Skip to main content

“Rikthimi i Coutinhos, braziliani shkëlqeu me het-trik dhe dy asistime ndaj Werder Bremenit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Rikthimi i Coutinhos, braziliani shkëlqeu me het-trik dhe dy asistime ndaj Werder Bremenit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Rikthimi i Coutinhos, braziliani shkëlqeu me het-trik dhe dy asistime ndaj Werder Bremenit

Posted: 14 Dec 2019 03:03 PM PST

Philippe Coutinho ka filluar shkëlqimin e tij në ndeshjet e fundit me Bayern Munichun.

Ylli brazilian u transferua në verë te Bayerni nga Barcelona në formë huazimi me mundësi blerje në fundit të sezonit.

Transferimi i tij bëri bujë të madhe, por Coutinho nuk arriti ta tregojë gjithë potencialin e tij në ndeshjet e tij të para me Bavarezët.

Të gjitha lajmet rreth Philippe Coutinhos Të gjitha lajmet rreth Philippe Coutinhos

Por, shkëlqimi i tij tashmë ka arritur me fanellën e klubit më të madh gjerman, i cili ka qenë i papërmbajtshëm në takimet e fundit.

Treguesi kryesor i formës së tij të lartë është ndeshje e sotme (e shtunë) ndaj Werder Bremenit, ku braziliani shënoi het-trik në fitoren 6-1.

Coutinho gjeti golin e parë në minutën e 45-të për barazimin 1-1, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy superogla, në minutën e 63-të për 3-1 dhe për rezultatin përfundimtar 6-1 në minutën e 78-të.

Ish-ylli i Interit dhe Liverpoolit gjithashtu asistoi tek goli i Robert Lewandowskit (45+) për 2-1 dhe tek goli i Thomas Muller (75′) për 5-1.

Në 13 ndeshje në Bundesliga, Coutinho ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar pesë asistime.

Ndërsa, në 20 ndeshje në të gjitha garat, braziliani ka shtatë gola dhe shtatë asistime. /Telegrafi/

The post Rikthimi i Coutinhos, braziliani shkëlqeu me het-trik dhe dy asistime ndaj Werder Bremenit appeared first on Telegrafi.

Transferimi i Alonsos te Interi ka një pengesë serioze

Posted: 14 Dec 2019 02:45 PM PST

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marcos Alonso është i pëlqyeri i Interit, por cmimi i kërkuar nga Blutë e Londrës po pengon transferimin e tij.

Interi po has në vështirësi në krahët e mbrojtjes, sidomos në të majtin dhe trajneri Antonio Conte ka kërkuar përforcime.

Lojtari i pëlqyer i trajnerit thuhet se është Alonso i Chelseat, të cilin Conte e njeh mirë nga koha e kaluar së bashku në Stamford Brige.

Conte e do Alonson te Interi Conte e do Alonson te Interi

Megjithatë, transferimi i spanjollit në Giuseppe Meazza mendohet se ka hasur në vështirësi.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Chelsea po kërkon deri në 35 milionë euro për Alonson dhe çmimi i tij thuhet se është një pengesë serioze e transferimit.

Në vend të kësaj, Nerazzurrët mund të kthejnë interesin e tyre për ish-mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian, i cili tani luan te Parma. /Telegrafi/

The post Transferimi i Alonsos te Interi ka një pengesë serioze appeared first on Telegrafi.

“Furtunë shkarkimesh” në Superioren Shqiptare, Partizani dhe Teuta largojnë trajnerët

Posted: 14 Dec 2019 02:28 PM PST

Një furtunë shkarkimesh të trajnerëve është duke ndodhur në Superioren e Shqipërisë, duke përfshirë skuadra si Partizani dhe Teuta e Durrësit.  

Pas humbjes në derbi nga Tirana me rezultat 2-1, Partizani ka njoftuar sot (e shtunë) shkarkimin e trajnerit.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin italian, Franco Lerda”.

“Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftim e klubit nga kryeqyteti.

Përveç kampionit aktual të Superiores, edhe klubi i futbollit Teuta ka njoftuar se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili në të kaluarën drejtoi Lirinë e Prizrenit.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi”.

“Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë”, shkruan në njoftimin e klubit durrsak.

Shkarkimi i ish-trajnerit të Lirisë vjen menjëherë pas humbjes së thellë me rezultat 4-0 që Teuta pësoi sot (e shtunë) ndaj Kukësit.

Në rrezik të shkarkimit mendohet të jetë edhe trajneri grek i Luftëtarit, Jorgos Marantas. /Telegrafi/

The post “Furtunë shkarkimesh” në Superioren Shqiptare, Partizani dhe Teuta largojnë trajnerët appeared first on Telegrafi.

