Skip to main content

“Largohen 60 punonjës nga Prokuroria e Përgjithshme, i bashkohen SPAK” plus 9 more - Gazeta Dita

“Largohen 60 punonjës nga Prokuroria e Përgjithshme, i bashkohen SPAK” plus 9 more - Gazeta Dita


Largohen 60 punonjës nga Prokuroria e Përgjithshme, i bashkohen SPAK

Posted: 18 Nov 2019 02:31 AM PST

Komisioni i Ligjeve po diskuton në mbledhjen e kësaj të hëne projektbuxhetin për vitin 2020 të disa institucioneve.

Diskutimi ka nisur me buxhetin për Prokurorinë e Përgjithshme, ku drejtori i drejtorisë së financave, Luan Abazi, ka deklaruar se pritet të ketë ulje të buxhetit për këtë institucion, ashtu siç do t'i shkurtohen edhe 60 punonjës.

"Në zëra të veçantë jemi me ulje për vitin 2020. Për fondin e pagave është menduar që PP t'i shkurtohen 60 punonjës. Ne nuk jemi dakord. Ka ulje ne zerin per masen operative. Per investimevet kerkojme shtese dhe duhet negociuar, pasi shtesa shkon ne permiresimin e sistemeve dhe sidomos per sistemin e pergjimeve. Kerkesat te merren ne konsiderate qe te kete funksionim te mire te institucionit per vitin 2020", ka thënë Abazi.

Ndërkohë, relatori për buxhetin 2020, Bashkim Fino, është shprehur se "Qendrimet e perfaqesuesit te PP nuk qendrojne. Largimet me 60 veta behen se do shkojne per krijimin e SPAK".

Abazi: Shkurtimi prej 60 vetash do ndikoje ne nr e prokuroreve.

Ulsi Manja: Nuk ndaj te njejtin mendim, pasi prokuroret e SPAK vijne nga brenda sistemit. Por nese do kete nevoje, KLP do kerkoje me teper prokurore, do e diskutojme. Çeshtja e prokuroreve eshte e mbyllur.

o.j/dita

“Le Figaro” me sytë nga stadiumi, dhe ndeshja Shqipëri-Francë: Shqiptarët nuk e kishin harruar gafën e himnit

Posted: 18 Nov 2019 02:20 AM PST

Ndeshja Shqipëri-Francë, nuk ka mbetur pa u komentuar nga shtyp francez, më shumë për inaugurimin e stadiumit të ri, "Air Albania Stadium", sesa për rezultatin.

Media prestigjoze franceze "Le Figaro", shkruan se stadiumi nuk është ende gati dhe do disa javë punë për të përfunduar i gjithi.

Me titullin "Inaugurimi i stadiumit të ri në Shqipëri me rastin e ndeshjes me skuadrën franceze, i dha hov disa skenave qesharake në Tiranë", gazeta franceze nuk harron edhe fishkëllimat e tifozëve tani, në momentin që po luhej himni i tyre, duke e cilësuar si një hakmarrje e vogël, për ngatërrimin e himnit të ndodhur më 7 shtator në Francë.

Shkrimi i medias franceze:

Një mbrëmje speciale në Tiranë mbrëmjen e së dielës para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës. Një inaugurim origjinal i stadiumit Air Albania, impiantit fringo të ri në Tiranë.

Në një atmosferë të bukur të një nate të madhe me 22 mijë spektatorë të zhurmshëm (përfshi 3700 francezë), publiku shqiptar tregoi se ka kujtesë. Pas incidentit në ndeshjen e parë të shtatorit të kaluar në 'Stade de France', ku u ngatërrua himni nga dhomat e fonisë, spektatorët nuk ngurruan të vërshëllejnë Marsejezën. Pavarësisht se stadiumi vërshëllente, blutë mbetën të përqendruar, ashtu si këngëtarja që udhëzoi fjalët.

Më herët në mbrëmje, disa nga audienca patën mundësinë që të bënin një dush të vogël, që nuk ishte planifikuar në program. Ujitja nisi përpara se lojtarët të dilnin në fushë. Një goditje e vogël në natën e përurimit të një stadiumi, që do ketë nevojë për disa punë përfundimtare në javët e ardhshme. Ende nuk janë vendosur tabelat njoftuese, duke i detyruar gazetarët dhe zyrtarët të kronometrojnë vetë.

