Skip to main content

“Meta refuzoi ftesën, Komisioni i Ligjeve mblidhet për shkarkimin e Presidentit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Meta refuzoi ftesën, Komisioni i Ligjeve mblidhet për shkarkimin e Presidentit” plus 9 more - Gazeta Dita


Meta refuzoi ftesën, Komisioni i Ligjeve mblidhet për shkarkimin e Presidentit

Posted: 24 Jun 2019 01:56 AM PDT

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë që shkarkimi i tij mësohet se do të votohet në seancë parlamentare në datën 4 korrik.

Javën e fundit të qershorit Kuvendi në axhendën e tij të punimeve nuk ka parashikuar seancë parlamentare.

Seanca më e afërt është ajo e 4 korrikut, kur sipas burimeve pritet të kalojë për votim edhe raporti i Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta.

Komisioni i Ligjeve bazuar edhe në rregulloren e Kuvendit i ka çuar ftesë Presidentit duke i dhënë mundësinë e një seance dëgjimore në Komision për të argumentuar në mënyrë ligjore arsyet e  vendimit të tij për të anuluar zgjedhjet.

Presidenti përmes një letre drejtuar Komisionit e refuzoi ftesën duke mos dhënë asnjë arsye të argumentuar ligjërisht.

Arsyet që dha ai ishin se dekreti i tij është ligjor pasi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe më pas citonte një Konventë Europiane, duke anashkaluar komplet Kushtetutën e Shqipërisë.

Ulsi Manja është shprehur gjatë mbledhjes se Presidenti është lajmëruar për mbledhjen e Komisionit. Kreu i Shtetit i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve me shkrim dhe nuk e çmon të nevojshme të paraqitet para komisionit. Kjo nuk e pengon punën e Komisionit për të vijuar proceduren e shkarkimit.

"Kush e përcakton se Presidenti ka shkelur Kushtetuten? Nuk jam pro Dekretit të Presidentit pasi nuk është i bazuar në Kushtetutë, por unë besoj në institucione dhe këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Është i nxituar vendimi për shkarkimin e Presidentit. Kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike për të bërë show televiziv", ka thënë Ralf Gjoni gjatë takimit të sotëm.

j.l./ dita

Video: Delfini lind në bregun e Gjirit të Lalëzit

Posted: 24 Jun 2019 01:40 AM PDT

Pushuesit në Gjirin e Lalëzit janë përballur me një ngjarje të pazakontë këto ditë. Një delfin iu afrua bregut të detit, pasi ishte shtatzënë dhe kërkonte një vend për të lindur. Të shumtë kanë qenë njerëzit që janë ndodhur aty pranë dhe janë afruar për ta filmuar dhe për ta parë nga afër këtë ngjarje të pazakontë.

Ashtu siç bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, sapo pushuesit vrojtuan ngjarjen kanë vrapuar për t`i ardhur në ndihmë delfinit. Fatkeqësisht delfini i vogël lindi i ngordhur dhe siç konfirmojnë ekspertët, ai kishte ngordhur që në bark.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në një deklaratë në rrjete sociale njoftuar mbi ngjarjen duke u kërkuar qytetarëve që në raste të tilla të lajmërohen autoritetet përkatëse.

“Një delfin vizitoi ujërat e detit Adriatik në Gjirin e Lalëzit këto dy ditë. Kjo jo rastësisht, delfini ishte shtatzënë dhe donte të gjente një vend për të lindur. AKZM dhe ADZM, Durrës, sapo u lajmëruan nga pushuesit për ngjarjen u vunë në kontakt me ekspertët, të cilët erdhën në ndihmë.

Delfini nën mbikëqyrjen e veterinerëve ekspertë kreu një lindje të parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur në bark. Ekspertët tanë u konsultuan edhe me homologët e tyre në Greqi duke arritur në këtë përfundim të njëjtë.

Pas lindjes delfini mama u largua e qetë në thellësi pa u kthyer më. Nisur nga kjo ngjarje u kërkojmë qytetarëve që në raste të tilla të lajmërojnë menjëherë institucionet përkatëse dhe jo të tentojnë vetë të gjejnë zgjidhje, pasi në këto raste kërkohet ekspertiza e duhur. Kafshët e egra nuk janë një lojë për fëmijët dhe as për të rriturit. Shpesh, ato u afrohen vendeve të banuara dhe njerëzve për ndihmë,” -shkruan AKZM.

e.t./dita 

Viktima e dytë brenda 24 orëve në Durrës, mbytet i moshuari

Posted: 24 Jun 2019 01:30 AM PDT

Një tjetër viktimë në plazhet shqiptare, gjatë këtij sezoni turistik.

