Skip to main content

“Tuchel: E dija se Neymar dëshironte të largohej nga PSG para se të fillonte Copa America” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Tuchel: E dija se Neymar dëshironte të largohej nga PSG para se të fillonte Copa America” plus 9 more Telegrafi Futboll


Tuchel: E dija se Neymar dëshironte të largohej nga PSG para se të fillonte Copa America

Posted: 16 Jul 2019 03:05 PM PDT

Trajneri i skuadrës së Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, e ka konfirmuar se braziliani Neymar dëshiron të largohet nga klubi francez këtë verë.

Duke folur në një intervistë, ai e zbuloi se ai ka qenë i vetëdijshëm për këtë gjë.

“E dija që ai dëshironte të shkonte, përpara Copa Americas, por kjo është një temë mes klubit dhe Neymarit”.

“Është e gjitha e qartë mes nesh, tani është në mes klubit dhe Neymarit".

“Ne punojmë së bashku, është diçka mes klubit dhe atij”, ka thënë Tuchel për RMC Sports.

Barcelona është e lidhur me një lëvizje për 27-vjeçarin. /Telegrafi/

The post Tuchel: E dija se Neymar dëshironte të largohej nga PSG para se të fillonte Copa America appeared first on Telegrafi.

De Ligt ka klauzolë lirimi nga Juventusi, por aktivizohet nga viti 2022

Posted: 16 Jul 2019 02:53 PM PDT

Matthijs de Ligt do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juventusin dhe klauzola e lirimin prej 150 milion eurosh do të jetë e vlefshme vetëm nga qershori i vitit 2022.

Mbrojtësi i Ajaxit, të martën në mbrëmje u ul në Torino me një avion privat dhe foli për rrjetet sociale të Bianconerëve.

Ai do të ketë testet mjekësore nesër në mëngjes.

Juventusi do të paguajë te Ajaxi shumën e 75 milionë euro dhe Sky Sport Italia, holandezi do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare.

Është folur se De Ligt do të ketë klauzolë lirimi të përfshirë, por se nuk do jetë e vlefshme për dy vitet e para.

De Ligt arrin në Torino me aeroplan privat, të mërkurën vizitat mjekësore te Juventusi De Ligt arrin në Torino me aeroplan privat, të mërkurën vizitat mjekësore te Juventusi

Klauzola fillon me 150 milionë euro në qershor të vitit 2022, por pastaj do të rritet çdo vit.

Për disa javë është raportuar se paga e tij do të jetë 7.5 milionë euro për sezon, që me bonuse do të shkojë në 12 milionë euro.

De Ligt para 20 muajsh  doli nga akademia e klubit të Ajax për t’u bërë kapiten i tyre. /Telegrafi/

The post De Ligt ka klauzolë lirimi nga Juventusi, por aktivizohet nga viti 2022 appeared first on Telegrafi.

Feronikeli të mërkurën e mëson kundërshtarin për Ligën e Evropës

Posted: 16 Jul 2019 02:36 PM PDT

Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi është mposhtur 1-0, në Fadil Vokrri, nga skuadra uellsiane, TNS.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 32, uellsianët kalojnë tutje.

Feronikeli me këtë humbje eliminohet nga Liga e Kampionëve, por kalon në Ligën e Evropës.

Kundërshtar i radhës tashmë për Feronikelin do të mësohet gjatë ditës së nesërme.

Humbësi i ndeshjes, Slovan Bratislava – Sutjeska, pritet të jetë kundërshtari i Kampionit të Kosovës me 25 korrik.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 dhe në Podgoricë pritet të jetë interesant. /Telegrafi/

The post Feronikeli të mërkurën e mëson kundërshtarin për Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Feronikelit, Ramadani: Na ndëshkuan pas shumë rasteve që kishim, kaq kemi forcë

Posted: 16 Jul 2019 02:20 PM PDT

Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi që është mposhtur në duelin kthyes nga TNS me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, duke thënë ky është maksimumi i skuadrës së tij.

"Më vjen keq për futbollistët, dua të falënderoj tifozët që ishin në numër të shumtë. Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi pas shumë rasteve, dhe pasi nuk shënuam, pësuam".

