Skip to main content

“Atletico Madridi planifikon transferimin e Bellerinit nga Arsenali” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Atletico Madridi planifikon transferimin e Bellerinit nga Arsenali” plus 9 more Telegrafi Futboll


Atletico Madridi planifikon transferimin e Bellerinit nga Arsenali

Posted: 22 Jun 2019 03:06 PM PDT

Atletico Madridi është i interesuar që në këtë verë ta transferojë Hector Bellerinin nga Arsenali.

Los Cholchoneros janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e mbrojtësit spanjoll edhe pse aktualisht është i lënduar.

Bellerin është duke u rikuperuar nga lëndimi në gju që pësoi në fillim të këtij viti, por Diego Simeone po e kërkon transferimin e tij nga Topçinjtë.

Hector Bellerin (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Trajneri argjentinas e sheh spanjollin si zëvendësues të Juanfranit, mirëpo Arsenali pritet ta refuzojë shitjen e tij.

Arsenali pritet ta fillojë sezonin në Ligën Premier pa Bellerinin Arsenali pritet ta fillojë sezonin në Ligën Premier pa Bellerinin

Atletico Madridi mund ta ndryshojë mendimin e skuadrës londineze, vetëm nëse paguan një ofertë rreth 50 milionë euro.

Bellerin thuhet se do të mungojë deri në fund të muajit tetor për shkak të lëndimit të pësuar në fillim të këtij viti në përballjen ndaj Chelseat në Ligën Premier. /Telegrafi/

The post Atletico Madridi planifikon transferimin e Bellerinit nga Arsenali appeared first on Telegrafi.

Barcelona i vendos tri kushte Neymarit për ta rikthyer në Camp Nou

Posted: 22 Jun 2019 03:03 PM PDT

Besohet se Barcelona i ka thënë Neymarit se duhet t'i pranojë tri kushte për t'u rikthyer në Camp Nou.

Sipas A Trade, sulmuesi brazilian e dëshiron rikthimin te Blaugranët, mirëpo këta të fundit i kanë vendosur tri kushte. Skuadra katalunase thuhet se i ka kërkuar Neymarit që ta ulë pagën e tij që e merr te Paris Saint-Germaini, pasi është shumë e lartë.

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Ylli brazilian aktualisht fiton 30 milionë euro në sezon te klubi parisen, shumë kjo që është e papërballueshme për Barcelonën.

Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou Barcelona dëshiron dy goditje të mëdha, përveç Griezmannit edhe Neymari pritet të rikthehet në Camp Nou

Kampionët e La Ligas po ashtu kanë kërkuar nga 27-vjeçari të heqë dorë edhe nga bonuset e tij dhe nga një pjesë e marketingut që fiton nga marrëveshja me sponsorët e tyre.

Kushti i tretë i katalunasve është që Neymari të dalë publikisht ta kërkojë rikthimin në Camp Nou dhe ta detyrojë PSG-në ta ulë çmimin prej 250 milionë eurosh. /Telegrafi/

The post Barcelona i vendos tri kushte Neymarit për ta rikthyer në Camp Nou appeared first on Telegrafi.

Feronikeli njofton se të martën dalin në shitje biletat për ndeshjet e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve

Posted: 22 Jun 2019 02:35 PM PDT

Ndeshjet e turneut preliminar të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohen në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ndeshja e parë, mes Tre Penne dhe FC Santa Coloma, me fillim prej orës 15:00.

Kurse takimi mes KF Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, do të fillojë prej orës 20:45.

Të dyja takimet zhvillohen të martën, me datë 25 qershor.

Biletat do të dalin në shitje të martën, prej orës 08:00, në pikën në Drenas: "Restaurant Dijamant" dhe në pikën në Komoran, "Pizzeria Dijamant".

Kurse në Prishtinë, do të fillojnë shitjen po ashtu të martën, prej orës 08:00, në stadiumin e kryeqytetit "Fadil Vokrri".

The post Feronikeli njofton se të martën dalin në shitje biletat për ndeshjet e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Drogba konfirmon se Lampard është në bisedime me Chelsean

Posted: 22 Jun 2019 02:19 PM PDT

Didier Drogba ka treguar se Frank Lampard është në bisedime për t'u bërë trajner i Chelseat, pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit.

Besohet se Roman Abramovich është duke biseduar me legjendën e Bluve që aktualisht drejton Derby Countyn, për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Por, legjenda nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se marrëveshja në mes të Lampardit dhe Chelseat është shumë afër të arrihet.

Frank Lampard (Foto: Getty Images/Guliver)

"Do të ndodhë së shpejti, qetësohuni!", u është drejtuar Drogba tifozëve të klubit londinez. "Arritjet për të do të thonë gjithçka, unë e shoh atë (Lampardin) duke na çuar përpara".

