Skip to main content

“Rakitic pritet të largohet në janar nga Barcelona” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Rakitic pritet të largohet në janar nga Barcelona” plus 9 more Telegrafi Futboll


Rakitic pritet të largohet në janar nga Barcelona

Posted: 13 Oct 2019 02:58 PM PDT

Ivan Rakitic pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kroat e ka humbur vendin e titullarit të skuadra katalunase me transferimin e Frenkie De Jong në këtë verë që shkoi.

Sipas asaj që raporton Sport, Rakiticit i është bërë me dije se nuk është në planet e klubit dhe në janar duhet të kërkojë një skuadër të re.

31-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka luajtur më shumë se 200 minuta, andaj konkurrenca ka bërë që ai të mos jetë i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga Ernesto Valverde.

Rakitic i pakënaqur te Barcelona: Dua të luaj dhe jo vetëm të jem pjesë e ekipit Rakitic i pakënaqur te Barcelona: Dua të luaj dhe jo vetëm të jem pjesë e ekipit

Kontrata aktuale e kroatit përfundon në vitin 20201 dhe Blaugranasit nuk duan ta humbin atë me parametra zero.

Në këtë verë interesim për të kanë shfaqur Juventusi, Interi dhe Manchester unitedi, por lojtari vendosi të qëndronte në Camp Nou dhe tani duket se është penduar për këtë vendim. /Telegrafi/

The post Rakitic pritet të largohet në janar nga Barcelona appeared first on Telegrafi.

Marchisio: Kam refuzuar Unitedin, Cityn dhe Chelsean për Juventusin

Posted: 13 Oct 2019 02:51 PM PDT

Claudio Marchisio ka zbuluar se ishte kërkuar me ngulm nga klubet e Ligës Premier vite më parë.

Ish-mesfushori i Juventusit ka thënë se Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kishin tentuar disa herë transferimin e tij.

Por, legjenda e Zonjës së Vjetër ka deklaruar se ai nuk e kishte menduar asnjëherë largimin nga kampioni i Serie A-së dhe nuk i kishte konsideruar asnjëherë ofertat e klubeve angleze.

"Nuk mund të them se isha afër kalimit në Ligën Premier, por interesim të madh kishte", ka thënë Marchisio për Daily Mail.

"Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kishin bërë disa tentime për të më transferua, por nuk kam zhvilluar bisedime me asnjërën prej tyre".

Marchisio pensionohet nga futbolli   Marchisio pensionohet nga futbolli  

"Ju ndoshta pyesin se përse. Është shumë e thjeshtë. Juventusi gjithmonë ka qenë prioriteti im, kështu që nuk kisha arsye se përse të filloja bisedimet me to", ka thënë 33-vjeçari.

Italiani u pensionua në këtë verë nga futbolli shkaku i një lëndimi të pësuar në kohën sa ishte te Zenit St Petersburg. /Telegrafi/

The post Marchisio: Kam refuzuar Unitedin, Cityn dhe Chelsean për Juventusin appeared first on Telegrafi.

Zidane merr lajme aspak të mira: Lëndohen Modric dhe Bale në takimin Uells – Kroaci

Posted: 13 Oct 2019 02:35 PM PDT

Zinedine Zidane ka marrë lajme aspak të mira nga përballja e Uellsit me Kroacinë që përfundoi 1-1 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Luka Modric ka pësuar lëndim në gju në minutat e fundit të takimit, pasi i largua nga fusha duke mbajtur gjurin e këmbës së djathtë.

Mesfushori kroat u largua në minutën  e 90-të, e që u zëvendësua nga Milan Badelj, por ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Nuk ka fitues në ndeshjen në mes Uellsit dhe Kroacisë Nuk ka fitues në ndeshjen në mes Uellsit dhe Kroacisë

Modrici i kishte ndodhur e njëjta situatë edhe në muajin shator ku pësoi lëndim me Kroacinë, e që situatë e njëjtë ishte edhe sonte.

Përveç kroatit, në këtë ndeshje në 10 minutat e fundit ka çaluar edhe Gareth Bale dhe sipas AS, edhe ueslliani ka shqetësime që do të bëhen të ditura gjatë ditës së hëne. /Telegrafi/

The post Zidane merr lajme aspak të mira: Lëndohen Modric dhe Bale në takimin Uells – Kroaci appeared first on Telegrafi.

Barcelona e gatshme ta paguajë klauzolën e Lautaros

Posted: 13 Oct 2019 02:18 PM PDT

Interesimi i Barcelonës për Lautaro Martinez do të thotë që klauzola e lirimit prej 111 milionë euro nuk është më një rrjet sigurie për Interin.

