Skip to main content

“Rama në Përmet: Opozita si çetë rrugësh, janë bërë si enveristët duke dale mbi ligjin” plus 9 more - Gazeta Dita

“Rama në Përmet: Opozita si çetë rrugësh, janë bërë si enveristët duke dale mbi ligjin” plus 9 more - Gazeta Dita


Rama në Përmet: Opozita si çetë rrugësh, janë bërë si enveristët duke dale mbi ligjin

Posted: 23 Jun 2019 02:07 AM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka spostuar fushatën elektorale të rradhës në Përmet.

Paraditen e sotme, militantë të Partisë Demokratike dhe LSI-së, e kanë pritur me protesta, por pavarësisht kësaj, kjo nuk e ka ndalur që të realizojë mitingun e planifikuar, duke premtuar investime në këtë bashki.

"Në këto 4 vite kemi bërë për Përmetin, por do bëjmë akoma më shumë. Projektet janë dhe mjafton që të ecim përpara", u zotua Rama.

Edhe sot, Kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar opozitën, duke thënë se sillet si një çetë rrugësh. "Ata kanë dalë vetë nga gara dhe kjo është një sjellje e shëmtuar. Sillen si një çetë rrugësh.  Janë të vendosur që t'ia nxijnë jetën këtij popullit", sulmoi Kryeministri.

Kryeministri Rama e vlerësoi kryetarin e bashkisë që drejtohet nga PD-ja, por tha se qyteti në 1 Korrik do të drejtohet nga një e zgjedhur nga PS-ja.

 “Këtu në Përmet kemi pasur vullnetin për të mbështetur cdo projekt të kryetarit të bashkisë dhe është në rastet e pakta që kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe ia kemi dalë që vizionin tonë ta jetësojmë të pa bllokuar. Por me Almën do të bëjmë shumë më tepër.

Për fatin e keq të demokratëve, që nuk duan të arsyetojnë, pse dhe si PS-ja është forca e duhur dhe duan të kenë partinë e tyre në qeveri. Ata që sot duhet të ishin para jush, kanë ikur nga gara dhe kanë ndërmarrë ofensivën më të turpshme kundër zgjedhjeve, jush dhe popullit.

Janë kthyer në çeta me 50 veta që shfaqen cepave të rrugëve. Flas për demokratët që jetojnë me punën e tyre dhe jo me përsheshin e SHQUP-it.”

Gjithashtu Kryeministri ju përgjigj Presidentit Meta duke thënë:

“Pluralizmi është rënia e të gjithëve në një mendje që jetojmë në një shoqëri ku secili ka të drejtë të zgjidhet, por populli ka të drejtën që të zgjedhë. Pluralizmi nuk është imponim i pakicës mbi shumicën apo e kundërta duke dalë mbi ligjin. Janë bërë si enveristët, njëlloj si ky shoku i Tërmetit, Tritani, më ekstremistë dhe qorra të asaj kohe, pasi të tjerët e kuptuan që bota ndryshoi.”

j.l./ dita

Rama në Përmet, demokratët tentojnë t’i bllokojnë rrugën: “Rama ik”

Posted: 23 Jun 2019 01:31 AM PDT

Kryeministri Edi Rama sot është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.

Ashtu si dje në Sarandë dhe çdo qytet ku ka qenë, edhe sot Rama është pritur me protesta nga militantët e PD-së dhe LSI-së në Përmet. Grupi i militantëve me ish-deputetët e dy forcave opozitare në krye që po protestojnë tentuan ti bllokojnë rrugën, ndërsa policia ka marrë masat për shmangien e incidenteve.

e.t./dita

Sulmet ndaj KZAZ-ve, dalin sot para Gjykatës të arrestuarit në Kukës

Posted: 23 Jun 2019 01:23 AM PDT

Gjykata e Kukesit do të japë sot masën e sigurisë për 4 të arrestuarit për ngjarjet në KZAZ-në Nr. 11 para  4 ditëve.

