l./ dita

“E patë filmin e Mamaqit, Rama si mafioz me flokë të gjatë e syze”, Lubonja: Ja çfarë më tha dikush

Posted: 31 Jan 2020 02:17 AM PST

Filmi i Ermal Mamaqit "I love Tropoja", ku protagonist është edhe kryeministri Edi Rama, i cili shfaqet si kurrë më parë, qoftë në pamje, qoftë në fjalorin e rëndë që përdor ka ngjallur mjaft reagime.

Kjo temë është përmendur edhe në emisionin "Real Story" në News 24, ku ishte analisti Fatos Lubonja, i cili kritikoi pamjen e kryeministrit Rama.

"E patë filmin e Mamaqit mo, që ka kryeministri si mafioz me flokë të gjata, me syze", tha Lubonja.

Hyseni: Ai është edhe kryeministër, edhe artist.

Lubonja: E di çfarë më tha dikush që e kishte parë, …"Mjerë Shqipëria".

Hyseni: Më lejoni të them dy fjalë për SPAK-un.

Lubonja: C'a SPAK-u mo.

j.l./ dita

A njihen Patentat Detare shqiptare jashtë vendit?

Posted: 31 Jan 2020 02:14 AM PST

Nga Av. Dorian MERSINI

Kjo është një nga pyetjet e shumta që klientët tanë na kanë drejtuar ndër vite, kur interesohen për t'u pajisur me një patentë të tillë detare. Pikërisht duke marrë shkas nga ky shqetësim kolektiv i personave që kanë pasion lundrimin detar, për qëllime kënaqësie, po ju informoj nga pikëpamja ligjore se si funksionon fusha detare dhe problematikat që hasen nga gërshetimi i disa sistemeve ligjore kombëtare, të shteteve që keni zgjedhur të lundroni, me Rregullat dhe Konventat e Organizatës Ndërkombëtare Detare IMO, ku aderojmë si vend anëtar nga viti 1993.

Patenta detare Shqiptare në përmbajtjen e saj ende ka një kufizim tonazhi, deri në 20 net ton, i cili për mendimin tim është i kaluar kohe, pasi i referohet një ligji të kufirit viti 2000 që duhet ndryshuar, (ne fund cituar). Ky lloj kufizimi i vendosur në të dhënat e patentës, si dhe arsyeja që kjo patentë nuk përmban gjuhën Angleze në kopertinën e saj, e bën ketë dokument që mos të ngjasojë me dëshmitë e njëjta, që lëshohen në vendet e Bashkimit Evropian ose në botë.

Kjo lloj dëshmie sot me vendosjen e rregullave të reja nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, po formalizohet vazhdimisht në praktikën e saj të lëshimit, duke bërë referencë në kriteret që kanë administratat e vendeve të BE-së, me qëllim një ditë njësimin ndërkombëtar të saj. Por formati i saj sot, mund të konsiderohet i pa përshtatshëm për t'u barazvlerësuar me dëshmitë e vendeve të BE-së, si dhe të jetë i lexueshëm e i kuptueshëm nga Autoritet e Huaja të porteve që udhëtoni.

Si rrjedhojë dëshmia jonë e aftësisë së lundrimit (patenta detare), has vështirësi për t'u njohur jashtë Shqipërisë dhe mbetet në vullnetin subjektiv të autoriteteve detare, nëse duan ta lexojnë si të tille ose jo.

Pikërisht referuar këtij subjektivizmi të autoriteteve nga vende si Greqia, Italia, Malta, Kroacia, Mali i zi, etj, po ju sqaroj se cilat referenca ligjore duhen pasur parasysh kur keni raste te tilla mosnjohje te dëshmisë, për t’u mbrojtur sa më mirë dhe për shmangien e sanksioneve apo pengesave gjatë udhëtimit tuaj me barkë.

