Skip to main content

“Katër gola të shënuara dhe shumë spektakël në mes Argjentinës dhe Uruguait që përfundoi pa fitues” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Katër gola të shënuara dhe shumë spektakël në mes Argjentinës dhe Uruguait që përfundoi pa fitues” plus 9 more Telegrafi Futboll


Katër gola të shënuara dhe shumë spektakël në mes Argjentinës dhe Uruguait që përfundoi pa fitues

Posted: 18 Nov 2019 02:58 PM PST

Argjentina dhe Uruguai dhuruan spektakël në miqësoren e zhvilluar në "Bloomfield Stadium" të Tel-Avivit, Izrael, sfidë në të cilën luajtën titullarë dhe shënuan emra të tillë si Lionel Messi, Sergio Aguero, Luis Suarez dhe Edinson Cavani, me "yllin" e Barcelonës që u rikthye në përfaqësuesen bardhekaltër pas një mungesë të gjatë.

Gjithçka nisi keq për Argjentinën, që e pa veten në disavantazh në minutën e 34-të, falë bashkëpunimit mes Suarezit dhe Cavanit, me sulmuesin e PSG-së që realizoi nga një distancë e afërt.

Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërsa 18 minuta pas startit të pjesës së dytë, Sergio Aguero, i i shërbyer nga Lionel Messi (goditje e lirë), barazoi me kokë 1-1.

Vetëm 5 minuta më vonë Suarez ndëshkoi për herë të dytë portierin Andrada, ndërsa golin e barazimit dhe të rezultatit përfundimtar 2-2 e shënoi Lionel Messi me 11-metërsh në minutën e dytë shtesë.

Tifozët izraelitë u dëfryen me një miqësore luksi, që për nga antagonizmi dhe spektakli i dhuruar në fushë i ngjante një përballjeje të kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Katër gola të shënuara dhe shumë spektakël në mes Argjentinës dhe Uruguait që përfundoi pa fitues appeared first on Telegrafi.

Hadërgjonaj: Faleminderit populli ynë – kemi humbur betejën, por jo luftën

Posted: 18 Nov 2019 02:47 PM PST

Florent Hadërgjonaj ka shkruar një mesazh falënderues për Dardanët pas kualifikimeve në Euro 2020.

Edhe pse nuk arritën që të kualifikoheshim nga grupi A, Përfaqësuesja jonë ka ende shpresa që të kualifikohet në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve.

Hadërgjonaj ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se e kemi humbur betejën, por jo edhe luftën.

"Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë", ka thënë Hadergjonaj.

"Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën. Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin. FALEMINDERIT", ka përfunduar ai. /Telegrafi/

The post Hadërgjonaj: Faleminderit populli ynë – kemi humbur betejën, por jo luftën appeared first on Telegrafi.

Italia edhe pse e kualifikuar, turpëron Armeninë

Posted: 18 Nov 2019 02:37 PM PST

Kombëtarja e Italisë e ka mbyllur në mënyrë perfekte rrugëtimin në kualifikueset e Euro 2020.

Italia shënoi dy gola të shpejtë në minutat 8' dhe 9', me anë të Immobile dhe Zaniolo, për të thyer kundërshtarin qysh në 10 minutëshin e parë.

Rezultatin në 3:0 e dërgoi Nicolo Barella, kur luhej minuta e 29', kurse Immobile shënoi edhe një herë në minutën e 33'.

Zaniolo shënoi golin e dytë personal dhe golin e pestë të Italisë, në minutën e 64', kurse në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Alessio Romagnoli, në minutën e 72', për 6:0.

Jorginho nga pika e bardhë (75') dhe Orsolini 78' shënuan për 8:0, para se Babayan të shënonte për 8:1 një minutë më vonë.

Rezultatin final e vendosi Federico Chiesa, kur në minutën e 81' regjistroi shifrat 9:1, shkruan lajmi.net.

Kjo ishte fitorja e 10-të për Italinë në po aq ndeshje, për ta mbyllur kampanjën si lidere e grupit J, me 30 pikë. Armenia e mbyll në pozitën e pestë, me 10 pikë.

The post Italia edhe pse e kualifikuar, turpëron Armeninë appeared first on Telegrafi.

Zvicra me goeladë ndaj Gjibraltarit kualifikohet në Euro 2020

Posted: 18 Nov 2019 02:26 PM PST

Zvicra edhe zyrtarisht është kualifikuar në Euro 2020, pasi e ka mposhtur 1-6 Gjibraltarin.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, 'Helvetikët' kaluan në epërsi me anë të Cedric Itten, e me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.

