Skip to main content

Ruairi O’Connell: “Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime,…”:

Ruairi O’Connell: “Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime,…”:


Ruairi O’Connell: “Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime,…”:

Posted: 31 Aug 2019 02:02 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell sot do ta ketë ditën e fundit si ambasador në Kosovë.

Dhe përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur gjërat të cilat do t'i mungojnë – përfshirë edhe ushqimet, duke shtuar se në karrierën e tij, nderi më i madh ka qenë të shërbejë si ambasador në Kosovë dhe të promovojë marrëdhëniet mes dy kombeve.

"Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime,… Do të më mungojë mikpritja dhe bujaria e jashtëzakonshme e njerëzve nga gjithë Kosova. Jemi ndier si në shtëpinë tonë, që nga dita e parë. Kemi bërë shumë miq të dashur, dhe do të na mungojnë të gjithë. Do të më mungojë sensi i mprehtë i humorit i të gjitha komuniteteve: nuk ka fatkeqësi ku ju në një mënyrë gjeni humor në të".

Gjithsesi, në postimin e tij, O'Connell ka dhënë edhe mesazhe për popullin e Kosovës.

"Kosova shikon nga miqtë e saj ndërkombëtarë për udhëzime, ndoshta edhe tepër. Siç e kam thënë shpesh, në fund të mandatit tim, unë dhe familja ime do të hipim ne aeroplan dhe do të kthehemi në shtëpi; kurse ju duhet të jetoni këtu. Pra, është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vet", ka shkruar ndër tjerash ambasadori britanik.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Ruairi O'Connell:

Dita e fundit!

Fatkeqësisht, por ka ardhur koha t'i them lamtumirë Kosovës.

Në karrierën time, nderi më i madh ka qenë të shërbej këtu si Ambasador Britanik, dhe të promovoj marrëdhëniet mes dy kombeve tona të mëdha.

Të jem i sinqertë, të jesh Ambasador Britanik në Kosovë me gjasë dallon nga të qenit Ambasador Britanik kudo tjetër, për shkak të marrëdhënies unike mes vendeve tona. Çdo ditë, e ndiej dashurinë që populli i Kosovës e kanë për Britaninë.

Familjes time dhe mua, do të na mungojnë shumë gjëra nga Kosova. Do të më mungojnë shëtitjet nëpër Prishtinë. Do të na mungojnë malet e bukura të Kosovës, megjithëse ishte Elida, jo unë, që vrapoj përmes tyre. Do të më mungojnë ndeshjet e futbollit tek Fadil Vokrri, ndeshjet e ragbisë në Sllatinë dhe Vitomiricë, Dokufesti në Prizren, Sunny Hill Festivali, Baleti Kombëtar i Kosovës, auditoriumi në Bibliotekën Kombëtare, qetësia e Manastirit të Deçanit.

Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime, drekat nga Tartine, lojërat e ragbit që i shohim në Beergarden dhe Tapas, picat e Ponte Vecchio-s, tavë Elbasani nga Tiffany, sanduiçet e pulës nga A&A, dhe gjithçka nga Renaissance.

Por, Kosovën e bëjnë të veçantë vetë kosovarët. Do të më mungojë mikpritja dhe bujaria e jashtëzakonshme e njerëzve nga gjithë Kosova. Jemi ndier si në shtëpinë tonë, që nga dita e parë. Kemi bërë shumë miq të dashur, dhe do të na mungojnë të gjithë. Do të më mungojë sensi i mprehtë i humorit i të gjitha komuniteteve: nuk ka fatkeqësi ku ju në një mënyrë gjeni humor në të.

Por, mbi të gjitha do të më mungojë energjia nga vullnetarët, aktivistët dhe të rinjtë e mrekullueshëm që kam takuar në mbarë Kosovën, nga vullnetarë që punojnë për sportin e tenisit, vrapimin, që mbështesin personat e shurdhër, mbrojnë mjedisin, protestojnë kundër korrupsionit, promovojnë ragbinë, mbajnë mësim për pakicat dhe grupet e margjinalizuara, protestojnë kundër seksizmit dhe misogjinisë, mbështesin familjet e personave të zhdukur, bëjnë fushata për të mbijetuarit e dhunës seksuale, flasin kundër sulmeve ndaj gazetarëve, dhe merren me njëqind kauza të tjera. Përkushtimi juaj ka qenë frymëzim për mua. Ju më bëni të ndihem optimist për të ardhmen e Kosovës.

