Skip to main content

Shkon në 11 numri i të helmuarëve nga zarfët me vota që erdhën nga Serbia

Shkon në 11 numri i të helmuarëve nga zarfët me vota që erdhën nga Serbia


Shkon në 11 numri i të helmuarëve nga zarfët me vota që erdhën nga Serbia

Posted: 14 Oct 2019 02:57 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi kanë qenë në kontakt me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia.

Gjendja e pacientëve, sipas mjekëve në Klinikën Infektive, është stabile.

Për shkak të mungesës së rezultateve, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e alergjive te këta persona. Andaj, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se mostrat e këtyre zarfeve do të hetohen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj klinike, Linda Ajazaj-Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e pacientëve është e mirë dhe janë duke u bërë analizat e nevojshme, për të kuptuar shkakun e shfaqjes së reaksionit alergjik.

"Për momentin gjendja e pacientëve është stabile. Ne i kemi në klinikë 11 pacientë. Mbrëmë vonë është pranuar edhe një rast, nëntë femra dhe dy meshkuj. Janë marrë të gjitha mostrat dhe presimi rezultate. Asgjë nuk mund të themi diçka të detajuara pa pasur rezultate të analizave", tha Ajazaj- Berisha.

Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme, për të zbuluar detajet, se si ndodhi rasti.

Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, tha për Radion Evropa e Lirë se për vazhdimin e punës së mëtejme, janë duke pritur edhe rezultatet e analizave toksikologjike.

"Sapo e kemi pranuar informatën, prokurori i shteti ka dal në vendin e ngjarjes për t'i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, hetime. Ndërkaq për pjesën tjetër, për momentin nuk mund të japim informata të tjera. Sapo t'i marrim rezultate e analizave [shëndetësore], atëherë besoj se Prokuroria do të jetë në gjendje që të deklarohet lidhur me ketë çështje", tha Lutfiu.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë lidhur me hetimet që po zhvillon, derisa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se janë duke pritur autoritetet kompetente që të dalin me përfundimet e tyre lidhur me këtë rast, në mënyrë që më pas, KQZ-ja të vazhdojë punën normale.

KQZ pret rezultatet e hetimeve për zarfet nga Serbia
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

"Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së", ka thënë presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve. Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

Të dielën, 11 persona kërkuan ndihmë mjekësore, pasi teksa ishin duke verifikuar zarfet e votave të ardhura nga Serbia, në duart dhe fytyrën e tyre, u shfaqën shenja të një lloj alergjie.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë lloj alergjie bëhet fjalë.

LEXO EDHE: Ja çfarë shkruajnë mediet botërore për helmimin e zyrtarëve të QNR-së në Kosovë

No tags for this post.

The post Shkon në 11 numri i të helmuarëve nga zarfët me vota që erdhën nga Serbia appeared first on Drenica Press.

Pamje: Në këtë ditë pesë vjet më parë, droni “Autochthonous” e tronditi Serbinë

Posted: 14 Oct 2019 02:54 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Në këtë ditë pesë vjet më parë u ndërprerë ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, për shkak të një droni që lëshoi në fushë midis Beogradit një flamur të viseve shqiptare, që e tronditi Serbinë.

Ndërprerja ishte paralajmëruar pothuajse që para fillimit: ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar.

Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte.

E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42.

Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin "Autochthonous".

Të gjithë mbetën të habitur e të heshtur duke shikuar çudinë që zbriste nga lartësia.

Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare, e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Pas kësaj, topi u "harrua" dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbritën spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë. Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisen duke kërkuar shpëtim në zhveshtoren e vet.

Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa ata sa u futën në kthinën e vet të stadiumit.

Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja.

Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë në fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 mëngjesit u kthyen në Tiranë, transmeton Koha.net.

Zhvillimi i ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri pastaj vazhdoi në tryezat politike.

Politikanë serbë na quajtën të pacivilizuar e vizita e paraparë e Edi Ramës në Beograd u shty për më shumë se tri javë, pasi vëllai tij akuzohej ta kishte lëshuar dronin.

E kur shkoi Edi Rama në Serbi, në konferencën e shtypit me Aleksandar Vuçiqin, natyrisht se nuk u harrua droni, ndeshja e as Kosova.