Berbatov: Unitedi nuk ka nevojë për Haaland apo Mandzukic, por për Kane

Posted: 14 Dec 2019 02:16 PM PST

Legjenda bullgare e Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka thënë se Djajtë e Kuq nuk kanë nevojë të sjellin sulmuesit Erling Haaland ose Mario Mandzukic, por vetëm transferimi i Harry Kane do të kishte kuptim.

Ole Gunnar Solskjaer ka parë një shkëndijë të vonshme tek sulmuesit aktual në Old Trafford.

Marcus Rashford ka qenë në gjendje të shkëlqyer, ndërsa Anthony Martial ishte përsëri në mesin e golashënuesve ​​në derbin me Manchester City dhe Mason Greenwood po tregon shumë potencial.

Zhvillimi i vazhdueshëm i kësaj treshe do të pengohej nga ardhja e një sulmuesi tjetër pa përvojë në Ligën Premier, pretendon Berbatov, me Haaland dhe Mandzukic të etiketuar nga bullgari.

Sulmuesi i Red Bull Salzburg dhe ai i Juventusit kanë shumë për të ofruar, por Unitedi nuk konsiderohet se ka nevojë për të bërë nënshkrime sulmuese sipas Berbatov.

“Unë nuk mendoj se Unitedi duhet të nënshkruajë një sulmues në janar pasi ata kanë mundësi të mira përpara”, ka thënë fillimisht Berbatov për Evening Standard.

“Dua që Marcus Rashford të bëhet i mirë e më i mirë. Jam një admirues i madh i Anthony Martial dhe jam i prirur të shoh që Mason Greenwood të marrë më shumë minuta në fushë”.

“Mendoj se Unitedi ka talentin aty dhe nënshkrimi i një sulmuesi të ri, pavarësisht nëse është një talent në zhvillim si Haaland ose Mario Mandzukic më me përvojë, mund të dekurajojë lojtarët e tyre të rinj”.

Mandzukic dhe Haaland po lidhen që një kohë të gjatë me Unitedin

“Unë e di se ka spekulime rreth Haaland që vjen te Unitedi në janar. Ai është një qendërsulmues i madh, një sulmues i shkollës së vjetër që shënon shumë gola – krejt ndryshe nga Rashford dhe Martial”.

Kështu mund të ndryshojë formacioni i Unitedit me transferimin e Haverzt dhe Haaland Kështu mund të ndryshojë formacioni i Unitedit me transferimin e Haverzt dhe Haaland

“Haaland do t’i ofrojë Unitedit diçka ndryshe, por të vish nga Bundesliga Austrike do të ishte një hap masiv përpara, kështu që Unitedi duhet të mendojë me kujdes nëse ai është njeriu i duhur dhe si do të përshtatet me stilin e tyre të lojës”.

“Nëse ata mund ta merrnin Harry Kane, atëherë do të ishte mirë, sepse ai ka gjithçka. Por nuk do të ndodhë”, përfundoi ish-ylli i Djajve të Kuq. /Telegrafi/

The post Berbatov: Unitedi nuk ka nevojë për Haaland apo Mandzukic, por për Kane appeared first on Telegrafi.

Klopp: Nuk i festoj golat më, shkaku i VAR-it

Posted: 14 Dec 2019 01:50 PM PST

Jurgen Klopp pretendon se nga futja e teknologjisë VAR në futbollit, ai nuk i feston më golat.

Liverpooli fitoi me rezultat 2-0 ndaj Watford, falë dy golave të shënuara nga egjiptiani, Mohamed Salah, i cili gjeti rrjetën në secilën pjesë nga një herë.

Reds menduan se kryen punë në fillim të pjesës së dytë, pasi Sadio Mane shënoi me kokë në minutën e 49-të, por ky gol u anulua nga VAR-i me arsyetimin për pozitë jashtë loje.

Fitorja e tetë radhazi, Liverpooli vazhdon rrugën drejt titullit Fitorja e tetë radhazi, Liverpooli vazhdon rrugën drejt titullit

Pas ndeshjes ka folur trajneri i vendasve, Klopp, i cili ka thënë se më nuk i feston golave shkaku i VAR-it.

“Unë nuk e pashë atë ende. Siç mund ta imagjinoni, kur ju jeni duke fituar 2-0 nuk e shikoni. Nuk jam shumë i shqetësuar për këtë”, ka thënë Klopp fillimisht kur u pyet në lidhje me golin e Manes.

“Për të qenë i sinqertë, nuk kam asnjë të dhënë nëse ishte pozitë jashtë loje. Unë nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush të thotë se është gol”.

“Mendova se kishte një pasim më herët, ku ndoshta ishte pozitë jashtë loje, por që Sadio ishte ‘off-side’ nuk mund ta shihja”.

“Nuk e pashë atë mbrapa, kështu që nuk kam asnjë ide”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

The post Klopp: Nuk i festoj golat më, shkaku i VAR-it appeared first on Telegrafi.

