Skip to main content

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, vdes e mitura

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, vdes e mitura


Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, vdes e mitura

Posted: 15 Sep 2019 02:56 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gëziq ku shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e autostradës.

Ndërkohë që fatkeqësisht ka ndërruar jetë një 13-vjeçare e cila ishte pasagjere në mjetin tip toyta yaris.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pasagjerja është vajza e drejtuesit të mjetit.

Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur "Fshati Gëziq", shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /tch/

The post Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, vdes e mitura appeared first on DRENICA PRESS.

Aksidenti i rëndë në rrugën e kombit, fëmija humbet dy këmbët

Posted: 15 Sep 2019 02:22 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit.

Drejtuesi i një "Toyta Yaris" ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Burimet bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë e mitur, pasagjere në mjet. Mësohet se vajza është e drejtuesit të mjetit.

Si pasojë e përplasjes, vajza ka humbur të dyja këmbët. Ambulanca ka vonuar me shumë se 40 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk duhen detaje të tjera rreth ngjarjes.

The post Aksidenti i rëndë në rrugën e kombit, fëmija humbet dy këmbët appeared first on DRENICA PRESS.

Sherr mes dy personave, një i plagosur

Posted: 15 Sep 2019 02:15 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një 37-vjeçar në Tiranë është plagosur pasi u konfliktua me një person tjetër. Sherri mes tyre ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta.

Forcat policore kanë mundur të arrestojnë autorin e dyshuar, një 37-vjeçar me iniciale O.H. Ky i fundit goditi me mjet prerës qytetarin me iniciale S.K. duke e lënë të plagosur.

I arrestuari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, kurse 37-vjeçari S.K. ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor. /tvklan.al

The post Sherr mes dy personave, një i plagosur appeared first on DRENICA PRESS.

Ky rajon i Italisë ofron 27 mijë dollarë për ata që duan të jetojnë aty

Posted: 15 Sep 2019 02:08 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Kur fshatrat italianë filluan të shesin shtëpi për 1 $, dukej shumë e vështirë për tu besuar. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me ofertën e fundit nga Italia.

Rajoni i Molises, një zonë ku mbizotëron natyra e virgjër dhe e bukur në lindje të Romës, ka njoftuar se do t'u paguajë njerëzve më shumë se 27,000 dollarë për t'u vendosur në një nga 106 fshatrat e shpopulluar, në përpjekje për të parandaluar që komunitetet këtyre zonave të shuhen plotësisht.

Kushdo që dëshiron të transferohet në zonë, dhe të fillojë një biznes të vogël për të kontribuar në ekonominë lokale, do të marrë rreth 770 dollarë në muaj deri në tre vjet. Është e detyrueshme për ata që zhvendosen që të angazhohen për fillimin e një biznesi të vogël, në mënyrë që të kontribuojnë në ekonominë lokale.

Mijëra njerëz janë larguar nga Molise vitet e fundit. Statistikat zyrtare thonë se numri i njerëzve që jetojnë atje ka rënë me gati 9,000 që nga viti 2014, duke e çuar popullsinë e rajonit në vetëm 305,000.

Qytezat dhe fshatrat e rajonit tashmë kanë një popullsi rreth 2 mijë banorë por zona në tërësi ofron mundësi për ata që duan të zhvendosen si bujqësia, turizmi si dhe shërbime për të cilat banorët duhet të udhëtojnë larg për ti marrë. /Opinion.al

The post Ky rajon i Italisë ofron 27 mijë dollarë për ata që duan të jetojnë aty appeared first on DRENICA PRESS.

Lorik Cana po bëhet sërish baba

Posted: 15 Sep 2019 01:51 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është shumë aktiv me prezencë në rrjetet sociale e po ashtu i ndjekur edhe nga një numër i madh i njerëzve.

Meqë përflitet shumë herë për jetën private dhe familjen e tij, ai tashmë s'është më vetëm një futbollist, por edhe një figurë publike që zgjon shumë interes në audiencë.

Cana gëzon një familje të mrekullueshme dhe mjaft të lumtur, të cilën planifikon prej kohësh ta rrisë.

Dhe tani duket se erdhi momenti, pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Monika siç shihet janë në pritje të një fëmije të dytë, pas djalit, Boikenit, i cili është katër vjeç.

Kjo u bë e ditur nga vet bukuroshja italiane, gjersa ka ndarë një postim me barkun e rrumbullakosur pranë Lorikut në llogarinë e saj, InstaStory.

Loriku përndryshe prej kohësh është i martuar me Monikën, e cila është arkitekte me profesion.

The post Lorik Cana po bëhet sërish baba appeared first on DRENICA PRESS.

Për tetë muaj 30 të arrestuar për prostitucion

Posted: 15 Sep 2019 01:44 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Tetë persona janë arrestuar pasditen e 28 gushtit në Prishtinë për veprat penale 'mundësim ose detyrim në prostitucion', 'ofrim i lokaleve për prostitucion' dhe bashkëkryerje. Si provë materiale nga të dyshuarit ishin konfiskuar disa telefona mobilë.