Franca mundi mbrëmë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytëzoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padepërtueshme.

 

l.h/ dita

Kushtetuesja ka në tavolinë 110 dosje për shqyrtim

Posted: 18 Nov 2019 02:11 AM PST

Ndërsa nuk ka siguruar ende kuorumin e nevojshëm të anëtarëve për tu vënë në funksionim, në Gjykatën Kushtetuese aktualisht janë 110 kërkesa të depozituara që presin shqyrtimin.

Shifrat u bënë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate, Eugen Papandile, në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua buxheti për këtë gjykatë dhe institucionet e drejtësisë.

Papandile paralajmëroi se më nisjen nga puna të Gjykatës së Lartë ky numër mund të shumëfishohet.

Ulsi Manja: Sa është numri i kërkesave të depozituara në Kushtetuese?

Eugen Papandile: Nuk kam shifër tamam, por diku 110. Por në momentin që Gjykata e Lartë të fillojë nga funksionimi mund të bëhet dhe 1010. Do ketë fluks të madh kërkesash dhe për këtë jam i bindur.

O.J/DITA

PD i thotë “po” OSBE-së për tryezën e Reformës Zgjedhore

Posted: 18 Nov 2019 02:07 AM PST

Zyra e OSBE-së në Tiranë ka thirrur një tjetër tryezë për reformën zgjedhore. Takimi është parashikuar të mbahet ditën e nesërme, ndërkohë që ftesa i është dërguar edhe partive opozitare jashtëparlamentare.

Sipas asaj që raportio ditën e djeshme TCH, Partia Demokratike do të marrë pjesë në nivel teknik, në tryezën e diskutimit, e cila do të ketë në fokus financimin e partive politike.

"Në parim, kemi shprehur gatishmërinë për të qënë perzent, po presim të njihemi me axhënden e takimit, tha një zyrtar i lartë i PD-së, për Tch.

Ndërkohë, liderët e opozitës do të mblidhen sot në selinë blu, në orën 17:30, për të diskutuar mbi agjendën e takimit.

Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore që Bundestagu gjerman ka vendosur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pavarësisht se palët politike shprehin gatishmëri për realizimin e saj, qëndrimet që mbajnë janë të largëta, ndërkohë që nuk mungojnë as parakushtetet të cilat ngadalësojnë procesin.

 

l.h/ dita

Urbani përplas një këmbësor te rruga e Durrësit, në gjendje të rëndë

Posted: 18 Nov 2019 01:52 AM PST

Një aksident sapo ka ndodhur në rrugën e Durrësit ku një autobuz ka shtypur një kalimtar i cili raportohet që është në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vend ngjarje, ndërsa ambulanca pak minuta më pas ka transportuara të aksidentuarin për në spital.

o.j/dita

Pasuria nxjerr jashtë Drejtësisë gjyqtarin e Apelit Durrës, Arjan Balliun

Posted: 18 Nov 2019 01:40 AM PST

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Arjan Balliu.  Ky i fundit ushtronte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK  për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.

Edhe pse Arjan  Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të "Vettingu', sot Komisionin i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte nga detyra.

Arjan Balliu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000.  Më pas, zoti Balliu ka punuar si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave.

Nga viti 2004 Balliu ka ushtruar profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 është emëruar inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është rikthyer në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

l.h/ dita

EMRAT: Kush janë 48 gjyqtarët që do i nënshtrohen Vetingut

Posted: 18 Nov 2019 01:36 AM PST

'Kosa' e Vetingut zbret pas dy vitesh në nivelet e ulëta të gjyqësorit shqiptar. Pas verifikimit të trefishtë për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, krerëve të të gjitha gjykatave dhe prokurorive, kandidatëve për t'u bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë dhe një pjesa të magjistratëve të Apelit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përzgjedhur një listë me emrat e 48 gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkallës së parë, për t'ju nënshtruar verifikimit.

Në krye të listës është përzgjedhur përmes shortit prokurori i Tiranës Dritan Gina, bashkëshorti i ish-drejtueses së Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Zonja Gashi, e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme, është shkarkuar disa javë më parë nga detyra me vendim të dy shkallëve të Vetingut, për shkak të mosjustifkimit të pasurisë.

Në prill të këtij viti, Report Tv, publikoi një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t'u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive. "…Pas verifikimeve të kryera për znj. Rovena Gashi, rezulton se, nuk disponohen të dhëna. …Ndërsa për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit…", thuhet në raportin e DSIK.