Ruben Vagas (50') ishte ai që e dyfishoi epërsinë nga një asistim i Benitos, ndërsa shtatë minuta më vonë, Christian Fassnacht shënoi për 3-0.

Benito më pas ndryshoi rolin nga një asistues për t'u bërë golashënues në minutën e 75-të, ndërsa Itten (84') realizoi edhe golin e dytë në këtë takim.

Vendasit arritën ta ngushtonin epërsinë e mysafirëve me anë të Styche (74').

Granit Xhaka e mbylli këtë goleadë të Zvicrës në minutën e 86-të, gjeras mori një asistim fenomenal nga Itten.

Zvicra u kualifikua në Kampionatin Evropian si lider i grupit me 17 pikë së bashku me Danimarkën që kishte një më pak. /Telegrafi/

 

The post Zvicra me goeladë ndaj Gjibraltarit kualifikohet në Euro 2020 appeared first on Telegrafi.

Chelsea planifikon t’i vazhdojë kontratën Willianit

Posted: 18 Nov 2019 01:50 PM PST

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend ta lejojë Willianin të largohet nga skuadra pas këtij sezoni.

Sulmuesi brazilian ka vlerë të madhe në strategjitë e Frank Lampardit dhe ky i fundit dëshiron që lojtari ta vazhdojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e 31-vjeçarit me The Blues skadon në qershor të vitit 2020, por që Chelsea është e gatshme t'i ofrojë atij edhe një vit kontratë.

Willian fiton 120 mijë euro në javë te skuadra nga veriu i Londrës, por që në marrëveshjen e re, lojtari kërkon një pagë më të lartë.

Lojtarët më të mirë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 - mund të krijohet një formacion ëndrrash falas Lojtarët më të mirë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 - mund të krijohet një formacion ëndrrash falas

Barcelona ka kohë që e dëshiron transferimin e brazilianit, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur ta bind lojtarin e Selecaos që të largohet nga Stamford Bridge.

Nëse Chelsea dhe Willian nuk arrijnë një marrëveshje për ta vazhduar kontratës, atëherë Blaugranasit do ta kenë rrugën e hapur për ta transferuar atë. /Telegrafi/

The post Chelsea planifikon t’i vazhdojë kontratën Willianit appeared first on Telegrafi.

Milani shihet si favorit, por Bologna nuk heq dorë nga Ibrahimovic

Posted: 18 Nov 2019 01:20 PM PST

Bologna është mjaftë e interesuar në transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta Dello Sport, skuadra italiane po e kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit suedez.

Ibrahimovic ditë më parë ka bërë të ditur se po largohet nga La Galaxy, derisa kontrata e tij skadon më 31 dhjetor të muajit të ardhshëm.

Ibra Kadbra po e kërkon po ashtu rikthimin në Evropë, gjersa për të kanë shprehur interesim  edhe skuadra si, Milani dhe Manchester United.

Milani shpreson të transferojë Ibrahimovicin dhe Mandzukicin në janar Milani shpreson të transferojë Ibrahimovicin dhe Mandzukicin në janar

Mediu italian bënë më tej të ditur se destinacioni i preferuar i ish-sulmuesit të Barcelonës është Italia dhe gjërat mund të kuptohen shumë shpejtë.

Rossonerët duan që t'i marrin shërbimet e suedezit për pjesën tjetër të mbetur të sezonit, por që 38-vjeçari kërkon të luajë së paku edhe dy vite. /Telegrafi/

 

The post Milani shihet si favorit, por Bologna nuk heq dorë nga Ibrahimovic appeared first on Telegrafi.

Emre Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi

Posted: 18 Nov 2019 01:00 PM PST

Emre Can e ka pranuar se nuk është i lumtur te Juventusi shkaku i minutazhës që ka në dispozicion.

Mesfushori gjerman thuhet se nuk bënë me pjesën në planet e Maurizio Sarrit dhe mund të largohet qysh në janar.

Can e ka konfirmuar se dëshiron të luajë më shumë, por që italiani po preferon në mesfushë Blaise Matuidin dhe Miralem Pjanicin.

Foto: Juventus/Twitter

"Nuk jam duke luajtur që nga fillimi, kështu që nuk jam i lumtur, por unë do të qëndroj i fortë dhe do të punojë me vetën", ka hënë gjermani për Kicker.

Bayerni insiston për transferimin e Emre Canit Bayerni insiston për transferimin e Emre Canit

"Jam qëndroj në fitnes para dhe pas stërvitjeve, duke bërë gjëra shtesë. Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll", ka shtuar më tej Can.

