Skip to main content

“Neymar e do kthimin në Camp Nou, i gatshëm t’iu kërkojë falje publike tifozëve të Barcelonës për largimin te PSG” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Neymar e do kthimin në Camp Nou, i gatshëm t’iu kërkojë falje publike tifozëve të Barcelonës për largimin te PSG” plus 9 more Telegrafi Futboll


Neymar e do kthimin në Camp Nou, i gatshëm t’iu kërkojë falje publike tifozëve të Barcelonës për largimin te PSG

Posted: 24 Jun 2019 02:57 PM PDT

Neymar thuhet se është i gatshëm të bëjë kërkim-falje publike për tifozët e Barcelonës në një përpjekje për të siguruar kthimin e tij në Camp Nou këtë verë.

Futbollisti brazilian shpreson të largohet nga Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar, vetëm dy vjet pasi ai u largua nga Barcelona për tek francezët në një lëvizje rekord botëror prej 220 milionë eurosh.

Sipas gazetës katalunase Sport, transferimi la një shije të hidhur tek tifozët e Barçës dhe tani Neymar është gati të rindërtojë ura duke kërkuar falje për largimin e tij.

'Mos u shqetësoni, jam duke ardhur' - Neymari u dërgon mesazh në WhatsApp futbollistëve të Barcelonës 'Mos u shqetësoni, jam duke ardhur' - Neymari u dërgon mesazh në WhatsApp futbollistëve të Barcelonës

Në raport, thuhet se Neymar ishte larguar shkaku i joshjes nga paratë e ofruara nga klubi i Ligue 1, si dhe shansi për të udhëhequr revolucionin e tyre.

Por, pas dy eliminimeve në 1/16-tën në Ligën e Kampionëve, braziliani thuhet se ka arritur në përfundimin se PSG është jashtë konkurrimit me garën elitare të Evropës.

Coutinho dhe Arthur ia hapin Neymarit derën e rikthimit te Barcelona Coutinho dhe Arthur ia hapin Neymarit derën e rikthimit te Barcelona

Pra, për të vulosur një kthim në Kataluni, Neymar tani besohet të jetë i gatshëm të pranojë publikisht se ai ka bërë një gabim duke u larguar, siç ka bërë në mënyrë private me disa nga shokët e tij të mëparshëm të ekipit.

Duket se ai do të mirëpritet përsëri me duar të hapura nga skuadra aktuale e Barcelonës, me Arthur dhe Philippe Coutinho që kohët e fundit kanë thurë elozhe për yllin brazilian. /Telegrafi/

The post Neymar e do kthimin në Camp Nou, i gatshëm t’iu kërkojë falje publike tifozëve të Barcelonës për largimin te PSG appeared first on Telegrafi.

Trajneri i ri Fonseca: Nuk mendova dy herë kur më thirri Roma, mund të bëjmë diçka speciale së bashku    

Posted: 24 Jun 2019 02:29 PM PDT

Paulo Fonseca ka mbërritur sot (e hënë) në kryeqytetin italian, për të startuar aventurën e tij si trajner i Romës, teksa ka shfaqur një entuziazëm të lartë.

Trajneri i ri i Romës ka folur fjalët e para pas ardhjes së tij në kryeqytetin italian për të marr drejtimin e skuadrës së njohur nga Serie A.

“Është një sfidë e madhe dhe mendoj se me idetë e mia, do të arrijmë të bëjmë diçka të bukur. Kur Roma më ka telefonuar, nuk u mendova dy herë dhe kam dëshirë të ndërtojmë diçka speciale”, ka thënë fillimisht Fonseca.

Dita e parë e trajnerit portugez kaloi shumë shpejt, me një vizitë në ambientet sportive të klubit verdhekuq dhe një takim me zyrtarët që ishin të pranishëm, ku shkëmbyen edhe idetë e para organizative.

"Përshtypjet e para janë pozitive, pasi kam takuar presidentin dhe kam marrë një konfirmim të plotë të besimit të tij, që është mjaft i rëndësishëm”.

“Jam i bindur që nëse punojmë së bashku, mund të ndërtojmë diçka mjaft të bukur dhe speciale”.

Fonseca vjen pas një eksperience mjaft pozitive në stolin e skuadrës ukrainase të Shakhtar Donetskut, ndërsa pranon se të njëjtën grintë dhe mentalitet do të kërkojë të instalojë edhe te ekipi verdhekuq.

“Dua një skuadër me kurajë, që përballet pa problem, pavarësisht nëse ka përballë një ekip të fortë apo të dobët”.

“Djemtë duhet të njohin idetë e mia dhe për këtë do të kujdesem bashkë me stafin tim”.

