Skip to main content

“Karriera e Fatit ka nisur më mirë se ajo e Messit te Barca, 16-vjeçari vë edhe një rekord” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Karriera e Fatit ka nisur më mirë se ajo e Messit te Barca, 16-vjeçari vë edhe një rekord” plus 9 more Telegrafi Futboll


Karriera e Fatit ka nisur më mirë se ajo e Messit te Barca, 16-vjeçari vë edhe një rekord

Posted: 14 Sep 2019 03:02 PM PDT

Ngritja e jashtëzakonshme e Ansu Fatit ka vazhduar edhe të shtunën mbrëma, pasi shënoi dhe asistoi në shtatë minutat e para të ndeshjes, në të cilën luajti për herë të parë në La Liga.

Talenti 16 vjeçar u bë golashënuesi më i ri i Blaugranëve kur u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi në ndeshjen ndaj Osasunas (para pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve).

Barcelona nënshtron me goleadë Valencian Barcelona nënshtron me goleadë Valencian

Dhe duke qenë se mungonte Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk ishte i gatshëm për ndeshje të plotë, ai e nisi sfidën ndaj Valencias nga fillimi.

Luis Suarez dhe Anssumane Fati (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Fati arriti të shënojë gol që në minutën e dytë dhe në të shtatën ia ktheu favorin Frenkie de Jongut duke asistuar në golin e tij.

Anësorit të ri i kanë mjaftuar tri ndeshje për të shënuar dy gola për katalunasit, gjë që nuk e kishte arritur as Lionel Messi deri në ndeshjen e tij të 13-të.

Për më shumë, lojtari që mbush 17 vjet më 31 tetor, është bërë futbollisti më i ri (16 vjet e 318 ditë) në shekullin 21 që shënon dhe asiston në një ndeshje. /Telegrafi/

The post Karriera e Fatit ka nisur më mirë se ajo e Messit te Barca, 16-vjeçari vë edhe një rekord appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Barcelona 5-2 Valencia, shkëlqejnë De Jong, Suarez e Fati

Posted: 14 Sep 2019 02:29 PM PDT

Barcelona ka fituar me goleadë në ndeshjen e La Ligas kundër Valencias që u zhvillua në Camp Nou.

Blaugranët ishin shumë më të mirë në këtë sfidë dhe nota e tyre mesatare (7.40) është shumë më e lartë në krahasim me atë të Los Che (6.18).

Frenkie de Jong (8.6) është vlerësuar me notën më të lartë, i ndjekur nga Luis Suarez (8.4) e Anssumane Fati (8.3).

Barcelona nënshtron me goleadë Valencian Barcelona nënshtron me goleadë Valencian

Nota më e ulët në këtë takim ka shkuar për portierin e Valencias, Jasper Cillessen (5.1), i cili pranoi pesë gola.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Valencias (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Barcelona 5-2 Valencia, shkëlqejnë De Jong, Suarez e Fati appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Udinese, Sensi më i miri

Posted: 14 Sep 2019 02:19 PM PDT

Interi është mjaftuar me një gol për të arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e javës së tretë në Serie A kundër Udineses.

Nerazzurrët bënë paraqitje më të mirë, ashtu që kanë notë mesatare (7.02) më të lartë se ekipi kundërshtar (6.54).

Golashënuesi i vetëm, Stefano Sensi (8.4), ka marrë notën më të lartë në ndeshje, derisa është vlerësuar lartë edhe portieri mysafir, Juan Musso (8.1).

Tri fitore rresht për Interin, mposht Udinesen dhe ngjitet në krye Tri fitore rresht për Interin, mposht Udinesen dhe ngjitet në krye

Nota më e ulët ka shkuar për Rodrigo de Paul (5.4), i cili u përjashtua me karton të kuq.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Udineses (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Udinese, Sensi më i miri appeared first on Telegrafi.

Barcelona nënshtron me goleadë Valencian

Posted: 14 Sep 2019 02:00 PM PDT

Barcelona ia ka shënuar pesë gola Valencias dhe i ka pranuar dy, në ndeshjen e javës së katërt në La Liga.

Rezultatin e zhbllokoi talenti Anssumane Fati që në minutën e tretë, i asistuar nga Frenkie de Jong, të cilit menjëherë pas ia ktheu favorin dhe ai e dyfishoi epërsinë (7′).

Kevin Gameiro e ngushtoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 27-të duke e bërë skuadrën e tij që të shpresonte në pjesën e dytë.