"E dinim që kishim përballë një skuadër me përvojë dhe që tentonin të na ndëshkonin me një rast. Kaq kemi maksimumin, nuk kemi çka të bëjmë", ka thënë Ramadani.

Humbësi i ndeshjes, Slovan Bratislava – Sutjeska, do të jetë kundërshtari i Kampionit të Kosovës me 25 korrik. /Telegrafi/

The post Trajneri i Feronikelit, Ramadani: Na ndëshkuan pas shumë rasteve që kishim, kaq kemi forcë appeared first on Telegrafi.

Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve, një gol në pjesën e dytë ndëshkon drenicasit

Posted: 16 Jul 2019 01:43 PM PDT

Feronikeli edhe pse ishte më i mirë se TNS në fund pësoi humbje me rezultat 1-0.

Ndeshja e parë në Uells kishte përfunduar 2-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2, drenicasit largohen nga gara më prestigjioze në Evropë.

Feronikeli ishte skuadër shumë më kërkuese në pjesën e parë të lojës, duke renditur disa raste.

Mendurim Hotin, Astrit Fazliun, Mevlan Zekën e Albert Dabiqajn kishte raste të mira por që nuk arritën të shënonin.

Edhe në pjesëne e dytë Lapidar Lladrovci kishte dy raste të mira me kokë, por që nuk qëlloi portë.

Ligji i pashkruar i futbollit" "Kur nuk shënon pëson", funksionoi për Feronikelin.

Ka qenë sulmuesi Ebbe, ai i cili posa u inkuadrua në lojë realizoi një gol me kokë në portën e Florian Smakiqit.

Ai mbeti i pambuluar në zonë.

Deri në fund Nikli kishte raste, por që nuk arritën të shënojnë së paku një gol.

Uellsianët do të përballen me Copenhagenin në raundin tjetër, dnërsa Feronikeli e mëson kundërshtarin nesër (e mërkurë). /Telegrafi/

The post Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve, një gol në pjesën e dytë ndëshkon drenicasit appeared first on Telegrafi.

Dudelange është kundërshtari i Shkëndijës në Ligën e Evropës

Posted: 16 Jul 2019 01:40 PM PDT

Shkëndija është eliminuar që në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ku tani do të kalojë në Ligën e Evropës.

Shkëndija edhe pse ishte favorit absolut përballë estonezëve të Nomme Kalju, ata në fund u mundën 2-1, duke i përfunduar garat në këtë mënyrë që në fazën e hershme, edhe përkundër fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Talin.

Kjo pasi dy golat e shënuara si mysafirë iu dhanë estonezëve kualifikimin.

Kësisoj Shkëndija do t'i vazhdojë garat nga raundi i dytë eliminator i Ligës së Evropës.

Kundërshtarë i "kuqezinjëve" në këtë fazë do të jetë skuadra kampione e Luksemburgut, Dudelange, që u eliminua nga skuadra kampione e Maltës, Valetta.

Dudelang vitin e shkuar e kishte eliminuar Dritën e Gjilanit dhe pastaj kishte shkuar deri në fazën e grupeve. /Telegrafi/

The post Dudelange është kundërshtari i Shkëndijës në Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.

De Ligt arrin në Torino me aeroplan privat, të mërkurën vizitat mjekësore te Juventusi

Posted: 16 Jul 2019 01:36 PM PDT

Blerja më e madhe e Juventusit në këtë afat kalimtar është padyshim Matthias de Ligt.

Holandezi ka zbritur në Torino në ora 22:30 me një aeroplan privat të martën në mbrëmje.

Aty është pritur nga zyrtarët e Juventusit, nga ku do të vazhdojë në hotelin e klubit, ku pastaj nesër do t'i kryejë testet mjekësore.

De Ligt është blerë nga italianët për 75 milionë euro prej Ajaxit.  Ai u shpreh i lumtur që erdhi te Juve duke i përshëndetur tifozët.

Juventusi e ka fituar garë me klube si Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/

The post De Ligt arrin në Torino me aeroplan privat, të mërkurën vizitat mjekësore te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Messi dhe Argjentina kërkojnë shfuqizimin e kartonit të kuq, por ekziston frika për suspendim dyvjeçar

Posted: 16 Jul 2019 01:33 PM PDT

Lionel Messi dhe Federata Argjentinase e Futbollit kanë kërkuar që t’i hiqet kartoni i kuq kundërthënës nga Copa America, mirëpo ekziston frika se ai mund të dënohet shumë më gjatë në lidhje me deklaratat e tij për korrupsion në turneun jugamerikan.