E këta nuk janë të vetmit që janë arrestuar për prostitucion, që nga fillimi i vitit e deri në muajin gusht janë arrestuar 30 persona për këtë vepër penale.

E kishte strehuar viktimën në katin e dytë të furrës së tij dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj për tri ditë rresht.

Pasi e kishte dhunuar, A.S nga Banja e Istogut e kishte shitur viktimën për 50 euro tek një person nga Prizreni, i cili po ashtu kishte vazhduar ta dhunonte.

Tërë kjo ngjarje kishte ndodhur gjatë muajve gusht-shtator të vitit 2012. Ndërkaq pas shtatë vitesh, saktësisht në muajin gusht të vitit 2019, Gjykata Themelore e Pejës ka vendosur masën e arrestit shtëpiak.

E gjatë tetë muajve të parë të këtij viti u arrestuan gjithsej 30 persona për veprën penale 'Marrje me Prostitucion'.

Në statistikat e Policisë së Kosovës, thuhet se marrja me prostitucion është vepër kundërvajtëse dhe është e dënueshme për të dy gjinitë.

"Nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit gusht 2019 për veprën kundërvajtëse 'Marrje me Prostitucion' janë arrestuar gjithsej 30 persona. Ashtu siç edhe parashihet me ligjet e R. Kosovës, Marrja me Prostitucion është vepër kundërvajtëse dhe është e dënueshme për të dy gjinitë, te kjo vepër nuk ka viktima", theksohet në përgjigjen e policisë dhënë për Express.

Përveç prostitucionit, kosovarët po merren edhe me trafikim të njerëzve. E viktima të kësaj vepre penale kanë qenë 12 viktima, 8 nga të cilat janë shfrytëzuar për prostitucion.

"Ndërsa kur kemi të bëjmë me veprën penale të trafikimit me njerëz janë të identifikuara gjithsej 12 viktima të trafikimit, prej tyre 08 janë shfrytëzuar për prostitucion", thotë policia.

Ndërkaq bëhet e ditur se ka persona të trafikuar edhe nën moshën 18-vjeçare.

"Prej 12 viktimave të trafikimit me njerëz sa janë identifikuar në periudhën Janar-Gusht 2019, 6 prej tyre kanë qenë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa 6 mbi këtë moshë", kanë thënë nga zyra për informim e PK'së.

Prostitucioni sipas Ligjit në Kosovë:

"Prostitucioni" nënkupton kryerjen e akteve seksuale për përfitime materiale, me te holla ose me ndonjë vlerë tjetër ekuivalente;

Kushdo që përfshihet në një akt seksual të prostitucionit, dënohet për kundërvajtje.

Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri nëntëqind (900) Euro apo me dënimin me burg deri në gjashtëdhjetë (60) ditë.

The post Për tetë muaj 30 të arrestuar për prostitucion appeared first on DRENICA PRESS.

Një 47-vjeçare përfundoi në koma

Posted: 15 Sep 2019 01:23 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një grua 47-vjeçare nga Sacramento, California, ka përfunduar në koma, pasi kremi kundër rrudhave që kishte përdorur gjatë gjithë kohës.

Mësohet se gruaja pësoi helmim nga mërkuri.

Si ndodhi ngjarja?

Gruaja kishte pësuar komplikacione dhe kishte shkuar në urgjencë.

Ajo tha se i ishin mpirë duart dhe fytyra, kishte vështirësi në të folur dhe në të ecur. Simptomat e saj u përkeqësuan me kalimin e kohës dhe shkaktuan që nëna e pesë fëmijëve të futej në një gjendje kome.

Më pas mjekët dolën në përfundimin se ajo u sëmur prej helmimit nga mërkuri, marrë nga kremi kundër rrudhave që kishte blerë në Meksikë.

Mesa duket, e përdorte çdo ditë prej dy vitesh.

Departamenti i Shëndetit zbuloi se kremi përmbante një lloj tejet toksik mërkuri, të quajtur metilmërkur.

Mërkuri nuk është pjesë e përbërësve të kremit, por i ishte shtuar nga dikush pas blerjes. Niveli prej pesë mikrogramë mërkur për litër në gjak janë normale. Gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë për litër në trup.

Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtuesish që sjellin produkte kozmetike në të zezë dhe i shesin dorazi.

The post Një 47-vjeçare përfundoi në koma appeared first on DRENICA PRESS.

Agim Bahtiri tregon pse iu bashkua Vetëvendosjes

Posted: 15 Sep 2019 01:17 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së Jugut, nga Aleanca Kosova e Re ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje javë më parë.

Ai ka thënë se arsyeja pse ka kaluar në VV ka qenë populli.

Bahtiri ka thënë se nuk ka vendosur të jetë pjesë e listës për deputet, pasi nuk ka dashur të gënjejë qytetarët që ia kanë dhënë votën për kryetar.

