Skip to main content

Bëhuni gati, këtë ditë pritet të bjerë borë në Kosovë

Bëhuni gati, këtë ditë pritet të bjerë borë në Kosovë


Bëhuni gati, këtë ditë pritet të bjerë borë në Kosovë

Posted: 18 Nov 2019 02:11 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Gjatë kësaj jave në vendin tonë do të ketë mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje shiu.

Nga e mërkura rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje bore në vendet malore. Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse në pjesën e dytë të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, e maksimalet nga 12C deri në 16C.

Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe, e më pas edhe nga rajoni ynë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me kalimin e sistemeve frontale mbi vend do të sjellin edhe të reshura shiu.

Ditën e mërkurë në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të krijohen kushte edhe për mjegulla, njofton Prishtina Weather.

18.11 – Në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.

19.11 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht vranët. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

20.11 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje pjesërisht vranët.

21.11-22.11 – Kryesisht me vransira. Të enjten në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e ditën e premte, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e në pjesën e dytë të javës lehtë nga verilindja-lindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera të normales.

The post Bëhuni gati, këtë ditë pritet të bjerë borë në Kosovë appeared first on Drenica Press.

Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18 vjeçari nga Prishtina (FOTO)

Posted: 18 Nov 2019 01:49 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Mbrëmë në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prishtina, në një aksident trafiku.

Në këtë aksident u përplasën dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R. vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplausur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).

Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë./alb.info/

The post Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18 vjeçari nga Prishtina (FOTO) appeared first on Drenica Press.

Nisma në ethe, vetëm 18 vota është mbi prag

Posted: 18 Nov 2019 12:58 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve. Pragu i Nismës vazhdon të jetë tema më interesante e këtij rinumërimi.

Indeksonline mëson se aktualisht Nisma është mbi prag vetëm 18 vota. Shifra prej 18 votash pritet të rritet apo zvogëlohet pas rinumërimit të votave të Malishevës, aty ku Nisma e ka koncentrimin më të madh.

Burime të Indeksonline mësojnë se në rinumërim diferenca e votave partiake është e vogël, por që votat mes kandidatëve kanë disa ndryshime.

Aktualisht kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 834 vendvotime. Tërë procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda 2 javësh./Indeksonline/

The post Nisma në ethe, vetëm 18 vota është mbi prag appeared first on Drenica Press.

Shkrimtari që refuzojë parat e çmimit Nobel

Posted: 18 Nov 2019 12:51 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Shkrimtari George Bernard Shaw më 18 nëntor të vitit 1926, refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar.

Ai kishte thënë: "Unë mund t'a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t'i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel".

Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit. Në vitin 1888, Alfred Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull "Vdiq tregtari i vdekjes", në një gazetë franceze.

Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimit dhe i shqetësuar se si do t'a kujtonin kur të vdiste, vendosi të ndryshonte testamentin.

Nobel ishte i interesuar personalisht për fiziologjine ose mjekesinë eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej – krahas çmimeve për arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe – edhe një çmim për Mjekësi. (Çmimi për Ekonomi u krijua vonë, më 1969, nga Akademia Suedeze e Shkencave për nder të Alfred Nobelit – dhe quhet Çmim Nobel, edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel).

The post Shkrimtari që refuzojë parat e çmimit Nobel appeared first on Drenica Press.

Moti sot në Kosovë

Posted: 18 Nov 2019 12:46 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me shi.

Edhe në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me shi e me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), edhe në pesë ditët e ardhshme do të përballemi me mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat ditën e hënë, vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, shkruan lajmi.net.

Të mërkurën një sistem vranësirash parashihen ta përfshijnë vendin, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-13 m/s.

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit për dy ditët e ardhshme.

The post Moti sot në Kosovë appeared first on Drenica Press.

Legjenda Gary Lineker duartroket Kosovën për pritjen fenomenale që i bëri Anglisë

Posted: 18 Nov 2019 12:41 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Imazhi i Kosovës dy ditët e fundit ka shënuar ngritje enorme.

Kjo për faktin se kombëtarja "verdhë e kaltër" ishte nikoqire e Anglisë në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit kualifikues për kampionatin evropian, shkruan GazetaBlic.

Kuptohet, Britania e Madhe në përgjithëse e Anglia në veçanti njihen si burime të mediave më të mëdha botërore, e ku thuajse secila prej tyre sot i ka thurrue lozhe vendit tonë.

Këtu nuk mungoi as legjenda e futbollit, tani analist në BBC, Gary Lineker, i cili shpërndau në rrjetin social "Twitter" postimin e futbollistit të Manchester United, Harry Maguire, i cili ka falenderuar tejmase Kosovën për mikpritje, teksa ka thënë se ka kaluar mirë me njerëz të dashur. Në fund fare edhe i uroi suksese të mëtutjeshme.

Kujtojmë se faqja zyrtare e Gary Lineker ka afro 7.4 milionë ndjekës.

The post Legjenda Gary Lineker duartroket Kosovën për pritjen fenomenale që i bëri Anglisë appeared first on Drenica Press.