Mbetet për t'u parë nëse do të pranohet apo hidhet poshtë si i pabazuar në prova ky raport nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kur të shqyrtojë dosjen e Ginës. Ndërkaq, Gina dhe Rovena Gashi, duke qenë çift bashkëshortësh, kanë deklaruar të njëjtën pasuri, e cila është konsideruar nga KPK dhe më pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit si e paligjshme. Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë përfshirë në një kurs përplasjesh me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun, ndërsa disa javë më parë, edhe motra e Rovena Gashit, gjyqtare në Durrës, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Pjesë e listës të përzgjedhur me short për t'ju nënshtruar Vetingut, është edhe gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima, një emër i njohur në drejtësi. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, së datës 7.05.2018, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima. Sipas ministres gjyqtari Ken Dhima ka konsumuar shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

I thirrur për të dhënë sqarime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për këto shkelje, gjyqtari Ken Dhima ka sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi, duke i konsideruar si një vepër e George Soros, filantropistit që turbullon herë pas herë ujërat e politikës shqiptare. Sipas tij Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë. gjyqtari Ken Dhima ka befasuar anëtarët e KLD, duke e quajtur Vetingun 'Sorosian". Kërkesa për shkarkim u hodh poshtë nga KLD, i cili në atë kohë kryesohej nga Ilir Meta.

 

Lista e re me emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përzgjedhur për t'ju nënshtruar Vetingut

Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Bledar Maksuti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Agron Gjana Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës

Bledar Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Drini Pali Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Rabiana Halili (Shehu) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Saimir Smaka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Dritan Marku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Natasha Shallapi (Prifti) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Artan Hazbi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Binas Nina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Elmira Tafani (Çabej) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Alfred Shehu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Sali Hasa Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Lorenc Mërkuri Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Julian Çafka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Spartak Çoçoli Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Tasim Puci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

Silvana Pani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet

Bujar Memia Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë

Ketra Bajrami Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Nevrie Duka (Halo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Enkeleda Doda Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Arben Dosti Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Mirela Iliopulli (Kore) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Pëllumb Vehbi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Kostika Çobanaqi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Matilda Llangozi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Durim Hasa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Saemira Hila Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Ali Koleci Gjykata e Rrethit Gjyësor Mat

Rexhep Karaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat

Enkeleda Qorri (Kapidani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Tomorr Kullolli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Bujar Musta Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Atalanta Zeqiraj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Albert Spiro  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Igerta Hysi (Bengu) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

Rezarta Balliu (Vigani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Niko Rapi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ahmet Metaliaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marinela Osmani (Nuni) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Besjana Garxenaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

Dhurata Bilo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

Petraq Dhimitri (Koço) Gjykata e Apelit Durrës

Elidon Papazisi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër

Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë

Arbena Ahmeti Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

 

Shqiptarja.com

l.h/ dita

Kejvina Kthella kërkesë Krimeve të Rënda: Hiqni sekuestron ndaj makinës, celularit dhe llogarive bankare

Posted: 18 Nov 2019 01:33 AM PST

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t'i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.

Sipas "BalkanWeb" kërkesa e Kthelës do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si "Rrumi" i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.

o.j/dita

Vaksina kundër gripit, falas për të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë

Posted: 18 Nov 2019 01:26 AM PST

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me një apel për të shkuar dhe për të bërë vaksinën kundër grupit.

Rama shkruan se vaksina është falas për grupet e rrezikuara, siç janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

"Mirëmëngjes dhe me ftesën për të shkuar pranë qendrës suaj shëndetësore për të marrë vaksinën kundër gripit, të cilën grupet më të rrezikuara si të moshuarit, fëmijët (2-5 vjet) dhe të sëmurët kronikë do ta kenë falas, ju uroj një javë të mbarë" shkruan Rama.

Prej fillimit të nëntorit ka filluar vaksinimi.

 

l.h/ dita

Dhunoi mjekun, arrestohet nga policia 21 vjeçari i dehur

Posted: 18 Nov 2019 01:22 AM PST

Një 32-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi ka goditur mjekun teksa ishte në gjendje të dehur.

Ndërsa në Elbasan një 21-vjeçar është arrestuar pasi po drejtonte mjetin pa patentë.

Njoftimi:

Peqin

Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more