“Ne besojmë shumë te kualiteti dhe duam një ekip që të bëjë krenare tifozërinë", përfundoi portugezi.

The post Trajneri i ri Fonseca: Nuk mendova dy herë kur më thirri Roma, mund të bëjmë diçka speciale së bashku     appeared first on Telegrafi.

Formacioni i të padëshiruarve të Zidanes është më i mirë se shumica e ekipeve evropiane

Posted: 24 Jun 2019 02:09 PM PDT

Zinedine Zidane dhe Real Madridi kanë qenë shumë të zënë në tregun e transferimeve dhe tani ata do të duhet të shesin lojtarë.

Real Madridi është i njohur kur bëhet fjalë për blerjen e lojtarëve. Përderisa shumica e ekipeve ende po përpiqen të vënë planet e tyre të verës në veprim, Los Blancos kanë bërë mjaft shumë duke kryer katër blerje të mëdha.

Kampionët e trembëdhjetëfishtë evropianë kanë nënshkruar tashmë me Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao dhe Ferland Mendy, ndërsa Rodrygo është bashkuar me ekipin.

Bllokohen blerjet te Real Madridi - nuk do të ketë afrime, duhet të shiten disa nga yjet Bllokohen blerjet te Real Madridi - nuk do të ketë afrime, duhet të shiten disa nga yjet

Blerjet e Mbretërve nuk pritet të përfundojnë këtë pasi Zidane dhe Florentino Perez synojnë edhe blerjen e Paul Pogbas dhe njërin në mes të Neymar dhe Kylian Mbappe.

Perez dhe Zidane synojnë të largojnë shumë lojtarë të panevojshëm (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Me kaq shumë transferime  të reja, tani është koha që Reali të shkurtojë pak grupin dhe gazeta AS ka hartuar një 11-she të lojtarëve që po përpiqen të shesin.

Nuk po thuhet se kjo skuadër do të fitonte ligën kudo, por ky formacion përbëhet nga shumë yje dhe mund të jetë skuadër më e mirë se shumë të njohura evropiane.

Isco e Bale, dy nga yjet kryesore që pritet të shiten (Foto: Getty Images/Guliver)

Keylor Navas ishte portieri i parë i Realit për tre sezone që nga 2015, por nënshkrimi me Thibaut Courtois verën e kaluar e ka vënë atë në shitje.

Mbrojtja është një nga pjesët më të dobëta, ku përbëhet nga lojtarë si Lucas Vazquez, Jesus Vallejo, Nacho dhe Theo Herandez.

Fillon 'misioni fshesa' te Real Madridi – 17 lojtarë do të largohen nga mbretërit Fillon 'misioni fshesa' te Real Madridi – 17 lojtarë do të largohen nga mbretërit

Dani Ceballos dhe Martin Odegaard kanë ende shanse të shkëlqyera për të ardhmen, por të dy kanë dështuar të shkëlqejnë në kryeqytetin spanjoll.

Tre lojtarët pas sulmuesit janë padyshim pjesa më e fortë e ekipit dhe shumica e ekipeve në botë do të forcoheshin me Gareth Bale, Isco dhe James Rodriguez, ndërsa në sulm gjendet Mariano Diaz. /Telegrafi/

The post Formacioni i të padëshiruarve të Zidanes është më i mirë se shumica e ekipeve evropiane appeared first on Telegrafi.

Milani bën ofertën e parë për Torreiran

Posted: 24 Jun 2019 01:49 PM PDT

Klubi i madh italian, Milani thuhet se kanë bërë ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira.

Milan po përpiqet ta sjell ish-mesfushorin e Sampdorias për në Itali.

Sipas mediumit të afër me Rossonerët, Sportmediaset, propozimi i parë i Milanit është paraqitur tashmë.

Milani duhet të rris ofertën për Torreiran Milani duhet të rris ofertën për Torreiran

Kuqezinjtë ka bërë ofertë për të marrë Torreiran në huazim për dy vite me një opsion për ta blerë pastaj në shumën prej 38 milionë eurosh.

Lucas Torreira (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Rossonerët gjithashtu do të ishin te përgatitur t’i ofrojnë mesfushorin një pagë prej 3.5 milion eurosh.

Arsenali është i hapur për të diskutuar transferimin e Torreiras, i cili është nën kontratë deri në vitin 2023. /Telegrafi/

The post Milani bën ofertën e parë për Torreiran appeared first on Telegrafi.