"Jam munduar të bëj mirë në këtë vend, e mira është kur e ke afër popullin, unë e kam pasur fatin të jem shërbëtor i popullit"

"Vendimi që të kaloj në VV, është vendimi i qytetarëve"

"Struktura e AKR-së, përpos një personi, ka mbetur në AKR, për të hapur dyert e AKR-së, krejt struktura është me Agim Bahtirin, dhe populli me Agim Bahtirin"

"Jemi duke bërë fushatë në vendin tim, çdo lagje"

"Nuk kam garuar për deputet, sepse, nuk i gënjejë qytetarët e Mitrovicës, ma kanë dhënë votën për kryetar, jo vetëm këtë mandat por edhe shumë mandate tjera", ka thënë Bahtiri.

The post Agim Bahtiri tregon pse iu bashkua Vetëvendosjes appeared first on DRENICA PRESS.

Deutsche Welle: Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Posted: 15 Sep 2019 01:14 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që prodhohen në Serbi. Një jurist i ri serb kërkon ta ndryshojë këtë.

Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmetohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur, shkruan Deutsche Welle, transmeton Klan kosova.

Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre. „Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto show duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve", thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e "reality show" në Serbi. Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj „pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emocional dhe intelektual të njerëzve."

Shkurt: ekzagjerimi me reality showt, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.

"Në fillim të injorojnë…"

Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviq nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi „Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë". Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediat elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-show, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje. „Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizion", thotë juristi.

Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: „Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë". Kjo është njësoj sikur t'ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojlović.

"…pastaj të luftojnë"

Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër  penale, thotë Savo Manojloviq. Kjo vlen edhe për „dezorientimin e spektatorëve". Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e "reality show" në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e lanë në baltë ministrin.

„Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton", citon Savo Manojloviq një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. „Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet."

Në fund u grumbulluan më shumë se 42.000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30.000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10.000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.

Savo Manojloviq e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. „Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëherë fitorja e përbashkët është çështje kohe."

The post Deutsche Welle: Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë appeared first on DRENICA PRESS.

Kelmendi e quan “Mashtrim i madh” fushatën e disa partive politike

Posted: 15 Sep 2019 12:46 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Gëzim Kelmendi po e quan mashtrim të madh fushatën e disa partive poltike  në Kosovë. Në komunikatën e Fjalas thuhet:
“Mashtrimi i madh”
PDK- po bën fushatë kundër korrupsionit, por korrupsionin e ka ngulitur thellë në themelet e shtetit të Kosovës.
PDK-ja ka përfshi në listë për deputetë kandidate me mbulesë, por kjo PDK-ja në vitin 2010 ka ndaluar mbulesën në shkolla dhe shumë vajza i ka lënë jashtë dyerve të shkollave.
Sllogani “Dekada e re ” tregon se hajnia dhe mashtrimi janë të vjetra.
VV-ja po bën fushatë kundër korrupsionit me kandidat të PDK-së në listën e deputetëve dhe me kandidat që vet i ka akuzuar për vjedhje të fondeve.
VV-ja po synon me udhëheq shtetin të cilin vet nuk e njeh, shtet të cilin institucionet ja ka dhunuar, policinë dhe rininë ja ka lënduar.
Sllogani ” Erdhi dita” tregon se tash duhet me njoftë shtetin e Kosovës, duhen votat.
LDK-ja po bën fushatë kundër PDK-së, por bashkë kanë qeverisur rreth një dekadë.
LDK-ja e shpërbleu PDK-në duke ia zgjedhur ish kryetarin e saj, president të Kosovës.
LDK-ja nuk mund të ndahet lehtë nga PDK-ja ngase ” dashuria e vjetër nuk harrohet”.
AAK-ja po bën fushatë me slloganin 100% shtet.
Por, 8 mijë hektarë me ia falë Malit të Zi, nuk i bie 100% shtet.
Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur me paratë e shqiptarëve e paguan rrymën e serbëve në veri.
Pastaj si mund të thuash 100% shtet kur vetit pagat ia dyfishon e popullin në mjerim e lejon.
NISMA- ka thyer gjitha rekordet e korrupsionit, ashtu si tha edhe një ish deputet i saj : edhe minjtë në tavan i ka korruptuar.
Disa militant të saj i ka punësu, punësu, e punësu, por popullin e ka varfëru, tash edhe me të zezat e tyre janë duke u krenu.
Të dashur qytetarë, mos lejoni që të mashtroheni përsëri.
Mendoni për fëmijët e juaj.
Ne FJALA asnjëherë nuk ju mashtruam.
Ne FJALA nuk u pasuruam.
Ne me 2017 pragun nuk e kaluam, por nuk u dorëzuam.
Sot jemi para juve faqebardhë.
Ne FJALA lutemi për ju dhe punojmë për ju.
ZOTI ju bekoftë qytetarë të dashur.
Gëzim Kelmendi

The post Kelmendi e quan “Mashtrim i madh” fushatën e disa partive politike appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more