1. Në rastin kur ju jeni duke lundruar në ujërat e një shteti të huaj, me një barkë që mban flamurin Shqiptar me gjatësi deri në 24 mt dhe drejtuesi i saj është i pajisur me Deshminë e Aftësisë Detare nga shteti Shqiptar, askush nuk mund t'ju pengojë, pasi si bazë ligjore për dokumentacionin që zotëroni, vlen ligji i flamurit të barkës tuaj. (P.s: i vetmi kontroll që mund të kryhet nga autoritet në këtë rast, ka të bëjë me vërtetësinë e dokumentacionit, për të shmangur falsifikimin). Agjenti juaj detar i portit ku keni bërë hyrjen (Check –in), duhet të informohet menjëherë për çdo lloj problematike që keni hasur, pasi ai është pika juaj e kontaktit për lidhjen me institucionet ose autoritetet e vendit të huaj e anasjelltas.

2. Ne rastin kur ju jeni duke udhëtuar me një barkë deri në 24 metra e gjatë, që mban në bordin e saj flamur të huaj dhe gjendeni në ujerat territoriale të një shteti, që është i ndryshëm nga ai i flamurit të barkës, në ketë rast dëshmia juaj detare, gjen reference në rregullat ndërkombëtare, posaçërisht në Konventën STCW10, (cituar më poshtë), ku vendi ynë aderon nga viti 2000 me të drejta të plota dhe sot gjendet në listën e bardhë të kësaj konvente. Kujdes: prania juaj në këtë barkë nuk duhet të jetë për qëllime punësimi, pasi në ketë rast autoritetet e portit pritës, mund t’ju kërkojnë një dokument konvalidimi të licencës suaj (patenta detare), nga shteti i flamuri të Barkës. (Endorsement).

3. Në rastin kur ju doni të merrni një barkë me qera, që mban flamurin e një shteti të huaj dhe dëshironi të lundroni në ujërat territoriale të atij shteti, kur dëshmia e aftësisë detare që zotëroni është Shqiptare, atëherë autoritet e atij shteti kanë të gjithë të drejtën ligjore, që t'i referohen legjislacionit të tyre të brendshëm dhe t’ju pengojnë në realizimin e qëllimit tuaj. Motivimi për mos njohje gjen mbështetje në faktin që nuk ekziston një marrëveshje bilaterale për njohjen e patentave detare me atë shtet.

4. Rasti tjetër është kur ju do të kërkoni të bëni konvalidimin e patentës detare tuajën në një shtet të huaj, ku ju jeni rezident me vendbanim të përhershëm. Kjo gjë do të jetë e mundur vetëm nëse ai shtet ka një marrëveshje bilaterale me vendin tonë për njohjen reciproke të patentave detare, ku përcaktohen të gjitha procedurat dhe rregullat.

Gjithashtu duhet sqaruar se në vendin tonë, nuk kemi ende një ndarje të drejtë në kategori, për dëshmitë e aftësisë së lundrimit. Në Shqipëri ekzistojnë vetëm dy lloje dëshmish: “Për motorë uji” dhe “Për mjete lundruese deri në 20 nt”. Praktika jonë nuk përkon sot me praktikat ndërkombëtare, ku dëshmitë për mjetet e vogla lundruese ndahen në 3 kategori: Për drejtimin e Motorëve të ujit ose barkave deri në 10 mt. Patentë për lundrimin e barkave gjer në 24 mt deri në 12 milje nga bregu; Patentë për drejtimin mbi 12 milje nga bregu.

Patenta Detare Shqiptare, e cila lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, duke qene se në vendin tonë ende nuk ekziston një Kod Nautike, që të konsiderohet si një dispozitë e posaçme për rregullimin ligjor mbi lundrimet e kënaqësisë, jemi të detyruar të bëjmë referencë tek i gjithë legjislacioni i më poshtë cituar, për te gjetur mbështetje rregullatore të kësaj fushe:

Konventa Ndërkombëtare për Standardet e Kualifikimit, Certifikimit dhe Shërbimit për Detarët, 1978, e ndryshuar përfshirë ndryshimet e Manilës 2010".

