Skip to main content

“Peter Handke është në mesin tonë!” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Peter Handke është në mesin tonë!” plus 1 more Telegrafi Opinione


Peter Handke është në mesin tonë!

Posted: 14 Oct 2019 12:07 AM PDT

Më 2 tetor u dha lajmi se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky vendim i Asociacionit që synon krijimin e një hapësire cilësore të arsimit të lartë, është një tjetër ngjarje e zezë për gjendjen edhe ashtu të mbrapshtë të arsimit në Kosovë. Por, kjo nuk lë shumë përshtypje te "truri" i kombit. Sepse, më 3 tetor u morën me zgjedhjen e Mehmet Krajës për kryetar të ri të Akademisë së Shkencave të Kosovës (ASHAK), nga ku nuk doli asnjë reagim për rastin ENQA, thua se arsimi i lartë është çështje e ultë për pjesën më të madhe të "gjenive" të shtetit më të ri në Evropë.

Në këto dy data, pra më 2 dhe 3 tetor, kudo në media u publikuan emrat e shkrimtarëve pretendentë për çmimin Nobel për Letërsi – për vitet 2018 dhe 2019. Në listë figuronte edhe emri i austriakut famëkeq Peter Handke. Por, institucioni që te popujt e shtetet normalë simbolizon vlerën dhe dijen, e që u prin e paraprin proceseve, te ne e vazhdonte gjumin e arushës.

Në fakt, ka vite që ASHAK-u ka degraduar nga ky gjumë. Ky degradim rritet me çlirimin e Kosovës, në qershor 1999, kur shumë anëtarë të këtij institucioni heshtën ndaj të keqes që po bëhej prej shqiptarëve – komandantëve "të fortë". Jo vetëm që heshtën, por u bënë servilë. Kjo u pa ashiqare me inaugurimin e ndërtesës së re të Akademisë, në janar 2010, kur në hyrje u vendos një pllakë me këtë "proverb" të Hashim Thaçit: "Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin"! Vetëm kur mediat kritikuan, foli kryetari i atëhershëm i ASHAK-ut, Besim Bokshi: "Nuk na ka pyetur njeri për të. Atë ditë kur është prerë shiriti e kemi parë për herë të parë". Heshtje kishte edhe kur akademik bëhej një autor komentesh gazetash, një skulptor diletant, një historian i dobët, një përkthyes mesatar… Shumë nga ta heshtën edhe kur u rrah kolegu i tyre, kryeakademiku i tashëm Kraja, sepse nuk donin të rrezikonin interesat që kishin ndaj një botuesi.

Por, Kraja "i zhurmshëm" është ai që hesht më shumë. Në ditët kur pritej lajmi për fituesit e Nobelit për Letërsi, pretendenti për këtë çmim, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ballafaqohet sërish me akuzat për "paqen" dhe "harmoninë" e tij me sistemin e tmerrshëm komunist të Enver Hoxhës. Kadare – ndër të tjera anëtar i jashtëm i ASHAK-ut dhe anëtar i Akademisë franceze të Shkencave Morale dhe Politikës – nuk heziton të japë përgjigje ndaj këtyre akuzave, qofshin të thëna kot ose të bazuara në fakte. Por, Kraja, "kryetari" i Kadaresë në Kosovë, kurrë nuk ka reaguar e nuk jep sqarime kur kontestohet dhe diskreditohet emri dhe biografia e tij.

Ndër të tjera, kur më 2016 Kraja e publikoi një letër ku fyente besimtarët myslimanë, gazetari Besnik Krasniqi ia dërgon disa pyetje në formë të letrës së hapur. Në atë letër ai pyeste se si akademiku Kraja, pa magjistraturë e pa doktoratë, u bë "ligjërues" – titull që ia ka përshkruar vetes në biografinë e prezantuar në ueb-faqen e ASHAK-ut, e të cilin nuk e njeh Statuti i Universitetit të Prishtinës. Këtë letër Krasniqi e riktheu po më 3 tetor 2019. Por, Kraja prapë nuk përgjigjet. Ai mbase nuk jep përgjigje as nëse pyetet se pse në biografinë e tij në ASHAK nuk figuron viti i diplomimit të tij në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Por, reagon kur i preket egoja. Reagon dhe fyen p.sh. kur kritikohet i ashtuquajturi "Fjalori Enciklopedik i Kosovës", kryeredaktor i së cilës ishte. Reagon kur një poet thotë se "pikiata më e tmerrshme e degradimit shënohet mu mbi kupolën e AShAK-ut". Reagon kur botohet raporti "Kriza në Akademi"…

E, kur është fjala për temat që prekin interesat e Kosovës, reagon gjithmonë me vonesë. Kalkulon e me siguri nuk dëshiron të jetë pjesë e debatit ku përfshihen shumë emra. Kështu, gjithmonë ia del të jetë në qendër të vëmendjes. I “pagabuar” (si kryetari i mëparshëm i Akademisë, Nexhat Daci). Të jetë vet lajm. Njëshi. Ylli… Se, aktualiteti nuk ka rëndësi!