Sulmuesi 22-vjeçar shihet gjithnjë e më shumë si kandidat për sulmin e  Blaugranasëve, madje Lionel Messi ka rekomanduar transferimin e tij.

Ai shënoi brenda dy minutave në Camp Nou në takimin e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani ai ka nëntë gola në 14 paraqitje garuese për Argjentinën.

Sipas Tuttosport, duke marrë parasysh koston e përgjithshme të sulmuesve të talentuar në Evropë tani, klauzola e tij e largimit prej 111 milionë euro mund të shihet si një gjë e mundur.

Barcelona do të vëzhgojë tre lojtarë të Interit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve Barcelona do të vëzhgojë tre lojtarë të Interit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Interi është i brengosur dhe do të fillojë negociatat për një kontratë të re që do të ngriste apo do ta largonte tërësisht klauzolën.

Kontrata e aktuale e Lautaros skadon në verën e vitit 2023 e cila u nënshkrua në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/

The post Barcelona e gatshme ta paguajë klauzolën e Lautaros appeared first on Telegrafi.

Nuk ka fitues në ndeshjen në mes Uellsit dhe Kroacisë

Posted: 13 Oct 2019 01:45 PM PDT

Uellsi dhe Kroacia i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Të parët ishte kroatët ata që kaluan në epërsi me anë të Nikola Valsic në minutën e nëntë nga asistimi i Bruno Petkovic.

Kur u mendua se Kroaci po shkonte në pushimin e pjesës së parë me epërsi, Gareth Bale (45'+3) i barazoi shifrat në 1-1 me asistimi që i bëri Ben Davies.

Pjesën e dytë të dyja kombëtaret tentuan të kalonin në epërsi, por që njëkohësisht zhvilluan lojë të kujdesshme.

Ylli i Real Madridit kishte disa shanse të mira në fund të takimit, por që rezultati mbeti i pandryshuar, derisa kroatët rrezikuan me Ante Rebicin që u inkuadrua në pjesën e dytë.

Edhe pas këtij barazimi, Kroacia vazhdon të jetë liderë e Grupit E me 14 pikë, Hungaria në të dytin me 12, Sllovakia me dhjetë, Uellis me tetë dhe Azerbajxhani me një. /Telegrafi/

The post Nuk ka fitues në ndeshjen në mes Uellsit dhe Kroacisë appeared first on Telegrafi.

Polonia siguron kualifikimin pas triumfit ndaj Maqedonisë së Veriut

Posted: 13 Oct 2019 01:44 PM PDT

Maqedonia e Veriut e ka pësuar humbjen e tretë në fazën kualifikuese për ‘Euro 2020’ duke pësuar në udhëtim te Polonia me rezultat 2-0.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, edhe pse vendasit patën iniciativën përmes Grzegorz Krychowiak e Piotr Zielinski, i cili e goditi shtyllën.

Polakët vazhduan të rrezikonin në pjesën e dytë duke filluar me rastet e Sebastian Szymanski dhe Arkadiusz Milik. Rezultati u zhbllokua në minutën e 74, kur Przemyslaw Frankowski reagoi më së miri në zonë për ta dërguar topin në rrjetë.

Goli i dytë u shënua nga Arkadiusz Milik dhe ishte i bukur. Sulmuesi i Napolit pranoi një top jashtë zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (80′).

Polonia është lidere e Grupit G dhe me 19 pikë të arkëtuara tashmë e ka siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm. Gjasat e Maqedonisë së Veriut janë zvogëluar shumë pas kësaj humbjeje.

Vlen të theksohet se te skuadra mysafire nga minuta e parë luajtën Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Egzon Bejtulai. /Telegrafi/

The post Polonia siguron kualifikimin pas triumfit ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Gjermania fiton me rezultat bindës ndaj Estonisë

Posted: 13 Oct 2019 01:35 PM PDT

Gjermania e ka mposhtur Estoninë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me rezultat 0-3.

'Die Mancshaft' e filluan ndeshjen në mënyrën të keqe, pasi në minutën e 14-të Emre Can u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e palejueshme ndaj lojtarit estonezë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tri sosh, që të gjitha nga gjermanët.

Golin e parë për Gjermaninë e shënoi Ilkay Gudogan në minutën e 52-tënga asistimi që i bëri Kail Havertz.

Gjashtë minuta më vonë, mesfushori i Manchester Cityt tregoi se është i disponuar për lojë, gjersa arriti ta shënonte edhe golin e dytë.

Timo Werner u inkuadrua në lojën në minutën e 66-të, derisa pesë minuta më vonë realizoi për 3-0 nga asistimi fantastik i Gundogan.

Gjermania është lider i Grupit C me 15 pikë, aq sa ka edhe Holanda, Irlanda e Veriut në vendin e tretë me 12, Bjellorusia me katër dhe Estonia me një. /Telegrafi/

The post Gjermania fiton me rezultat bindës ndaj Estonisë appeared first on Telegrafi.

