Skip to main content

“Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit

Posted: 30 Oct 2019 04:12 PM PDT

I janë dashur 11 ndeshje  Sergio Ramosit që ta gjejë golin e parë për Real Madridin në sezonin 2019/20, kur shënoi nga pika e bardhë ndaj Leganes.

Me këtë gol ai ka lënë shenjë me shënime për Real Madridin çdo vit për klubin nga Santiago Bernabeu që nga viti 2005.

Ai tani ka shënuar në 16 edicione radhazi, që është një rekord që e mban së bashku me Lionel Messin, pasi ai kishte shënuar edhe në dy sezonet e tij të fundit me Sevillan.

Ramos është një golashënues mbresëlënës për Madridin pasi gjithsej ka shënuar 85 gola.

Ai shënoi nga pika e bardhë ndaj Leganes, pas tentimit të dytë, pasi në herën e parë penallti u huq nga ai, por portieri e kishte lëshuar portën para kohe.

Me 62 gola në La Liga ai është larg më mirë se të gjithë mbrojtësit aktual, pasi pas tij vijnë Gerard Pique me 28 dhe Marcelo me 25 gola.

Para tij dhe vështirë i arritshëm është Fernando Hierro me 106 gola. /Telegrafi/

The post Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit appeared first on Telegrafi.

Vlerësimet e lojtarëve, Real Madrid 5-0 Leganes: Benzema shkëlqen, Hazard dhe Casemiro pas tij

Posted: 30 Oct 2019 03:39 PM PDT

Real Madridi e ka mposhtur Leganesin me rezultat bindës 5-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Barcelona që është lider.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Karim Benzema që shënoi një herë dhe asistoi dy herë.

Real Madrid vs Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Vlerësime të mira kishin edhe Eden Hazard dhe Casemiro me 8.7.

Youssef En-Nesyri ishte më vlerësuar te Leganes me 6.3, të tjerët të gjithë kishin nota të dobëta. /Telegrafi/ 

Notat e lojtarëve të Real Madridit

Notat e lojtarëve të Leganes

The post Vlerësimet e lojtarëve, Real Madrid 5-0 Leganes: Benzema shkëlqen, Hazard dhe Casemiro pas tij appeared first on Telegrafi.

Chelsea 1-2 Manchester United, Rashford me notën më të lartë nga të tjerët

Posted: 30 Oct 2019 03:32 PM PDT

Manchester United ka kaluar në rrethin tjetër të Carabao Cup, pasi e ka eliminuar Chelsean në Stamford Bridge me rezultat 1-2.

Golin e vetëm për The Blues në këtë takim e shënoi Michy Batshuayi, derisa për Djajtë e Kuq të dy golat i realizoi Marcus Rashford.

United ishte skuadër më e mirë në fushë, gjersa mori notën 6.71, ndërsa Chelsea u vlerësua me 6.45, diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Chelsea vs Manchester United (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Rashford që mori notën 8.2, shkaku i dy golave të shënuar.

United eliminon Chelsean nga Carabao Cup United eliminon Chelsean nga Carabao Cup

Në anën tjetër, portieri i Chelseat, Willy Caballero kishte vlersimin më të ulët, e që mori 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Chelsea 1-2 Manchester United, Rashford me notën më të lartë nga të tjerët appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Udinese 0-4 Roma: Vazhdon shkëlqimi i Smalling

Posted: 30 Oct 2019 03:26 PM PDT

Roma ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Udineses me rezultat 4-0.

Kjo fitore e ngrit Romën në vendin e katërt me 19 pikë dhe erdhi me 10 lojtarë, pasi Fazio doli me të kuq në pjesën e parë.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Cris Smalling me 8.6, pasi e shënoi edhe një gol.

Roma . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Lartë u vlerësua edhe Javier Pastore me 8.5. Pothuajse e gjithë skuadra e Romës kishte nota pozitive.

Roma mposht me lehtësi Udinesen Roma mposht me lehtësi Udinesen

Te Udinese vështirë të gjindet një pikë e fortë, por lojtari më i vlerësuar doli Sema me 7.0.

Lojtari më i dobët i takimit ishte sulmuesi Lassagna me 5.0. /Telegrafi/ 

The post Notat e lojtarëve, Udinese 0-4 Roma: Vazhdon shkëlqimi i Smalling appeared first on Telegrafi.

Paraqitja e Mustafit dhe të tjerëve: Liverpool – Arsenal, notat e lojtarëve

Posted: 30 Oct 2019 03:22 PM PDT

Liverpooli e ka eliminuar Arsenalin nga 1/8 e finales së Carabao Cup me anë të penalltive, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 5-5.

Golat për The Reds i shënuan Shkodran Mustafi (auto-gol), James Milner, Alex Oxlade Chamberlain dhe  Divock Origi që shënoi dy gola.

Në anën tjetër, golat për Arsenalin i realizuan Lucas Torreira, Gabriel Martinelli me dy golësh, Ainsley Maitland-Niles dhe Joe Willock.

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.99, ndërsa Arsenali u vlerësua me 6.58.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Divock Origi që mori notën 9.3, shkaku i dy golave të realizuar.

Liverpool vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Shkodran Mustafi kishte një paraqitje nën mesatare, për t'u notuar kështu me 5.9.