Detyra ime ka qenë të promovoj interesat e Britanisë në Kosovë. Gjithmonë kam menduar se interesave tona u shërben më së miri një Kosovë e fortë, e begatë, e sigurt, dhe që kujdeset për problemet e veta, si dhe që i lufton vetë problemet tona të përbashkëta, siç është krimi i organizuar. Sa më e fortë të jetë Kosova, aq më e sigurt është Britania.

Kosova shikon nga miqtë e saj ndërkombëtarë për udhëzime, ndoshta edhe tepër. Siç e kam thënë shpesh, në fund të mandatit tim, unë dhe familja ime do të hipim ne aeroplan dhe do të kthehemi në shtëpi; kurse ju duhet të jetoni këtu. Pra, është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vet.

Më thehet zemra kur mendoj për vështirësitë e Kosovës për Pavarësi, dhe njëzet vjet pas luftës të ekzistojë ndjenja se komuniteti ndërkombëtar, në njëfarë mënyre "ia ka borxh" Kosovës një qeverisje më të mirë, një ekonomi më të mirë, dhe gjykata më të mira. Në të vërtetë, ne nuk i kemi asnjë borxh Kosovës. Ky është çmimi i Pavarësisë. Duhet ta bëni vetë. Ne mund t'ju ndihmojmë, ne do t'ju ndihmojmë, por nuk mund ta bëjmë për ju. A mund të bjerë ndër mend ndonjë vend të cilit problemet ia kanë zgjidhur të huaj dashamirës, deri sa qytetarët e këtij vendi vetëm shikonin? Mua jo.

Zgjedhjet që po vijnë janë një mundësi reale për Kosovën. Nuk do t'ju them si të votoni; nuk jam unë ai që do të jetojë me pasojat, por ju vetë. Unë dua që ju ta ndieni se ju, dhe vetëm ju, e keni fuqinë për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshironi. Por, duhet të zgjidhni ta përdorni atë fuqi. Kam dëgjuar miq që thonë se donin të votonin ndryshe, por duhej të votonin që t'i ndihmonin një anëtari të familjes të fitonte një vend pune, ose sepse prej tyre pritej të votonin në një mënyrë të caktuar. I kuptoj presionet. Por, jam i vetëdijshëm edhe se e ardhmja, për të cilën u bënë aq sakrifica nga të gjithë, përfshirë edhe 14 ushtarë britanikë, do të ndërtohet vetëm duke marrë përgjegjësinë për vendin tuaj. Votoni për këdo që mendoni se ka vizionin më të mirë për Kosovën, dhe do ta udhëheqë Kosovën më së miri. Zgjedhja është e juaja dhe ju mundeni, duheni, përdoreni lirisht. Ju jetoni në një demokraci; përfaqësuesit dhe udhëheqësit tuaj do t'ju përgjigjen vetëm nëse prej tyre kërkoni llogaridhënie. Kjo është njësoj në çdo demokraci.

Ishte nder i madh të isha dëshmitar i Pavarësisë së Kosovës 11 vjet më parë. Letrën e njohjes nga Gordon Brown e mbajta unë (por ishte shefi im i atëhershëm, David Blunt, që pati nderin ta dorëzojë!). Unë e di një pjesë të vogël të vështirësive të Kosovës. Deri sa unë largohem, ka një shans që Kosova jo vetëm të arrijë marrëveshje me Serbinë, por edhe të hedhë themelet për miqësi në të ardhmen. Udhëheqësit tuaj duhet ta negociojnë këtë; dhe ndërtimi i paqes është i vështirë. Unë do të thoja që. Kriminelët tashmë bashkëpunojnë shumë ngushtë në të gjithë Ballkanin. Qytetarët e zakonshëm dhe të ndershëm duhet ta gjejnë mënyrën si të bashkëpunojnë më mirë sesa kriminelët. Injoroni ata që përpiqen ta fitojnë pushtetin duke ju ndarë; përdorimi i patriotizmit plastik është mënyra më e vjetër për ta hequr vëmendjen nga të metat e vetes. Nga bisedat me komunitetet në mbarë Kosovën, e di se shumica e qytetarëve dëshirojnë të njëjtat gjëra. Fakti që kaq shumë të rinj shqiptarë dhe serbë tani po mësojnë gjuhën e njëri tjetrit, tregon se brezi i ri nuk e ka harruar të kaluarën, por dëshiron të ndërtojë një të ardhme tjetër.