Anssumane Fati (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, pak minuta brenda fraksionit të dytë, qendërmbrojtësi Gerard Pique e ngriti sërish epërsinë e Blaugranëve (51′).

Luis Suarez u rikthye në fushë duke u inkuadruar pas një ore lojë dhe i mjaftoi një minutë që të shënonte (61′), falë asistimit nga Arthur.

Luis Suarez realizoi dy herë (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi uruguaian e shënoi edhe golin e dytë në ndeshje në minutën e 82-të i asistuar nga Antoine Griezmann, ndërsa golin e dytë për mysafirët e shënoi Maximiliano Gomez në minutat shtesë (90’+2).

Barcelona është në vend të katërt me shtatë pikë nga katër ndeshje (dy fitore, një humbje dhe një barazim) dhe ndodhet dy pikë prapa liderit Atletico Madrid që pësoi nga Real Sociedadi.

Valencia ka pësuar edhe humbjen e dytë sezonale, ndërsa ka regjistruar vetëm një fitore dhe një barazim. /Telegrafi/

The post Barcelona nënshtron me goleadë Valencian appeared first on Telegrafi.

Tri fitore rresht për Interin, mposht Udinesen dhe ngjitet në krye

Posted: 14 Sep 2019 01:44 PM PDT

Tri ndeshje, tri fitore – kjo është statistika e Interit në këtë fillimsezoni në Serie A. Zikaltrit fituan ndaj Udineses (1-0) në Giuseppe Meazza duke marrë kreun e tabelës.

Që në fillim të ndeshjes, Matteo Politano pati një shans shumë të mirë, mirëpo topi përfundoi duke e goditur shtyllën. Në vazhdim, një mundësi të mirë e pati Stefano Sensi, derisa në anën tjetër rrezikoi Walace.

Në minutën e 35-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Rodrigo De Paul u përjashtua me karton të kuq, pasi gjyqtari Maurizio Mariani e konsultoi VAR-in.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Kur po përfundonte pjesa e parë, Nerazzurrët e zhbllokuan rezultatin. Diego Godin harkoi në zonë, ndërsa Stefano Sensi realizoi me kokë (44′).

Roberto Gagliardini, Sensi e Alexis Sanchez patën rastet e tyre në pjesën e dytë, mirëpo ndeshja përfundoi me golin e vetëm të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Interi është ngritur në kuotën e nëntë pikëve dhe qëndron në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Juventusi që këtë javë barazoi ndaj Fiorentinas.

Udinese e ka fituar vetëm një ndeshje dhe dy të tjera i ka humbur, ashtu që ka vetëm tri pikë të grumbulluara deri më tani.

Interi luan kundër Milanit në javën e ardhshme, ndërsa Udine ka për kundërshtar Brescian. /Telegrafi/

The post Tri fitore rresht për Interin, mposht Udinesen dhe ngjitet në krye appeared first on Telegrafi.

Sarri i kënaqur me pikën ndaj Fiorentinas, pas gjithë atyre lëndimeve

Posted: 14 Sep 2019 01:34 PM PDT

Maurizio Sarri mendon se Juventusi duhet të jetë i kënaqur me barazimin e arritur te Fiorentina, sepse përkundër lëndimeve ia doli që të mos pësonte.

Trajneri ishte për herë të parë në bankën e Bianconerëve pas shërimit nga pneumonia, pasi nuk mund të ishte prezent në ndeshjet kundër Parmas dhe Napolit.

Të tria zëvendësimet e Zonjës së Vjetër ishin të detyrueshme për shkak të lëndimit të lojtarëve dhe në fund arriti vetëm një barazim pa gola.

Juventusi ndalet nga Fiorentina Juventusi ndalet nga Fiorentina

“Nuk bëmë paraqitje cilësore, ishte një situatë e komplikuar, sepse Fiorentina luajti mirë dhe ne i bëmë të gjitha zëvendësimet me lojtarët e lënduar dhe nuk kishim freski për të inkuadruar”.

“Me të gjitha këto lëvizje, vepruam mirë në aspektin e karakterit për të nxjerrë një pikë. E humbëm posedimin shumë herë që mund të jetë pasojë e aspektit fizik”, ka deklaruar Sarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

The post Sarri i kënaqur me pikën ndaj Fiorentinas, pas gjithë atyre lëndimeve appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Norwich City 3-2 Manchester City, Rodri dhe Buendia më të mirët

Posted: 14 Sep 2019 12:02 PM PDT

Norwich City ka arritur ta mposhtë Manchester Cityn duke ia shkaktuar humbjen e parë sezonale kampionit në Ligën Premier.

