Skip to main content

Është pilote dhe është shumë e bukur (FOTO)

Është pilote dhe është shumë e bukur (FOTO)


Është pilote dhe është shumë e bukur (FOTO)

Posted: 24 Jun 2019 01:28 AM PDT

Është shënuar një tjetër viktimë në plazhet shqiptare, gjatë këtij sezoni turistik. Raportohet se një pushues i moshës 60-vjeçare në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Raportohet se 60-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga uji pak minuta më parë. Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut, ndërsa nuk dihet ende identiteti.

The post Është pilote dhe është shumë e bukur (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Mbytet në plazhin e Durrësit 60 vjeçari

Posted: 24 Jun 2019 01:23 AM PDT

Është shënuar një tjetër viktimë në plazhet shqiptare, gjatë këtij sezoni turistik. Raportohet se një pushues i moshës 60-vjeçare në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Raportohet se 60-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga uji pak minuta më parë. Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut, ndërsa nuk dihet ende identiteti.

The post Mbytet në plazhin e Durrësit 60 vjeçari appeared first on DRENICA PRESS.

E dhimbshme, i riu e gjuan nënën e tij në ujë

Posted: 24 Jun 2019 01:22 AM PDT

Një video e publikuar në Facebook këto ditë, shfaq një të ri duke e tërhequr zvarrë nënën e tij.

Nëna e moshuar tërhiqet zvarrë nga djali i saj, i cili e çon atë deri tek një liqen i pistë dhe më pas e gjuan atë në ujë, transmeton Gazeta Express.

Videoja ka tronditur të gjithë ata që e kanë parë.

Shikojeni momentin e tmerrshëm:

The post E dhimbshme, i riu e gjuan nënën e tij në ujë appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj godet sërish, këndon këngën e tij të preferuar

Posted: 24 Jun 2019 01:21 AM PDT

Kryeministri ia thotë këngës Pasioni i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për këndim tashmë nuk është i fshehur, pasi që janë bërë të shpeshta rastet kur ai ia thotë këngës. Së fundmi Haradinaj ka kënduar edhe njëherë këngën "O moj Kosovë, o moj bukuroshe", por kësaj here i shoqëruar edhe me orkestër.Këtë i pari i Qeverisë e ka bërë gjatë një takimi që pati dje me Harry Bajraktarin, i cili sipas Haradinajt është njëri ndër njerëzit më meritor të Kosovës, pasi që ka bërë shumë për të drejtën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe fuqizimin e miqësisë në mes të shqiptarëve e amerikanëve.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe rep-artisti shumë i njohur shqiptar, Klepto, i cili nuk hezitoi që në rrjetet sociale të publikonte momente nga ky takim. Në disa video të publikuara nga rep-artisti shihet  kryeministri Haradinaj, duke kënduar këngën "O moj Kosovë, o moj bukuroshe", të cilin e shoqëron orkestra.

 

The post Haradinaj godet sërish, këndon këngën e tij të preferuar appeared first on DRENICA PRESS.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Gashi reagon për dëmtimin e artefaktit (Pitosit)

Posted: 24 Jun 2019 01:18 AM PDT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministri Gashi shpreh shqetësimin e thellë për dëmtimin aksidental të një artefakti (Pitosi) në ambientet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur, ministri Gashi ka kërkuar me urgjencë raport të detajuar nga i gjithë zinxhiri i hierarkisë në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar, pra dëmtimit nga pakujdesia e rëndë dhe e papranueshme e Pitosit, i cili ka qenë i ekspozuar në ambientet e IKMM-së.

Sipas Ligjit Nr. 02/L – 088 për Trashëgimi Kulturore dëmtimi dhe shkatërrimi i objekteve të luajtshme të trashëgimisë kulturore janë vepra të dënueshme dhe përbëjnë bazë për përgjegjësi në përputhje me legjislacionin penal dhe kundërvajtës, andaj sapo të pranohen raportet e të gjitha institucioneve dhe personave kompetentë në lidhje me këtë rast do të ndërmerren të gjitha veprimet konkrete në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast.

 

 

MKRS-ja siguron opinionin publik dhe të gjithë mekanizmat institucionalë se në çdo rast të tillë ajo nuk do ta tejkalojë pa llogaridhënie, duke vepruar me vendosmëri drejt zbatimit të kuadrit ligjor, i cili e obligon atë në korniza të mandatit për të ruajtur dhe mbrojtur me rigorozitet vlerat e objekteve dhe aseteve të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore./Indeksonline/

The post Ministri Gashi reagon për dëmtimin e artefaktit (Pitosit) appeared first on DRENICA PRESS.

Sot me shi, por si do të jetë moti gjatë gjithë javës?

Posted: 23 Jun 2019 11:43 PM PDT

Java fillon me mot të paqëndrueshëm, jo shumë të ngrohtë dhe me shi. Nga dita e mërkurë më nxehtë dhe kryesisht me diell.

Fusha jostabile ajrore të ardhura nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajonin tonë në ditët e para të javës, që do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me shi dhe rënie të lehtë të temperaturave.

Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë, që ndodhen mbi Skandinavi do të fillojnë të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të favorizojnë mot më stabil dhe me intervale më të gjata me diell. Vala e të nxehtit që do të kaplojë Evropën perëndimore dhe qendrore do të prekë edhe rajonin tonë, por jo me temperatura ekstreme mbi 35C, siç parashihet në pjesët tjera të Evropës. Mbi vendin tonë ato do të luhaten nga 30C deri në 33C.

24.06 – Kryesisht vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga mëngjesi mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi, e që pasdite do të jenë më të shpërndara mbi vend.