Superylli i futbollit u përjashtuar nga loja pas një përplasjeje me Gary Medel (i cili po ashtu u përjashtua) në ndeshjen kundër Kilit në gjysmëfinale, ku edhe u eliminua përfaqësuesja e tij.

Më pas, Brazili fitoi në finale, teksa në deklaratat e tij, ikona e Barcelonës theksoi se gjithçka ishte rregulluar që Selecao ta fitonte turneun.

(Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Tash gazeta argjentinas, La Nacion, njofton se Messi ka nënshkruar një letër nga federata e vendit të tij duke kërkuar nga COMMEBOL që t’ia konvertojë kartonin e kuq (të parin që nga viti 2005) në të verdhë.

Të gjitha lajmet nga Lionel Messi Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Nëse kartoni i kuq qëndron, atëherë Argjentina kërkon suspendim vetëm për një ndeshje, që do të thoshte se 32-vjeçari do të mungonte vetëm në miqësore kundër Kilit që zhvillohet më 3 shtator në Los Angeles.

Mirëpo, gazeta spanjolle AS raporton se Messi mund të suspendohet nga futbolli ndërkombëtar (me kombëtaren) deri në dy vite për shkak të ofendimit të Federatës së Futbollit Jugamerikan.

Federata e Argjentinës është ankuar për parregullsi, mirëpo shpresa kryesore e tyre është që t’i mundësohet yllit kryesor që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2022 që fillojnë në muajin mars. /Telegrafi/

The post Messi dhe Argjentina kërkojnë shfuqizimin e kartonit të kuq, por ekziston frika për suspendim dyvjeçar appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Barcelona e ushtron të drejtën për riblerje të Marc Cucurellas

Posted: 16 Jul 2019 01:09 PM PDT

Barcelona ka vendosur ta ushtrojë opsionin e riblerjes që kishin për Marc Cucurella nga Eibar.

Mbrojtësi i majtë ishte i huazuar për edicionin 2018/19, ku kishte paraqitje shumë të mirë, gjë që bëri që klubi nga Katalonia ta paguajë.

Por shifra nga shtija që u bë për 2 milionë euro, ka shkuar në 4 milionë euro që Barcelona duhet të paguajë.

Barcelona e ka sjell djaloshin si zëvendësim për Jordi Alban, që shihet si startues nga Ernesto Valverde për edicionin 2019/20.

Cucurella pritet të bashkohet në stërvitje me Barcelonën nesër dhe do të udhëtojë me skuadrën në Japoni javën e ardhshme.

Ekzistojnë disa klube të interesuara për 20-vjeçarin, prandaj Barcelona ishte e gatshme ta ri-nënshkruante me të, pasi ata mund ta shesin e të fitojnë më shumë. /Telegrafi/  

The post Zyrtare: Barcelona e ushtron të drejtën për riblerje të Marc Cucurellas appeared first on Telegrafi.

Liridon Latifi shënon në Ligën e Kampionëve, por Sheriff Tiraaspoli nuk kalon tutje

Posted: 16 Jul 2019 12:49 PM PDT

Sherift Tiraspoli edhe pse humbi ndeshjen e parë 3-0, brenda tetë minutave u kthye në lojë në ndeshjen e dytë.

Takimi nisi shumë mirë për skuadrën moldave të Tiraspolit, pasi që në minutën e tretë, kaluan në avantazh.

Goli u shënuar nga shqiptari Liridon Latifi, që shënoi pas tentimit të dytë.

Klubi moldave shënoi edhe dy herë shpejtë, por që nuk mjaftuan.

Kjo pasi pësuan gol në pjesën e dytë, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Latifi sic duket e ka gjetur vetën në klubin e ri, ku po shënon rregullisht. /Telegrafi/  

The post Liridon Latifi shënon në Ligën e Kampionëve, por Sheriff Tiraaspoli nuk kalon tutje appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more