Skip to main content

“Makthi i një kryeministri” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Makthi i një kryeministri” plus 1 more Telegrafi Opinione


Makthi i një kryeministri

Posted: 16 Jul 2019 04:07 AM PDT

Bardh Spahia

Justifikimi i mekur në Parlament se pjesëmarrja në votimet e 30 qershorit ishte brenda pritshmërisë së tij, nuk po e shpëton dot kryeministrin ilegjitim nga makthi se 85 për qind e shqiptarëve e bojkotuan farsën e tij moniste, por edhe se rreth 100 mijë votues për kryetar bashkie e këshillat bashkiakë i nxorën votat të pavlefshme. E gjitha në një proces ku vetë ishte edhe kandidat, edhe komisioner, edhe vëzhgues, edhe numërues, e madje edhe zyrtarizues rezultati përmes katër veglave të tij në KQZ. Një panoramë që prej 2005-ës, e shohim në Partinë Socialiste, e prej katër muajsh edhe në Parlament, me sfidantë të porositur që falënderojnë bamirësin për mundësinë.

Për këtë farsë moniste kishte bindur edhe ndërkombëtarët se do ishte "triumf i demokracisë" ndaj precedentit "të rrezikshëm" të djegies së mandateve e bojkotit të zgjedhjeve.

Pas tre dekadash pluralizëm, në Shqipërinë prej një dekade vend i NATO-s, u mbajtën votimet moniste si ato të para vitit 1990. E pabesueshme, por asaj farse iu shkua deri në fund, edhe nën bekimin e kujt besoi, se shqiptarët do marramendeshin ende nga përrallat e Edi Ramës se opozita e presidenti po konspironin kundër hapjes së negociatave e reformës në drejtësi. Për t'i bindur edhe shqiptarët njëlloj si ndërkombëtarët, Edi Rama xhiroi për 30 ditë nëpër Shqipëri, herë si klloun, herë si komedian amator, herë si fallxhor filxhani, duke mallkuar Bashën, Berishën, Metën e Kryemadhin që po i nxinin faqen Shqipërisë e dëmtonin reformën në drejtësi nga e cila kishin frikë, ndërsa Rama ishte "fanari ndriçues" drejt Evropës edhe përmes reformës në drejtësi.

Në fakt, se si është katandisur drejtësia në Shqipëri, mjafton të bëhet krahasimi se çfarë ndodh me personazhet e përgjimeve të dosjeve 339 e 184, përfshirë vetë kryeministrin apo dosjen e megakorrupsionit të unazës së re dhe çfarë ndodh me këdo që ngre krye ndaj regjimit që kryeministri kërkon të instalojë. Të parët i ka në krah, e madje u mburr pacipësisht publikisht për efektin "tërmet". Të dytët provojnë prangat, sepse e njëjta drejtësi që hesht për të parët, duket 24 orë në gatishmëri për të dytët. E për këtë realitet kokëfortë, meritën ekskluzive e ka vetëm ky kryeministër.

Nga ana tjetër, interpretimi i dobët i rolit të shpëtimtarit në skenën e votimeve, solli efektin normal e të pashmangshëm: qytetarët e braktisën shfaqjen, sepse i neveriti prova gjenerale që panë!

Nuk e ndihmoi as gjithë mbështetja ndërkombëtare, si për asnjë qeveri më parë, në emër të stabilitetit në vend, për të mos krijuar precedent me bojkotin si të parlamentit ashtu edhe të zgjedhjeve vendore. Ç'ka ky kryeministër nuk llogariti ishte një tjetër bojkot, ai i qytetarëve që në masën 85 për qind refuzuan votimin farsë, që po u paraqitej si standard demokratik. Ikën në plazh a ndenjën në shtëpi, ndërsa një pjesë e atyre që u shantazhuan me vendin e punës për të shkuar në kutitë e votimit, bashkë me familjarët e tyre, i dhanë shkelmin më elokuent, i kuptueshëm në çdo gjuhë të botës, afro 100 mijë vota të pavlefshme për kryetarë bashkie e këshilla bashkiakë. Më qartë se kaq shqiptarët nuk kanë folur ndonjëherë. Më të bojkotuar se ky kryeministër, nuk ka patur ndonjëherë në historinë e pluralizmit, me gjithë mbështetjen ndërkombëtare e të pushtetit përmes policisë politike ndaj kujtdo që ngriti krye.

