Skip to main content

“Seria A starton në fundjavë – nga Demiral te Esposito, këta janë 15 të rinjtë që duhet t’i shikoni” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Seria A starton në fundjavë – nga Demiral te Esposito, këta janë 15 të rinjtë që duhet t’i shikoni” plus 9 more Telegrafi Futboll


Seria A starton në fundjavë – nga Demiral te Esposito, këta janë 15 të rinjtë që duhet t’i shikoni

Posted: 22 Aug 2019 03:21 PM PDT

“Ata me siguri do të jenë të famshëm, mbase edhe menjëherë”, kështu fillon shkrimi i Gazetta dello Sport për talentët që janë këtë vit në Serie A.

Disa nga bashkëmoshatarët e tyre tashmë janë të famshëm.

Por rrallë herë mbahet mend një Serie A, që fillon me kaq shumë lojtarë të talentuar nën 21 vjeç në mesin e tyre edhe yjeve si Matthijas De Ligt, Gigi Donnarumma, Nicolo Zaniolo tashmë të konfirmuar.

Serie A starton këtë javë: Formacionet e mundshme me transferime të secilës nga 20 skuadrat pjesëmarrëse këtë edicion Serie A starton këtë javë: Formacionet e mundshme me transferime të secilës nga 20 skuadrat pjesëmarrëse këtë edicion

Por janë disa prej tyre që këtë vit do të jenë më në skenë dhe për ta janë paguar miliona euro nga disa klube.

Klubet italiane pritet ta thyejnë rekordin e shpenzimeve për transferime prej 1,2 miliard eurove Klubet italiane pritet ta thyejnë rekordin e shpenzimeve për transferime prej 1,2 miliard eurove

Këta janë 15 yje e Seria që duhet të vëzhgohen sipas Gazetta dello Sport. /Telegrafi/

1: Merih Demiral (Juventus, mbrojtës, 1998)

2: Sebastiano Esposito (Inter, sulmues, 2002)

3: Rafael Leao (Milan, sulmues, 1999)

4: Lucien Agoume (Inter, mesfushor, 2002)

5: Eljif Elmas (Napoli, mesfushor, 1999)

6: Gianluca Gaetano (Napoli, mesfushor, 2000)

7: Yann Karamoh (Parma, mesfushor, 1998)

8: Vincenzo Millico (Torino, sulmues, 2000)

9: Andrea Pinamonti (Genoa, sulmues, 1998)

10: Luca Pellegrini (Cagliari, mbrojtës, 1999)

11: Takehiro Tomiyasu (Bologna, mbrojtës, 1999)

12: Alessandro Tonali (Brescia, mesfushor, 2000)

13: Hamed Junior Traoré (Sassuolo, mesfushor, 2000)

14: Ronaldo Vieira (Sampdoria, mesfushor, 1998)

15: Dusan Vlahovic (Fiorentina, sulmues, 2000)

The post Seria A starton në fundjavë – nga Demiral te Esposito, këta janë 15 të rinjtë që duhet t'i shikoni appeared first on Telegrafi.

Avdijaj kacafytet me futbollistin serb Vranjes në fundin e ndeshjes AEK-Trabzonspor

Posted: 22 Aug 2019 02:55 PM PDT

Trabzonspori ka arritur ta mposhti me rezultatin 3-1 AEK-un e Athinës në shtëpinë e kësaj të fundit, në përballjen e vlefshme për Ligën e Evropës.

Heroi i kësaj ndeshje ishte një mër i njohur në futbollin shqiptar, ish-sulmuesi i Partizanit të Tiranës, Kaleb Ekuban, që shënoi het-trik.

Kjo humbje nuk u prit mirë nga disa futbollistë vendas, ku nuk nuk mungoi as tensioni.

Protagonist ishte shqiptari i Kosovës, Dionis Avdijaj, që ishte futur në lojë në pjesën e dytë.

Ai pati një kacafytje me futbollistin boshnjak me origjinë serbe, Ognjen Vranjes.

Ky i fundit shkaku i nacionalizmave ka pasur probleme edhe në të shkuarë, sidomos me bosnjakët dhe kroatët.  /Telegrafi/

The post Avdijaj kacafytet me futbollistin serb Vranjes në fundin e ndeshjes AEK-Trabzonspor appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Oxlade-Chamberlain vazhdon kontratën me Liverpoolin

Posted: 22 Aug 2019 02:34 PM PDT

Alex Oxlade-Chamberlain sot e ka vazhduar kontratën e tij me Liverpoolin, që do ta mbajë atë në klub deri në 2023.

Mesfushori anglez e vendosi nënshkrimin në letër për një marrëveshje të re me Reds për Oxlade-Chamberlain që u bashkua me klubin nga Arsenali në gusht 2017.

Lojtari ka bërë 47 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola për Liverpool deri më sot.