Mbyllet derbi i 'çmendur' me dhjetë gola: Liverpooli eliminon Arsenalin nga Carabao Cup Mbyllet derbi i 'çmendur' me dhjetë gola: Liverpooli eliminon Arsenalin nga Carabao Cup

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje u vlerësua portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez, që mori 3.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

The post Paraqitja e Mustafit dhe të tjerëve: Liverpool – Arsenal, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Juventus 2-1 Genoa: Lojtar i ndeshjes Cristiano Ronaldo

Posted: 30 Oct 2019 03:17 PM PDT

Juventusi ka arritur ta mposht Genoan, duke e shënuar golin e fitore vetëm në kohën shtesë nga pika e bardhë me Cristiano Ronaldon për 2-1.

Juventusi kthehet lider pas kësaj fitoreje me 26 pikë, një më shumë se Interi.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Cristiano Ronaldo që u vlerësua me 8.4.

Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas

Përveq tij vlerësim të lartë kishin edhe Rodrigo bentacur 8.1 dhe Poulo Dybala 8.0.

Te Genioa kishte disa individë të dalluar si Agudelo me 8.2 dhe Kouame me 7.9./Telegrafi/

Notat e lotjarëve të Juventusit

Notat e lotjarëve të Genoas

The post Notat e lojtarëve, Juventus 2-1 Genoa: Lojtar i ndeshjes Cristiano Ronaldo appeared first on Telegrafi.

Real Madridi fiton me rezultat bindës ndaj Leganes

Posted: 30 Oct 2019 03:05 PM PDT

Real Madridi e ka mposhtur Leganesin me rezultat bindës 5-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pas vetëm shtatë minutash lojë në Santiago Bernabeu, Rodrygo Goes i kaloi madrilenët në epërsi, pas një asistimi nga Karim Benzema.

Një minutë kaloi nga goli i parë dhe Toni Kroos (8') e dyfishoi epërsinë e që sulmuesi francez ishte përsëri asistuesi.

Real Madrid vs Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 24-të, Los Bancos fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Sergio Ramos, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tri gola epërsi.

Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, mirëpo madrilenët arritën ta shënonin edhe golin e katërt.

Real Madrid vs Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Karim Benzema e ndryshoi rolin e tij nga një asistues, në golashënues, pasi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të.

Kur u menduar se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Luka Jovic (90’+1) shënoi golin e pestë nga asistimi i Dani Carvajal.

Pas javës së 11-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Barcelona që është liderë, ndërsa në xhiron e 12-të do të takohen me Betisin. /Telegrafi/

The post Real Madridi fiton me rezultat bindës ndaj Leganes appeared first on Telegrafi.

Roma mposht me lehtësi Udinesen

Posted: 30 Oct 2019 03:03 PM PDT

Roma ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Udineses me rezultat 4-0.

Romakët e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 19-të me Nico Zanilon.

Gjërat u dukën që u keqësuan për Romën, kur mbeti me 10 lojtarë, pasi që Fazio mori karton të kuq direkt në minutën e 32-të.

Federico Fazio . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Epërsinë numerike nuk e shfrytëzoi Udinese dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Romës.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Romës që shënoi edhe tri herë tjera.

Cris Smalling shënoi në minutën e 51-të, ndërsa pas tij e gjeti rrjetën edhe Justin Kulivert pas tre minutash (3-0).

Stefano Okaka e Jordan Veretout . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Ndeshjen e mbylli Koloav me një gol nga pika e bardhë në minuan e 65-të.

Kjo fitore e ngjet Romën në vendin e katërt me 19 pikë. /Telegrafi/

The post Roma mposht me lehtësi Udinesen appeared first on Telegrafi.

Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas

Posted: 30 Oct 2019 02:57 PM PDT

Juventusi ka arritur ta mposht Genoan, duke e shënuar golin e fitore vetëm në kohën shtesë nga pika e bardhë me Cristiano Ronaldon për 2-1.

Zonja e Vjetër e filloi ndeshjen ne sulm duke i radhitur rastet me Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon, por që nuk arritën të shënonin.

Për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 36-të e ndeshjen kur Leonardo Bonucci shënoi më kokë për 1-0.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e Genoas që erdhi pas pesë minutash.

Cristian Kouame shënoi një gol të çuditshëm me dy prekje në portën e Giggi Buffon (1-1).

Genoa . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Juventusi me të gjithë arsenalin e tij iu sul portës së Genoas.

Shumë raste nga 'Zonja e Vjetër' , por që nuk sollën rezultat brenda 90 minutave.

Fitoren Juventusit ia siguroi Cristiano Ronaldo që nxori penallti dhe e ktheu në gol në minutën e katërt të kohës shtesë.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Juventusi kthehet lider me 26 pikë, një më shumë se Interi. /Telegrafi/

The post Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas appeared first on Telegrafi.

United eliminon Chelsean nga Carabao Cup

Posted: 30 Oct 2019 02:55 PM PDT

Manchester Unitedi e ka eliminuar Chelsean nga Carabao Cup, pasi ndeshja përfundoi 1-2 në Stamford Brdige.

Pjesa e parë nuk ishte ritëm të lartë edhe pse Djajtë e Kuq arritën të kalonin në epërsi me anë të Marcus Rashford që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të.

45-minutëshi i dytë kishte më shumë raste dhe të dy skuadrat zhvilluan lojë më të hapur.

Chelsea vs Manchester United (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Michy Batshuayi e ktheu Chelsean në lojë në minutën e 61-të, pasi i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur nga distanca.

Por, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer filloi të zhvillonte lojë më sulmuese dhe riktheu epërsinë.

Rashford e kaloi përsëri Unitedi në epërsi me golin e shënuar në minutën e 73-të, për t'i mundësuar kështu skuadrës së tij që të kalonte në rrethin tjetër të Carabao Cup. /Telegrafi/

The post United eliminon Chelsean nga Carabao Cup appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more