Një rebelim elokuent, të cilin kryeministri ilegjitim nuk e kishte parashikuar. Nuk e kishte imagjinuar se shembulli i forcës nuk funksionon në Shqipërinë e vitit 2019, kur shqiptarët kanë njohur lirinë prej tre dekadash, edhe pse ky kryeministër po ua kufizon pak nga pak prej gjashtë vitesh. Votat e pavlefshme ishin rebelimi i administratës së pari, e cila vuan prej 6 vitesh në mënyrë direkte injorancën e makutërinë e të zgjedhurve të partisë në krye të saj.

Injorimi me të cilin u përball edhe në Samitin e Poznanit, rezultat i vetëm i së cilit ishte një foto me Angela Merkel, ndërsa homologët e tij morën miliona euro investime për vendet e tyre, tregon makthin e një kryeministri, që po kërkon një rrugëdalje, pas poshtërimit publik të 30 qershorit.

Ndëshkimet që kanë nisur në strukturat socialiste për votat e pavlefshme e pjesëmarrjen e ulët, janë sinjali se sa i paparashikuar ka qenë ky realitet qytetar. Lëvizja për shkarkimin e presidentit, pasi krijoi precedentin e shpërfilljes së dekreteve presidencialë, edhe nga trupa thjesht administrative, është vetëm zbatimi qesharak i vullnetit inatçor, ndaj një institucioni që po i reziston. Nga ana tjetër, paralajmërimet se po përgatiten ndryshime në kabinet, i ngjan fiks djersëve të ftohta, që kaloi me protestat e studentëve, duke ndryshuar një të tretën e qeverisë, edhe i madh e i vogël në këtë vend, e ka të qartë peshën e kryeministrit në secilën ministri.

Edi Rama vuri një bast të madh me ndërkombëtarët, se më 30 qershor populli opozitar nuk do u bindej liderëve të tij, atyre katër njerëzve që përgojonte qytet më qytet se po mbanin peng vendin. Në fakt, populli opozitar jo vetëm që rezultoi i unifikuar në 30 qershor, por edhe elektorati gri, që mund të ketë rezervat e veta të drejta për opozitën, e bojkotoi çmendurinë e votimeve farsë.

Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, rrugën normale për çdo homolog të tij europian, Edi Rama mund të provojë lloj-lloj akrobacish, të reja a të vjetra, por dy fakte thelbësore janë aty e tejet kokëforta. Së pari, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, sepse manipulimin e ka ves, edhe kur garon e administron krejt i vetëm. Së dyti se në qëllimin për të shkatërruar opozitën, siç pranoi në një SMS për Ilir Metën, ka mbetur i vetmuar me paranojën e tij për të hyrë 30 vjet me vonesë në historinë e pluralizmit shqiptar.

Në fakt po hyn në histori, por si njeriu që prej 21 vitesh në politikë, po përdor pushtetin për komplekset e të shkuarës. Në vend të opozitës, po ia del me sukses të neverisë PS tek mbështetësit e saj, edhe ata më besnikët e orëve të para.

The post Makthi i një kryeministri appeared first on Telegrafi.