Barcelona mendon për të ardhmen, synon dyshen e talentuar japoneze Abe dhe Nishikawa

Posted: 24 Jun 2019 01:30 PM PDT

Barcelona po synon të ‘bastis’ futbollin japonez për të rritur kualitetin në ekipin e tyre B.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, 20-vjeçari Hiroki Abe, dhe Jun Nishikawa, 17 vjeç, janë dy lojtarët në agjendën e Barcelonës.

Abe, i Kashima Antlers , është pjesë e skuadrës së Japonisë në Copa America, ndërsa Nishikawa, sulmues i skuadrës Cerezo Osaka.

Hiroki Abe (Foto: Alessandra Cabral/Getty Images/Guliver)

Nishikawa luan për trajnerin spanjoll Miguel Angel Lotina në Cerezo.

Jun Nishikawa

Lotina e vlerëson adoleshentin si një nga lojtarët më të mirë të rinj në Azi, teksa luajti për Japoninë në Kupën e Botës U-20.

Barcelona është në bisedime për të dy lojtarët e rinj, ndërsa preferojnë fillimisht një marrëveshje huazimi. /Telegrafi/

The post Barcelona mendon për të ardhmen, synon dyshen e talentuar japoneze Abe dhe Nishikawa appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Gjilani nënshkruan me dy mesfushorë, njëri vije nga Prishtina e tjetri nga Ferizaj

Posted: 24 Jun 2019 01:17 PM PDT

Gjilani ka vazhduar ta përforcojë skuadrën për stinorin e ri.

Klubi që i shpëtoi rënies vetëm përmes barazhit, ka bërë transferime të bujshme gjatë afatit kalimtar veror.

Gjilanasit kryesisht transferimet deri më tani i kanë bërë nga kampionati shqiptar dhe ai maqedonas.

Por gjatë ditës së sotme 'Skifterat' kanë nënshkruar edhe me dy mesfushorë të tjerë të ardhur nga skuadrat rivale në Superligë.

Mërgim Pefqeli

Telegrafi merr vesh ekskluzivisht se gjilanasit kanë nënshkruar me mesfushorin e Prishtinës, Mërgim Pefqeli.

Ndërkohë përforcimi i dytë për Gjilanin është mesfushori që kaloi nëpër një formë mjaftë të lartë në pranverë me Ferizajn, Qëndrim Dautaj.

Për Dautajn ky është një rikthim në Gjilan, pasi edhe më parë ka veshur fanellën bardhëkuqe.

Qëndrim Dautaj

Prezantimi i dy futbollistëve pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Deri më tani Gjilani është përfocuar me futbollistë si Oltion Rapa, Erlis Frashëri, Jackson Ferreira, Muhamed Useini si dhe portierin Shkëlzen Ruçi. /Telegrafi/

The post Ekskluzive: Gjilani nënshkruan me dy mesfushorë, njëri vije nga Prishtina e tjetri nga Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Van Gaal: Messi duhet të jap përgjegjësi pse Barcelona nuk e fiton Ligën e Kampionëve që katër vite

Posted: 24 Jun 2019 01:07 PM PDT

 Ish-trajneri i Barcelonës , Louis van Gaal, e ka cilësuar Lionel Messin si një lojtar ‘shumë individual’ gjatë një interviste me një gazetë spanjolle.

Në një intervistë për El Pais, trajneri holandez ka thënë se 32-vjeçari ia mohoi skuadrës katalunase triumfin në Ligën e Kampionëve, pasi ishte individual.

"E pëlqej Messin si lojtar individual. Ai është lojtari më i mirë individual në botë, pasi statistikat e tij janë të mahnitshme", ka thënë 67-vjeçari.

Louis Van Gaal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Por, pse ai nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që katër vite? Si kapiten, ju duhet ta pyesni vetën se përse skuadra nuk e fiton titullin e Evropës".

"Barça ka një skuadër të mrekullueshme. Ju nuk mund të thoni se Ivan Rakitici apo Philippe Coutinho janë të dobët, apo Jordi Alba është i dobët…ata janë lojtarë të shkëlqyer".

Luis Suarez: Messi është prekur nga komentet kundër tij, ai nuk vendos për formacionin dhe trajnerin Luis Suarez: Messi është prekur nga komentet kundër tij, ai nuk vendos për formacionin dhe trajnerin

"Mendoj se Messi duhet të mbajë përgjegjësi për atë çfarë ndodhë te Barcelona, jo vetëm trajneri. Lojtarët kanë një pjesë të përgjegjësisë çfarë ndodhë aty", ka përfunduar Van Gaal.