Paraqitja e vendasve ishte më e mirë, prandaj nota e tyre mesatare (7.08) është më e lartë në krahasim me atë të mysafirëve (6.70).

Asistuesi i dyfishtë te Norwichi, Emiliano Buendia dhe golashënuesi i Cityt, Rodri, kanë marrë notat më të larta në këtë takim (8.9).

Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt

Notat më të ulëta kanë shkuar për lojtarët mysafirë, si Ederson (5.4) Nicolas Otamendi (5.7) dhe David Silva (5.8).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Norwich Cityt (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Norwich City 3-2 Manchester City, Rodri dhe Buendia më të mirët appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: RB Leipzig 1-1 Bayern Munich, vlerësohen Kimmich dhe Lewandowski

Posted: 14 Sep 2019 11:50 AM PDT

Bayern Munichu ka luajtur baras në udhëtimin e vështirë te RasenBallsport Leipzig, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Bundesliga.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe nota mesatare e vendasve (6.71) ishte e përafërt me atë të mysafirëve (6.81).

Joshua Kimmich është vlerësuar me notën më të lartë në këtë ndeshje (7.7), derisa paraqitje të mirë kanë pasur edhe golashënuesi Robert Lewandowski (7.6) dhe portieri Manuel Neuer (7.3).

Derbi mes Bayernin dhe RB Leipzigut përfundon në paqe Derbi mes Bayernin dhe RB Leipzigut përfundon në paqe

Yussuf Poulsen ishte lojtari më i mirë te Leipzigu (7.5), ndërsa lojtari me notën më të vogël është mbrojtësi i majtë i Bayernit, Lucas Hernandez (5.8).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të RB Leipzig (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Bayern Munichut (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: RB Leipzig 1-1 Bayern Munich, vlerësohen Kimmich dhe Lewandowski appeared first on Telegrafi.

Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt

Posted: 14 Sep 2019 11:24 AM PDT

Norwich City ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Manchester Cityt duke e mposhtur me rezultat 3-2 në Carrow Road.

Kenny McLean e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të pas asistimit nga Emiliano Buendia. Pas dhjetë minutash, epërsia u dyfishua me golin e Todd Cantwell (28′) që u asistua nga Teemu Pukki.

Në fund të pjesës së parë (45′), Sergio Aguero e ngushtoi rezultatin i ndihmuar nga Bernardo Silva duke i dhënë shpresë ekipit të tij.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Pukki e shënoi golin e tretë për vendasit në pjesën e dytë (50′), pas asistimit të dytë nga Buendia dhe e ngriti sërish epërsinë e nikoqirëve.

Në minutat e fundit (88′), sfida u bë dramatike, pasi Rodri shënoi golin e dytë për mysafirët i asistuar nga Gabriel Jesus, megjithatë ‘Citizens’ nuk ia dolën ta barazonin rezultatin në minutat e mbetura.

(Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

Kjo humbje e lë Manchester Cityn në vend të dytë në tabelë me pesë pikë prapa Liverpoolit që ka regjistruar pesë fitore radhazi.

Për Norwich Cityn kjo ishte fitorja e dytë këtë sezon, ndërsa i ka humbur tri ndeshje të tjera. /Telegrafi/

The post Norwichi ia shkakton humbjen e parë sezonale Cityt appeared first on Telegrafi.

Derbi mes Bayernin dhe RB Leipzigut përfundon në paqe

Posted: 14 Sep 2019 11:21 AM PDT

RB Leipzig dhe Bayern Munich kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Bundesliga.

Derbi i javës në Bundesliga ka sjell, aksion dhe gola, por jo edhe fitues, pasi të dy skuadrat kanë luajtur baras duke mbetur të pamposhtur në këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Bayernit, por të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave dhe ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Thomas Muller.

Vendasit arritën të kthehet në lojë në fund të pjesës së parë duke shënuar me anë të Emil Forsberg nga penalltia për 1-1.

Në pjesën e dytë, përsëri Bavarezët krijuan diçka më shumë në tenim për të gjetur golin e fitore, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Pas këtij barazimi, Bayerni renditet në vendin e tretë me tetë pikë, ndërsa Leipzig i pari me dhjetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Kolnin, ndërsa Leipzigu udhëton te Werder Bremeni. /Telegrafi/

The post Derbi mes Bayernin dhe RB Leipzigut përfundon në paqe appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more