Kërkoni një krim tjetër

Posted: 16 Jul 2019 01:18 AM PDT

Monika Stafa

Babai tentoi të dhunojë vajzën e parritur muaj më parë. Xhaxhai denoncohet nga mbesa për dhunim seksual. I kërkoi të abuzonte seksualisht dhe u padit në gjykatë. Një gjysh tenton të dhunojë mbesën… Nuk shkoi shumë dhe së fundi pjesë jete si këto më lart ndodhin në të përditshmen tonë. 18-vjeçarja trimërohet pas tri vitesh abuzimi dhe vendos të denoncojë, as më pak dhe as më shumë, por të atin e saj sepse 'sevdaliut' malinj i ish ndezur malli i një vegimi të largët shtazarak. Thuajse javë për javë, për të mos thënë gati më shpesh, në revistën e përditshëm informative ka një njoftim të tillë. Ndodhin krime të tilla në veri e në jug, në fshat e në qytet, në brezin e parë e të dytë të familjes.

Të duket sikur përditë përsëriten krimet më të përbindshme të njerëzimit, krimi i origjinës, mëkati fillestar, delikti i kohërave kur kjo shoqëri që ka mbërritur deri në ditët e sotme ende ishte shumë larg jo "familjes së shenjtë", por shumë larg dallimit gjenetik të vetes prej tjetrit, të lidhjes së gjakut e të gjinisë prej lidhjeve të tjera, duke përfshirë madje edhe lidhjen e trashëgimisë ?!

Ndërsa përcjellim tek teleshikuesi me rreptësinë dhe seriozitetin e disiplinës së studios, të tilla lajme të gjëmshme, në mendje na kalojnë rregullisht si një tërmet tronditës pikërisht pyetjet me të cilat i nis dhe këto shënime. Në mënyrë torturuese më mundojnë këto pyetje kur, pas edicioneve të lajmeve, ja ku vijnë psikologët, sociologët, antropologët, mbrojtësit e të drejtave të të miturve, mbrojtësit e të drejtave të grave, organizatat joqeveritare për një familje të shëndoshë, për barazi shansesh, për asistencë në traumë, dhe të gjithë pëshpëritin të njëjtën idiomë: Krimi në familje po rritet – ja ç'po ndodh !

Atëherë e ndjen veten si ajo skulptura e Laokontit, që ankohet prej mijëra vjetësh se nuk e kuptoi askush. Të gjithë shkojnë para saj dhe fotografojnë pamjen dhe mashtrimin, por askush nuk mundohet të gërvishtë pak më thellë.

Incesti po shkatërron edhe lidhjet më të përjashtueshme prej shkatërrimit moral! Marrëdhënie brenda gjakut ditën dhe natën, mes të rinjve dhe të vjetërve, çdo javë, çdo muaj, pambarim! Dhe, lajmësit e kumtuesit, pa e vrarë aspak mendjen, këtë konfirmojnë. Familja shqiptare është nën peshën e krimit: dhuna seksuale është përhapur edhe brenda gjinisë; pa folur për atëvrasës e mëmëvrasës të panumërt, që tmerrojnë dita me ditë njerëzinë. Por, analizës i duhet shkuar deri në thelbin e saj! Çfarë është ajo që ndodh në të vërtetë?

Nëse është e vërtetë që ndër shqiptarët incesti dhe krimi vrastar brenda gjakut është aq i përhapur sa njoftohet e komentohet rregullisht në shtyp, atëherë dikush duhet të kujtohet më së fundi të pyesë: Këto krime me të cilat e ka ndarë veten njerëzimi qysh prej kohërave biblike, që prej mbarimit të matriarkatit, që prej krijimit të tabusë universale të përjashtimit të fëlligështisë në gjak, që prej daljes së botës prej kompleksit të Edipit dhe shpëtimit të njeriut nga fataliteti i marrëdhënies brenda familjes, që prej konsakrimit dhe shenjtërimit të familjes monogame; me kaq përhapje sa kanë, a nuk janë shenjë e një zgjimi barbar çmendurak, shenjë e një lajthitjeje të përgjithshme, që duhej të kish tronditur me kohë gjithë këtë bashkësinë tonë të kaq të shumë quajtur në tranzicion ?!