Katalunasit u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli, dështuan ta fitonin Kupën e Mbretit, pasi u mposhtën në finale nga Valencia, derisa e fituan vetëm La Liga-n. /Telegrafi/

The post Van Gaal: Messi duhet të jap përgjegjësi pse Barcelona nuk e fiton Ligën e Kampionëve që katër vite appeared first on Telegrafi.

Conte pëlqen Dani Alvesin, Interi synon transferimin e tij

Posted: 24 Jun 2019 12:56 PM PDT

Interi thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me ish-mbrojtësin e djathtë të Barcelonës dhe Juventusit, Dani Alves, i cili është në dispozicion si lojtar i lirë.

Sipas gazetës France Football, trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, ka kërkuar Alvesin pasi ai do të përshtatej pa problem në formacionin e tij 3-5-2.

Dani Alves konfirmon largimin nga PSG Dani Alves konfirmon largimin nga PSG

36-vjeçari do të largohet nga Paris Saint-Germain pasi kontrata e tij të skadojë në fund të muajit pas dy sezoneve në kryeqytetin francez.

Mediumi francez argumenton se Serie A mund të jetë tërheqëse për lojtarin edhe pse ai tashmë e ka kaluar sezonin 2016-17 te Juve, ku fitoi Scudetton dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Super formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë Super formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë

Megjithatë, Nerazzurët do të përballen me konkurrencë nga Borussia Dortmund, Manchester City dhe klubet kineze.

Edhe ish-klubi i tij, Barcelona është lidhur me rikthimin e mbrojtësit brazilian, i cili ka fituar gjithçka sa ishte në Camp Nou. /Telegrafi/

The post Conte pëlqen Dani Alvesin, Interi synon transferimin e tij appeared first on Telegrafi.

Roma dhe Napoli takohen për Manolasin, flasin edhe për Hysajn

Posted: 24 Jun 2019 12:47 PM PDT

Roma thuhet se kanë pyetur zyrtarisht për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, por ata mund të kenë ardhur shumë vonë.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla nga Sportitalia, Napoli dhe Roma u takuan sot (e hënë) për të diskutuar rreth marrëveshjes për grekun Manostas Kostas.

Në këtë takim, sipas tij u diskutua edhe mundësia e një lëvizjeje për reprezentuesin e Shqipërisë.

Roma rivalizon Atletico Madridin për shërbimet e Elseid Hysajt Roma rivalizon Atletico Madridin për shërbimet e Elseid Hysajt

Giallorossët mund të ketë nevojë për një mbrojtës të djathtë të ri pasi Alessandro Florenzi ka qenë i lidhur me Interin, ndërsa Rick Karsdorp dhe Davide Santon nuk kanë bindur.

Megjithatë, Pedulla paralajmëron se Atletico Madridi mbetet i etur për mbrojtësin, ku thuhet se janë pajtuar me Napolin për një çmim prej 20 milionë eurosh. /Telegrafi/

The post Roma dhe Napoli takohen për Manolasin, flasin edhe për Hysajn appeared first on Telegrafi.

Nuk u ambientua në Serie A, Lazio mendon ta shkëmbejë Valon Berishën

Posted: 24 Jun 2019 12:37 PM PDT

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha nuk ka kaluar aspak mirë në vitin e tij të parë te skuadra italiane, Lazio.

Mesfushori kosovar kishte problem me ambientimin në futbollin italian, por edhe lëndimet e shumta nuk e lanë të qetë.

Kësisoj Lazio po projekton largimin e Berishës edhe pse paguan 7.6 milionë euro për transferimin e tij nga RB Salzburg.

Valon Berisha pritet të largohet nga Lazio, rikthehet te Red Bull Salzburg? Valon Berisha pritet të largohet nga Lazio, rikthehet te Red Bull Salzburg?

Flitej për një huazim të Berishës tek kampioni austriak, por duket se Lazio tani po mendon ta përdor kosovarin si shkëmbim.

Berisha ka dështuar ta tregojë veten te Lazio (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit italian Calciomercato, kryeqytetasit janë duke biseduar me Salzburgun për mbrojtësin e djathtë, Stefan Lainer.

Salzburg ka kërkuar 8.5 milionë për anësorin e tyre, ndërsa Igli Tare i ka propozuar shkëmbimin me Berishën.

Stefan Lainer (Foto: Andreas Schaad/Bongarts/Getty Images/Guliver)

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Austrisë janë duke menduar seriozisht për këtë shkëmbim pasi janë të bindur se Berisha do ta rikthej formën e vjetër me tu rikthyer në Austri.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me fanellën e Lazios ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë. /Telegrafi/

The post Nuk u ambientua në Serie A, Lazio mendon ta shkëmbejë Valon Berishën appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more