Skip to main content

“Suarez flet për Neymarin: Lëreni të qetë që ta marr vendimin përfundimtar” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Suarez flet për Neymarin: Lëreni të qetë që ta marr vendimin përfundimtar” plus 9 more Telegrafi Futboll


Suarez flet për Neymarin: Lëreni të qetë që ta marr vendimin përfundimtar

Posted: 30 Aug 2019 03:04 PM PDT

Luis Suarez mendon se Neymarit duhet t’i jepet hapësirë që ta marr vendimin ​​për të ardhmen e tij, ku spekulohet një rikthim i mundshëm në Barcelona.

Suarez dhe Neymar, së bashku me Leo Messin, luajtën së bashku mes viteve 2014 dhe 2017.

“E di se është një kohë e vështirë për Neymarin”.

Messi, Neymar dhe Suarez . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Ai duhet të lihet vetëm me njerëzit e tij për të vendosur atë që dëshiron”, ka thënë Suarez për Sport 890.

Duke folur edhe për të ardhmen e tij, Suarez mohoi se e ka menduar largimin nga Barcelona.

Neymar e Luis Suarez . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

“Në asnjë moment, kurrë nuk e konsideroja largimin nga Barcelona".

“Unë jam aty për të ndihmuar klubin, jam në skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Suarez flet për Neymarin: Lëreni të qetë që ta marr vendimin përfundimtar appeared first on Telegrafi.

Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2023 pritet të mbahet në Wembley

Posted: 30 Aug 2019 02:59 PM PDT

Wembley thuhet se mund ta organizojë finalen e vitit 2023 të Ligës së Kampionëve.

Zyrtarët e UEFA-së kanë konfirmuar se finalja e madhe do të mbahet në stadiumin nacional të Anglisë në shenjë nderimi të njëqindvjetorit të Kullave Binjake.

Stadiumi i Wembleyt do ta organizonte për herë të tretë finalen e Ligës së Kampionëve që nga rihapja në vitin 2007, pasi hera e parë ishte në vitin 2011 kur Manchester United u përball me Barcelonën dhe dy vite më vonë kur Bayern Munich e mposhti Dortmundin e Jurgen Kloppit.

Finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në stadiumin "Ataturk Stadium" në Stamboll, ndërsa në vitin 2021 pritet të mbahet në stadiumin e Zenitit, derisa ajo e vitit 2022 në Allianz Arena të Bayernit.

UEFA ka bërë me dije se finalet e Ligës së Kampionëve tani do të organizohen në stadiume më të mëdha dhe do të jetë e mundshme që tifozët mos të kenë pengesa gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

Stadiumi i Wembleyt (Foto: UEFA via Getty Images/Guliver)

The post Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2023 pritet të mbahet në Wembley appeared first on Telegrafi.

 De Vrij arrin në darkën e skuadrës së Interit me një veturë qesharake

Posted: 30 Aug 2019 02:52 PM PDT

Derisa lojtarët e tjerë të Interit arritën në darkë me vetura të markave të njohura, Ferrari, Porsche dhe Lamborgini, Stefan de Vrij kishte ide të tjera.

Lojtari 27-vjeçar arriti në darkën e skuadrës italiane me një veturë ekonomike, derisa Antonio Conte kishte planifikuar një bisedë të gjatë me ta.

Pamjet e publikuar në rrjetet sociale tregojnë momentin e arritjes së De Vrij me një makinë të vogël.

Në këtë darkë të organizuar nga Conte, i pranishëm nuk ishte Mauro Icardi që flitet se do të largohet në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.

Afati i transferimeve në Serie A mbyllet më 2 shtator dhe siç duket Nerazzurët tashmë  kanë përfunduar biznesin e tyre. /Telegrafi/

The post  De Vrij arrin në darkën e skuadrës së Interit me një veturë qesharake appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Icardit për padi ndaj Interit, presion për ta lëshuar drejt Juves

Posted: 30 Aug 2019 02:44 PM PDT

Veprimi juridik i Mauro Icardi ndajt Interit, thuhet së është një dredhi për ta lejuar lojtarin që të transferohet te Juventusi.

