Skip to main content

Pamje fantastike: Kështu po festohet fitorja e Kosovës në Prishtinë

Pamje fantastike: Kështu po festohet fitorja e Kosovës në Prishtinë


Pamje fantastike: Kështu po festohet fitorja e Kosovës në Prishtinë

Posted: 14 Oct 2019 02:45 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Fitorja e Kosovës në 'Fadil Vokrri' ndaj Malit të Zi, ka filluar të festohet në rrugët e Prishtinës.

Kosova i është afruar edhe më shumë Euro 2020, pas fitores 2:0 kundër Malit të Zi në kuadër të grupit A kualifikues.

Pas ndeshjes, në rrugët e Prishtinës tifozët e Kosovës kanë filluar të festojnë, duke kërcyer valle nën tingujt e tupanit.

No tags for this post.

The post Pamje fantastike: Kështu po festohet fitorja e Kosovës në Prishtinë appeared first on Drenica Press.

Muriqi zbulon se pse u kap me malazezin, tregon se çka bisedoi me trajnerin pas ndeshjes

Posted: 14 Oct 2019 02:44 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova arriti ta mposhtë Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.

"Dardanët" e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Pas ndeshjes, golashënuesi i Kosovës sonte Vedat Muriqi në mes të tjerash ka folur edhe për incidentin me futbollistin malazez.

"Pas ndeshjes fola me trajnerin. I thash që kisha pesë raste. Sulmuesit maten me gola, por unë jam i lumtur me fitoren. Nuk jam i zhgënjyer pasi fituam", tha Muriqi për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Për pozitën që mora kartonë, nuk ka qenë provokim. Ai më sulmoi dhe ne jemi gjaknxehtë andaj reagova. Ishte konflikt i vogël", shtoi Muriqi.

No tags for this post.

The post Muriqi zbulon se pse u kap me malazezin, tregon se çka bisedoi me trajnerin pas ndeshjes appeared first on Drenica Press.

Kështu duket tabela pasi Kosova e mposhti Malin e Zi

Posted: 14 Oct 2019 02:07 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Kosova ka shënuar fitoren e radhës në duel me Malin e Zi.

Kosova ka fituar me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitoreje Kosova tubon 11 pikë dhe renditet e treta, veç 1 pikë më pak se Çekia që është e dyta dhe 4 pikë më pak se Anglia që kryeson.

 

No tags for this post.

The post Kështu duket tabela pasi Kosova e mposhti Malin e Zi appeared first on Drenica Press.

Fatos Beqiraj i përlotur: Shpresoj që Kosova të kualifikohet

Posted: 14 Oct 2019 02:02 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Sulmuesi i Malit të Zi, Fatos Beqiraj i cili luajti sonte në pjesën e dytë për Malin e Zi por nuk arriti që të këtë ndikim në ndeshjen e Malit të Zi ka thënë se është shumë i emocionuar për ndeshjen.

"Ndeshje e vecantë për mua. Jam kthyer në Prishtinë pas 12 viteve. Kosova e meritoj fitoren, ju uroj sukses dhe shpresoj që të kualifikohet", ka thënë ai.

Beqiraj ka folur edhe për problemet që ka pasur Mali i Zi para ndeshjes, ku ka thënë se tetë lojtarë të kësaj Kombëtare kanë munguar.

"Kosova ka luajtur mirë dhe e meritoj fitoren dhe shpresoj që të shkoj në Europian", ka thënë ai. /GazetaExpress/

No tags for this post.

The post Fatos Beqiraj i përlotur: Shpresoj që Kosova të kualifikohet appeared first on Drenica Press.

Ky është drejtori i ri për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës

Posted: 14 Oct 2019 01:54 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Mitrovicës do të drejtohet nga drejtori i ri, Hysen Muzliukaj. Drejtori Muzliukaj paraprakisht që nga ardhja në pushtet e Agim Bahtirit në Mitrovicë, ka udhëhequr me Drejtorinë e Administratës në këtë komunë.