Ligjit 9251, date 08.07.2004 "Kodi Detar i Republikës se Shqipërisë",

Ligji Nr. 8663, date 18.09.2000 "Per regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve notuese me motor, me tonazh nen 20 nt". i ndryshuar.

Ligji nr. 10109, date 02.04.2009, "Per Administratën Detare te Republikës se Shqipërisë”,

VKM Nr. 358, date 01.06.2012, "Per sigurinë ne Det, Plazhe dhe ujerat e Brendshme ne Thellësi te Territorit",

VKM nr. 321, date 28.05.2014, "Per Sigurinë ne Det, Plazhe, ne Ujerat e Brendshme ne thellësi te Territorit dhe gjate Ushtrimit te Sporteve Ujore", si dhe Udhëzimit te brendshëm te DPD-se, nr.

Udhëzime te DPD-se,

Një problematikë tjetër që duhet zgjidhur sa më parë, është lejimi i shtetasve të huaj që janë rezident në Shqipëri të kenë mundësi të pajisen me një patente detare Shqiptare. Bazuar në parimet e reciprocitetit që ekziston në praktikat e të drejtës ndërkombëtare, kudo në botë te huajt që kanë rezidencë të përhershme, u njihet e drejta qe të pajisen me patente detare nga shteti i vendbanimit te tyre.

Atëherë pse vendi ynë i mohon këtë të drejtë shtetasve te huaj? Vetë legjislacioni shqiptar e ka përcaktuar të drejtën e shtetasve te huaj për t’u bërë pjese e ekuipazhit të një mjeti lundrues qe mban flamurin Shqiptar ne bord. Ne kodin detar Shqiptar, Neni 109 "Shtetësia e ekuipazhit", 1. Ekuipazhi i mjetit lundrues shqiptar mund te përbëhet nga persona me shtetësi shqiptare, te huaj ose pa shtetësi. Pra na lind pyetja pse praktika jonë kufizon këtë liri të qytetareve të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Besoj autoritetet tona do të reflektojnë pozitivisht në zgjidhjen e kësaj çështje, çka do t’i hape rrugë shtimit të personave që kërkojnë të pajisen me patentën Shqiptare, të cilët pa dyshim do të promovojnë këtë dokument më gjerë nëpër botë dhe vetëm atëherë patenta jone detare do marrë vlerën qe meriton jashtë vendit.

Emergjenca shëndetësore globale, çfarë është dhe çfarë parashikon (në fuqi janë dhe dy emergjenca të tjera)

Posted: 31 Jan 2020 02:10 AM PST

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall gjendjen e emergjencës globale, nëse vlerëson se një event apo sëmundje e caktuar përbën rrezik për shëndetit publik, përmes përhapjes.

Një vendim i tillë, nxit shtetet të shtojnë përgatitjet apo masat parandaluese kundër përhapjes së virusit.

OBSH ka një fond të caktuar për situata të tilla, i njohur si fondi i emergjencës. Deri më tani, organizata ka akorduar 1.8 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin në rajone të caktuara rreth botës. Për paratë kontribuojnë një sërë shtetesh, me Britaninë e madhe që ofroi 11 milionë dollarë vitin e kaluar.

Fonde shtesë mund të sigurohen për të trajtuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare ligjerisht të detyrueshme, 196 shtetet anëtare të OBSH duhet të implementojnë vendimet e organizatës, çka nënkupton një kundërpërgjigjie më të koordinuar ndaj epidemisë.

Mes tyre mund të përfshihen rekomandime si skanime në pikat kufitare apo aeroporte.

Megjithatë OBSH nuk këshillon kufizim të lëvizjeve dhe bën thirrje për normalizim të udhëtimeve dhe tregtisë ndërkombëtare.