Batutat dhe fjalët lakonike thuheshin anglisht e shqip e serbisht me cinizëm por edhe me maturi.

Dhe këtu përfundoi "pjesa e parë" politike për të vazhduar pjesa e dytë sportive e ndeshjes:

Komisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t'i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t'i luante pa tifozë.

Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të atij viti, 3 pikët e ndeshjes iu dhanë Shqipërisë.

Në ndërkohë ishte "zbuluar" edhe autori i dronit, Ismail Morina, Ballisti, i cili bënte jetë të dyfishtë: në famën e flamurit të tij e në dyshimin që ai të jetë vërtet autori i lansimit dhe i fshehjes e ruajtjes nga sigurimi serb nga i cili, thoshte ai, kërkohej për t'u vrarë.

Kështu deri në prag të ndeshjes që u zhvillua më 8 tetor në Elbasan Arena ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, kur Ismail Morina u burgos me akuzë për armëmbajtje pa leje dhe me posedim të biletave të falsifikuara për këtë ndeshje.

Takimi Shqipëri – Serbi përfundoi me rezultatin 0:2 dhe ai la shumë për të dëshiruar, sidomos për angazhimin e lojtarëve në fushë dhe të spektatorëve në tribuna. Edhe këtë radhë në ndeshje u përzje politika: Edi Rama uroi fitoren e ekipit serb ndërsa tifozë të kuqezinjve, bashkë me udhëheqjen e lojtarët, u "armatosen" për betejën në Jerevan.

Mrekullia ndodhi në kryeqytetin armen: ndeshja Armeni – Shqipëri përfundoi me rezultatin 3:0 dhe Serbia, ashtu siç kishte thënë kapiteni i atëhershëm i Kombëtares, Lorik Cana, kampionatin evropian Francë 2016, do ta shikojë nga televizioni e me këtë edhe ndeshjet e Shqipërisë në këtë garë në të cilën ajo ishte për herë të parë.

The post Pamje: Në këtë ditë pesë vjet më parë, droni "Autochthonous" e tronditi Serbinë appeared first on Drenica Press.

Leonora Jakupi ka një apel për kosovarët

Posted: 14 Oct 2019 02:51 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë një kërkesë për banorët e Kosovës.

Leonora ka ftuar të gjithë që të ngrejnë zërin e tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit në Brezovicë.

Ajo përmes një storie në Instagram ka postuar fotografinë e një pjese të Brezovicës, ndërsa apelon që të mos shkatërrohet vendi i bukur për interesa personale, individuale dhe biznesore..

"Parku nacional Brezovica pa ujë??? Apeloj tek të gjithë qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Mos të lejojmë që për interesa personale, individuale dhe biznesore të demtohet natyra jonë e bukur! Kundër hidrocentralit, në mbrojtje të natyrës", ka shkruar Jakupi.

The post Leonora Jakupi ka një apel për kosovarët appeared first on Drenica Press.

Nga helmimet e tmerrshme të vitit 1990, deri te zarfet e dyshimtë të Serbisë

Posted: 14 Oct 2019 02:49 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Dje në Kosovë por edhe në mediet e huaja qarkulloi lajmi për zarfet që erdhën nga Serbia dhe nga të cilat u infektuan ose helmuan ata që i numëronin ato.

Sipas raportimeve të fundit, këto zarfe që erdhën nga Serbia me votat për zgjedhjet e fundit kanë shkaktuar alergji në lëkurë në fytyrat e të prekurve.

Po quhet helmim rasti sot me zyrtarët e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, dhe kjo ngjarje ka nxitur edhe kujtime të hidhura të helmimeve të vitit 1990 në Kosovë, nga regjimi i atëhershëm serb.

Helmimet ndodhën në pranverën e vitit 1990 në moshat më të reja në Kosovë. Beogradi asokohe e quante helmimin një inskenim të shqiptarëve dhe aktrim perfekt.

Rreth 3 mijë nxënës janë helmuar asokohe, dhe sot në këtë helmim të radhës nga Serbia duket se po tregohet edhe një herë fytyra e vërtetë e shtetit zyrtar serb.