Policia e Kukesit arrestoi  4 persona në mesin e tyre edhe një inspektor të Policisë Bashkiake, pasi sulmuan KZAZ-në te gjimnazi  "Hazi Nela", ku në bashkëpunim me njeri tjetrin shkatërruan derën e palestrës dhe i vunë zjarrin në oborrin e palestrës, ndërsa kundërshtuan policinë.

Të arrestuarit janë: Ahmet Cahani 46 vjeç, shofer ne Bashkine e Kukesit, Ermal Haziri 42 vjeç, shofer ne Bashkine e Kukesit, Ersi Biçaku 26 vjeç, inspektor i policisë Bashkiake dhe Ervin Meshi, 35 vjeç, militant i PD-së.

Ndërsa janë shpallur në kërkim 6 pjesëmarrës të tjerë dhe 4 janë proceduar në gjendje të lirë. E ndërsa po jepet masa e sigurisë, jashtë gjykatës janë mbledhur drejtues të PD-së dhe militantë duke kërkuar lirimin e tyre me thirrjet "Rama ik".

e.t./dita

Minsk 2019, Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës

Posted: 23 Jun 2019 01:07 AM PDT

Xhudistja shqiptare nga Kosova, Majlinda Kelmendi është shpallur kampione europe. Sportistja shqiptare mposhti në finale rusen Natalia Kuziutina dhe arriti të merrte medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Lojërave Olimpike Minsk 2019.

Xhudistja shqiptare që garon për Kosovën, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në lojërat europiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë. Kelmendi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë duke u shpallur kampione absolute.

Xhudistja nga Kosova mposhti në finale rivalen ruse Natalia Kuziutina, e cila ishte kampionia në fuqi e Europës. Për Kelmendin nuk ishte aspak e lehte t'i shkonte deri në fund këtij turneu pasi në gjysmëfinale u ndesh me francezen Bushard.

Medalja e artë që siguroi Majlinda Kelmendi është e para në historinë e Kosovës. Sa i përket sportistes në fjalë, kjo ishte hera e katërt që shpallet kampione europe.

e.t./dita

Rama flet me foto: Krahasimi mes nesh dhe atyre që duan të na kthejnë prapa

Posted: 23 Jun 2019 12:46 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur të dielën e sotme (fiks një javë para zgjedhjeve) me dy foto nga Gjirokastra, ku duket ndryshimi që është bërë në ndërtesat e njërës prej rrugëve karakteristike.

Rama thotë se kjo foto shërben më se miri për të bërë dallimin mes atyre që sipas tij duan ta kthejnë prapa Shqipërisë, referuar opozitës dhe punës së bërë nga socialistet.

"Majtas Gjirokastra e djeshme e atyre që duan të na kthejnë mbrapa, me ulërima e me dhunë dhe djathtas, Gjirokastra jonë sot që kërkojmë një mandat të ri për të vazhduar përpara, me projekte e me punë", thotë ai.

 e.t./dita

Basha: Ftesa e Ramës për dialog politik, “hi syve” qytetarëve

Posted: 22 Jun 2019 11:58 PM PDT

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri "pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion" dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

"Kriza politike ka tre dimensione, kapjen e gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokraci. Publikimet më të fundit të Bild dëshmojnë se kemi shkrirjen e krimit partisë në pushtet dhe institucionet në një. Zgjidhja nuk mund të kalojë me marrëveshje dhe thjesht me pazar mes palëve. S'mund të ketë zgjidhje pa drejtësi, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve që bashkë me kriminelë kanë vjedhur zgjedhjet e kanë ngritur një qeveri ilegjitime", shprehet Basha.

Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm "hedhje hi syve" të qytetarëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri "pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion".

Basha thekson se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

Ai ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm "hedhje hi syve" të qytetarëve.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Zoti Basha Shqipëria ndodhet në një ngërç politik, cili është vizioni dhe kompromisi juaj për daljen nga kriza?

