Skip to main content

Gjenden 2 mjete të pashpërthyera, në livadhe të Skenderajt

Gjenden 2 mjete të pashpërthyera, në livadhe të Skenderajt


Gjenden 2 mjete të pashpërthyera, në livadhe të Skenderajt

Posted: 31 Oct 2019 02:36 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Dy mjete të pashpërthyra janë gjetur në livadhe të fashtit Polac, në Skenderaj.

Njësia për deminim e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të dy mjeteve shpërthyese.

Nuk raportohet për ndonjë incident./Indeksonline/

 

 

No tags for this post.

The post Gjenden 2 mjete të pashpërthyera, në livadhe të Skenderajt appeared first on Drenica Press.

Tym i madh në Prishtinë, çka po ndodh?!

Posted: 31 Oct 2019 02:33 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Janë djegur disa një pjesë e madhe e fushave të rruga C në Prishtinë, dhe si pasojë tymi është përhapur mjaft shumë dhe po i pengon qytetarët.

Në fotografitë e bëra në këtë lagje, shihet tym i madh i cili po e pengon qarkullimin e lirshëm të qytetarëve.

Kujtojmë, që kjo nuk është hera e parë që bëhen këso djegie, dhe paraqesin problem për banorët aty përreth. Qytetarët përmes rrjeteve sociale që kanë publikuar fotografitë kanë kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse.

No tags for this post.

The post Tym i madh në Prishtinë, çka po ndodh?! appeared first on Drenica Press.

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Posted: 31 Oct 2019 02:29 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Sot në mëngjes, në Lagjen "Bregu i Diellit", në Prishtinë, është gjetur një person pa shenja jete.

Kalimtarët e rastit, kanë parë një të shtrirë, teksa menjëherë e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.

Vdekjen e tij, e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, duke shtuar se ekipet policore janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

"Është gjetur nje person i vdekur në Bregun e Dielli po cilësohet si një rast vdekje e dyshimit por ende nuk kemi asgjë konkrete jem ende duke mbledhur informata", ka thënë Kelani për Gazeta Blic.

No tags for this post.

The post Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë appeared first on Drenica Press.

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Andorrë, këto janë çmimet

Posted: 31 Oct 2019 02:27 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar ditën e sotme biletat për ndeshjen me Andorrën, që do të luhet më 14 nëntor në "Elbasan Arena", në orën 20:45.

Kështu, një biletë në tribunën VIP vlen 8000 lekë (rreth 65 euro), ndërkohë 5000 lekë (rreth 40 euro) vlen një vend në tribunat B3, A2 dhe A3. Ndërkohë, tribunat A1, A4, B2 dhe B4 kanë çmimin 4000 lekë (rreth 32 euro).

Bileta në tribunat B1 dhe B5 kushton 3000 lekë (rreth 24 euro), ndërsa në tribunën karshi, atë E, bileta kushton 2000 lekë (rreth 16 euro). 1500 lekë (rreth 12 euro) kushton bileta në tribunat F dhe D, ndërkohë 1000 lekë (rreth 8 euro) në ato G1, G3, C1 dhe C3.

Vetëm 500 lekë (rreth 4 euro) kushton një vend në tribunat G2 dhe C2. Biletat mund të blihen pranë dyqanit të FSHF, tek stadiumi "Selman Stërmasi" e "Elbasan Arena", si dhe online.

The post Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Andorrë, këto janë çmimet appeared first on Drenica Press.

Këta janë aktorët turq me origjinë shqiptare

Posted: 31 Oct 2019 02:23 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Serialet e tyre janë ndër më të shikuarat, jo vetëm në Turqi por edhe në shumë vende të evropës.

Një numër i madh i aktorëve të njohur, që tashmë edhe tek ne njihen për rolet e shumta, kanë prejardhje shqiptare.

Më poshtë mund të shihni aktorët turq që kanë pranuar origjinën shqiptare

No tags for this post.

The post Këta janë aktorët turq me origjinë shqiptare appeared first on Drenica Press.

Detaje nga aksioni i madh policor në Mitrovicë

Posted: 31 Oct 2019 02:16 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore.

Policia gjatë operacionit ka sekuestruar dokumentet e personave pa leje të rregullt qëndrimi në Kosovë, për procedim të mëtejmë të rastit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila ka thënë se ky aksion është ndërmarr me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

"Plani Operativ Tetori- 2019 i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vleresohet si operacion i suksesshem bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhëne, ku jane kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, jane konfiskuar mjete te ndryshne arme te ftohta si dhe jane identifikuar disa shtetase te huaja duke punuar pa leje pune", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ata të punës dhe inspektorët e komunës së Mitrovicës, të cilët kanë shqiptuar fletëparaqitje për parregullsitë e gjetura gjatë kontrollit.

No tags for this post.

The post Detaje nga aksioni i madh policor në Mitrovicë appeared first on Drenica Press.

Paralajmëron Daka: Votat mund të numërohen nga fillimi

Posted: 31 Oct 2019 02:12 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë deri në dhjetor.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit mund të zgjasë.

Daka ka thënë për RTK-në se kjo vonesë mund të ndodhë, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

"Nuk mund të jap parashikime, nuk mund të them fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Nëse ka ankesa mund të shkojë prapë në rinumërim. Mund të them që kjo forma e ankesave duhet të rregullohet si në vendet tjera sepse me të vërtetë kjo stërzgjatje është maltretim", ka thënë ajo.

Daka ka theksuar, po ashtu, se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet. Ndryshe sot Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim.

Ndërsa, Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presin ta marrin vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të diasporës.

Ndryshe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka refuzuar ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD që të shpallen të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës.