Ai kishte munguar shumë nga një dëmtim, por që ishte pjesë e skuadrës që e fitoi  Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Lojtari është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës.

Ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2023 dhe për këtë ishte i lumtur edhe Jurgen Klopp. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Oxlade-Chamberlain vazhdon kontratën me Liverpoolin appeared first on Telegrafi.

PSG e gatshme ta marr Dybalan nëse largohet Neymari

Posted: 22 Aug 2019 02:25 PM PDT

Sipas asaj që është raportuar sot nga  Tuttosport , PSG janë të gatshëm të bëjnë presion për Paulo Dybalan nëse Neymar largohet nga klubi francez këtë verë.

Neymar ka qenë i lidhur me lëvizjet te Real Madrid dhe Barcelona.

Në anën tjetër Dybala nuk deshi të kalojë të Manchester United ose Tottenham Hotspur që kishte oferta nga ta këtë verë.

Drejtori sportiv i PSG-,së Leonardo është një tifoz i madh i Dybalas, megjithatë, ai po shikon mundësinë e rregullimit të marrëveshjeve në javën e mbylljes se afatit kalimtar.

Dybala është i prirë që të vazhdojë të qëndrojë të Juve për ta bindur klubin që është lojtari i duhur.

E ardhmja e Neymar pritet të vendoset brenda këtyre ditëve. /Telegrafi/

The post PSG e gatshme ta marr Dybalan nëse largohet Neymari appeared first on Telegrafi.

Liverpooli poston video me Shaqirin, shqiptari merr përkrahje të madhe nga tifozët

Posted: 22 Aug 2019 02:17 PM PDT

Xherdan Shaqiri edhe pse nuk po ka minuta te Lierpooli, ai vazhdon ta ketë përkrahjen e tifozëve.

Shaqa ka luajtur vetëm 11 minuta me skuadrën e parë këtë stinor, dhe atë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester Cityt, kur realizoi një penallti gjatë ekzekutimit të tyre.

Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Liverpoolit që nga atëherë.

Të mërkurën pasdite Liverpooli në faqen e vet në Twitter postoi një video të Sadio Manes, Joel Matipit dhe Shaqirit duke treguar shkathtësitë e tyre.

Video mori një numër të mesazheve të tifozëve të Liverpoolit që kanë treguar përkrahje për Shaqirin.

Ata kanë kërkuar që Shaqiri të aktivizohet në fundjavë ndaj Arsenalit. “Lëre Shaqirin të luajë”, ka qenë një nga thirrjet e tifozëve.

Është raportuar se Shaqirin mund të kalojë në Ligue 1 te Monaco dhe afati kalimtar është ende i hapur. /Telegrafi/

The post Liverpooli poston video me Shaqirin, shqiptari merr përkrahje të madhe nga tifozët appeared first on Telegrafi.

Real Madridi e largon ‘klauzolën e frikës’ për lojtarët e huazuar

Posted: 22 Aug 2019 02:06 PM PDT

E ashtuquajtur si 'klauzola e frikës' nuk ekziston më te Real Madridi. Sipas ‘Jugones ', Real Madridi e ka hequr nga politika e tyre, atë kur një lojtar huazohet të mos ketë të drejtë të luajë kundër Los Blancos.

Si rezultat i kësaj, portieri Andriy Lunin do të jetë në dispozicion për të luajtur për Real Valladolid të shtunën në Bernabeu.

Kjo klauzolë vihej që lojtari i huazuar të mos luante, pasi mund të shënonte dhe të krijonte lidhje të keqe me tifozët, por edhe më gjërë.

Ai nuk pritet të fillojë nga minuta e parë, pasi Jordi Masip është vendosur si numri një i skuadrës.

Nuk ka kufizime te Valladolidi, as Jorge de Frutos dhe Javi Sanchez, që kanë ardhur nga skuadra ‘B 'e Madridit, e njohur si Real Madrid Castilla.

Përveç treshes së Valladolid, janë edhe pesë lojtarë të tjerë që do të jenë të lirë të luajnë kundër Real Madridit në LaLiga si: Borja Marojal (Levante), Sergio Reguilón (Sevilla), Martin Odegaard (Real Sociedad), Rodríguez (Leganés) dhe Takefusa Kubo (Real Mallorca) .

Ndërkohë, kjo klauzolë nuk vlen as për Dani Ceballos, Jesús Vallejo dhe Achraf Hakimi që mund të përballen me Madridin në garat evropiane. /Telegrafi/

The post Real Madridi e largon 'klauzolën e frikës' për lojtarët e huazuar appeared first on Telegrafi.

Sponsorët në fanellat e klubeve në Serie A, Sassuolo lë pas të gjithë gjigantët

Posted: 22 Aug 2019 01:45 PM PDT

Një pjesë të konsiderueshme të ardhurave nëpër klube e siguron edhe sponosir gjeneral në fanellë, që mbahet në pjesën e përparme.

