Skip to main content

“Kur mbyllet afati kalimtar? Nga Evropa në Azi e Amerikë, datat e mbylljes së shit-blerjeve të lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Kur mbyllet afati kalimtar? Nga Evropa në Azi e Amerikë, datat e mbylljes së shit-blerjeve të lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Kur mbyllet afati kalimtar? Nga Evropa në Azi e Amerikë, datat e mbylljes së shit-blerjeve të lojtarëve

Posted: 30 Jul 2019 03:26 PM PDT

Klubet e shohin verën dhe afatin kalimtari si mundësi që të rregullojnë ekipet e tyre, ku ka pasur mungesa në edicionin paraprak. 

Secili kampionat tashmë ka ditën e vet që e mbyll afatin kalimtar.

Në Itali ka ende kohë, pasi afati kalimtar mbyllet në 2 shtator, qoi bie e hënë, në ora 20:00.

Matthijs de Ligt (Foto: Juventus FC/Twitter)

Por ën disa vende dita e mërkurë do të jetë e fundi, si Brazil dhe Kinë, ku duhet të kryhen të gjitha transferimet.

Në SHBA afati kalimtar është i hapur deri më 7 gusht. Sa i pëket Anglisë, ku pothuajse gjithmonë në vitet e fundit janë lider, afati kalimtar mbyllet me me 8 gusht.

Wan-Bissaka dhe Solskajer (Foto: Man Utd/Twitter)

Japonia ditën e fundit e ka me 14 gusht.

Në Kosovë afati kalimtar i futbollistëve do të përmbyllet më 17 gusht

Për kampionatet e tjera kryesore, ka ndryshime. Belgjika, Rusia, Spanja, Gjermania dhe Franca e kaun të njëjtën datë sikurse Italia, pra me 2 shtator, por në pothuajse në çdo vend ndrysho ora, por që e fundit është në 23:59.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në Argjentinë do të mbyllet afati kalimtar më 24 shtator. /Telegrafi/

The post Kur mbyllet afati kalimtar? Nga Evropa në Azi e Amerikë, datat e mbylljes së shit-blerjeve të lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Patrice Evra: Luajta me një copë të mishit të pulës në këmbë, pas saj nënshkrova me Manchester Unitedin

Posted: 30 Jul 2019 02:57 PM PDT

Patrice Evra pasi është larguar nga futbollit, ndërsa ka filluar të tregojë pjesë interesante nga karriera e tij.

Ai e ka zbuluar një histori kur ishte pjesë e AS Monaco, dhe kishte luajtur me një copë të pulës në këmbë.

"Te Monaco dëmtova rëndë këmbën. I thash trajnerit Dideier Deschamps, se nuk mund të ec e lërë më të luaj".

Patrice Evra. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

"Doktori i klubit më tha që të provoja metodat e vjetra. Thjesht fut një copë të pulës brena në këpucë",

"Mendova se ishte një çmenduri, por jam mendje hapur dhe shkova te kasapi im".

"I thash, 'Një copë mish pule. Një të hollë'".

Patrice Evra te Manchester United . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Ai vetëm qeshi. Shkova në shtëpi me pulë. Porosita këpuca nga numri im 42.5 në 44".

"Pula në këpucë më bëri të luaja aq mirë sa më pas nënshkrova me Manchester United!", tregon Evra ./Telegrafi/

The post Patrice Evra: Luajta me një copë të mishit të pulës në këmbë, pas saj nënshkrova me Manchester Unitedin appeared first on Telegrafi.

Gabimi i Marcelos që i kushtoi Realit me humbje, u përpoq të shmangte rivënien anësore dhe asistoi te Kane

Posted: 30 Jul 2019 02:35 PM PDT

Tottenham Hotspur shënoi fitore ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Audi Cup me golin e vetëm të shënuar në minutën e 22-të.

Harry Kane ishte autor i golit të fitores, i cili përfitoi nga një gabim i pabesueshëm i mbrojtësit të majtë të Los Blancos, Marcelo.

Vazhdon forma e tmerrshme e Real Madridit, ishte radha e Tottenhamit që ta mposht Vazhdon forma e tmerrshme e Real Madridit, ishte radha e Tottenhamit që ta mposht

Braziliani u përpoq të shmangte një rivënie anësore pas një topi të keq që shkonte drejt tij dhe kishte për qëllim që ta kthente te portieri Keylor Navas.