Juventusi tashmë ka pranuar disa oferta nga klube të ndryshme evropiane për mesfushorin e në mesin e tyre është edhe Bayern Munichu. /Telegrafi/

The post Emre Can: Nuk jam i lumtur te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Redi Jupi: Me një kombëtare, shqiptarët gjithmonë do të kualifikoheshin në kampionate evropiane e botërore

Posted: 18 Nov 2019 12:41 PM PST

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi ka thënë se Shqipëria është dobësuar shumë në momentin që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA.

Jupi në një lidhje direkte në "Debat Plus" me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nëse shqiptarët me këto kapacitete do të kishin një kombëtare të përbashkët do të kualifikoheshin gjithmonë në kampionate evropiane dhe botërore të futbollit.

Ai ka thënë se është fatkeqësi që ndarja mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar në kohën e komunizmit.

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka thënë se 'Kombëtarja e Kosovës" ka fituar popullaritet të madh në Shqipëri për shkak të lojërave të mira që ata kanë zhvilluar.

Sokoli e Munishi me mendime të kundërta nëse bashkimi në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës do të sillte më shumë sukses Sokoli e Munishi me mendime të kundërta nëse bashkimi në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës do të sillte më shumë sukses

Duke komentuar zgjedhjen e Rashicës për Kosovën, Jupi ka thënë se ai është i pjekur dhe askush nuk mund ta kontestojë vendimin e tij se zgjodhi Kosovën dhe la Shqipërinë./Telegrafi/

The post Redi Jupi: Me një kombëtare, shqiptarët gjithmonë do të kualifikoheshin në kampionate evropiane e botërore appeared first on Telegrafi.

Dortmundi i vendosur të arrijë marrëveshje me Mourinhon

Posted: 18 Nov 2019 12:26 PM PST

Borussia Dortmundi po planifikon që ta shkarkojë Lucien Favren para afatit kalimtar të janarit.

Skuadra gjermane aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në Bundesligë, derisa ishte mposhtur 4-0 nga Bayern Munichu para ndeshjeve ndërkombëtare.

Sipas France Football, Dortmundi dëshiron që ta shkarkojë Favren dhe në vend të tij të vije Jose Mourinho.

Lucien Favre ( Foto: Getty Images)

Strategu portugez është aktualisht i papunë, pasi në dhjetorin e vitit të kaluar ishte shkarkuar nga Manchester United.

Mourinho ka bërë me dije se dëshiron të rikthehet sa më shpejtë në futboll dhe destinacioni i tij i preferuar mbetet Anglia.

Mourinho thuhet se ka darkuar me drejtorin sportiv të Arsenalit - marrëveshja afër të arrihet Mourinho thuhet se ka darkuar me drejtorin sportiv të Arsenalit - marrëveshja afër të arrihet

Portugezi lidhet me një kalim te Arsenali ose Tottenham Hotspuri, por ende nuk ka ndonjë bisedim konkret.

Dortmundi shpreson që ta bind Mourinhon të kalojë në Gjermani dhe t'i drejtojë ata në triumfin e ligës gjermane dhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post Dortmundi i vendosur të arrijë marrëveshje me Mourinhon appeared first on Telegrafi.

Sokoli e Munishi me mendime të kundërta nëse bashkimi në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës do të sillte më shumë sukses

Posted: 18 Nov 2019 12:09 PM PST

Trajneri i futbollit Ismet Munishi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nëse do të ishin bashkë nuk do të ishin më të fortë se që janë tani.

Munishi në "Debat Plus" me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në dy përfaqësuese ka shumë më tepër hapësirë për promovimin e  futbollistëve se që ka në një.

"Për momentin defilojnë në dy përfaqësueset rreth 60 futbollistë që kanë kualitet afërsisht të njëjtë. Në një skuadër do të ishte pikëpyetje nëse këta do të gjenin hapësira për promovim", tha ai, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër trajneri i futbollit njëkohësisht profesor universitar, Bylbyl Sokoli mendon ndryshe nga Munishi.

Ai thotë se ndarja në dy përfaqësuese ka dëmtuar futbollin e shqiptarëve.

Sokoli thotë se kjo vërehet edhe nga deklaratat e trajnerit të Kosovës ku citon të ketë thënë se ka pasur mungesa të futbollistëve dhe lodhje të tyre.

"Ndarja na ka dëmtuar edhe në fushat tjera të jetës por edhe në jetë. Procesi i unifikimit sjellë konkurrencë e cilësi. E shihni, futbollistët që nuk gjejnë vend në Shqipëri vijnë në Kosovë apo e kundërta. Kjo na bën dëm", tha mes tjerash Bylbyl Sokoli./Telegrafi/

The post Sokoli e Munishi me mendime të kundërta nëse bashkimi në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës do të sillte më shumë sukses appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more