Më 10 tetor pra u dha lajmi se polakja Olga Tokarczuk dhe austriaku Peter Handke janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi. Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu romancierin dhe dramaturgun Handke për vitin 2019, ndërsa polakes Tokarczuk i takoi çmimi për vitin e kaluar. Pas publikimit të lajmeve, në rrjetet sociale nisën reagimet për Handken – për njeriun që mbështeste kriminelët serbë me në krye Sllobodan Millosheviqin, ata që bënin kërdi në luftërat në Kroaci, në Bosnje e në Kosovë. Pas reagimeve të "vdekatarëve të rëndomtë" në internet, reagoi edhe ASHAK-u (një ditë më vonë edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ku kryetar është një sharlatan si Skënder Gjinushi). Gjithmonë me vonesë e keq – mbi një javë pra pasi dalin "bastet" për fituesin.

Çmimi Nobel për Letërsi ka vite që përshkruhet nga kontroversat, qëkur p.sh. këtë çmim nuk e fituan Tolstoy, Ibseni, Zola, Chekhovi… Atë e fitoi më 1920 norvegjezi Knut Hamsun, i cili më 1945 do të arrestohej nën akuzat për tradhti, meqë mbështeste Hitlerin. Më 1961 e fitoi njeriu që përpilonte plane për zhbërjen e shqiptarëve, Ivo Andriq. Në ato vite nuk kishte ASHAK. Por, kishte më 2005 kur këtë çmim e fitoi një tjetër pro-serb, Harold Pinter. Por… si gjithmonë… heshtje!

Ndaj, çka është sot më e rrezikshme për Kosovën: Indiferenca e shqiptarit apo deklarata e një të huaji? Inferioriteti i shqiptarit apo bindja e të huajit? Serviliteti i shqiptarit apo konsistenca e të huajit? Një institucion i rëndësishëm i brendshëm me plot të këqija apo një i keq i jashtëm?

Rasti Handke njihet qëmoti. Njihen deklaratat e tij antishqiptare. Por, veprat e tij shqiptarët i kanë botuar. Ata e citojnë Andriqin. Edhe Pinterin. Jo pse e njohin vlerën e letërsisë së tyre, por sepse duan të duken më "modernë" te serbët. Dhe, nëse akuzohen nga "vdekatarët e rëndomtë", e shpallin veten kozmopolitë të rrezikuar e do të përfitojnë fonde shtesë si masë "mbrojtjeje". Prandaj, Handke i keq shpejt do të harrohet, siç u harrua provokimi i tij midis Kosove më 2009. Ai madje mund të vijë sërish, i nderuar si nobelist e njeri i madh. Gjithçka është e mundur, përderisa "Akademia është ashtu si Kosova" – siç thotë pa e vrarë ndërgjegjja, akademiku Ali Aliu, ai i cili akademikët mediokër të emëruar më 2016 i cilësonte "të rinj me perspektivë".

Në popull flitet për një shqiptar që shkon në haxhillëk. Në Mina – vendin ku shtatë herë shejtani gjuhet me gurë – ai godet veten. Kur të tjerët reagojnë se nuk duhet veten, shqiptari thotë: "Probleme kam me shejtanin tim, me të huajin leht ia bëj".

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Kosovë po komentohen si një shkëndijë se populli e kërkon ndryshimin. Por, ndryshimi real duhet të nisë te secili – nga vetvetja. Sot, më shumë se me Handken, Kosova ka probleme me shejtanin e brendshëm, me injorancën, duke u nisur me ASHAK-un e pjesën më të madhe të akademikëve aty. Sepse, siç thotë artisti i fotografisë, Fahredin Spahija: "Kur një intelektual del në anën e së keqes, duhet me u dënu ma shumë se një analfabet!"

ASHAK-u dhe ASHAK-u dhe "hoxha" i Tërstenikut: Kuku për mu, e kuku për ty!

The post Peter Handke është në mesin tonë! appeared first on Telegrafi.

A mund ta emancipojë Kosova politikisht Shqipërinë?