Në Drejtorinë e Administratës Hysen Muzliukaj sipas veriu.info ka bërë reforma të thella në fushën e administratës duke e transformuar rrënjsisht mënyrën e funksionimit të saj.

Madje edhe vet qytetarët në vazhdimësi kanë dhënë vlerësime të larta mbi ndryshimet e funksionimit administrativ në komunën e Mitrovicës.

Rezultatet e treguara në pozitën udhëheqëse të mëparshme ka bërë që kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të caktojë Muzliukajn në pozitën e re.

Image result for Hysen Muzliukaj

 

 

The post Ky është drejtori i ri për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës appeared first on Drenica Press.

Pamje/ Përleshje mes tifozëve të Malit të Zi dhe Dardanëve

Posted: 14 Oct 2019 01:45 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një përleshje ka ndodhur mes tifozëve të Malit të Zi që gjendeshin në stadiumin "Fadil Vokrri" dhe Dardanëve.

Një grup i vogël i malazezëve ishin të pranishëm në stadium duke bërë tifo për skuadrën e tyre. Megjithatë gjërat eskaluan para golit të parë të Kosovës të shënuar nga Amir Rahmani.

Për fat sigurimi i pranishëm në stadium ka ndërhyrë dhe nuk ka lejuar një eskalim të situatës.

Kosova ka fituar me rezultatin 2-0.

No tags for this post.

The post Pamje/ Përleshje mes tifozëve të Malit të Zi dhe Dardanëve appeared first on Drenica Press.

Vlora Çitaku: Ky ekip është fantastik, në luftë kisha shku me Muriqin

Posted: 14 Oct 2019 01:14 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shprehur e entuziazmuar pas avantazhit me dy gola nga ana e Kosovës në ndeshjen me Malin E Zi.

Ky ekip është fantastik, shkruan Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Ky ekip është fantastik!

Muriqin e du fort. Për ju që e keni kqyrë Game of Thrones, a po bre si Dorthraki?! Fearless. E kam thanë edhe ma herët, në luftë kisha shku me të.

The post Vlora Çitaku: Ky ekip është fantastik, në luftë kisha shku me Muriqin appeared first on Drenica Press.

Goli i Amir Rrahmanit

Posted: 14 Oct 2019 01:01 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Golin e parë për Kosovën në duel me Malin e Zi e ka shënuar Amir Rrhamani në minutën e 10-të.

Në harkimin nga këndi më së miri u gjend Rrahmani që shënoi për 1-0./Drenicapress

No tags for this post.

The post Goli i Amir Rrahmanit appeared first on Drenica Press.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe motra e Aro Muric sonte në stadium (FOTO)

Posted: 14 Oct 2019 12:48 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Kosova do ta presë Malin e Zi sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Euro 2020, raporton Zëri.info.

Përkrahja për futbollistët tanë nuk po mungon.

Familjarë të tyre do të jenë sonte prezent në stadiumin "Fadil Vokrri" nga ora 20:45 kur nis ndeshja.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi, Aro Muric, do të përkrahet nga motra e tij Amra Muric.

"Gati për sonte. Kosova fiton", ka shkruar Amra Muric në rrjetin social Instagram.

The post Edhe motra e Aro Muric sonte në stadium (FOTO) appeared first on Drenica Press.

Kjo është koreografia fantastike e ‘Dardanëve’

Posted: 14 Oct 2019 12:42 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Kombëtarja e Kosovës po takohet aktualisht me Malin e Zi në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Kosova dhe Mali i Zi po takohen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, raporton GazetaBlic.

Tifozët fantastik të Kosovës, 'Dardanët' kanë shpalosur një koreografi të jashtëzakonshme ku shihet fotografia e Vedat Muriqi.

Kjo është ndër koreografitë më të jashtëzakonshme të shpalosura ndonjëherë në rajon.

Ja pamjet:

The post Kjo është koreografia fantastike e 'Dardanëve' appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more