Raportohet se një pushues i moshës 75-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Raportohet se 75-vjeçari G.H. është nxjerrë i pajetë nga uji, ndërsa policia bën me dije se dyshohet që i moshuari të ketë pësuar arrest kardiak.

Kjo është viktima e dytë brenda 24 orëve në plazhin e Durrësit, pasi mëngjesin e sotëm u nxor i pajetë nga ky plazh 31-vjeçari Doland Molla, i zhdukur mesditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2019, rreth orës 09:30, në lagjen Nr.13, Durrës, shtetasi G.H., rreth 75 vjeç, banues në Tiranë është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

Dyshohet për arrest kardiak.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

j.l./ dita

“Dosja 339”, ish-drejtori i Hipotekës në Durrës përballë Prokurorisë

Posted: 24 Jun 2019 01:20 AM PDT

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi i cili rezultoi i përfshirë në përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rëndë, në kuadër të dosjes 339.

Në përgjimet e Bild, Dyrmishi u dëgjua teksa fliste me Astrit Avdylin, ish i dënuar për vrasje, ndërsa biseda e përgjuar rezulton në periudhën kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Javën e kaluar prokuroria për krime të rënda mori dëshminë e deputetit të PS, Ilir Ndraxhi emri i të cilit lakohet gjithashtu në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD. Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

e.t./dita

Basha mbledh aleatët e PD para vendimit për të ardhmen e zgjedhjeve

Posted: 24 Jun 2019 01:10 AM PDT

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur në orën 10:00 në selinë blu, aleatët e djathtë për të diskutuar mbi aksionin opozitar.

Takimi vjen para vendimit të Kolegjit Zgjedhor që pritet të shprehet sot në 11:00 në lidhje me një kërkesë të Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, që kërkon të çregjistrohet nga zgjedhjet.

Kjo kërkesë që vjen pas dekretit të presidentit Meta për të anuluar 30 qershorin, bën që në fakt në gjykim të Kolegjit Zgjedhor të vihet vetë zhdekretimi të Metës.

Me vendimin e marrë pritet të hidhet një hap i rëndësishëm mbi të ardhmen e procesit zgjedhor të 30 qershorit, të cilin opozita e ka bojkotuar ndërsa mazhoranca vijon fushatën për garën elektorale të datës 30, të dielën.

Nëse Kolegji pranon kërkesën e Beqirit, i cili është në koalicion me PS-në në këto zgjedhje, atëherë indirekt merret edhe verdikti për dekretin e Metës që mund të çonte në shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nëse kërkesa e tij refuzohet dhe ai nuk lejohet të largohet nga zgjedhjet pasi i jepet fuqi dekretit të 30 qershorit, zgjedhjet do të vijojnë pa asnjë ndryshim dhe shtyrje.

j.l./ dita

Jep dorëheqjen drejtori i burgut të Reçit

Posted: 24 Jun 2019 01:09 AM PDT

Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi është dorëhequr nga posti ditën e sotme. Dorëheqja e tij është paraqitur pranë Drejtorisë së Burgjeve.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vendimit të papritur të ndërmarrë nga Drejtori i burgut të Reçit.

Kujtojmë se Gëzim Selimi u shpall fitues për këtë post pas konkursit në ministrinë  e Drejtësisë. Ai postin e Drejtorit në burgun e Reçit e ka mbajtur që nga janari i vitit 2018.

e.t./dita

Partia Socialiste vendos ku do ta mbyllë fushatën elektorale

Posted: 24 Jun 2019 12:58 AM PDT

Ndërkohë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe Presidenti i Republikës ka anuluar zgjedhjet me një dekret, Partia Socialiste është e vendosur të kryejë votime.

Për maxhorancën kjo është java e fundit e fushatës elektorale për 30 qershorin.

Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës.

Kryeministri ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të thënë fjalën e fundit për këto zgjedhje, para se vendi të shkojë në heshtje elektorale dhe më pas në procesin e votimit.

Rama mësohet t’u ketë thënë deputetëve dhe drejtuesve politikë në qarqe se procesi i votimit në 30 qershor do të jetë me standarde, ndërkohë, për garantimin e tij, kreu i qeverisë ka kërkuar që të respektohet Kodi Zgjedhor.