Lampard si trajner i Chelseat, në stafin e tij do të ketë shumë yje Lampard si trajner i Chelseat, në stafin e tij do të ketë shumë yje

Ish-reprezentuesi i Anglisë është aktualisht në pushime, por pritet që në fillim të javës së ardhshme të prezantohet në Stamford Bridge nëse arrihet marrëveshja.

Chelsea do t'i paguajë Derby Countyt katër milionë euro për ta shkëputur kontratën e Lampardit, ndërsa ky i fundit do të përfitojë një pagë prej tre milionë euro në sezon. /Telegrafi/

The post Drogba konfirmon se Lampard është në bisedime me Chelsean appeared first on Telegrafi.

Brazili kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Amerikës

Posted: 22 Jun 2019 02:01 PM PDT

Brazili ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi e ka mposhtur Perunë në përballjen e fundit të Grupit A, 5-0.

Llogarinë e golave për brazilianët e hapi Casemiro që shënoi në minutën e 12-të, ndërsa pastaj realizuan Roberto Firmino (19') dhe Everton (32') për të shkuar në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më dominuese nga Brazili, derisa Dani Alves realizoi golin e katërt në minutën e 53-të.

Willian (90') e thelloi edhe më shumë rezultatin për 'Selecao', pasi shënoi për 5-0, derisa Gabriel Jesus kishte shansin që ta shënonte golin e gjashtë, mirëpo dështoi nga pika e bardhë.

Nga ana tjetër, Venezuela ka fituar 3-1 ndaj Bolivisë, për ta marrë vendin e dytë.

Brazili është kualifikuar në çerekfinale si lider i Grupit A me shtatë pikë, i ndjekur pas nga Venezuela me pesë pikë, Peru me katër dhe Bolivia pa pikë. /Telegrafi/

The post Brazili kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Amerikës appeared first on Telegrafi.

Pogba thuhet se i ka telefonuar Sarrit për ta transferuar te Juventusi

Posted: 22 Jun 2019 01:34 PM PDT

Raportohet se Paul Pogba i ka telefonuar trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, duke i thënë se dëshiron të luajë nën urdhrat e tij në Torino.

Tuttosport raporton se mesfushori francez është duke e kërkuar me ngulm rikthimin te Zonja e Vjetër, pas vetëm tri vitesh largimi nga Allianz Stadium.

Javën e kaluar, 26-vjeçari ka thënë për mediat në Tokio se dëshiron të largohet nga Manchester United në këtë verë, derisa iu referuar se ka ardhur koha për një aventurë të re.

Paul Pogba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Për mua, kam qenë tre vjet në Manchester dhe kam bërë shumë; disa momente të mira dhe disa momente të këqija, si të gjithë. Ashtu si kudo tjetër", ka thënë Pogba.

Pogba e konfirmon: Mund të largohem nga Unitedi, koha për një sfidë të re Pogba e konfirmon: Mund të largohem nga Unitedi, koha për një sfidë të re

"Pas këtij sezoni dhe gjithçka që ndodhi këtë sezon, edhe pse ishte i imi më i miri … Mendoj se mund të jetë një kohë e mirë për të pasur një sfidë të re diku tjetër", ka shtuar më tej mesfushori.

Pogba kaloi në Torino si transferim i lirë në vitin 2012, derisa ka fituar katër tituj të Serie A dhe dy Kupa të Italisë, para se të rikthehej në vitin 2016 te Manchester Unitedi për 105 milionë euro. /Telegrafi/

The post Pogba thuhet se i ka telefonuar Sarrit për ta transferuar te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Ceballos pritet të jetë transferimi i parë i Giampaolos te Milani

Posted: 22 Jun 2019 01:31 PM PDT

Pasi Marco Giampaolo u prezantua zyrtarisht te Milani, thashethemet kanë filluar të rriten për transferimet që mund të ndodhin në këtë verë.

Skuadra italiane ka shumë për të bërë në këtë verë, pasi sezonin e kaluar përfundoi në vendin e pestë në Serie A, e që përsëri do të luajë në Ligën e Evropës.

Rossonerët po mendojnë t'i bëjnë disa transferime në këtë afat kalimtar, ndërsa Dani Ceballo mund të jetë transferimi i tyre i parë.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Milannews.it ka raportuar ditë më parë se Paolo Maldini dhe Zvonimor Boban, kanë fluturuar në Madrid për të biseduar me Los Blancos rreth transferimit të disa lojtarëve të tyre, mirëpo mesfushori është duke i prirë listës.

Për ta realizuar transferimin e 22-vjeçarit, Milanit do t'i duhet që t'i paguajë 40 milionë euro, pasi aq është klauzola e tij te Real Madridi.

Drejtuesit e Milanit udhëtojnë në Madrid, mediat italiane zbulojnë emrat që po synojnë nga Reali    Drejtuesit e Milanit udhëtojnë në Madrid, mediat italiane zbulojnë emrat që po synojnë nga Reali   

Zinedine Zidane ka hequr dorë nga shërbimet e Ceballos, andaj italianët mund ta transferojnë atë shumë lehtë.