(Foto: Screenshot/Twitter/Walter/Computer)

Mirëpo, nga ky rast shfrytëzoi sulmuesi i Spursave, i cili e mori topin dhe e dërgoi në rrjetë.

Ky nuk ishte gabimi i vetëm i Marcelos në këtë ndeshje, pasi ai nuk ishte i sigurt edhe në disa raste tjera, gjë që tregoi se kjo nuk ishte mbrëmja e tij. /Telegrafi/

The post Gabimi i Marcelos që i kushtoi Realit me humbje, u përpoq të shmangte rivënien anësore dhe asistoi te Kane appeared first on Telegrafi.

Arsenali përpiqet ta shesë, por Mustafi dëshiron të luftojë për vendin e tij

Posted: 30 Jul 2019 02:14 PM PDT

Arsenali është duke u përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që ta shesë Shkodran Mustafin gjatë kësaj vere, edhe pse mbrojtësi shqiptar e ka përsëritur vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij.

Fituesi i Kupës së Botës nuk i ka plotësuar pritshmëritë në Emirates që nga transferimi nga Valencia në vitin 2016 për 41 milionë euro.

Ndërsa pas disa gabimeve në sezonin që lamë pas, është raportuar se Unai Emery e ka humbur besimin tek ai, derisa tifozët e kanë fishkëllyer në disa raste, ndërsa së fundmi kjo i ndodhi në ndeshjen miqësore kundër Lyonit.

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Monaco është klubi që e kërkon Mustafin, mirëpo ekziston një problem: ai nuk dëshiron të largohet. Sipas BBC Sport, 27-vjeçari beson se akoma ka të ardhme me Topçinjtë dhe është i vendosur ta dëshmojë veten.

Sidoqoftë, Arsenali po i vazhdon bisedimet me disa klube për largimin e mbrojtësit, madje edhe në formë huazimi. Ndryshe, Mustafi ka kontratë me klubin nga Emirates deri në vitin 2021. /Telegrafi/

The post Arsenali përpiqet ta shesë, por Mustafi dëshiron të luftojë për vendin e tij appeared first on Telegrafi.

Paulo Dybala i zhgënjyer me Juventusin, mund të mos kthehet fare në Torino

Posted: 30 Jul 2019 02:07 PM PDT

Paulo Dybala është i zhgënjyer me Juventusin, pasi po e shtyn  drejt Manchester Unitedin dhe mund të shkojë direkt në Angli.

Sulmuesi kishte shumë dëshirë të qëndronte në Torino nën drejtimin e trajnerit të ri Maurizio Sarri, por kur u shfaq mundësia që të nënshkruanin me Romelu Lukakun, bardhezinjtë e dërguan agjentin e tij në Londër për bisedime.

Sipas korrespodentit të Juves për Tuttomercatoweb, Giovanni Albanese, Dybala u nuk është i kënaqur me situatën dhe mund të mos kthehet fare në Torino nga pushimet e tij verore.

Ai kishte luajtur për Argjentinën në Copa America, dhe ka pushim të zgjatur deri të enjten.

Kishte raporte që ai mund të kthehej më herët për të zhvilluar një bisedë me me Sarrin, por tani mendon se klubi nuk ka besim tek ai.

Dybala mund të mos kthehet fare në Torino, duke e anashkaluar tërësisht stërvitjen në Continassa.

Ai thjesht do të fluturojë për në Angli dhe do të fillojë stërvitjen me shokët e tij të ri të Manchester United.

Dybala ka qenë gjithashtu i lidhur me Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

The post Paulo Dybala i zhgënjyer me Juventusin, mund të mos kthehet fare në Torino appeared first on Telegrafi.

Boca Juniors e pranon se është interesuar për Mauro Icardin

Posted: 30 Jul 2019 01:56 PM PDT

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, e ka konfirmuar se janë interesuar tek Interi për situatën e Mauro Icardit.

Sulmuesi nuk pëlqehet nga Antonio Conte, dhe drejtori Beppe Marotta së bashku me presidentin Steven Zhang, po punojnë për t'i gjetur një skuadër.

"E di që (Drejtori i Bocas, Nicolas) Burdisso ka folur me (Zëvendëspresidentin e Interit, Javier) Zanettin duke e pyetur për situatën Icardit".

Mauro Icardi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

"Ia vlen të pyesësh, nuk kushton asgjë", ka thënë ai.

Icardi është i lidhur me klube si Napoli, Roma, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por duket se zemra e tij ka vendosur për Juventusin.