Gatusso pas debutimit me humbje: Napoli po vuan serinë e ndeshjeve pa fitore, por ky ekip do të rikthehet

Posted: 14 Dec 2019 01:30 PM PST

Gennaro Gattuso beson se Napoli pagoi çmimin e të qenit “i çekuilibruar” në humbjen 2-1 ndaj Parma, e cila zgjat serinë e ndeshjeve pa fitore për napolitanët.

Napoli u mposht në shtëpi nga Parma në ndeshjen debutuese të ish-trajnerit të Milanit, Gattuso.

Pas ndeshjes, trajner i ri italian ka thënë se Napoli po vuan një nivel psikologjik, pasi kanë hyrë në një seri të madhe pa fitore.

Gattuso e nis me humbjen nga Parma aventurën te Napoli Gattuso e nis me humbjen nga Parma aventurën te Napoli

“Ne kemi punuar në 4-3-3 gjatë ditëve të fundit, por kaluam në 4-2-4 kur duhej ta ktheni”, ka thënë fillimisht Gattuso në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Unë nuk mendoj se është e drejtë të flasim për fat të keq, sepse 10 minutat e para treguan gjithçka. Ky është një ekip që vuan në një nivel psikologjik, pasi Napoli nuk është mësuar me një seri kaq të gjatë pa fitore në Serie A. Këta lojtarë janë mësuar të sfidojnë në krye të tabelës, kështu që ata po përpiqen të përshtaten”.

“Marrë gjithë përgjegjësinë dhe nuk fajësoj askënd për këtë humbje. Tifozët natyrisht do të bëhen xheloz, sepse rezultatet nuk janë ato që prisnin”.

Gattuso gjatë ndeshjes ndaj Parmas (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Gattuso la Dries Mertens në bankinë, por sulmuesi bel dha asistim për barazimin e Arkadiusz Milik brenda dy minutave nga inkuadrimi në lojë.

“Është e vërtetë, ai tronditi gjërat, por në këtë moment ekipi duhet të gjejë ekuilibër. Jam i vetëdijshëm që kam në dispozicion lojtarë të shkëlqyeshëm, por duhet të vendos nëse do të luaj me të gjithë së bashku ose të përpiqem të gjej ekuilibër”.

“Nuk më pëlqen t’i shoh të dy mbrojtësit e krahut duke shtyrë përpara në të njëjtën kohë, por ne e bëmë atë nganjëherë sepse donim të ktheheshim në lojë, por kjo na çekuilibroi dhe në fund paguam për këtë”.

Gattuso beson se Napoli do t’i kthehet lojës dhe rezultateve (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Shqetësimi im kryesor tani është të ndihmoj këtë ekip të gjejë përsëri qetësinë e saj. Nuk dua të dëgjoj biseda për fat të keq”.

“Ka shumë punë për të bërë. Ky ekip duhet të shkëpusë tensionin dhe të rikthehet të luajë llojin e futbollit e rrjedhshëm që e bëri për shumë vite”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

The post Gatusso pas debutimit me humbje: Napoli po vuan serinë e ndeshjeve pa fitore, por ky ekip do të rikthehet appeared first on Telegrafi.

Tuchel: Mbappe nuk është i vështirë për t’u menaxhuar

Posted: 14 Dec 2019 01:10 PM PST

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka hedhur poshtë sugjerimet që Kylian Mbape është i vështirë për t’u menaxhuar.

Mbappe dukej se e injoroi Tuchelin kur u zëvendësua në fund të fitores së fundjavës së kaluar në Ligue 1 te Montpellier.

Një fitore 3-1 me rikthim në të cilën reprezentuesi francez shënoi golin e dytë të skuadrës së tij.

Mbappe arrin shifrën e 100 golave shumë më shpejtë se Ronaldo dhe Messi Mbappe arrin shifrën e 100 golave shumë më shpejtë se Ronaldo dhe Messi

Ai luajti të gjithë ndeshjen kundër Galatasaray në mesjavë – duke shënuar golin e katërt të skuadrës së tij në një fitore të jashtëzakonshme 5-0 dhe Tuchel është këmbëngulës se 20-vjeçari nuk i shkakton atij probleme.

I pyetur nëse sulmuesi i talentuar mund të jetë i vështirë për t’u menaxhuar, Tuchel e ka mohuar në një të tillë.

“Jo – ne flasim shumë për këtë. Kylian gjithmonë dëshiron të luajë. Ndonjëherë ai është i zhgënjyer dhe ai e tregon atë”, ka thënë fillimisht Tuchel.

Fabregasi këshillon Barcelonën: Duhet ta zgjedhin Mbappen Fabregasi këshillon Barcelonën: Duhet ta zgjedhin Mbappen

“Ndoshta ju keni përshtypjen se ai nuk është i lehtë për t’u menaxhuar. Por jo. Ajo zgjat vetëm disa minuta”.