Kudo që të shkoj, gjithmonë do të jem mik i Kosovës. Kam vetëm një kërkesë miqësore, nëse ma lejoni. Pasardhësi im, Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë. Ju lutem që edhe atij dhe familjes së tij t'u jepni mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ma falët mua. Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë.

Kështu pra. Kaq mjafton.

Deri në 10 shtator…

Mirupafshim.

Ruairí

The post Ruairi O'Connell: "Do të më mungojnë sarmat e vjehrrës sime,…": appeared first on DRENICA PRESS.

Thaqi: KEK-u po eksporton energji elektrike, 10 milionë € është fitimi krahasuar me vitin 2018

Posted: 31 Aug 2019 01:56 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka arritur performancë të jashtëzakonshme në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Fitimi për këta muaj është 10 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaqi, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se Kosova tani ka filluar të eksportojë energji elektrike.

"KEK-u ka një performancë jashtëzakonisht të mirë në këtë gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me gjashtë muajt e vitit të kaluar, kemi rritje të prodhimit duke filluar nga nxjerrja e thëngjillit, heqja e djerrinës deri te prodhimi final i energjisë elektrike. Kemi tejkaluar planin mbi 20 për qind në pjesën e minierave, në thëngjill dhe djerrinë. Termocentrali Kosova A edhe pse është i stërvjetruar i ka pajisjet e vjetra mbi 60 vjeçare, e ka tejkaluar planin mbi 12 për qind në këtë gjashtë mujor".

Thaqi ka thënë se bazuar në performancën e arritur pritet që edhe në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti të tejkalohen ose dyfishohen rezultatet.

"Termocentrali Kosova B e ka tejkaluar planin për 4 për qind. I kemi rritë investimet kapitale qind për qind , i kemi zvogëluar shpenzimet operative me çka e kemi krijuar një kapital, e kemi rritë kapitalin e kompanisë për 10 për qind krahasim me vitin e kaluar dhe pas gjithë këtyre kemi një fitim për këta gjashtëmujor 10 milionë euro çka është  një sukses i jashtëzakonshëm. Presim që gjashtë muajt e ardhshëm të dyfishojmë këtë sukses për arsye se blloqet i kemi kthy prej remonteve, i kemi të gjitha në prodhim duke pasë parasysh se muajt e parë ka vështirësi për shkak të sezonit të dimrit jemi optimist se në këtë gjashtëmujorin e dytë do t'i tejkalojmë parashikimet tona".

Thaqi në këtë intervistë për Ekonomia Online, tha se reforma që ka bërë me marrjen e mandatit ka treguar shumë sukses. Ndryshimi i kohës së remonteve nga koha e vjeshtës në kohë vere ka bërë që nga 1 shtatori i këtij viti të vihen në dispozicion të gjitha blloqet.

Ai ka treguar se prodhimi maksimal që mund të arrihet dhe që pretendojnë ta arrijnë është 800 megavat.

"Si pikë kyçe apo reformën që e kam bërë kur kam ardhë në krye të KEK-ut ka qenë  ndryshimi  i kohës së remonteve nga koha e vjeshtës, i kemi bërë remontet tash në kohë vere që po tregon sukses. Tani që nga data 1 shtator i kemi në dispozicion të gjitha blloqet që s'ka qenë më parë kështu. Prodhimi maksimal që mund ta arrijmë dhe që do ta arrimë është 800 megavat".

"Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe përpjekjet maksimale, kemi bërë remontin e blloqeve në kohë vere dhe i kemi në dispozicion 5 blloqet e termocentraleve, 2 termocentrale në Kosova B dhe tri blloqe në Kosova A, që të gjitha në gjendje gatishmërie dhe maksimalisht  do të prodhojmë 800 megavat për arse se njëri nga blloqet e Kosova A do të jetë rezervë për shkak të vjetërsisë së pajisjeve që kanë".