Icardi dhe presidenti Zhang

Icardi nuk ka luajtur kurrë në klubet argjentinasi pasi si i ri është bashkuar me Barcelonën në akademi, në vitin 2008, ku pastaj kaloi te Sampdoria në vitin 2011.

Ai kaloi te Inter për 13 milionë euro në vitin 2013, duke shënuar 124 fola në 219 ndeshje për klubin.  /Telegrafi/

The post Boca Juniors e pranon se është interesuar për Mauro Icardin appeared first on Telegrafi.

Muriqi luan 90 minuta për Fenerbahcen, por Bayerni i shkatërron me rezultat tenistik

Posted: 30 Jul 2019 01:34 PM PDT

Bayern Munich e ka mposhtur Fenerbahcen në gjysmëfinalen e dytë të Audi Cup me rezultatin e thellë 6-1.

Pritej që gjermanët të fitonin, por jo me këtë rezultat,  por që tregon edhe diferencat e mëdha në cilësi mes dy ekipeve.

Në këtë përballje të zhvilluar në "Allianz Arena" në radhët e Fenerbahces luajti për 90 minuta Vedat Muriqi, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovë.

Vedat Muriqi në duel me Thiagon . (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Ai pati një rast të pastër në fund të pjesës së parë, por goditi jashtë.

Sa i përket kronikës, bavarezët shënuan pesë herë vetëm në pjesën e parë me autorë Thomas Muller (2 gola, 1 me penallti), Sanchez, Goretzka dhe Coman.

Nabil Dirar e Jann-Fiete Arp . (Photo by Alexander Scheuber/Getty Images for AUDI)

Në pjesën e dytë Muller gjeti golin e tretë personal, para se Kruse të shënonte golin e nderit për Fenerbahcen.

Në finale Bayerni do të përballet me Tottenahmin, ndërsa Fenerbahce për vendin e tretë me Real Madridit. /Telegrafi/

The post Muriqi luan 90 minuta për Fenerbahcen, por Bayerni i shkatërron me rezultat tenistik appeared first on Telegrafi.

Pesë gjërat që i mësuam nga ndeshja Real – Tottenham

Posted: 30 Jul 2019 01:33 PM PDT

Tottenham Hotspur e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0 në miqësoren parasezonale në kuadër të ‘Audi Cup’, ndërsa Sportsmail ka bërë listën me pesë gjërat që i mësuam nga kjo ndeshje.

Ky nuk është Reali i vërtetë

Sergio Ramos (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI/Guliver)

Reali nuk duket si Reali i vërtetë. Tottenhami thuajse luajti më mirë gjatë gjithë sfidës dhe lojtarët vrapuan shumë më tepër. Derisa Luka Modric gjuante jashtë, Karim Benzema humbte shanse reale. Marcelo nuk ishte vetja dhe gabonte në momente kur nuk duhej.

Është e qartë se këto janë ndeshje parasezonale, mirëpo Zinedine Zidane ka shumë punë për të bërë që ta bëjë skuadrën të rrezikshme për periudhën zyrtare të sezonit.

Danny Rose mbetet i rëndësishëm për Spursat

Danny Rose (Foto: Christian Kaspar-Bartke/Getty Images for AUDI/Guliver)

Danny Rose nuk do të detyrohet të largohet nga Tottenhami. Ai i di vlerat e tij dhe do të largohet vetëm nëse vjen një ofertë e duhur për të. Ai bëri paraqitje të mirë në krahun e majtë të mbrojtjes duke ia pamundësuar Realit të shënonte.

Pochettino ia ka lënë derën hapur ose të qëndrojë ose të largohet, nëse ndodh kjo e dyta, atëherë duhet të gjejë një lojtar të mirë në pozitën e tij para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Hazardi ‘i rëndë’

Eden Hazard (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI/Guliver)

Sipas mediave spanjolle, Eden Hazard arriti në Madrid me gjashtë kilogramë mbipeshë pas transferimit shumëmilionësh nga Chelsea. Ndërsa në këto ndeshje parasezonale nuk ka arritur të tregojë sa duhet.

Belgu duhet të qëndrojë larg mishit dhe birrave, për të cilat është i njohur kryeqyteti i Spanjës, në mënyrë që ta riktheje peshën optimale dhe formën e tij para fillimit të sezonit zyrtar.

Reali jo i rrezikshëm pa Bale

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane (Foto: Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Me gjithë kritikat që i ka marrë, kur Gareth Bale nuk është në skuadër, Reali nuk duket i rrezikshëm. Los Blancos kishin mungesë intensiteti në krahun e majtë, ashtu që Juan Foyth i Tottenhamit (që ishte konvertuar në mbrojtës të djathtë) nuk pati presion në pozitën e tij të re.