“Ai është i zgjuar”, përfundoi trajneri gjerman i PSG-së. /Telegrafi/

The post Tuchel: Mbappe nuk është i vështirë për t’u menaxhuar appeared first on Telegrafi.

Liverpooli do të përballet me Monterrey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Posted: 14 Dec 2019 12:48 PM PST

Klubi i madh anglez, Liverpooli do të përballet me skuadrën meksikane Monterrey në gjysmëfinalen e FIFA Kupës së Botës për Klube.

Kampionët aktual të Evropës, Reds kanë mësuar tashmë kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet në Katar.

Bëhet fjalë për fituesit e Ligës së Kampionëve në CONCACAF, meksikanët e Montrrey.

Montrrey mundën të shtunën mbrëma ekipin e Al Sadd me rezultat 3-2 në ndeshjen e tyre hapëse të turneut.

Prandaj ata përparojnë në gjysmëfinale dhe do të takohen me Reds në Khalifa International Stadium të mërkurën më 18 dhjetor.

Goli i sulmuesit Bafetimbi Gomis ishte i mjaftueshëm për të fituar Al Hilal ndaj ES Tunisit me rezultat 1-0, që do të thotë se fituesit e Ligës së Kampionëve në AFC do të përballen me Flamengon në gjysmëfinalen tjetër që zhvillohet të martën.

Fituesit në fuqi të kësaj gare janë Real Madridi, i cili mposhti Al-Ain me rezultat të thellë 4-1 në finale.

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube

17 dhjetor – Flamengo – Al Hilal

18 dhjetor – Monterrey – Liverpool

/Telegrafi/

The post Liverpooli do të përballet me Monterrey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Interi dhe Roma në garë për sulmuesin Petagna

Posted: 14 Dec 2019 12:00 PM PST

Roma thuhet se ka kërkuar nga SPAL-i sulmuesin Andrea Petagna si huazim me pagesë për 18 muaj me mundësi blerje, por përballet me konkurrencën e Interit.

Sipas mediumit italian Tele Radio Stereo, Giallorossët e kanë identifikuar Petagnan si një pasues ideal për Edin Dzeko, veçanërisht nëse shkurtohet huazimi i Nikolla Kalinic nga Atletico Madridi.

Petagna është vetëm 24 vjeç dhe ka një paraqitje me ekipin kombëtar të Italisë, duke u bërë një emër edhe më i pëlqyer për kryeqytetasit.

Ai ka katër gola në 15 ndeshje të Serie A këtë sezon, por sezoni i fundit ishte më i frytshmi i tij, duke gjetur rrjetën 16 herë në 36 ndeshje.

Petagna duke festuar një gol me fanellën e SPAL-it (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Roma shpreson të marr Petagnan në huazim me pagesë për 18 muaj nga SPAL-i me mundësi për ta blerë në qershor të vitit 2021.

Sidoqoftë, ata përballen me konkurrencë nga Interi, i cili gjithashtu e sheh Petagan si një alternative të përshtatshme për Romelu Lukakun. /Telegrafi/

The post Interi dhe Roma në garë për sulmuesin Petagna appeared first on Telegrafi.

Gattuso e nis me humbjen nga Parma aventurën te Napoli

Posted: 14 Dec 2019 11:35 AM PST

Napoli është mposhtur në shtëpi nga Parma me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Gennaro Gattuso ka debutuar me humbje në stolin e Napolit, pasi zëvendësoi para disa ditës Carlo Ancelottin e shkarkuar.

Trajneri i ri italian nuk arriti dot të merrte rezultat pozitiv me ekipin e tij ndaj Parmas edhe pse luajtën para tifozëve të tyre.

Gattuso ka refuzuar 18 oferta nga ekipe të ndryshme, e pranoi të 19-tën nga Napoli   Gattuso ka refuzuar 18 oferta nga ekipe të ndryshme, e pranoi të 19-tën nga Napoli  

Parma e nisi mirë takimin duke gjetur golin pas vetëm katër minutave me anë të Dejan Kulusevski, i cili shënoi për epërsinë 1-0 dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Napoli ishte më kërkuese dhe arriti të gjej golin e barazimit, por kur pritej ta shënonte golin e fitores, Parma e ndëshkoi.

Ishte polaku Arkadiusz Milik, i cili në minutën e 64-të barazoi shifrat në 1-1, por Parma gjeti golin e fitores 2-1 në minutat shtesë me anë të Gervinhos.

Pas kësaj humbje, Napoli mbetet në pozitën e tetë me 21 pikë, ndërsa Parma një vend më lartë me 24 pikë. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Gattuso e nis me humbjen nga Parma aventurën te Napoli appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more