Në mbledhjen e kryesisë është diskutuar edhe paralajmërimi i opozitës jo parlamentare, që është shprehur se nuk do të lejojë mbajtjen e procesit zgjedhor.

Edhe në këtë pikë, mësohet se Rama është shprehur se do ketë ndëshkime ligjore, nga burgu deri te përjashtimi përjetë nga puna në administratën publike, gjë të cilën, shefi i qeverisë e ka përsëritur edhe në takimet elektorale që ka mbajtur gjatë fushatës.

j.l./ dita

Rama: Asnjë dyshim, 30 qershori ditë zgjedhjesh

Posted: 24 Jun 2019 12:35 AM PDT

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm dhe në fokus ka qenë fushata dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të veçanta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur nga ditët e mbetura të fushatës deri ditën e zgjedhjeve. Rama ka kërkuar të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve ku sipas tij nuk ka asnjë dyshim se më 30 qershor do të ketë votime. Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga mbajtja e votimeve, kryeministri ka vendosur që mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të mbahet në qytetin e Vlorës, bastionin e PS-së, ku vetë Rama është deputet.

“Më 30 qershor të kemi një proces me standarde“, është shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë.

Sa i përket garantimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, kryesocialisti ka kërkuar të respektohet Kodi Zgjedhor, ndërsa sa i përket tentativave nga opozita joparlamentare për të penguar procesin, ka kujtuar edhe një herë ndëshkimet ligjore që ndërmerren: Burg, përjashtim nga Administrata dhe ndalim deri në 10 vjet për të dalë jashtë Shqipërie, në SHBA dhe vendet e BE-së, siç Rama paralajmëroi dje nga takimi elektoral në Gjirokastër. Këto janë ndryshime në Kodin Penal që ende nuk kanë marrë votën e Kuvendit.

"Të dokumentohet çdo incident i mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit”, ka deklaruar Rama.

Deri ditën e premte do të ketë fushatë elektorale, me takimin pëmbyllës në Vlorë. Të shtunën është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën pritet të mbahen zgjedhjet vendore 2019 për të votuar kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

e.t./dita

Ambientet fetare për fushatë, Kisha Orthodhokse: Fyese dhe e papranueshme

Posted: 24 Jun 2019 12:20 AM PDT

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e ka cilësuar si të papranueshme dhe fyese përdorimin e ambienteve fetare, për fushatë elektorale apo qëllime politike.

Në një deklaratë zyrtare, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shprehet :

 "Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse."

Po ashtu, në deklaratë theksohet se përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale.

"Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me "Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë" (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare", përfundon deklarata.

j.l./ dita

Kolegji Zgjedhor vendos sot fatin e zgjedhjeve, ka tre opsione

Posted: 24 Jun 2019 12:19 AM PDT

Pesë anëtarë të Kolegjit Zgjedhor do të vendosin ditën e sotme për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke i dhënë fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe opozita pretendojnë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është kushtetues dhe duhet të zbatohet nga të gjithë, ndërsa shumica e konsideron antikushtetues dhe për rrjedhojë ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka njohur dekretin e kreut të shtetit, duke vijuar përgatitjet për zhvillimin e procesit zgjedhor në 30 qershor. Nga ana tjetër, opozita dhe Presidenca kanë kërcënuar anëtarët e KQZ me burg. Në këto kushte, Kolegjit Zgjedhor do të thotë fjalën e fundit për përplasjen e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptare. Kolegji është vënë në lëvizje nga kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri. Avokati Beqiri i kërkoi fillimisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet. Beqiri e argumentoi kërkesën dërguar KQZ-së, se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Por kërkesa u rrëzua nga KQZ-ja, me argumentin se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në këtë kushte, Beqiri e dërgoi kërkesën në Kolegjin Zgjedhor. Gjykata e Zgjedhjeve ka vendosur shqyrtimin kërkesës në datën 24 qershor (pra ditën e sotme). Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë sot kërkesën e Idajet Beqiri për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Nëse Kolegjit Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për të mos pranuar kërkesën e Idajet Beqirit, vendimi do të konfirmonte paligjshmërinë e dekretit të Metës, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor.

Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

Tre opsionet

Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e Idajet Beqiri për çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë KQZ duhet të ndalojë procesin zgjedhor.

Nëse Kolegji Zgjedhor thotë se nuk është në tagrin e saj shqyrtimi i kësaj cështje sërish dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve mbetet në fuqi

Nëse Kolegji Zgjedhor lë në fuqi dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

e.t./dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more