Berlusconi: Ma ktheni Milanin, do ta bëjë përsëri të madh

Posted: 13 Oct 2019 01:14 PM PDT

Silvio Berlusconi ka thënë se Milani mund të rikthehet sërish në majat e futbollit, por vetëm nëse ai e merr sërish drejtimin e klubit, derisa ka thumbuar edhe Ivan Gazidisin.

Ish-presidentit iu kërkuar që ta komentonte punën e drejtorit gjeneral të Rossonerëve dhe për vendimin që ta marrë Stefano Piolin si trajnerin e tyre.

"Janë disa fjalë që disa persona thonë se klubi ishte afër falimentimit, por ato gjëra nuk duhet thënë, sidomos nga një person që ecën nëpër toalet dhe mbyll derën së pari", ka thënë Berlusconi për TeleLombardia.

Gazidis: E shpëtuam Milanin nga falimentimi Gazidis: E shpëtuam Milanin nga falimentimi

"Ajo se çfarë duhet të bëjmë për ta kthyer Milanin sërish në majat e futbollit është e vështirë, por edhe e arritshme: I jepni klubin sërish Silvio Berlusconit", ka thënë më tej ish-kreu i skuadrës italiane.

Milani është aktualisht në krizë të rezultateve, derisa u larguan nga Liga e Evropës për t'i shpëtuar dënimit të UEFA-s për shkak të shkeljes së rregullit financiar. /Telegrafi/

The post Berlusconi: Ma ktheni Milanin, do ta bëjë përsëri të madh appeared first on Telegrafi.

Përplasja e frikshme e Daniel James – ylli i Unitedit humbi vetëdijen, por stafi mjekësor e ktheu për të luajtur ndaj Kroacisë

Posted: 13 Oct 2019 01:08 PM PDT

Futbollisti i Manchester Unitedit, Daniel James, e ka humbur vetëdijen pas një përplasjeje gjatë ndeshjes ndërmjet Uellsit dhe Kroacisë, të vlefshme për fazën kualifikuese për ‘Euro 2020’.

Anësori uellsian pati një përplasje të rëndë në ajër me Domagoj Vidan dhe Borna Barisic, ndërsa kur ra në fushë e humbi vetëdijen.

Lojtarët dhe gjyqtari menjëherë vrapuan drejt tij duke kërkuar nga stafi mjekësor që t’i dilte në ndihmë. 21-vjeçari mori ndihmën e parë në fushë dhe pastaj u nxor jashtë fushës. Megjithatë, shumë shpejt u kthye sërish në lojë.

(Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)

Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta për vendimin që të kthehej sërish në lojë. Më ashpër ka reaguar ish-mesfushori i Tottenham Hotspur dhe Hull City, Ryan Mason, i cili u detyrua të pensionohej në moshën 27 vjeçare si pasojë e një frakture në kafkë që e pësoi nga një përplasje me Gary Cahill në Stamford Bridge në vitin 2018.

(Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, sipas njoftimeve të mediave britanike nga terreni, James i kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme, prandaj stafi mjekësor vendosi ta kthente në lojë. /Telegrafi/

The post Përplasja e frikshme e Daniel James – ylli i Unitedit humbi vetëdijen, por stafi mjekësor e ktheu për të luajtur ndaj Kroacisë appeared first on Telegrafi.

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Posted: 13 Oct 2019 12:51 PM PDT

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen nesër (14 tetor) në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i malazezëve në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri".

Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e fundit për mediave pak çaste më parë, mirëpo nuk ka dashur të zbulojmë shumë nga skema e tij se si mund të luajë nesër.

Kosova (Foto: Florent Hadergjonaj/Facebook)

Përzgjedhësi i 'Dardanëve' pritet të luajë me skemën e tij tashmë të njohur 4-2-3-1, me Muricin në portë.

Katërshja në mbrojtje do të jetë e përbërë nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli.

Djelmoshat e Kosovës gjatë një stërvitje

Mesfushorë defanziv do të jenë Herolind Shala dhe Valon Berisha.

Florent Hadërgjonaj, Bersant Clina dhe Milot Rashica do t'i japin mbështetje Vedat Muriqit të vetmuar në sulm.

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kualifikuese Kosovë - Mali i Zi Caktohet gjyqtari për ndeshjen kualifikuese Kosovë - Mali i Zi

Formacioni i mundshëm i Kosovës: A.Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V. Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, V. Muriqi.

Aktualisht Anglia është lider i Grupit A me 12 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, Kosova me tetë, dhe Mali i Zi me Bullgarinë që kanë nga tri. /Telegrafi/

The post Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more