25.06 – Vranësira dhe intervale me diell. Paradite reshje lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

26.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

27.06-28.06 – Të enjten nxehtë, kthjellët dhe me diell. Ditën e premte nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave, me mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

Në fillim të javës temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, e nga dita e mërkurë gradualisht do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C, e nga dita e enjte do të rriten edhe mbi 30C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-10m/s.

Shtypja atmosferike në fillim të javës do të shënojë rritje.

The post Sot me shi, por si do të jetë moti gjatë gjithë javës? appeared first on DRENICA PRESS.

Ylli i Kosovës ndihmon fëmiun e diagnostifikuar me një sëmundje e që trajtimi i së cilës kushton 600 mijë euro

Posted: 23 Jun 2019 11:03 PM PDT

Ende pa i bërë 1 vit, Harun Brahimi është diagnostifikuar me një sëmundje e që trajtimi i së cilës nuk mund të mbulohet nga familja e tij.

Për shërimin e Harunit duhet plot 600 mijë euro, raporton GazetaOlle.com.

Duke parë shumën e madhe që kërkohet për sherimin e tij, depuiteti Labinot Tahiri ka filluar një iniciativ për mbledhje të fondevë në emër të Harunit.

Në ndimë tashmë i ka dalur edhe futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha i cili ka dhuruar 1000 euro për sherimin e Harunit.

Ka qenë deputeti Tahiri i cili e ka zbuluar këtë gjestë të Berishës.

Imazh i ngjashëm

The post Ylli i Kosovës ndihmon fëmiun e diagnostifikuar me një sëmundje e që trajtimi i së cilës kushton 600 mijë euro appeared first on DRENICA PRESS.

U fut për tu larë në det me shokët, gjendet i mbytur 31-vjeçari në plazhin e Currilave

Posted: 23 Jun 2019 11:01 PM PDT

Është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit Doland Molla, nga Skrapari, i cili u zhduk ditën e djeshme në plazhin e Currilave në Durrës. Ashtu siç edhe dyshonte policia ditën e djeshme, 31-vjeçari është gjetur i mbytur në det.

Kanë qenë shokët e tij të cilët kanë njoftuar fillimisht rojen bregdetare për zhdukjen e të riut. Sipas rojeve disa të rinj kishin njoftuar se pasi ishin futur në det për tu larë me të, Doland Molla nuk u pa më.

Kjo ngriti dyshimet se i riu ishte mbytur dhe policia njoftoi edhe rojet kufitare për të kërkuar në det të riun. Në dispozicion u vunë disa punonjës të policisë kufitare dhe të policisë së Shtetit të cilët me ndihmën e mjeteve lundruese bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.

Kujtojmë se ditën e djeshme është zhdukur edhe një 18-vjeçar tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Familjarët kanë nisur kërkimet për të riun por ende nuk e kanë gjetur. Ndërsa po ditën e djeshme në plazhin e Velipojës tre pushues rrezikuan të mbyten në det por fatmirësisht janë shpëtuar nga pushuesit e tjerë.

The post U fut për tu larë në det me shokët, gjendet i mbytur 31-vjeçari në plazhin e Currilave appeared first on DRENICA PRESS.

Martohet futbollisti i njohur shqiptar, kështu e “kallë” dasmën Ermal Fejzullahu

Posted: 23 Jun 2019 10:59 PM PDT

Tashmë edhe ka nisur sezoni i dasmave.

Mbrëmë në Shkodër futbollisti i suksesshëm shqiptarë Elseid Hysaj u martua me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, shkruan Indeksonline.

Në dasmën e yllit të skuadrës së Napolit u panë të ftuar fytyra të njohura të skenës muzikore shqiptare.

Befasia e mbrëmjes ishte këngëtarja e njohur Kida, që së bashku me Ermal Fejzullahun performuan këngën e tyre 'Tela' që është kthyer në një mega hit.

Ermal Fejzullahu për ta ndezur atmosferën këndoj edhe disa këngë të tjera, duke bërë që të pranishmit të hidheshin në valle dhe ta shijonin në maksimum atmosferën që po krijonte Ermali.

Pjesmarrës në këtë organizim ishte edhe ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu.

Për të pasur atmosferën në nivel deri në orët e para të mëngjesit u kujdes Dj Flow.

Musafir në dasmën e Elseidit ishte edhe ish futbollisti i Prishtinës, Enis Fetahu tashmë menaxher i estradës.

Kujtojmë që Elseid Hysaj dhe Fiorenza janë prindër të një djali 3 vjeçar.

The post Martohet futbollisti i njohur shqiptar, kështu e "kallë" dasmën Ermal Fejzullahu appeared first on DRENICA PRESS.

Bakshishi i çmendur që Ronaldo i la stafit të hotelit

Posted: 23 Jun 2019 10:57 PM PDT

Kur bëhet fjalë për relaks, Cristiano Ronaldo nuk kursehet dhe e lëshon dorën, duke shpenzuar pafund.

Pushimet që CR7 kaloi në Greqi i kanë kushtuar jo pak portugezit (8 mijë euro/nata), që në fund ka bërë edhe një gjest bamirësie.

Mësohet se Ronaldo i ka lënë 20 mijë euro bakshish stafit të vilës luksoze ku ai kaloi disa ditë pushime.

Portugezi qëndroi në "Royal Villa Methoni", ku stafi i garantoi një relaks fantastik dhe mbi të gjitha qetësi absolute.

Dhe për këtë shërbim Cristiano Ronaldo ka vendosur të lërë një bakshish vërtet të majmë. Gjatë pushimeve portugezi mori edhe një yaht të gjatë 46 metra, që i kushtoi 56 mijë euro për dy net.

Pushime të merituara këto për një kampion.

The post Bakshishi i çmendur që Ronaldo i la stafit të hotelit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more