Skip to main content

“Shoferi bën gabim llogaritjet, aeroplani “ngjitet” për një urë në Indi – pamje nga vendi i ngjarjes” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Shoferi bën gabim llogaritjet, aeroplani “ngjitet” për një urë në Indi – pamje nga vendi i ngjarjes” plus 2 more Telegrafi Dështime


Shoferi bën gabim llogaritjet, aeroplani “ngjitet” për një urë në Indi – pamje nga vendi i ngjarjes

Posted: 26 Dec 2019 02:52 PM PST

Një rimorkio që transportonte një aeroplan të vjetër mallrash të India Post u "ngjit" për një urë në Durgapur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, arsye thuhet të ketë qenë smogu në orët e hershme të ditës së sotme.

Siç thuhet tutje, më 22 dhjetor, aeroplani Boeing 737, i cili është përdorur nga India Posts si një aeroplan ngarkesash është ngarkuar në një rimorkio nga Aeroporti Netaji Subhas Chandra Bose në aeroportin e Dumdum dhe ishte dërguar në Jaipur në Rajasthan përmes transportit rrugor.

Por derisa po bartej, automjeti i ngarkuar me aeroplanin "u ngjit" nën urë, për rreth tetë orë, kur edhe është "çliruar".

Autoritetet i kërkuan Stacionit të Policisë Durgapur që të ndalonte automjetin.

Kjo pasi që, sipas tyre, kërkohet leje paraprake dhe duhet të bëhet vrojtimi i rrugës përpara lëvizjes së automjeteve të tilla të rënda në Autostradën Kombëtare. /Telegrafi/

 

The post Shoferi bën gabim llogaritjet, aeroplani "ngjitet" për një urë në Indi – pamje nga vendi i ngjarjes appeared first on Telegrafi.

Gjeti çantën me 16.000 euro dhe ia dorëzoi policisë gjermane, të gjithë befasohen për të keq me veprimin e pronarit

Posted: 26 Dec 2019 10:26 AM PST

Një burrë 63-vjeçar në Gjermani kishte një Krishtlindje shumë të gëzuar, pasi një gjetës i sinqertë i ktheu atij çantën e shpinës që kishte harruar nën një pemë.

Por se ishte shumë i lumtur nuk është vetëm fakti se ai i ktheu çantën. Brenda saj kishte hiq më pak se 16 mijë euro dhe disa dhurata, përcjell Telegrafi.

Gjetësi 51-vjeçar njoftoi policinë pasi gjeti çantën pranë qendrës së qytetit perëndimor të Krefeld pak para mesnatës, në prag të Krishtlindjes.

Oficerët ishin në gjendje të identifikonin shpejt pronarin dhe ta "ribashkonin" me çantën e shpinës dhe përmbajtjen e saj të çmuar.

Burri që e gjeti çantën “refuzoi tarifën e gjetësit, sepse ishte Krishtlindje”, ka shkruar policia e Krefeld në Facebook.

Sipas mediave lokale, në Gjermani, kushdo që kthen një objekt të gjetur ka të drejtë në tarifën e gjetësit bazuar në vlerën e sendit.

Në këtë rast, zbuluesi do të kishte qenë 490 euro më i pasur nëse do të kishte pranuar shpërblimin.

Dhe për këtë veprim të pronarit ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale – shumica duke u befasuar për të keq me veprimin e tij. /Telegrafi/

The post Gjeti çantën me 16.000 euro dhe ia dorëzoi policisë gjermane, të gjithë befasohen për të keq me veprimin e pronarit appeared first on Telegrafi.

Gruaja filmohet ‘duke bërë makijazh dhe përdorur celularin’ – derisa voziste me shpejtësi veturën e saj prej 100 mijë dollarëve në autostradë

Posted: 26 Dec 2019 10:12 AM PST

Ky është momenti tronditës kur një grua është filmuar duke aplikuar makijazh ndërsa drejtonte një veturë Tesla në vlerë prej 100 mijë dollarë, përgjatë një autostrade në Britani të Madhe.

Ka qenë një person në një makinë pranë ai që ka kapur pamjet të cilat tregojnë gruan duke vozitur, derisa i kishte duart e larguara nga timoni, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet tutje, vetura e saj Tesla disponon një mënyrë autopilot e cila përdorë një numër kamerash dhe sensorësh që "kontrollojnë" trafikun.

Sistemi është i aftë të drejtojë makinën dhe të rregullojë shpejtësinë për të përballuar kushtet e trafikut, por sipas rregulloreve në Mbretërinë e Bashkuar, shoferi nuk mund t’i heqë të dy duart nga timoni, ose të përdorë një telefon celular.

Personi që ka treguar pamje, që thuhet se është një 46-vjeçar, i cili dëshiron të mbetet anonim i tha MailOnline: "Pashë një zonjë që aplikonte makijazh ndërsa ishte në korsinë e shpejtë. Ajo po drejtonte një Tesla, kështu që duke përdorur funksionin Autopilot, nuk kishte duart në timon".

"Ajo gjithashtu ishte duke përdorur telefonin e saj celular". /Telegrafi/

The post Gruaja filmohet ‘duke bërë makijazh dhe përdorur celularin’ – derisa voziste me shpejtësi veturën e saj prej 100 mijë dollarëve në autostradë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more