Skip to main content

“Bashkimi Evropian përballet me pesë sfida globale” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Bashkimi Evropian përballet me pesë sfida globale” plus 1 more Telegrafi Opinione


Bashkimi Evropian përballet me pesë sfida globale

Posted: 23 Jan 2020 04:03 AM PST

Sigmar Gabriel

Bashkimi Evropian, dhe në veçanti Gjermania, duhet të reagojnë para sfidës së re të paraqitur nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga lidershipi global. Por, duke pasur parasysh konkurrencën e re nga Kina, së bashku me aspiratat e rinovuara të Rusisë, vendet perëndimore duhet të gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar më ngushtë.

Për këtë qëllim, pesë çështje duken thelbësore. E para është marrëdhënia e Gjermanisë me SHBA-në, e cila tani është nën një stres të madh. Problemi është dështimi i Gjermanisë për të rritur shpenzimet vjetore të mbrojtjes në dy për qind të GDP-së, siç u pajtua në samitin e NATO-s 2014 në Uells. Për arsye të qarta historike, Gjermania ka hezituar të bëhet fuqia ushtarake de facto e Evropës. Nëse do të përmbushë angazhimin e saj për të rritur këto shpenzime, ajo do të ndante 80 miliardë euro (89 miliardë dollarë) në vit për Bundeswehr, që është 46 miliardë euro më shumë sesa shpenzon Franca.

Megjithatë, për të përmbushur pjesën e saj brenda aleancës pa rritur frikën në Evropën Lindore, Gjermania mund të shpenzojë 1.5 për qind të GDP-së së saj për materiale dhe personel, ndërsa angazhohet për një shtesë prej 0.5 për qind për të financuar operacionet e NATO-s në Baltik dhe në Poloni. Kjo do të përforconte si aftësinë e shteteve anëtare lindore për të mbrojtur veten kundër agresionit rus, si edhe do të demonstronte gatishmërinë e Gjermanisë për të marrë më shumë përgjegjësi.

Çështja e dytë e madhe janë marrëdhëniet SHBA-BE. Sfidat e menjëhershme me të cilat përballen Amerika dhe Evropa kanë ndryshuar gjatë shtatë dekadave të fundit. Së fundmi, Rusia e ka zgjeruar sferën e saj të ndikimit në Krime, Ukrainën lindore, dhe Detin e Azovit, dhe Kina ka filluar të mbrojë dominimin e saj ekonomik dhe teknologjik në Euroazi.

Në të njëjtën kohë, demokracitë perëndimore po përpiqen të përballen me përçarjet e shkaktuara nga globalizimi, emigracioni, teknologjia dhe ndryshimet klimatike. Mes përkeqësimit të sigurisë ekonomike dhe kohezionit social, lëvizjet populiste dhe nacionaliste kanë shfrytëzuar ankthet e votuesve duke premtuar se do të mbrojnë atdheun kundër elitave kozmopolitane dhe institucioneve multilaterale që kanë mbështetur politikën dhe ekonominë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pavarësisht retorikës populiste, globalizimi ekonomik në të vërtetë ka krijuar prosperitet dhe ka ulur varfërinë, si edhe ka hapur mundësi të reja zhvillimi në të gjithë botën. Por pa mbështetjen e Perëndimit, ky sistem nuk mund të mbahet. Ajo që na duhet tani për të hapur mundësi të reja për rendin botëror është një globalizim i shoqërisë civile, si edhe t'i kujtojmë njerëzve dhe komuniteteve se shteti është akoma i aftë të të veprojë në mënyrë efektive. Kjo fillon duke investuar më shumë në arsim, studim dhe infrastrukturë, ndërkohë që krijon një ekuilibër midis bashkëpunimit ndërkufitar dhe respektimit të idiosinkracive kulturore.

Kjo na çon në çështjen e tretë: Rusia. Këtu, ndjekja e një politike të ekuilibruar nga ana e BE-së ka krijuar fërkime brenda aleancës transatlantike, siç ilustrohet nga tensionet për gazsjellësin "Nord Stream 2", një projekt i përbashkët ruso-gjerman. Sipas mendimit të qeverisë gjermane, "Nord Stream 2" është krejtësisht një çështje ekonomike. Kompanitë gjermane, franceze dhe të tjera evropiane kanë investuar shumë në këtë projekt. Gjithsesi, do të ishte një gabim i rëndë politikë të ndërhyhej në tregun privat evropian të gazit.

Liberalizimi i tregut të gazit ka lejuar një zgjerim të jashtëzakonshëm të furnizimit me energji të Evropës. Në fund të fundit, kompanitë, duke ndjekur sinjalet e tregut, duhet të vendosin se nga kush e blejnë gazin e tyre. Por as evropianët nuk mund të shpërfillin kërcënimet ndaj pavarësisë politike të vendeve fqinje siç është Ukraina – të cilën "Nord Stream 2" e anashkalon. Në bilanc, një mënyrë më e mirë për të siguruar furnizimin me energji të Evropës do të ishte zgjerimi dhe integrimi i mëtejshëm i infrastrukturës së gazit natyror të Evropës, duke ndërtuar më shumë terminale për gaz natyror të lëngshëm. Në këtë mënyrë, asnjë vend – qoftë një shtet anëtar ose partner i ngushtë – nuk mund të mbahej peng si rezultat i varësisë së tij ndaj energjisë ruse.