Basha: Kriza politike ka tre dimensione, ka kapjen e të gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokracia, të gjithë pushtet janë në dorë të një njeriu, mediat janë të kapura nga i njëjti pushtet, ekonomia është monopolizuar dhe është në duart e të njëjtit pushteti dhe publikimet më të fundit të gazetës prestigjioze “BILD”, vërtetuan se kemi jo thjeshtë kapje të këtij shtetit, por shkrirjen e krimit me qeverinë.

Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojë me një marrëveshje të rëndomtë politike, me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketë zgjidhje të krizës, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që sëbashku kanë asgjësuar procesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanë devijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhurar themelet e kësaj krize.

Basha paralajmëron se nëse nuk do të ndëshkohen vjedhësit e votave kriza do të thellohet akoma më shumë.

Gazetarja: Bashkësia ndërkombëtare në Shqipëri ka kërkuar që kjo krizë të zgjidhet me një dialog dhe Rama ju ka ftuar për dialog. Cila është përgjigja juaj ndaj një ftesë të tillë?

Basha: Ftesat për dialog që bëhen për sy e faqe nuk janë ftesa dhe nuk janë përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Në krizën aktuale në Shqipëri është e qartë që shkaktari kryesor është Rama, i cili për karrigen e tij ka lidhur një pakt më krimin që faktohet edhe nga dosjet. Disa gjëra dalin qartë megjithse pak minuta janë zbardhur. Në Shqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Rrjete kriminale kanë bashkëpunuar me PS për të vjedhur zgjedhjet.

Në këtë proces ka qenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore dhe e gjitha administarta. Nga kryeministëri, deputetët, ministra, zv ministra, drejtorë administrate.

Ajo që mësuam nga “BILD” është që nuk kemi të bëjëm më thjeshtë me një shtedt të kapur nga krimi, kemi të bëjmë me një shtet të shkrirë mekrimin e organizuar. Asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave.

Nëse nuk arrijmë këtë nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë akoma më të thellë.

e.t./dita

Ribashkimi i familjeve, kompania ajrore ofron bileta 1 dollarëshe

Posted: 22 Jun 2019 11:50 PM PDT

Kompania ajrore meksikane Volaris ka nisur një program të quajtur "Ribashkimi i familjeve" që po ofron fluturimin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që duan të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Bileta e fluturimit për pasagjerët emigrantë kushton vetëm një  dollarë.

Volaris do të fluturojë me emigrantë nga Tijuana, Ciudad Juarez, Guadalajara dhe Mexico City në Kosta Rika, El Salvador ose Guatemala.

Kompania tha se emigrantët duhet vetëm të kenë një kartë identiteti dhe do të jenë në bordin e avionit në fluturimin tjetër.

Programi skadon më 30 qershor.

Vendet e Amerikës Qendrore janë shkatërruar nga dhuna e bandës, trafiku i drogës dhe varfëria ekstreme. Kjo ka nxitur valë të madhe emigracioni të paligjshëm në SHBA.

e.t./dita

E diela vjen me vranësira, ulen temperaturat gjatë javës

Posted: 22 Jun 2019 11:33 PM PDT

Për të gjithë ju që mezi prisni të kalojnë ditët përvëluese, sinoptikanët kanë një lajm të mirë.

Ndërsa e shtuna u mbyll me temperature deri në 37°C, e diela pritet të jetë me e freskët. Madje sipas Meteoalb, gjatë mbrëmjes pritet të ketë edhe reshje të dobëta në zonat veriore.