Në vitin 1919, Nikollë Bojaxhiu – babai i Nënë Terezës, ishte helmuar në Beograd.

Në vitin 2019, sot, Serbia ka vendosur që të helmojë qytetarët e Kosovës me anë të ndonjë substance e cila mund të jetë vendosur në këto zarfe. Po bëhen ende hetime që të zbulohet e vërteta pas këtij rasti, shkruan KultPlus.

Pakot në fjalë kanë ardhur nga Serbia ndërsa kanë dalë të dyshimta pasi janë hapur nga të angazhuarit në Kosovë, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim.

No tags for this post.

The post Nga helmimet e tmerrshme të vitit 1990, deri te zarfet e dyshimtë të Serbisë appeared first on Drenica Press.

Ushtria turke shkatërron kamionin që furnizonte terroristët me municion

Posted: 14 Oct 2019 02:47 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë shpërndau pamjen në lidhje me shkatërrimin e një kamioni, që furnizonte terroristët e PKK/PYD-YPG me municion, në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” që vazhdon me sukses në lindje të Eufratit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Terroristët vrasës të foshnjave të PKK/PYD-YPG që shënjestrojnë vendbanimet tona civile me mortaja, u shkatërruan nga Forcat tona Ajrore pasi janë identifikuar nga dronët tonë, përderisa ishin duke u furnizuar me municione për masakra të reja”, thuhet në postimin e ministrisë në rrjetin social Twitter.

Ushtria turke shkatërron kamionin që furnizonte terroristët me municion

Në pamjet mund të shikohet se si shkatërrohet kamioni në të cilën terroristët transportojnë municione nga tuneli.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

The post Ushtria turke shkatërron kamionin që furnizonte terroristët me municion appeared first on Drenica Press.

Ja çfarë shkruajnë mediet botërore për helmimin e zyrtarëve të QNR-së në Kosovë

Posted: 14 Oct 2019 02:44 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me helmimin e 26 zyrtarëve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të votave në Kosovë, kanë bërë që të reagojnë edhe mediet e huaja.

Gazeta amerikane "The Washington Post", ka shkruar se autoritetet në Kosovë thonë se disa zyrtarë të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, janë dërguar në spital për probleme shëndetësore pas hapjes së pesë pakove të votimit nga Serbia.

Kurse, Associated Press thotë se është raportuar për 26 zyrtarë me reagime alergjike pas hapjes së kutive të votimit të ardhura nga Serbia.

"Mediat lokale raportojnë se 26 zyrtarë kishin reagime alergjike dhe probleme të lëkurës pas hapjes së kutive të votimit", thuhet ne raportimin e kësaj medie.

Associated Press përmes këtij shkrimi, gjithashtu ka njoftuar në lidhje me rinumërimin e votave të 300 kutive të votimit.

"Mjekët e emergjencës kanë thënë se personat e shtrirë në spital kanë pasur të kruara dhe lëkurë të skuqur. Kosova i mbajti zgjedhjet e parakohshme të dielën e javës së kaluar. Ato jozyrtarisht i ka fituar Lëvizja "Vetëvendosje", por autoritetet kanë vendosur t'i rinumërojnë votat e 300 kutive të votimit, shkruan 'Associated Press'.

Gjatë ditës së djeshme (13 tetor), është raportuar se 26 persona nga QNR janë helmuar teksa ishin duke i verifikuar zarfet me votat e ardhura nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit.

The post Ja çfarë shkruajnë mediet botërore për helmimin e zyrtarëve të QNR-së në Kosovë appeared first on Drenica Press.

Kjo është gruaja më e votuar në LDK, shikoni sa vota ka marrë vajza e Gani Gecit

Posted: 14 Oct 2019 02:32 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Marigona Geci-Lala, ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, ani pse e njëjta ka garuar për herë të parë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.

E njëjta në listën që tashmë është bërë publike, radhitet si një nga kandidatet më të votuara, derisa, pa u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Geci numëron gati 16 mijë vota.

Sipas numërimeve që janë bërë deri më tani Geci që kishte garuar me numrin 78, ka dalë e 7-ta në listë.