Duhej të kalonin edhe pesë shekuj për të ardhur tek krishtërimi dhe shenjtërimi i familjes kur grekët e vjetër tronditeshin, frikësoheshin, purifikoheshin, duke e parë në skenë teatri, jo si krim jetësor, tmerrin e pafund të Edipit mbret, i cili gjithë jetën e ndërtoi në të atillë mënyrë që t'i shmangej incestit të paralajmëruar, si dënim nga hyjtë. Atë që grekët e vjetër e shihnin si gjëmë vrastare në skenë, ne, ata që njoftojnë ngjarjet dhe ata që i komentojnë ato, e shohin përditë para syve, në kasolle, në apartamente, në autovetura, në dyer komisariatesh policie, si realitet parësor.

Ky refren eufemik që përsëritet, nuk mund të pranohet më! Është një stad që bota e ka kaluar një herë e mirë sepse ai që quhet "incest" apo "atëvrasje" mund të ndodhë vetëm si një krim tejet i rrallë, mbase më i rralli ndër të gjitha krimet, në raste të sëmundjeve patologjikisht fatale, nga të cilat, për fat, arsyeja dhe shëndeti njerëzor janë përgjithësisht të vetëmbrojtura prej vetë rrugës që ka ndjekur njerëzimi.

Mirëpo, nëse "krimi në familje", "incesti" dhe "atëvrasja", nuk kanë këtë shpjegim të rëndomtë dhe gjenetikisht e racërisht penalizues, çfarë mund të jetë vallë? Diçka më e lehtë? Diçka më e fshehtë?! Me sa duket po. Afro 30 vjet më pare, kur Ismail Kadare shkroi novelën "Kush e solli Doruntinën" dhe guxoi të evokonte në brendi të saj një kujtim të frikshëm të fëmijërisë së njerëzimit, incestin motër-vëlla, shoqëria namusqare shqiptare e refuzoi menjëherë, duke e quajtur një dhunim të pafalshëm të traditave të shkëlqyera shqiptare. Dhe kjo nuk po ndodhte në realitetin e kohës, por në një vepër letrare me subjekt shumë të largët. E njëjta shoqëri namusqare sot dëgjon me indiferencë për incestin njësoj si të dëgjonte për aksidente në rrugë. Apo ndoshta nuk është incesti krimi i vërtetë ?!

Në veprën e tij "Totem e tabu", psikanalisti i mirënjohur Zigmund Freud ka përcaktuar rrugën historike të krijimit të tabuve njerëzore, njëra prej të cilave, në mos themelorja është përjashtimi apo ndalimi i incestit, por jo më pak dhe përjashtimi e ndalimi i atëvrasjes e ndërsjelltas. Arsyetimi i frojdistëve dhe i neofrojdistëve, që me sa duket është më bindësi edhe për historitë shqiptare me krim në familje, është se përgjithësisht ato krime që paraqiten si incest, në të vërtetë në shumicën e rasteve nuk janë aspak incest. Sepse rruga historike e ngulitjes së tabusë (ndalimit) ka krijuar tek njeriu fiziologjikisht mekanizmat vetëmbrojtës, mekanizmin e pamundësimit të marrëdhënies seksuale midis prindit dhe fëmijës, midis njerëzve të lidhur në gjak. Edhe sikur vetëdija t'ia nxisë njeriut prapësinë, historia njerëzore ka bërë përkryerjen psikologjike dhe fiziologjike, që ta bëjë të pamundur këtë krim, përmes sistemesh frenimi që nuk mund t'u gjesh shpjegim racional të pastër. Sepse këto mekanizma janë krijuar në kohën kur njeriu po dilte nga koha barbare. E njëjta vijë arsyetimi vlen edhe për atëvrasjen ose anasjelltas. Dora e babait nuk ngrihet fizikisht për të qëlluar mbi djalin apo vajzën dhe anasjelltas. Gjaku ka bërë punën e vet, ka mbrojtur institucionin gjenetik të trashëgimisë.