Saga verore mori një kthesë tjetër të premten në mbrëmje, kur u kuptua se Icardi e kishte paditur Interin, duke i kërkuar 1.5 milion euro për prishje imazhi dhe kërkoi të rikthehet në seancat stërvitore.

Sipas Corriere della Sera, procesi gjyqësor është mënyra e sulmuesit për t'i bërë presion Nerazzurrëve.

Mauro Icardi. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kjo pasi ata nuk po e lejojnë të bashkohet me Juventusin, klub që pëlqehet nga lojtari.

Argjentinasi që është persona 'non grata' për tifozët, dëshiron të qëndrojë në San Siro nëse nuk e lejojnë të bashkohet me Zonjën e Vjetër.

Icardi padit Interin - fillon lufta ligjore mes të dyja palëve Icardi padit Interin - fillon lufta ligjore mes të dyja palëve

Nerazzurrët në anën tjetër e konsiderojë një shitje te Juve, vetëm nëse në marrëveshje futet Paulo Dybala. Edhe kjo një mundësi e vogël.

Dita e hënë do ta jep verdiktin final të një prej çështjeve më të gjata verore sa i përket afatit kalimtar. /Telegrafi/

The post Vendimi i Icardit për padi ndaj Interit, presion për ta lëshuar drejt Juves appeared first on Telegrafi.

Solskjaer: Besimi që kam në këta tre lojtarë më lejoi ta largoja Sanchezin

Posted: 30 Aug 2019 02:14 PM PDT

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se përse e lejoi Alexis Sanchezin të largohej nga Manchester Unitedi në këtë afat kalimtar.

Trajneri norvegjez ka zbuluar se sulmuesi kilian nuk ishte në planet e tij për sezonin e ri dhe se ka tre sulmues që u beson shumë.

Solskjaer ka thënë se ai ka besim të madh në Anthony Martialin, Marcus Rashfordin dhe MasonGreenwood, së paku deri në afatin e janarit.

"Kam besim në Anthonyn, Marcusin dhe Masonin që të jenë sulmuesit tonë kryesor për sezonin që sapo ka filluar", ka thënë ai para gazetarëve.

Solskjaer e fton Ibrahimovicin te United: Ai e di numrin tim Solskjaer e fton Ibrahimovicin te United: Ai e di numrin tim

"Ne kemi anësor të jterë si Chony (Tahith Cgong), Dan James dhe (Andreas) Pereira. Kemi edhe disa opsione të tjera", ka shtuar më tej Solslkajer.

Sanchez kaloi te Interi në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit për 15 milionë euro. /Telegrafi/

The post Solskjaer: Besimi që kam në këta tre lojtarë më lejoi ta largoja Sanchezin appeared first on Telegrafi.

Kadri Veseli me familjen në stadium, festojnë fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

Posted: 30 Aug 2019 02:07 PM PDT

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij Violetën dhe me fëmijët kanë ndjekur ndeshjen e vajzave të Kosovës në futboll ndaj Turqisë ku ekipi i ynë shënoi fitore 2-0.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosovës nuk po i ndalen fitoret dhe ka paralajmëruar edhe fitore bindëse në finalen e zgjedhjeve.

"Urime fitorja! Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret. Kështu me fitore edhe në finalen e madhe!", ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Vashat e Kosovës e nisin me fitore të madhe ndaj Turqisë, e nderojnë legjendën Fadil Vokrri Vashat e Kosovës e nisin me fitore të madhe ndaj Turqisë, e nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Kosova e ka nisur shumë mirë edicionin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian "EURO 2021".

Të besuarat e Afërdita Fazlijajt e merituan festën pas ndeshjes, pasi ishin tri pikët e para.

Me këto tri pikë, Kosova do të udhëtojë për në Slloveni për ndeshjen e dytë më 3 shtator. /Telegrafi/

The post Kadri Veseli me familjen në stadium, festojnë fitoren e Kosovës ndaj Turqisë appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Metz 0-2 PSG, Di Maria më i miri

Posted: 30 Aug 2019 02:01 PM PDT

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Metzin në udhëtim 0-2 në kuadër të javës së tretë në Ligue 1.

Golat në këtë përballje i realizuan Angel Di Maria në minutën e 11-të nga pika e bardhë, dhe Eric Maxim Choupo-Moting (43'), pas asistimit nga Marco Verratti.