No tags for this post.

The post Paralajmëron Daka: Votat mund të numërohen nga fillimi appeared first on Drenica Press.

Kandidati i LDK’së i reagon Ramiz Kelmendit

Posted: 30 Oct 2019 02:45 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Kandidati për deputet nga radhët e LDK'së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar Ramiz Kelmendit i cili në një deklaratë të tij ka thënë se ia ka humbur LDK'së mbi 10 mijë vota.

Kelmendi ishte larguar nga LDK'ja pak para fushatës zgjedhore për arsye se aty nuk po gjente hapësirë, dhe ai vendosi t'i bashkohej PDK'së.

"Mbështetja ime për PDK-në ka qenë ekskluzivisht për t'i treguar LDK-së së lëvizja ime nuk është thjesht lëvizje e një personi, por lëvizje e 3-4% të votave të përgjithshme", tha  Kelmendi në një emision në RTV Dukagjini.

"Dezertor politik serik!", ka thënë Hamiti për Kelmendin në një postim në Facebook.

Hamiti në disa postime të mëhershme kishte akuzuar të gjithë ata që po ndërrojnë disa herë partitë se janë dezertorë dhe njerëz pa parime.

"Me qindra dezertorë politikë në muajin e fundit. Votuesi i Kosovës i njeh si të tillë, besoj, dhe do t'u japë vendin e merituar", kishte shkruar ai.

"Rrnofshin qëndrestarët!"

Kelmendi disa herë ka ndërruar partitë politike. Ai fillimisht kishte qenë anëtar i AAK'së, dhe pastaj nga aty kaloi në LDK. Tani është anëtar i PDK'së. /Express/\

 

No tags for this post.

The post Kandidati i LDK'së i reagon Ramiz Kelmendit appeared first on Drenica Press.

Konsumimi i kafesë pa ngrënë, një gabim që ju e bëni përditë

Posted: 30 Oct 2019 02:43 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara për të nisur ditën çdo mëngjes. Shqiptarët në përgjithësi janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë.

Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve të është një gabim i madh.

Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafe me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.

Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.

Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.

Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje.

Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.

Për të gjitha këto arsye, ekspertët e ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh.

Ata thonë se ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit.

Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi.

Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.

Pirja e kafesë përpara mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje, por shpesh edhe të vjella.

Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.

Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t'i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë.

Megjithatë, nëse ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni së paku që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh.

No tags for this post.

The post Konsumimi i kafesë pa ngrënë, një gabim që ju e bëni përditë appeared first on Drenica Press.

Pesë përdorime fantastike të lëvoreve të frutave

Posted: 30 Oct 2019 02:41 PM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Lëvoret e frutave mund të aromatizojnë ambientin, mund të thahen, mund të karamelizohen dhe të kthehen në detersivë, pije alkoolike e salca: janë të shumta mënyrat për të përdorur lëkurat e tyre.Përdorimi i lëkurave të agrumeve për pastrim

Mjafton të masazhoni lëvoret në sipërfaqet që kanë nevojë për pastrim dhe ato do t'u rikthejnë shkëlqimin e mëparshëm këtyre sipërfaqeve. Mund të pastrojnë shumë mirë furrat, lavastoviliet dhe sipërfaqet e bakrit.

Lëvoret e grira të limonit të përziera me ujë e kripë të trashë pastrojnë më së miri fundin e makinerisë sa kafesë. Gjithashtu lëvoret e grira të limonit veprojnë ai anti-kalkare për bolierin tuaj.

Përziejini me gjysmë gote uthull dhe kalkaret tuaja do të shpërbëhen për një orë.

Aromatizimi i shtëpsië në mënyrë natyrale

Aromatizimi i shtëpsië në mënyrë ekologjike është shumë i rekomanduar, sidomos pas studimeve të ndryshme që konstatojnë se spray-t aromatizues të tregut janë shumë të dëmshëm për shëndetin.

Për të përgatitur detersivë

Lëkurat e thata të frutave të përziera me uthull dhe ujë të distiluar krijojnë dezifektantë dhe pastrues të shkëlqyer për shtëpinë. Në këtë mënyrë evitoni substancat e dëmshme kimike  për ambientin dhe shëndetin.

Salcë me lëkurët e mollëve

Me lëkurat e frutave mund të bëhen salca të shijshme për të shoqëruar perimet në furrë dhe janë shumë të thjeshta për t'u përgatitur. Shembull: 500 gr lëkurë mollësh, 150 ml brodo perimesh, gjysmë limoni, 2 qepë të kuqe, 2 lugë vaj ulliri, pak kanellë, pak karafil, 2 gjethe sherebelë, 2 kokrra dëllinje, kripë, shkruan living.

Hidhni lëkurët e mollëve në një tenxhere bashkë me lëkurët e limonit, brodon, erëzat, dëllinjën dhe sherebelën. Lërini në zjarr të ulët derisa të ziejnë.

Grini qepët dhe vendosini në një tigan me pak vaj. Shtoni pak ujë, kripë dhe lërini në zarr të mesëm. Më pas rrisni nxehtësinë që lëngu të avullojë, përzieni masën me lëkura të grira dhe erëza dhe kalojeni në frulator derisa të bëhet salcë homogjene. Rregullojeni me lëng limoni e kripë.

Përgatisni liker limoni (limoncello)Me lëkurat e limonit mund të përgatisni një limoncello të bërë vetë. Zgjidhni limonë biologjikë. Një gotë limoncello është mënyra më e mirë për të mbyllur vaktet e bollshme të drekës së të dielës.

No tags for this post.

The post Pesë përdorime fantastike të lëvoreve të frutave appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more