Skip to main content

“Gëzimi i panevojshëm për rënien e John Boltonit!” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Gëzimi i panevojshëm për rënien e John Boltonit!” plus 1 more Telegrafi Opinione


Gëzimi i panevojshëm për rënien e John Boltonit!

Posted: 14 Sep 2019 11:59 AM PDT

Opozita shqiptare dhe pjesa më e madhe kritikëve të një marrëveshjeje Kosovë- Serbi, që kalon përmes ndryshimit të kufijve, po shfaqin një entuziazëm naiv pas shkarkimit të paralajmëruar të John Boltoni nga presidenti Trump.

Sipas tyre, rënia e ish-këshilltarit të fortë dhe arrogant të Sigurisë Kombëtare është një lajm i mirë, si për frenimin e një marrëveshjeje që mund të hapë kutinë e Pandorës në Ballkan, po aq sa edhe dobësim i krahut që e përkrahte në mënyrë imorale binomin Rama-Thaçi në pushtet.

Prej kohësh në Tiranë gëlon një teori konspirative se amerikanët po i amnistojnë krimet e Edi Ramës, po tolerojnë pushtetin e tij monist dhe organizimin e zgjedhjeve pa opozitë, për shkak të faktit se ai është i implikuar në planin okult për ndarjen e Kosovës; se ai u ka hapur portat muxhahedinëve iranianë; se ai po e luan më së miri rolin e shefit të një republike bananesh duke përzënë diplomatët e Teheranit nga Tirana.

Në fakt, John Bolton ka qenë në qendër të të gjitha këtyre. Tashmë janë të njohura deklaratat e tij jo vetëm kundër pavarësisë së Kosovës, por edhe qëndrimet favorizuese për aventurën shkëmbimit të popullsive dhe territoreve. Po ashtu në rrafshin ndërkombëtar, dihet më së miri qëndrimi i pakompromis i këtij përfaqësuesi ekstremist të krahut konservator, që ka kontribuar më parë në administratat Reagan e Bush, kundër regjimit teokratik të mullahëve dhe mbështetja për opozitën iraniane në ekzil.

Në këtë kuptim, rënia nga pushteti e këtij karakteri të fortë është një dobësim taktik i fijeve që mbanin mundimshëm të lidhura Tiranën me sferat e larta të Uashingtonit.

Por, që të jemi të qartë, John Bolton u flak nga Donald Trump për tjetër gjë.

Prej kohësh presidenti amerikan kishte më shumë kontradikta sesa duhet me këshilltarin e tij: Afganistani, Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela ishin kthyer në mollë sherri midis tyre. "Unë nuk isha dakord me shumë nga sugjerimet e tij ashtu, sikurse shumë të tjerë brenda kësaj administrate", deklaroi Trump pas shkarkimit në llogarinë e tij në Twitter. Më parë, pas dështimit për të rrëzuar regjimin e Maduros në Karakas, presidenti amerikan pati pohuar: "John ka një vështrim tepër të ashpër për gjërat, por kjo nuk prish punë. Në fakt, e pabesueshme është se shpesh jam unë ai që e moderoj Johnin".

Pkërisht bindjet e forta të shprehura publikisht të këtij republikani konservator, të cilat Trumpi i përgënjeshtronte më pas me aktet e tij, e bënë atë të ketë fatin e shumë prej pjesëtarëve të tjerë të presidencës.

Por, ajo që na intereson më shumë ne në Tiranë është dilema nëse bie apo jo, së bashku me Boltonin, edhe ajo pjesë politikave të tij që na prekin drejtpërdrejt?

Për këtë askush nuk mund të vërë bast. Prandaj, festa për rrëzimin e tij duket sa e përshpejtuar po aq edhe naive. Ajo shpesh i ngjan një filmi që e kemi parë.

Kush i mban mend mitingjet e opozitës anti-nanoiste në vitet e para 2000, me siguri i kujton parullat e spikatura Berisha-Bush-Berlusconi. Ato shprehnin një besëtytni të papranueshme në politikë, se ardhja në pushtet, në SHBA dhe Itali, e dy të njohurve të djathtë të doktorit, do të ndryshonte gjërat edhe këtej në anët tona. Të gjithë ata që shpresuan se këto ndryshime gjeopolitike do të përthyheshin automatikisht edhe këtu, u zhgënjyen duke pritur gjatë rënien e Nanos, ndërkohë që shihnin në mediat e pushtetit, imazhet e "armikut" të tyre, përkrah liderëve botërorë që u kishin ngjallur aq iluzione. Kryeministri socialist u bë "aleati" i parë neokonservatorëve që i shpallën luftë Irakut dhe miku i Berlusconit në dasma dhe stadiume.

E njëjta histori u përsërit edhe pas hyrjes surprizë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Edhe atëherë konspiracioni se njeriu më i fuqishëm i botës do e ndëshkonte atë që pati guxuar ta quante "turpi i njerëzimit", bashkë me këlyshët e Sorosit që e mbështesnin, rezultoi një flluskë voluntariste.

Të njëjtin gëzim naiv duhet t'ia kursejnë vetes edhe sot të gjithë kundërshtarët e Ramës. Shpresa se me rënien e John Boltonit do të marrë një goditje edhe plani për ndarjen e Kosovës e, bashkë me të edhe një nga faktorët e mbështetjes së përtej Atlantikut për kryeministrin shqiptar, është një rrugë që nuk të çon gjatë. Vërtet ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare pati një rol të dorës së parë në këtë proces, por bazimi i politikave tek personat dhe i bindjeve e ideve tek lëvizjet taktike, sjell gjithmonë një rezultat zhgënjyes.