Aktualisht vazhdojnë të jenë në fuqi edhe dy emergjenca të tjera ndërkombëtare, ajo për ebolan dhe poliomelitin.

O.J/DITA

Regjistrohen dy rastet e para të koronavirusit në Britaninë e Madhe

Posted: 31 Jan 2020 02:01 AM PST

Dy persona janë prekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Shëndetit në Britani.

Që të dy personat janë të njëjtës familje dhe po trajtohen nga shërbimet emergjente, raporton BBC.

Nuk ka detaje të tjera për identitetin e tyre apo ku janë duke u trajtuar ata.

Së paku 213 persona kanë vdekur në Kinë nga ky virus, shumica e tyre në Hubei, ku janë regjistruar afër 10 mijë raste.

98 persona të tjerë me koronavirus janë regjistruar në 18 shtete nga e gjithë bota.

j.l./ dita

Stuhi ere dhe borë, shkurti sjell në Europë të ftohtin arktik

Posted: 31 Jan 2020 01:54 AM PST

Temperaturat e larta në ndërrimin e muajve, shumë shpejt do t'i lënë vendin acarit të Arktikut.

Një valë e të ftohtit arktik pritet të godasë Europën Perëndimore në ditët e para të muajit tjetër, ndërsa pritet të zbresë drejt Europës Jugore dhe Mesdheut brenda 10-ditëshit të parë të shkurtit.

Kjo valë e acartë do të sjellë edhe stuhi të forta ere dhe dëborë intensive në zonat Qendrore të Europës, ku në Austri dhe Italinë Veriore priten mbi 1.5 metra lartësi dëbore.

Reshje të konsiderueshme do të ketë edhe Ballkani, madje dëbora shfaqet edhe në Spanjën Jugore dhe Afrikën e Veriut.

j.l./ dita

KLP emëron prokuroren e SPAK, mandat 9-vjeçar. Vendimi i niset Metës

Posted: 31 Jan 2020 01:46 AM PST

Keshilli i Larte i Prokurorise ka miratuar sot me shumicë votash nje prokurore per Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas KLP, me shumice votash eshte miratuar ne mbledhjen e sotme, projektakti "Për emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar per nje mandat 9 vjecar pa te drejte riemerimi.

"Vendimi niset direkt ne Presidence ku prokurorja Musabelliu do te beje betimin sot ne mesdite"- njofton KLP.

o.j/dita

DW: Rruga me gjemba e Ballkanit Perëndimor. A ka fund ajo?

Posted: 31 Jan 2020 01:44 AM PST

Deutsche Welle

 

Që kur është bërë e qartë se politika e zgjerimit nuk është funksionale, shtrohet pyetja, nëse do të vlejë formula se "puna shpërblehet", apo do të mbetemi pafundësisht në vendnumëro?

Që puna e bërë në procesin e zgjerimit të BE shpërblehet, u dëshmua për herë të fundit në rastin e Kroacisë. Por kjo nuk ndodhi gjashtë vite më vonë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

E qartë është se zgjerimi i BE “nuk punon" si dikur, por nëse do të fillojë "të funksionojë" ndonjëherë, është pyetja, së cilës u munduan t'i japin përgjigje në konferencën e Parlamentit Evropian në Bruksel mbi zgjerimin e BE (28.01.).

Eurodeputetë, analistë, zyrtarë, secili nga perspektiva vetjake, vlerësuan "rrugën me gjemba të zgjerimit" të Bashkimit Evropian.

Diplomati sllovak, profesor dhe ish-kryesues i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan, thotë se zgjerimi i BE ndodhet prej kohësh "në tryezë" dhe në jetën reale, dhe kaq pak është arritur. Ai situatën aktuale në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor e sheh si 'një pauzë të çuditshme me shumë të panjohura'.