Marigona Geci-Lala është vajza e Gani Gecit, derisa, edhe ky i fundit ka bërë të ditur se vajza e tij ka arritur që të sigurojë votat.

Ajo radhitet në listë pas Vjosa Osmanit, Kujtim Shalës, Anton Qunit, Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Besian Mustafës./GazetaExpress/

The post Kjo është gruaja më e votuar në LDK, shikoni sa vota ka marrë vajza e Gani Gecit appeared first on Drenica Press.

Nga dasma në mort! Aksidentohet familja shqiptare, po kthehej në shtëpi pasi martuan vajzën. Vdes në vend 65-vjeçari

Posted: 14 Oct 2019 02:28 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ka ende gjak në rrugën ku humbi jetën një shtetas shqiptar në Kalabri, ditën e djeshme, shkruajnë mediat italiane.

calabria-grave-incidente-stradale-perde-la-vita-un-padre_2338511

Një 65 vjeçar me origjinë shqiptare humb jetën tragjikisht, teksa gëzimi i dasmës kësaj familje iu kthye në hidhërim.

Burri po kthehej nga dasma e së bijës së tij me gruan dhe vajzën tjetër. Ngjarja ndodhi në Kalabri, saktësisht në autostradën Mesdhetare pranë qytetit Gioia Tauro, shkruajnë mediat italiane.

Nga informacioni i parë duket se në aksident janë përfshirë dy makina: një Fiat Punto dhe një Golf. Familja po udhëtonte në njërën nga dy makinat, ndërsa një djalë po udhëtonte në makinën tjetër.

Për shkak të përplasjes së fortë mes dy automjeteve, njëra prej veturave doli nga rruga.

Për fat të keq, ishte babai i nuses që nga frakturat e rënda që mori, humbi jetën në ved.

Emri i tij nuk dihet ende. Nusja dhe vajza kanë shpëtuar me lëndime të lehta, po ashtu edhe shoferi në mjetin tjetër./PANORAMA

The post Nga dasma në mort! Aksidentohet familja shqiptare, po kthehej në shtëpi pasi martuan vajzën. Vdes në vend 65-vjeçari appeared first on Drenica Press.

Qytetari, që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve, jashtë rrezikut për jetën

Posted: 14 Oct 2019 12:46 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Stabilizohet gjendja e qytetarit që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve.

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, sot në Repartin e Neurologjisë ka vizituar një pacient, i cili në natën e rezultateve të zgjedhjeve pati pësuar infarkt në tru.

Avdyli ka treguar se gjendja e tij është stabile, derisa ka thënë se duke i dhënë zor për LDK-në e Vjosa Osmanin ai u bë për spital.

Ky është postimi i ish- deputetit:

Sapo vizitova pacientin në Neurologji E.E. nga Reçaku i cili në natën e rezultatetve të zgjedhjeve ka pësuar infarkt të trurit. Gjendja e tij stabile per jetë por me parezë të anës së majtë. Shumë i dha zor për LDK-në e Vjosën tha gruaja e tij. Kur pacientit i thashë që Vjosa është interesuar për shëndetin tënd, e të ka bë të fala dhe enkas për ty unë kam ardhë sot, tha shkurt mos ban bre hajgare, a përnime a. Duke u përshendet,m'u drejtua , gjithmonë isha dhe do jem me LDK-në.

The post Qytetari, që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve, jashtë rrezikut për jetën appeared first on Drenica Press.

Rikthehet ‘vera’: Këto do të jenë temperaturat përgjatë javës

Posted: 14 Oct 2019 12:43 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Java në vijim do të karakterizohet me mot shumë të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Kjo si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që po shtrihen nga rajoni ynë, përderisa nga Mesdheu po depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.

Në vise të ulëta, për shkak të inversionit termik dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm ajror, do të krijohen kushte për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit, derisa orëve të mbrëmjes, ky fenomen mund të ndikojë edhe në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat e AQI-së shkurtazi mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 10 gradë celsius, e maksimalet nga 24 deri në 26 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të fillojë të zbres afër këtyre vlerave.

No tags for this post.

The post Rikthehet 'vera': Këto do të jenë temperaturat përgjatë javës appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more