"KEK-u operon me licencë të lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike vetëm për prodhimin e energjisë elektrike. Sa i përket furnizimit të konsumatorëve është një operator tjetër që është i licencuar për këtë çështje. Në këtë kohë nuk e besoj që mund të ketë reduktime për shkak se ne kemi tepricë të prodhimit, jemi duke bërë eksport që nuk ka mundësi të ketë reduktime përderisa ne bëjmë eksport".

E duke folur për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, Thaqi tha se ai do të ndërtohet me standarde të Bashkimit Evropian dhe do të plotësojë kërkesën e konsumatorëve për furnizim me energji.

"Kosova është vendi i tretë për rezerva të thëngjillit në Evropë dhe vendi i pestë në botë. Këto rezerva duhet të shfrytëzohen, Kosova ka nevojë për një termocentral të tillë dhe është më se e nevojshme dhe e domosdoshme që të ndërtohet Kosova e Re i cili do të plotësonte kërkesën e konsumatorëve për furnizim me energji".

"Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re nuk është përgjegjësi e KEK-ut, mbikëqyret nga Qeveria e Kosovës mirëpo me aq sa unë kam informacion ai do të ndërtohet sipas standardeve evropiane, sa i përket çështjeve ambientale është teknologjia e fundit".

Ndërkaq për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë, Thaqi tha se janë në proces të përfundimit të shpronësimit në pjesën prej 122 hektarësh në Shipitullë me çka edhe do të përfundojë komplet shpronësimi.

"Vitin e kaluar kemi pasur disa ngecje për shkak të vonesave në shpronësime të fshatit Shipitullë, i kemi përfunduar të gjitha ato shpronësime mirëpo me vendim të Qeverisë së Kosovës ne i kemi kryer të gjitha obligimet që kemi ndaj atyre banorëve për pjesën  52 hektarëshit dhe jemi në proces të përfundimit të pjesës 122 hektarësh me çka do të përfundonte komplet shpronësimi".

"KEK-u nuk është ndotësi kryesor, është njëri prej ndotësve që janë në Kosovë. Në Termocentralin Kosova A ne i kemi filtrat që punojnë sipas standardeve të BE-së ndërsa sa i përket Termocentralit Kosova B ato do të fillojnë së ndërtuari vitin e ardhshëm 2020-2021 me një grant që është nga Bashkimi Evropian prej 79 milionësh".

The post Thaqi: KEK-u po eksporton energji elektrike, 10 milionë € është fitimi krahasuar me vitin 2018 appeared first on DRENICA PRESS.

Vdes në moshën 93 vjeçare miliarderi suedez, zbuluesi i Tetra Pak-ut

Posted: 31 Aug 2019 01:50 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Miliarderi Hans Rausing, ish-shefi suedez i kompanisë së njohur botërore për paketimin e ushqimit, Tetra Pak, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Ai ishte djali i themeluesit të kompanisë, Ruben Rausing. Hansi e udhëhoqi këtë kompani të suksesshme nga viti 1950 deri më 1995, kur ia shiti aksionet vëllait të tij.

Rausing ishte i njohur për shumën e madhe të parave që e dhuronte për bamirësi në Suedi dhe në Britani të Madhe.

Sipas revistës "Forbes", pasuria e familjes Rausing është rreth 12 miliardë dollarë, duke e bërë atë një ndër familjet më të pasura në Britani të Madhe.

Babai i Hansit, Rubeni, e themeloi kompaninë "Tetra Pak" në Suedi më 1944. Kompania njihet për revolucion në tregtinë botërore të paketimit të ushqimit.

Në vitet e tetëdhjeta, vëllezërit Rausing u zhvendosën nga Suedia në Britani të Madhe për t'iu shmangur taksave më të larta në atdheun e tyre dhe shpejt u bënë ndër njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

The post Vdes në moshën 93 vjeçare miliarderi suedez, zbuluesi i Tetra Pak-ut appeared first on DRENICA PRESS.

Uran Ismaili për LDK’në dhe VV’në: Iu bëri bashkë frika por iu ndau interesi

Posted: 31 Aug 2019 01:42 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se derisa partitë tjera si LDK e VV i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, PDK-në e veçon guximi dhe i bashkon besimi në fitoren e sigurt me kryeministër të ardhshëm Kadri Veselin.

"Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na veçon guximi dhe na bashkon besimi në fitoren e sigurt. Me popullin dhe Kadri Veselin Kryeministër, PDK-ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin dhe do të krijojë perspektivë të ndritur për të gjithë", ka shkruar Ismaili në faqen e tij në Facebook.

The post Uran Ismaili për LDK’në dhe VV’në: Iu bëri bashkë frika por iu ndau interesi appeared first on DRENICA PRESS.

Deri në tri orë pritje në Merdare

Posted: 31 Aug 2019 01:38 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Pritjet e gjata në Merdare nuk kanë të ndalur edhe këtë të shtunë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin deri në tri orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 3 deri në 15 minuta.

Ndërkaq, kolona e automjeteve në dalje të Kosovës në Merdare është 500 metra e gjatë.

Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar.

Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

The post Deri në tri orë pritje në Merdare appeared first on DRENICA PRESS.

Zgjedhjet e 6 tetorit/ Kushti për t’u bërë pjesë e Kuvendit

Posted: 31 Aug 2019 01:24 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Mbrëmë në ora 00:00 ka përfunduar afati i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, përfshi koalicionet politike, partitë si të vetme, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të komunitetit shqiptar, duhet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5% të votave të përgjithshme, që të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Komunitetet joshumicë, nuk e kanë të obliguar pragun zgjedhor, ndërsa i kanë të garantuara edhe 20 vende në Kuvendin e Republikë së Kosovës.

Pragu prej 5% është kritikuar shumë herë nga subjektet e vogla politike, iniciativat qytetare dhe nga personat e pavarur, ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për zgjedhje, duke sugjeruar që pragu zgjedhor për subjekte politike të ulët në 3%, kurse për kandidatët e pavarur të ulet nën 3%.

The post Zgjedhjet e 6 tetorit/ Kushti për t'u bërë pjesë e Kuvendit appeared first on DRENICA PRESS.

Moti në këtë fundjavë

Posted: 31 Aug 2019 01:21 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, transmeton Klan Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

The post Moti në këtë fundjavë appeared first on DRENICA PRESS.

Tragjedi në parkun e lojërave argëtuese, vajza rrëzohet dhe vdes

Posted: 31 Aug 2019 01:19 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një vajzë vetëm 14 vjeçe gjeti vdekjen në një park lojërash argëtuese mbrëmjen e të premtes në qytetin Almyros në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 11 të natës, ku vajza 14-vjeçare ndërsa shijonte xhiron në të ashtuquajturin "qilimi rrotullues" është shkëputur nga sedilja ku ishte ulur dhe ka përfunduar në një lojë tjetër. Rrethanat dhe shkaqet janë ende të panjohura.

Për pasojë ajo ka marrë plagë të rënda në kokë dhe gjymtyrë dhe ndërroi jetë në spital vetëm pak minuta pas  ngjarjes.

Momentet dramatike shkaktuan panik të të gjithë të pranishmit dhe të gjitha lojërat e parkut argëtues menjëherë pushuan së punuari. Policia ka arrestuar menaxherin e parkut të lojërave./Sinjali/

The post Tragjedi në parkun e lojërave argëtuese, vajza rrëzohet dhe vdes appeared first on DRENICA PRESS.

LDK, VV e PDK garojnë të vetme në zgjedhje

Posted: 31 Aug 2019 01:14 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Tri subjektet e mëdha politike, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do të garojnë të vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit të këtij viti. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate me Aleancën e Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, shkruan sot gazeta Zëri.

Në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do të shkojnë të vetme në zgjedhje. Ndërsa pjesë e këtyre zgjedhjeve do të jenë edhe dy koalicione të mëdha shqiptare.

The post LDK, VV e PDK garojnë të vetme në zgjedhje appeared first on DRENICA PRESS.

Lajm i Fundit/ Digjet një shtëpi në Skenderaj |Video

Posted: 31 Aug 2019 01:08 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një shtëpi në Skenderajt është përfshi nga flaka.

Lajmi është bërë i ditur nga një lexues i gazetës Drenica Press, i cili ka shkruar se në fshatin Qirez të Skenderajt është djegur një shtëpi.

Ende nuk dihen shkaqet që e solli këtë fatkeqësi. Në videon më poshtë mund të shihet tym dhe flakë në gjithë shtëpinë. /Drenica Press/

 

The post Lajm i Fundit/ Digjet një shtëpi në Skenderaj |Video appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more