Kampioni në fuqi i ligës franceze ishte dukshëm skuadër më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 7.18, ndërsa Metz mori vlerësimin 6.38.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Di Maria, që shënoi golin e parë, derisa mori notën 8.3.

Nga ana tjetër, dështimi i këtij takimi ishte mesfushori i vendasve, Mamadou Fofana, që u ndëshkua po ashtu me karton të verdhë, e që mori vlerësimin 5.5.

Vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Metzit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të PSG (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Metz 0-2 PSG, Di Maria më i miri appeared first on Telegrafi.

Lorente arrin në Itali, flet si lojtar i Napolit

Posted: 30 Aug 2019 01:54 PM PDT

Fernando Llorente ka mbërritur në Napoli, ku do të nënshkruajë kontratë me klubin e këtij qyteti.

Ishte Carlo Anchelotti që e kërkoi në ekip, duke qenë se nuk arritën ta marrin Mauro Icardin nga Interi.

"Jam i lumtur që kthehem, por është herët dhe nuk mund të them asgjë. Le të presim, kështu që unë mund t’ju tregoj më shumë".

"Napoli më ka befasuar, ata më dhanë diçka të rëndësishme. Me Ancelottin do të as vetëm për gjërat e bëra".

"Juve-Napoli? Pres një lojë të shkëlqyeshme, le të shpresojmë që skuadra ime të tojë. Më vjen keq për Chiellinin, ai është një mik i shkëlqyeshëm dhe askush nuk e meriton një dëmtim kaq serioz".

Llorente e ka veshur edhe fanellën e Juventusit./Telegrafi/

The post Lorente arrin në Itali, flet si lojtar i Napolit appeared first on Telegrafi.

PSG me shumë mungesa e mposht Metzin

Posted: 30 Aug 2019 01:38 PM PDT

Paris Saint-Germain u është rikthyer fitoreve në Ligue 1, pas humbjes 2-1 që pësoi ndaj Rennes në javën e kaluar.

Kampioni në fuqi i ligës franceze e ka mposhtur Metzin 2-0 në udhëtim, derisa golat u shënuan qysh në pjesën e parë.

Golin e parë për parisienët e realizoi Angel di Maria në minutën e 11-të nga pika e bardhë.

Epërsinë për PSG-në e dyfishoi Choupo-Moting (43'), pasi asistimit që pranoi nga Marco Verratti, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë i ishte rastet e veta, mirëpo të dyja skuadrat nuk arritën të tregoheshin të sakta, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultatin e pjesës së parë, 0-2.

Pas javës së tretë, PSG gjendet në vendin e parë me nëntë pikë, po aq sa ka Rennes në vendin e dytë. /Telegrafi/

The post PSG me shumë mungesa e mposht Metzin appeared first on Telegrafi.

Icardi padit Interin – fillon lufta ligjore mes të dyja palëve

Posted: 30 Aug 2019 01:12 PM PDT

Në mediat italiane ka filluar të raportohet se Mauro Icardi e ka paditur Interin me 1.5 milion euro, pasi nuk po e lënë të rikthehet në stërvitje.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, sulmuesi argjentinas dhe gruaja e tij që njëherësh është edhe agjentja e tij, kanë filluar proceduar ligjore kundër Nerazzurëve.

Kjo gjë është konfirmuar nga disa burime brenda klubit për gazetën italiane, madje thuhet më tej se tani të dyja palët janë në luftë të hapur ligjore.

E gjithë situata ka filluar nga marrja e shiritit të kapitenit – arsye që asnjëherë nuk janë tregua në publik që nga muaji shkurt i këtij viti.

Formacioni i mundshëm i Atleticos me transferimin e Icardit Formacioni i mundshëm i Atleticos me transferimin e Icardit

Monaco kishte tentuar transferimin e Icardit në këtë afat mirëpo, argjentinasi nuk e dëshiron transferimin te asnjë skuadër tjetër përveç Juventusit.

Por, Beppe Marotta po refuzon që ta lejojë largimin e tij në drejtim të Zonjës së Vjetër, pasi do të forcohej kundërshtari direkt për titull. /Telegrafi/

The post Icardi padit Interin – fillon lufta ligjore mes të dyja palëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more