Mbretërit po ashtu janë të detyruar t'i shesin disa lojtarë të tjerë, pas pesë transferimesh që kanë bërë së fundmi, derisa Milani po tenton transferimin edhe të Iscos dhe Borja Mayoralit. /Telegrafi/

The post Ceballos pritet të jetë transferimi i parë i Giampaolos te Milani appeared first on Telegrafi.

Asistimi me thembër i Ola Ainas bëhet sensacion në internet

Posted: 22 Jun 2019 01:29 PM PDT

Asistimi që bëri Ola Aina ndaj Burundit në ndeshjen hapëse të Kupës së Kombeve në Afrikë, ishte thjeshtë fantastik.

22-vjeçari i Chelseat ka prodhuar një asistim të mrekullueshëm për bashkëlojtarin te Nigeria, Odion Ighalo, që përfundoi më pas në portën kundërshtare.

Ishte minuta e 77-të kur anëtari i skuadrës londineze asistoi me thembër te shoku i skuadrës për ta konkretizuar më pas me gol atë aksion të bukur.

Aina që luan aktualisht te Torino si i huazuar bëri pasimin që pakkush e kishte menduar, për t'u bërë kështu një sensacion në rrjetet sociale.

Pasimi që bëri nigeriani në fund doli të jetë vendimtar, pasi ishte i vetmi në ndeshje, për t'i fituar tri pikët e para në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Nigeria është liderë e Grupit B me tri pikë, ndërsa në grup sfidohet edhe nga Madagaskari dhe Guinea, që ende nuk kanë luajtur. /Telegrafi/

The post Asistimi me thembër i Ola Ainas bëhet sensacion në internet appeared first on Telegrafi.

Anëtari i bordit të Realit, Jeronimo Farre tregon se përse nuk e kanë transferuar Messin

Posted: 22 Jun 2019 12:21 PM PDT

Real Madridi tashmë njihet si skuadër që i ka transferuar ndër vite lojtarët më të mirë në botën e futbollit.

Los Blancos e kanë transferua së fundmi Eden Hazardin si 'galaktikun' e tyre më të fundit, ndërsa tani e kanë rikthyer vëmendjen te Paul Pogba.

Madrilenët po ashtu po lidhen edhe me transferimin e Neymarit dhe Paul Pogbas, derisa ndër vite kanë transferuar lojtarë, si Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane, Ronaldo Nazardio, David Beckham dhe emra tjerë të mëdhenj.

Jerenimo Farre

Por, Jeronimo Farre, një anëtar i bordit të drejtorëve te Real Madridit ka treguar se përse asnjëherë nuk e kanë menduar transferimin e Lionel Messit.

Ronaldo ka shënuar më shumë gola se Messi në ndeshjet konkurruese me kombëtare Ronaldo ka shënuar më shumë gola se Messi në ndeshjet konkurruese me kombëtare

"Nëse Messi nuk ka luajtur në Madrid, është për arsye se nuk kemi mund ta realizojmë atë gjë (transferimin e tij)", ka thënë ai në një interviste për El Mundo.

“Ai nuk ka qenë i mundshëm ose i përballueshëm. Barcelona nuk do ta lejonte largimin e tij, por është edhe dëshira e tij të qëndrojë aty", ka shtuar më tej Farre. /Telegrafi/

 

The post Anëtari i bordit të Realit, Jeronimo Farre tregon se përse nuk e kanë transferuar Messin appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Peru – Brazil, përballje për ta kaluar grupin

Posted: 22 Jun 2019 11:19 AM PDT

Peruja dhe Brazili do të përballen sot (22 qershor) në kuadër të Grupit A në Kupën e Amerikës nga ora 21:00.

Kombëtarja peruane dhe nikoqirët do të luftojnë për vendin e parë, pasi aktualisht kanë grumbulluar nga katër pikë.

Peruja dhe Brazili kanë nga një barazim dhe një fitore, mirëpo sonte do ta kërkojnë vetëm fitoren në mënyrë që ta kalojnë fazën e grupeve.

Peruanët në këtë përballje do të jenë pa sulmuesin Andy Polo, që nuk është përzgjedhur nga trajneri Eduardo Villegas.

Formacioni startues i Perusë: Kampe Porras, Haquin Lopez, Justiniano Arauz, Bejrano Ibanez, Martins Moreno, Vaca Gutierrez, Arano Ruiz, Bejarano Jimenez, Vaca Ponce, Saucedo Pereyra, Jusino Cerruto.

Formacioni startues i Brazilit: Alisson (GK); D. Alves, T. Silva, Marquinhos, F. Luis; Arthur Melo, Casemiro, Coutinho; Gabriel Jesus, Firmino, Everton Soares. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Peru – Brazil, përballje për ta kaluar grupin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more