Çështja e katërt është Kina, e cila ka bërë të qartë se kërkon një rishikim të ekuilibrit ndërkombëtar të fuqisë. Nga ana e saj, administrata Trump me të drejtë e sfidoi Kinën në tregti. Nuk mund të ketë "tregti të ndershme" kur një vend që nuk luan me të njëjtat rregulla si të gjithë të tjerët organizon dy të pestat e ekonomisë globale. Kina ofron subvencione në industritë e saj, kufizon hyrjen në tregjet e saj dhe shkel në mënyrë rutinë të drejtat e pronësisë intelektuale. Për më tepër, modeli i kapitalizmit shtetëror autoritar të Kinës paraqet një sfidë të dyfishtë, sepse ai përfaqëson konkurrencë ekonomike dhe një model politik alternativ. BE-ja dhe Amerika duhet të hartojnë urgjentisht rregulla të qarta, të dakorduara reciprokisht, për t'u përballur me Kinën.

Çështja e pestë e rëndësishme është roli i Evropës në botën më të gjerë. Nëse Evropa nuk hap sytë para realiteteve të rivalitetit të ri kino-amerikan, ajo mund ta gjejë veten në një pozicion gjeopolitik të parëndësishëm. Në fakt, tashmë ka shenja që tregojnë rënien e rëndësisë globale të Evropës. Luftërat dhe konfliktet përgjatë periferisë evropiane po vendosen gjithnjë e më shumë nga fuqi të tjera, me Evropën që nuk luan asnjë rol të dukshëm në zgjidhjen e tyre.

Ngurrimi i Evropës për të treguar veten e saj ka një dimension politik. Për arsye të mira, BE-ja ka qëndruar prej kohësh nën ombrellën e sigurisë së SHBA-së, me Bashkimin që qëndron mënjanë. Por ai konceptim gjeopolitik i Evropës është një produkt amerikan, i bazuar në Planin Marshall. Siç e tha edhe sekretari i parë i përgjithshëm i NATO-s, Hastings Ismay, qëllimi i NATO-s ishte "të mbajë rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë".

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga vitet '50. Sot, ne evropianët po fillojmë gradualisht të kuptojmë se duhet të përshtatemi me realitetet gjeopolitike të shekullit XXI. Epoka e Atlantikut po i hap rrugë epokës së Paqësorit. Evropianët nuk duhet të ushqejnë iluzione se gjërat do të përmirësohen vetë. Tani është koha të gjejmë kurajën dhe vullnetin për të marrë përsipër përgjegjësinë për interesat tona strategjike. /Burimi: Project Syndicate/Në shqip nga: Reporter.al/

The post Bashkimi Evropian përballet me pesë sfida globale appeared first on Telegrafi.

Kongresi i Lushnjës si daulle!

Posted: 23 Jan 2020 03:45 AM PST

Historia ka vdekur, nuk jep mesazhe, mesazhet i nxjerrim ne sipas qejfit!

Si të bëjmë t'u themi që Kongresi i Lushnjës, që nga thellësia e historisë, nuk na jep ato mesazhe që ne duam të nxjerrim tani prej tij, a thua sikur ai të ishte gjyshi që na ka lënë të shkruar në defterkë mbyllur në sënduk, ndonjë testament me porositë e tij.

Historia nuk na jep asnjë mesazh. Ajo është zhdukur si realitet. Jeton si kujtesë ashtu sikurse ne duam t'a kujtojmë atë.

I ngjan një daulleje që nxjerr ato tinguj që duam ne të nxjerrim prej saj duke i rënë me shkop.

Sepse, po thonë që Kongresi i Lushnjës na jepka mesazhe bashkimi midis politikanëve athua se e dinte Kongresi i shkretë se do t'i binte përvjetori në ditët e Tryezës unanime për Kodin Zgjedhor.

A thua se ata që erdhën atje ishin politikanë partish politike!

E kuptojmë ne që problemi ynë nuk është bashkimi monolit në Frontin Demokratik, sepse asnjë copëtim nuk kërcënon Shqipërinë nga Lidhja e Kombeve apo nga fuqitë e mëdha!

Ne sot kemi hallin si të funksionojë shteti dhe demokracia.

Ne nuk duam që partitë në pushtet, qeveri dhe opozitë, të bashkohen si grusht bashkuar rreth Komitetit Qendror me në krye Byronë Politike.

Ne duam që të veprojë qeveria si qeveri dhe opozita si opozitë, jo të bëhen bashkë kundër të gjitha partive të tjera, kundër forcave të reja politike, kundër qytetarit.

Nuk është bashkimi për të mbrojtur atdheun që Vlorën mos ja marrë Italia, apo Gjirokastrën Greqia, tani.

Prandaj t'i lemë gospelet me mesazhe bashkimi ndërkohë që atëherë dhe tani janë dy situata krejt të ndryshme.

Ne duam të funksionojë si duhet dallimi dhe mos bashkimet qeveri-opozitë.

Bashkimi si në rastin e Kongresit të Lushnjës, pastaj një resme e përbashkët, nuk është ky mesazhi.

Mos i jepni memecit, historisë, aftësinë për të folur sikurse duam sot. Se po të kishte qenë 100 vjetori në 30 qershor, do të kishim thënë se mesazhi është hajde t'i biem me koktejl molotov bashkisë të Lushnjës!

Kjo sigurisht pa i ulur asnjë thërrime vlerave të mëdha patriotike dhe shtetformuese të atij Kongresi!
Por, mjaft përvetësuat edhe historinë!

The post Kongresi i Lushnjës si daulle! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more