Të gjithë ata që e luftojnë idenë e shkëmbimit të territoreve, mënyrën si ajo është ngjizur dhe efektet që ajo mund të shkaktojë, i kanë atutë e mjaftueshme për t'u rreshtuar kundër saj. Boll t'i qëndrojnë parimeve se ai është një projekt personal, që niset nga premisa raciste se ballkanasit nuk janë të aftë për bashkëjetesë, që mund të shkaktojë një efekt të tmerrshëm domino, për të bërë betejën e tyre. Në afatgjatë kjo është ku e ku më efikase, koherente dhe intelektualisht e ndershme sesa të fërkosh duart e të presësh se kush bie dhe kush ngjitet në administratën amerikane, qoftë ky edhe kontroversi John Bolton. /Lapsi/

The post Gëzimi i panevojshëm për rënien e John Boltonit! appeared first on Telegrafi.

Çka është Banka Zhvillimore?

Posted: 14 Sep 2019 11:51 AM PDT

1. Bankat zhvillimore janë banka që shtetet i krijojnë për ta mbuluar hendekun e nevojave të investimeve afatmesme dhe afatgjata në sektorë të ndryshëm. Këto institucione nuk janë zëvendësim për institucionet financiare, por duhet të shihen më shumë si plotësuese në arkitekturën financiare të shtetit, që mund të ofrojnë financim shtesë për nevojat sektoriale. Investimet e llojit të kësaj banka tentohet të jenë në infrastrukturë apo në ata sektorë ku vërehet deficiti i investimeve që mund të kufizojnë rritjen ekonomike brenda vendit apo rajonit.

2. Bankat zhvillimore në shumë shtete luajnë rol të madh në ekonomi. Banka të tilla kemi në Kroaci, në Slloveni, në Hungari, në Danimarkë, por kemi edhe Banka zhvillimore rajonale siç janë BERZH-i, ASEAN+Kina etj. Për shembull, në Slloveni, kjo bankë në misionin e saj e ka promovimin dhe ndihmesën e firmave që eksportojnë dhe, si rezultat, i financon firmat prodhuese me një kosto shumë të ulët që të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Në Hungari, Banka Zhvillimore u ndihmon NVM-ve me fokus në prodhim, duke ju ofruar qasje në financim me kosto të ulët dhe për afate të mesme e të gjata. Në shumë raste, Banka Zhvillimore ofron financim në formë të kredive për infrastrukturë rrugore, energjetikë, për ujë të pijshëm, për kanalizime – në ata sektorë të cilët i shërbejnë rritjes ekonomike dhe që e përmirësojnë mjedisin afarist.

3. Në Kosovë, Banka Zhvillimore do të shërbente në funksion të ekonomisë, duke ofruar kredi afatmesme dhe afatgjata për sektorët me potencial, por që iu mungon qasja në kapital. Sektori bankar në Kosovë nuk ka arritur të jetë në shërbim të firmave të cilat kanë kërkuar qasje në kapital për investime afatgjata. Diferenca në mes normës së interesit në kredi dhe asaj në depozita është gjashtë pikë, në përqindje është 600 për qind më lartë norma e interesit në kredi sesa norma e interesit në depozita. Kjo gjendje ka bërë që shumë sektorë të kenë deficit të investimeve. Për më shumë, kjo tregon se ka potencial për banka të ,reja sepse raportimi i profiteve të bankave është indikator që kjo industri krijon profit të lartë ekonomik. Megjithatë, Banka Zhvillimore nuk duhet të shikohet si zëvendësuese po si përmirësuese e arkitekturës financiare në Kosovë. Bashkëpunimi i sektorit bankar me Bankën zhvillimore do të sjell sinergji në treg, sepse bankat kanë informata të vlefshme për NVM-ët dhe veprimtarin e tyre.

4. Bankat zhvillimore zakonisht financohen nga shteti dhe lëshojnë instrumente të borxhit me periudha afatgjata. Shpesh ndodh që edhe shtetet tjera të kontribuojnë me kapital si formë e ndihmës për të përmirësuar ekonominë e një vendi dhe si kanal më i përshtatshëm për planifikim dhe zbatim të projekteve sesa nëpërmjet qeverive. Në Kosovë, Banka Zhvillimore mund të krijohet me anë të kontributit nga Buxheti i Qeverisë, sa për fillim; lëshimi i letrave me vlerë (obligacioneve) për të cilat garant do të jetë Qeveria; kredi afatgjate nga bankat zhvillimore rajonale dhe ato nga shtetet e zhvilluara (për shembull BERZH, KfW etj.); dhe, pjesëmarrja me kapital të shteteve mike të cilat do ta zvogëlonin riskun dhe si rezultat koston e financimit. Normal, operimi serioz i Bankës, qartësimi për misionin e saj, do ta mundësonte rritjen e Bankës zhvillimore në të ardhmen. Vlerësim i projekteve është shumë i rëndësishëm, sepse qëndrueshmëria e vetë Bankës do varej nga kthimi i parave të cilat i ka investuar në projekte.

5. Për fund, Banka Zhvillimore është hallkë e rëndësishme e arkitekturës financiare të një vendi. Andaj krijimi i saj në Kosovë do të sillte përfitime për sektorët strategjikë, por edhe për NVM-ët të sektorëve me interes për shtetin, duke iu ofruar qasje më të lehtë në financim për periudha afatgjata.

The post Çka është Banka Zhvillimore? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more