Ka një krim tjetër që fshihet pas "incestit" dhe "atëvrasjes", sipas analizës frojdiste dhe postfrojdiste. Duket se babai dhunoi vajzën, xhaxhai apo gjyshi mbesën, por në fakt, përveç rasteve të sëmundjes patologjike, kur kjo marrëdhënie arrin të kalojë tabunë e të realizohet, incest apo atëvrasje nuk është. Thjesht fotografohet e lexohet kështu. Në thelbin e vet këto fakte njoftojnë për një shtrembërim shumë më të hershëm në familje. "Babai" që dhunon vajzën e vet në të vërtetë nuk është babai. "Djali" që vret babain e vet në të vërtetë nuk është djali. Një raport i tillë ekziston vetëm sepse kështu rezultojnë gjërat në gjendjen civile. Në thelbin e tyre gjërat janë pak më ndryshe. Lidhja e gjakut nuk ekziston. Por ekziston një familje me shtrembërime dhe fiktivitete të rënda. Dhe ky shtrembërim e kjo shthurje e hershme paraqitet si incest apo atëvrasje. Dhe njerëzit me indiferencë kriminale mendojnë se sa poshtë ka rënë njeriu shqiptar, duke u kthyer në kohërat paramorale dhe paranormale, në kohërat e barbarisë. Në lidhjet gjenetike ka disa të tilla që janë gjenetikisht të papërjashtueshme. Një lidhje e tillë është ajo midis dajës dhe mbesës. Mirëpo a nuk është për t'u çuditur që nuk kemi lajme të incesteve të tilla, në linja të sigurta të lidhjes së gjakut, inceste midis vëllait e motrës, nënës dhe djalit, dajës dhe mbesës? A nuk është dhe ky një argument i tërthortë se prapa incestit fshihet diçka tjetër ?!

Të gjitha këto raste "incesti" dhe atëvrasje, apo anasjelltas, janë njëherësh edhe çështje të kriminalistikës. Njerëzit dënohen, vuajnë; familjet shkatërrohen. Por a ka ndodhur qoftë dhe në një rast të vetëm që një institucion hetimi të ketë kërkuar, p.sh., të bëhen analizat e kodit gjenetik, për të provuar përfundimisht nëse vërtet është rasti i një të sëmuri a snobi që ka shkuar në kufijtë e incestit, apo i ashtuquajtur incest është thjesht sipas certifikatave të gjendjes civile? Një gjë e tillë nuk ndodh ndër ne. Më mirë një turpërim tërësor, që trondit themelet e racës dhe të bashkësisë, se një hetim për të zbuluar të vërtetën.

Por besoj se shqiptarët nuk mund të kenë rënë kaq poshtë. As si të sëmurë, as si snobë. Kërkoni krimin tjetër përtej krimit në familje dhe çlirojeni këtë shoqëri nga makthi i barbarize kushdo qofshi, psikologë apo dhe sociologë, policë dhe gjyqtarë ! Kërkojeni këtë krim edhe nëse e ka emrin "fëmijë jashtë lidhjes martesore", sepse është shumë më i denjë, nëse kjo fjalë mund të përdoret pranë fjalës "krim"; është shumë më e denjë se incesti apo atëvrasja ! është shumë më i denjë sepse do të jetë një shërim psikologjik dhe një rivendosje e autoritetit të lidhjes gjenetike në vendin që i takon. Dhe pastaj le të kërkojmë së bashku shkaqet e shthurjes së familjes: mungesa e rreth 600 mijë djemve të rinj që kthehen në Shqipëri vetëm për dy javë pushime, efekti i lirisë dhe i hapjes, ngatërrimi i realitetit të parë me atë të dytë dhe çdo lloj faktor tjetër?

The post Kërkoni një krim tjetër appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more