Skip to main content

“4 këshilla nëse ndiheni të lodhur” plus 9 more Ekonomia Online

“4 këshilla nëse ndiheni të lodhur” plus 9 more Ekonomia Online


4 këshilla nëse ndiheni të lodhur

Posted: 14 Oct 2019 11:20 AM PDT

Oraret e gjata të punës, i ftohti i stinës si dhe shumë angazhime të tjera ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Ju sjellim 4 këshilla sesi të ndiheni më energjik. Konsumoni një drekë të lehtë Hani diçka të lehtë për drekë. Ushqimet e rënda do t'ju shtojnë lodhjen tuaj, gjithashtu duhet të hiqni dorë nga zakoni për të ngrënë një copë tortë gjatë mesditës. Ushqimet që përmbajnë sheqer të shtuar rrisin...

Source

Për dy vjet kryeministër, Haradinaj shpenzoi 7 milionë euro për stafin e tij

Posted: 14 Oct 2019 11:16 AM PDT

Rreth dy muaj kohë i janë dashur Zyrës së Kryeministrit që t'i përmbledhë shpenzimet e kabinetit të kryeministrit dhe stafit civil që nga koha e ardhjes së Ramush Haradinajt në pushtet. Gazeta Express ka siguruar të dhënat për këto shpenzime përmes kërkesës për qasje në dokumente publike tek pas 10 javësh, meqenëse, sipas ZKM'së, kërkesa ishte shumë "voluminoze". Në bazë të dokumenteve të...

Source

Rrahet personi që shiste bileta në mënyrë ilegale

Posted: 14 Oct 2019 11:16 AM PDT

Një person afër stadiumit është rrahur nga persona të panjohur pasi që kishte provuar të shiste bileta në mënyrë ilegale. Sipas burimeve të IndeksOnline ai është rrahur pasi që kishte vendosur që biletat t'i shiste me çmimin prej 300 euro. Po ashtu shumë tifozë të tjerë kanë mbetur pa bileta për shkak të numrit të kufizuar.

Source

Punonjësit e KQZ-së dyshohet se u helmuan nga një substancë komerciale që BE-ja e ka ndaluar

Posted: 14 Oct 2019 11:10 AM PDT

Materiali toksik i quajtur 'Bisfenoli A' është më i përhapuri në pothuajse të gjitha llogaritë fiskale në Serbi, krejt kjo për shkak se është më i lirë në prodhimin e letrës, transmeton Gazeta Metro. Toksikologu Mexhit Musa mendon se ky material, që përdoret më shumë nga ndërmarrjet publike në Serbi, mund të ketë shkaktuar alergji tek zyrtarët e QNR-së.

Source

Mosha e duhur për të ndryshuar karrierrë

Posted: 14 Oct 2019 11:00 AM PDT

Janë të shumë njerëzit që mendojnë të ndryshojnë karrierrën e tyre, por ndryshimi i saj në çdo moshë është paska i ndërlikuar. Ka raste kur ndryshimi i karrierrës është shumë i nevojshëm por ka edhe raste kur nuk është momenti i duhur. Sue Ellson, praktikuese e zhvillimit të karrierrës, zbulon moshën e duhur për të ndryshuar karrierrën dhe cilat janë gjërat që nuk duhet ti bëni kurrë. “.

Source

Kurti takohet me ambasadorin britanik në Kosovë

Posted: 14 Oct 2019 10:51 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë Fitore Pacolli, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice. Nicholas Abbott e uroi Kryetarin Kurti për suksesin zgjedhor. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do ta vazhdojw përkrahjen për Republikën e Kosovës.

Source

Gjendet i vdekur një 57 vjeçar në Prishtinë

Posted: 14 Oct 2019 10:44 AM PDT

Një 57 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë. Lajmin prë klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. "Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete". Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë...

Source

Mustafa takohet me Shefen e Zyrës së BE-së, flasin edhe për koalicionin LDK-VV

Posted: 14 Oct 2019 10:41 AM PDT

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Temë diskutimi ishin procesi i zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor, situata aktuale politike në Kosovë dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re. Siç njofton kumtesa, Mustafa e njoftoi Apostoloven për qëndrimet e LDK-së mbi temat kyçe...

Source

Votoi me bashkëshortin, por në atë vendvotim Besa Luzhës së AAK-PSD-së iu shënua vetëm njëra votë

Posted: 14 Oct 2019 10:32 AM PDT

Votoi bashkë me bashkëshortin e saj në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, por kandidates për deputete Besa Luzha, në listën e rezultateve i figuron se ka marrë vetëm një votë. Luzha, e cila garoi në listën e koalicionit AAK-PSD, është e bindur se të paktën dy vota i kishte të sigurta në vendvotimin 1907E, raporton KTV. Për këtë, kërkon sqarime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Source

Formacionet zyrtare: Kosovë – Mali i Zi

Posted: 14 Oct 2019 10:19 AM PDT

Janë bërë zyrtare formacionet e përballjes Kosovë – Mali i Zi. Kombëtarja e Kosovës me fillim nga ora 20:45 në stadiumin 'Fadil Vokrri' zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020, duke pritur Malin e Zi, Trajneri Bernard Challandes ka vendosur që krahun e djathtë të pjesës ofensive t'ia besojë Florent Hadërgjonajt. Në formacion te Kosova janë rikthyer Benjamin Kololli dhe Milot Rashica.

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more