Në vitet e fundit është një klub që i lë pas të gjithë gjigantët sa i përket fitimeve nga shtija e kësaj të drejte.

Bëhet fjalë për Sassulon që edhe këtë vit është në krye, me sponsorizim prej 18 milionë euro nga kompania e ngjyrave Mapei.

Mapei sponsor i Sassuolos . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Pronari i kësaj kompanie të madhe italiane është edhe pronar i klubit, që po ashtu e ka edhe stadiumin në pronësi.

Pas tyre vjen Juventusi që merr nga Jeep plot 17 milionë euro në vit.

Milan zë vendin e tretë me Fly Emirates, ndërsa Roma me Qatara Airëays zë të katërtin, pasi marrin njëjtë nga 14 milionë euro.

Inter me Pirellin, Napoli me Lete dhe Fiorentina me Mediacom e mbyllin renditjen e shtatë më të pasurave. /Telegrafi/  

The post Sponsorët në fanellat e klubeve në Serie A, Sassuolo lë pas të gjithë gjigantët appeared first on Telegrafi.

Nainggolan: Vendimin për largimin tim nga Roma e mori dikush tjetër

Posted: 22 Aug 2019 01:12 PM PDT

Radja Nainggolan e pranon se largimi nga Roma ishte një vendim i marrë nga dikush tjetër, që nuk është më aty në klub, duke iu referuar qartë drejtorit sportiv Monchi.

Mesfushori nuk e fitoi besimin nga drejtori sportiv Monchi, i cili u largua nga klubi pasi u shkarkua trajneri Eusebio Di Francesco në mars.

Nainggolan tashmë e ka braktisur edhe Interin, pas vetëm një sezoni, duke u huazuar te Cagliari.

“Ndarja ime me Romën ishte një goditje shumë e rëndë".

“Isha i sigurt që edhe unë do të fajësohesha, por ishte një vendim i marrë nga dikush tjetër. Madje mund të kisha qëndruar…"

“Jam i lumtur me karrierën time dhe vendimet e mia, por shpresoj të arrij edhe momente më të kënaqshme, sepse jam ende i uritur” a thënë belgu për Sky Sky Italia. /Telegrafi/

 

The post Nainggolan: Vendimin për largimin tim nga Roma e mori dikush tjetër appeared first on Telegrafi.

Sanches drejt transferimit në Ligue 1 te Lille

Posted: 22 Aug 2019 01:00 PM PDT

Renato Sanches do të largohet përfundimisht nga Bayern Munich.

Mesfushori portugez u ankua për hapësirat e pakta te bavarezët, ndërsa sjelljet e tij nuk i kanë pëlqyer drejtuesve të klubit.

Lojtari duket se e ka të qartë të ardhmen e tij e cila do të jetë në kampionatin francez Ligue 1.

Lille pritet të jetë skuadra e re e portugezit, pasi klubi francez ka arritur një marrëveshje me Bayernin.

Renato Sanches. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Sanches do t'i bashkohet ekipit francez si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro.

Në garë për lojtarin kanë qenë edhe skuadra tjera franceze si PSG, Monaco dhe Marseille.

22-vjeçari u kërkua edhe në Itali nga Lazio dhe Fiorentina, por ka preferuar të shkoj te Lille ku do ta ketë një vend të sigurt në formacionin bazë. /Telegrafi/

The post Sanches drejt transferimit në Ligue 1 te Lille appeared first on Telegrafi.

Tri skuadra gjermane në garë për yllin e Kosovës, Besar Halimin

Posted: 22 Aug 2019 12:40 PM PDT

Besar Halimi është duke i kaluar ditët e fundit si një futbollist i Brondbyt.

Mesfushori kreativ i Kosovës pritet të rikthehet në Bundesliga pasi nuk ka luajtuar fare për klubin danez në edicionin e ri.

Halimi ka tri oferta nga skuadrat gjermane, dy nga Bundesliga 2 dhe një tjetër nga Bundesliga 3.

Sandhausen dhe Jahn Regensburg janë dy ekipet nga Bundesliga 2 që po e duan lojtarin.

Në anën tejtër interesim të madh ka shprehur edhe Hansa Rostock që militon në Bundesliga 3.

24-vjeçari edicionin e kaluar ka zhvilluar 28 ndeshje me Brondbyn në të gjitha garat duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Ai pritet të rikthehet në futbollin gjerman, por ende nuk dihet se cilës skuadër do t'i bashkohet.

Kujtojmë që reprezentuesi kosovar më parë ka luajtur edhe për Mainz, FSV Frankfurt dhe Stuttgart Kickers, ndërsa në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Stuttgartit, Nurenbergut, Dramstadit dhe Eintracht Frankfurtit. /Telegrafi/

The post Tri skuadra gjermane në garë për yllin e Kosovës, Besar Halimin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more