"Nuk ka një strategji të përcaktuar, se si do të ecet më tej. Kjo është shkaktuar prej politikës jokonstante të BE ndaj Ballkanit Perëndimor dhe sinjaleve kontradiktore që vijnë nga Brukseli, gjë që shkakton pasiguri politike në rajon dhe vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE", thotë Kukan.

Ai kujton se viti 2018, i cili u lajmërua “në të gjitha këmbanat" si viti "i përparimeve në procesin e zgjerimit", në fakt qe fiasko dhe u pasua me më shumë probleme dhe komplikime në vitin 2019.

Ai thekson edhe faktin, se stanjacioni aktual vetëm mund të përkeqësohet, nëse procesi i zgjerimit nuk fillon të lëvizë së shpejti.

"BE duhet të miratojë një vendim përgjithësisht të zbatueshëm, me një pozicionim të qartë, të vendosur dhe unanim për një vullnet obligues politik, që procesi i zgjerimit të vazhdohet deri në finalizimin me sukses të tij. Kjo duhet të jetë baza politike e qëndrueshme e t'i paraprijë çdo lloj ndryshimi të metodologjisë, ose të përfshihet në dokumentin e reformimit", thotë Kukan.

"Bombat e fshehura"

Në konferencën në Bruksel, Eduard Kukan kritikoi propozimin francez për të ndryshuar metodologjinë e procesit të pranimit, duke vlerësuar se në tërësi ai nuk kontribuon në mënyrë pozitive për procesin e zgjerimit, por vetëm e ngadalëson dhe e bën atë më pak praktik, me potencialin e "bombave të fshehura" që mund të shkatërrojnë të gjithë procesin, nëse eksplodojnë.

Nuk jam dakord me mendimin e presidentit Macron, që së pari të bëhet reforma e BE dhe pastaj zgjerimi. Për çfarë lloj reforme flasim, sa do të zgjasë ajo, dhe kush do ta vlerësojë, se kur është përfunduar?", pyet Kukan. Ai konkludon se propozimi francez duhet rishikuar, që të miratohet me konsens, me qëllim që të arrihet përmbyllja e procesit të zgjerimit dhe kështu edhe forcimi i të gjithë kontinentit evropian.

Fajon: 2020 mund të jetë një vit i mirë për Ballkanin Perëndimor

Analistët e Qendrës së Kërkimit të Parlamentit Evropian vlerësojnë, se në rastin e një "skenari optimist" për 10 vjet mund të pritet që në BE të anëtarësohen vende të reja.

"Rajoni është përballur dikur me skenarin apokaliptik të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe që të jetë i humbur në shkretëtirë, pa orientim, është edhe më keq", thotë Branislav Staniçek nga Qendra e Kërkimeve të Parlamentit në Bruksel.

Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Tanja Fajon, mendon se jo gjithçka është kaq e zezë dhe pa orientim. Ajo thotë se ekzistojnë elemente, të cilat nëse përmbushen nga vendet anëtare dhe nga vendet e rajonit, mund të realizojnë që viti 2020 të bëhet një "vit i mirë" për Ballkanin Perëndimor. Së pari Fajon pret metodologjinë e re të zgjerimit, të cilën do ta prezantojë Komisioni Evropian, dhe pastaj "korrigjimin e gabimit" të bërë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

"Shpresoj që viti 2020, duke filluar me këtë dinamikë të re do të jetë pozitiv për Ballkanin Perëndimor, e kjo është për ne përgjegjësi e përbashkët. Na duhet të jemi të mençur, të durueshëm dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, që të arrijmë rezultate", porosit Fajon. Duke vlerësuar situatën në Ballkanin Perëndimor. Fajon thekson se BE ka gabuar, duke mos hapur negociatat e pranimit me Shkupin dhe Tiranën.

"Edhe para kësaj ne kemi gabuar me Kosovën, e cila i plotësoi kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe ne nuk bëmë asgjë", theksoi deputetja e Parlamentit Evropian. Ajo shtoi se në vitin që jemi, priten zgjedhje në Serbi, të cilat janë "të rëndësishme për stabilitetin e rajonit" dhe se "nuk ka paqe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nëse nuk ka në Bosnjë-Hercegovinë".

"Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë dhe do të jetë pjesë e Evropës dhe me mungesën e një angazhimi të fortë evropian ne rrezikojmë shumë në lidhje me stabilitetin e rajonit", përfundoi Fajon.

Tanja Fajon në konferencën e Brukselit bëri thirrje për një dialog të sinqertë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe përmbushjen e ndërsjellë të angazhimeve të ndërmarra.

Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi si brejtësi mbi rrotë

Që për zgjerimin prej vitesh "shumë flitet dhe askund nuk arrihet", është i mendimit edhe gazetari, analisti dhe shkrimtari Tim Judah. Ai këtë gjendje e ka përshkruar në mënyrë figurative në titullin e raportit të fundit të Iniciativës Evropiane të Stabilitetit, që trajton zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor në tekstin me titull "Brejtësi dhe rrota".

"Ja, do të kemi tani edhe metodologjinë e re, por nuk është një shkencë e madhe. Të gjithë e dinë se çfarë të bëjnë. Ballkani Perëndimor e di se çfarë duhet të bëjë, dhe BE-ja duhet vetëm ta mbajë premtimin", thotë Judah. Ai paralajmëron, se ndërsa "flitet dhe negociohet" për strategjitë e zgjerimit, shumë njerëz do të largohen nga rajoni, gjë që sipas tij, është problemi i vërtetë dhe më kryesori, i cili vazhdimisht anashkalohet.

"Flisni për përparim të transportit në Kosovë, formimin e qeverisë në Mostar, por nuk përballemi me faktin, që çështja demografike është më e rëndësishmja për të gjithë rajonin, brenda dhe jashtë BE. Sipas parashikimeve të momentit, Bullgaria deri në vitin 2050 do të humbasë 38.6 përqind të popullsisë së saj, Serbia 23.8 përqind, Kroacia 22.4", paralajmëron Judah.

Përveç brejtësit dhe rrotës, politika e zgjerimit në konferencën e Brukselit mori edhe një paralele tjetër metaforike, kur drejtoresha e Bankës Evropiane për Rekonstruksion dhe Zhvillim, Milica Deleviq, përmendi tezën e BE si kishë.

"Duhet të jeni të mirë e të silleni ashtu siç ju thonë, por të mirat prej kësaj nuk do t'i shihni në këtë jetë", u shpreh Deleviç.

Ajo u shpreh për rikonstruimin e procesit të pranimit në BE, i cili do t'u sjellë përfitime konkrete qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në jetën e tyre të përditshme në etapa, që ndërmerren shumë më përpara hyrjes si anëtarë në bashkësi.

"Duhet ta ristrukturoni procesin,që të siguroni që jo gjithçka të përqendrohet te momenti i anëtarësimit, por se ekzistojnë hapa të ndërmjetëm të rëndësishëm që duhen zgjeruar. Pra nuk jemi duke folur për një "ofertë dytësore" për Ballkanin Perëndimor, por për konkretizim të procesit të pranimit në etapat e hershme", porositi Deleviç.

Ajo tha se funksionaliteti i zgjerimit nuk varet aq nga metologjia, se sa nga vullneti politik i Ballkanit Perëndimor për reforma, dhe i BE për zgjerim.

"Ky vullnet politik i të dyja palëve nuk ekziston gjithmonë", përfundoi Deleviç.

j.l./ dita

Ambasadorja amerikane në Kryeministri, takohet me Ramën

Posted: 31 Jan 2020 01:29 AM PST

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ambasadorja e SHBA që ka ardhur prej pak ditësh në Tiranë ka pasur një axhendë intensive takimesh me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Mësohet se Kim sapo ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Rama, me të cilin pritet të diskutojë një sërë temash të aktualitetit.

O.J/DITA

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more