Dashuria për Kane po shtohet

Harry Kane shënoi golin e vetëm (Foto: Alexander Scheuber/Getty Images for AUDI/Guliver)

Hajmalia e Tottenhamit, Harry Kane, admirohet nga tifozët e klubit dhe të vendit, dhe padyshim se pëlqehet edhe nga shumë futbolldashës të tjerë.

Pasi shënoi për Spursat dhe dukej i mprehtë gjatë lojës, ai u zëvendësua në minutën e 65-të duke nxitur brohoritje dhe duartrokitje në tribunat e Allianz Arenas. Të gjithë e njohin një lojtar të mirë kur e shohin në ndeshje të këtilla. /Telegrafi/

The post Pesë gjërat që i mësuam nga ndeshja Real – Tottenham appeared first on Telegrafi.

Koha që Barcelona të merr vendime – katër emra që duhet tu gjinden zgjidhje për largim dhe një blerje e madhe

Posted: 30 Jul 2019 01:21 PM PDT

Barcelona është rikthyer në Kataluni, pas disa ndeshjeve në Azi, dhe tani është koha që ata t'i zgjidhin disa nga situatat që i kanë lënë pezull. 

Ata duhet t'i mbushin arkat dhe këtë mund ta bëjë duke i larguar disa lojtarë sa më shpejt të jetë e mundur.

Si çdo verë, Ernesto Valverde ka kërkuar një skuadër më të vogël në dispozicion.

Janë disa lojtarë që kanë më shumë gjasa të largohen se sa të tjerët.

Malcom

Një nga ata që kanë më shumë mundësi se sa pjesa tjetër. Braziliani po tërheq vëmendjen e klubeve që kanë mundësi financiare, veçanërisht Zenit Saint Petersburg .

Ka pasur kontakte në mes të dy palëve, por Barcelona nuk do ta lejojë atë të largohet për më pak se 40 milionë euro.

Rafinha Alcantara

Një lojtar tjetër në dalje, pavarësisht marrëdhënies së tij të mirë me Valverden.

Trajneri është i pari që e di se nuk mund t’i japë lojtarit minutat që i duhen, dhe Valencia është shumë e interesuar.

Edhe në Itali, Atalanta dhe Fiorentina janë të interesuar.

Philippe Coutinho

Një operacion që është ndoshta më interesanti. Braziliani do të rikthehet në klub ditën e mërkurë dhe do të flasë me trajnerin për herë të parë këtë verë.

Nuk ka gjasa që situata e tij të zgjidhet para turneut në SHBA, por ai mund të jetë kyç në bisedimet për Neymarin.

Ousmane Dembele

Ideja është që ai të qëndrojë, por një numër i klubeve po mbajnë shënime për të.

Nuk është rastësi që ai është rritur nga ardhja e Antoine Griezmannit.

Junior Firpo

Nëse do të varej nga Valverde, lojtari i Real Betis do të nënshkruante sot.

Ai është kërkuar si rezervë për Jordi Alban dhe është i kërkuar edhe për turneun në SHBA.

Klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro. /Telegrafi/

The post Koha që Barcelona të merr vendime – katër emra që duhet tu gjinden zgjidhje për largim dhe një blerje e madhe appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Cutrone kalon nga Milani te Wolves

Posted: 30 Jul 2019 01:04 PM PDT

Milani e ka shitur zyrtarisht sulmuesin 21-vjeçar, Patrick Cutrone te Wolverhampton Wanderers për 18 milion euro plus 4 milionë euro bonuse.

Sulmuesi e kreu sot testet mjekësore dhe e përfundoi transferimin, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin e Ligës Premier.

“AC Milan mund të konfirmojë transferimin e sulmuesit Patrick Cutrone te Wolverhampton Wanderers FC”.

“Sulmuesi erdhi nga grupmoshat e Milanit dhe u bashkua me skuadrën e Ekipit të Parë në tetor të vitit 2016, duke bërë debutimin e tij me kuqezinjtë në maj 2017", thuhet në njoftimin që Milani i ofron fat lojtari që largohet pas 12 vitesh.

Cutrone largohet nga Milani me 27 gola dhe shtatë asistime për klubin.

Edhe klubi i Wolves e ka konfirmuar ardhjen e lojtarit. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Cutrone kalon nga Milani te Wolves appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more