Posted: 13 Oct 2019 11:31 PM PDT

Me zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe mënyrën sesi janë zhvilluar ato, paçka se periudha e ankesave po zgjat dhe nuk mbaron shpejt, Shqipëria ka marrë një mësim. Është më mirë të thuhet leksion procesi zgjedhor. Përveç kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili është mjaftuar me urimin e kortezisë, piramida e shtetit shqiptar dhe partitë shqiptare janë treguar të ngazëllyera, njësoj sikur standardet zgjedhore të ishin plotësuar në Shqipëri. Në fakt, Kosova nuk ka bërë ndonjë gjë më të madhe: edhe atje fotografohet vota, ka pasur kundravajtje jo të pakta, kanosje, kurse LDK ende po pret dhe numërimin e votës së fundit, por gjithsesi Kosova ka pranuar trendin. Qoftë edhe një akt i tillë është i pamundur në Shqipëri, ku të gjithë shpallin fitoren dhe e nëpërkëmbin kundërshtarin.

Por, sot, dy partitë fituese kosovare, Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë përballë një nga vështirësitë që pak nga partitë shqiptare e kanë kaluar. Ajo lidhet me zbatimin e programeve respektive në aleanca, që do të thotë se një lëvizje politike e qendrës së majtë duhet të shkojë dhe të pajtohet me një Parti të qendrës së djathtë. Historia politike evropiane të ofron eksperimente nga më të shumëllojtat programore, por në rastin tonë kemi një sfidë që duket tërësisht institucionale. Që do të thotë se formacioni që do të marrë portofolin ekonomik në Kosovë duhet t'i përgjigjet programit të partisë së vet, por dhe aliazhit me partinë e kundërt. Logjikisht është e pamundur. Këtu e përjashtojmë rastin shqiptar, ku PD-ja e djathtë shkoi me LSI-në, pasi aliazhi i tyre u prish nga interesat meskine të së majtës që pretendon ky formacion. Më pas, bashkimi me PS-në ishte normaliteti më i madh i saj, por që u nda nga interesat shumë të vogla katër vjet më vonë.

Në rastin kosovar, VV është një parti që artikulon qartë të majtën me anë të ndihmës dhe forcimit të skemave sociale dhe luftimin e varfërisë nëpërmes ndarjes së barabartë të ardhurave kombëtare dhe tatimit më të madh të të pasurve, kurse LDK kërkon që sektori privat të marri fuqi dhe të hapë vende pune, por të pasurit të mos tatohen shumë! Diferenca bajagi të mëdha. Fati i dy partive është se në grupet kryesore që drejtojnë kanë njerëz me vizione, që veçmas po u japin ngjyresën e duhur formacioneve të tyre politike. LDK-ja me Abdixhikun dhe Hotin që lidhen me ekonominë, por edhe Vjosa Osmanin që është tani lokomotiva e kësaj partie, janë të qartë në politikat e tyre ekonomike por edhe në problemet ideologjike që i lidh shumë me partitë simotra të qendrës së djathtë.

Vetëvendosja ka elektoratin e majtë me vete, atë që është pa asnjë shpresë mbi kurrizin e vet, por edhe që beson realisht pas tranzicionit së "të fortëve" të UÇK-së se dora e shtetit duhet të jetë kudo. Kjo lëvizje është në pozicionin e vet më të mirë si parti socialdemokrate dhe Kurti ka ditur që vizionin e tij ta shpalosë dhe tek simotrat e veta të majta, duke treguar njëjtësimin ideologjik të tij. Albin Kurti artikulon, flet dhe logjikon si i majtë.

Shqipëria nuk e ka kurrsesi këtë model. Po të shikosh planet e qeverisë Rama me PPP-të, ajo mund t'i shkonte shumë më tepër një partie të qendrës së djathtë, por kurrsesi një partie të majtë. Madje, shumë më tepër sesa PD-ja, kundërshtarja e saj, që është anëtare fuqiplotë në grupin e partive të kësaj familje. Në ligjërimin politik të Lulzim Bashës ke vazhdimisht shprehje sesi do t'u merren të ashtuquajturve oligarkë, pasuritë dhe përfitimet për t'i ndarë me popullin, por edhe ndihmat më të mëdha sociale. Nëse dy partitë tona tradicionale të demokracisë do të ndryshonin ngjyrat me njëra-tjetrën do të ishin më të qartë. Ndaj, këto dy parti kanë një përfaqësim jo të besueshëm në organizatat politike evropiane, pasi janë të pabesueshme për programet e tyre.

Kosova po na jep leksion me dy partitë që kanë fituar zgjedhjet. Por, nëse këto dy parti do të funksionojnë brenda programeve të tyre për të hartuar një program të përbashkët atëherë, leksioni quhet emancipim nga vëllai i vogël. Mbase nuk mund të na pëlqejë, por është vërtetë kështu.

The post A mund ta emancipojë Kosova politikisht Shqipërinë? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more