PARASHIKIMI I METEOALB

Kthjellime dhe vranësira të lehta  do të mbizotërojnë në të gjithë vendin gjatë oreëve të paradites por e diela do të ketë shtim të vranësirave gjatë mbrëmjes duke sjellë shira të dobët në zonat veriore. Po ashtu, filimi i javës tjetër vijon me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në zonat malore.

e.t./dita

30 Qershori, Kolegji Zgjedhor vendos nesër fatin e zgjedhjeve

Posted: 22 Jun 2019 11:21 PM PDT

Pesë anëtarë të Kolegjit Zgjedhor do të vendosin ditën e hënë për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke i dhënë fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe opozita pretendojnë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është kushtetues dhe duhet të zbatohet nga të gjithë, ndërsa shumica e konsideron antikushtetues dhe për rrjedhojë ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka njohur dekretin e kreut të shtetit, duke vijuar përgatitjet për zhvillimin e procesit zgjedhor në 30 qershor. Nga ana tjetër, opozita dhe Presidenca kanë kërcënuar anëtarët e KQZ me burg. Në këto kushte, Kolegjit Zgjedhor do të thotë fjalën e fundit për përplasjen e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptare. Kolegji është vënë në lëvizje nga kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri. Avokati Beqiri i kërkoi fillimisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet. Beqiri e argumentoi kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Por kërkesa u rrëzua nga KQZ-ja, me argumentin se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në këtë kushte, Beqiri e dërgoi kërkesën në Kolegjin Zgjedhor. Gjykata e Zgjedhjeve ka vendosur shqyrtimin kërkesës në datën 24 qershor. Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë ditën e hënë kërkesën e Idajet Beqiri për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Nëse Kolegjit Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për të mos pranuar kërkesën e Idajet Beqirit, vendimi do të konfirmonte paligjshmërinë e dekretit të Metës, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor. Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

e.t./dita

Tani del në pension edhe pa mbushur moshën e parashikuar me ligj

Posted: 22 Jun 2019 11:04 PM PDT

Të gjithë personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension ple­qërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Ky pension mund të përfitohet vetëm kur qytetari nuk kryen më një ve­primtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës, ose i vetëpunësuar.

MASA E PENSIONIT TË REDUKTUAR TË PLEQËRISË

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të mua­jve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.

Shembull: Nëqoftëse një përfi­tues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t'i caktohet 24.000 lekë, do t'i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 X muaj që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 0.6%, që është koeficienti i miratuar).

DOKUMENTAT

Po çfarë dokumentash duhen për të marrë pensionin? Instituti i Sigurimeve Shoqërore prej janarit të 2019-së ka ndryshuar dokument­acionin që kërkohet për të marrë pensione pleqërie, apo pension para se të mbushni moshën.

Ja dokumentat që duhen: Së pari, dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: – Fotokopje e kartës së identitetit; – Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çertifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare; – Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit; – Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. – Dy fotografi.

Së dyti, duhen dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës: – Libreza e punës; – Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; – Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore; – Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare); – Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); – Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; – Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë" duhen edhe: – Vërtetim i gjendjes gjyqësore; – Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik; – Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë; Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë. Po kështu, kërkohen edhe dokumentat që vërte­tojnë të ardhurat e realizuara: – Vërte­tim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994); Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

KUSHTET E PËRFITIMIT

Për të përfituar pension para kohe duhet të plotësohen këto kushte: Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbush­jes së moshës së daljes në pension; nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar.

PENSIONI I REDUKTUAR I PLEQËRISË

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6% në muaj

DOKUMENTAT

Fotokopje e kartës së identitetit;

Certifikatë e gjëndjes familjare;

Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra)

Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit

Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin

Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën

familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe

certifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijët që nuk

figurojnë në certifikatën e gjëndjes familjare

Dy fotografi

DOKUMENTAT QË VËRTETOJNË PERIUDHAT E SIGURIMIT DHE LLOJIN E PUNËS

Libreza e punës

Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj

Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore

Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e

arsyeshme)

Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të

detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj)

Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët

Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset

femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna)

Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 "Për

pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të

Përndjekurve Politikë" duhen edhe:

Vërtetim i gjendjes gjyqësore

Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e

Rendit Publik

Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes

së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe

Ministrisë së Drejtësisë

Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.

DOKUMENTAT PËR TË ARDHURAT

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e

sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna,

sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për

periudhat pas datës 01.01.1994)

Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e

periudhave kontributive.

e.t./dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more