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

Posted: 18 Nov 2019 12:31 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Shqipëria vijon të mbetet një zonë e nxehtë për sa i përket tërmeteve.

Mëngjesin e djeshëm një tërmet 3.7 ballë goditi vendin, ndërsa epiqendra ishte në Derje, 15 kilometër larg Tiranës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet ka pasur deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa i fundit është regjistruar rreth orës 23:16, me goditje 2.6 ballë dhe epiqendra Manzë, Durrës.

Kujtojmë që pak kohë më parë disa tërmete të fortë goditën vendin tonë duke sjellë panik tek njerëzit, por edhe dëme në banesa, shkruajnë mediet shqiptare.

Nga tërmeti i ditës së djeshme nuk u raportua për dëme material.

The post Shqipëria goditet sërish nga tërmeti appeared first on Drenica Press.

“Hiqini duart nga Kosova”, kush e shpalosi dhe çfarë kuptimi ka parulla

Posted: 18 Nov 2019 12:27 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Mbrëmë në takimin mes Shqipërisë dhe Francës është parë një baner me parullën "Hands off from Kosovo", që në gjuhën shqipe do të thotë "Hiqni duart nga Kosova".

Tifogrupi që zbuloi këtë parullë quhen Illyrian Elite, dhe këtë vendosin ta bëjnë në ndeshjen inauguruese të stadiumit Arena Kombëtare.

'Hand off from Kosovo', e grupit Illyrian Elite i dedikohet Presidentit Thaçi, kryeministrit Rama dhe presidentit francez Macron.

Lidhur me deklaratat për shkëmbim territoresh.

Lajmi i konfirmuar për Dukagjinin nga tifo-grupi.

The post "Hiqini duart nga Kosova", kush e shpalosi dhe çfarë kuptimi ka parulla appeared first on Drenica Press.

Bëri operacionin e parë kur ishte 20 vjeç, sot ka marrë një pamje të frikshme

Posted: 18 Nov 2019 12:23 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Një hundë e vogël e harkuar, buzë të trasha e flokë të gjatë… një bel i hollë dhe një trup me përmasa 90-60-90 janë konsideruar tiparet ideale përsa i përket syrit kritik të shoqërisë.

Edhe pse jo të gjithë i arrijmë këto standarde të vendosur nga industria e bukurisë, kemi gjetur mënyra të tjera alternative për t'i arritur.

Standardet e bukurisë na janë imponuar edhe më shumë me futjen e rrjeteve sociale gjerësisht në jetët tona.

Kështu në një farë mënyre, mund te themi se këto standarde na kanë ndikuar deri në atë pikë ku nuk jemi ndjerë të kënaqur me veten dhe dëshira për t'u dukur më bukur e më rehat me pamjen tonë na ka shtyrë të kryejmë ndërhyrje estetike.

Natasha Crown është e reja e cila i hyri rrugën së pandalshme të operacioneve plastike dhe rezultatin e shihni fare mirë në fotot e mëposhtme.

Ajo ishte vetëm 20 vjeç kur bëri ndërhyrjen e parë dhe pas kësaj nuk diti më të ndalej.

Pamja e saj sot është me plot gojën e frikshme. Në fotot e fundit shihet ndryshimi që ajo ka pësuar ndër vite.

Natasha dukej shumë herë më e bukur kur ishte natyrale sesa tani pas harxhimit të mijërave euro dhe ndërhyrjeve të panumërta.

The post Bëri operacionin e parë kur ishte 20 vjeç, sot ka marrë një pamje të frikshme appeared first on Drenica Press.

LVV-ja e LDK-ja s’i duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve

Posted: 18 Nov 2019 12:18 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Dy partitë që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të pranojnë ta formojnë qeverinë e re me asnjërën nga partitë që kanë keqqeverisur në mandatin e kaluar, duke përjashtuar kështu një koalicion të mundshëm me Nismën dhe me AKR-në. Kësisoj, sipas analistëve vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të pranojnë të bashkëqeverisin me koalicionin Nisma – AKR, ndonëse pikërisht këto subjekte mund t'ua rrëmbejnë dy partive fituese të zgjedhjeve 4 deputetë.

Të paktën kështu kanë deklaruar përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thonë se nuk do të ftojnë për bashkëpunim rreth formimit të qeverisë së re asnjë parti, e cila ka keqqeverisur në mandatin e kaluar, pavarësisht rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Në anën tjetër nga koalicioni Nisma – AKR janë shprehur se nuk kanë interes të bëhen pjesë e qeverisë së re, mirëpo ata kanë theksuar se për të vendosur përfundimisht për këtë çështje duhet pritur certifikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shkruan më tutje "Zëri".

Kurse njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se koalicioni Nisma – AKR me të kaluar pragun prej 5% do të faktorizohet përsëri.

Rrjedhimisht sipas tyre, nëse Vetëvendosja nuk e fton Nismën në Qeveri, atëherë gjasat janë reale që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

The post LVV-ja e LDK-ja s'i duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more