Skip to main content

Adidas-Manchesterit: Mbaje Pogban!

Adidas-Manchesterit: Mbaje Pogban!


Adidas-Manchesterit: Mbaje Pogban!

Posted: 23 Jun 2019 01:21 AM PDT

Mesfushori francez po e kërkon largimin nga Manchester United, dhe klubet që mund ta kenë për sezonin e ri janë Reali, Barca dhe Juve.

Por duket se pos shifrës së lartë që duhet të paguajnë klubet, Adidas po e bën edhe më të vështirë këtë kalim.

Sipas tablodit londinez, Daily Mirror, gjiganti botëror i veshëmbathjeve, Adidas, i ka kërkuar United që mos ta shesin francezin, ngase "Old Traford" do të mbetej pa yje.

Kompania gjermane nënshkroi një kontratë 10 vjecare me United në vitin 2015 për 1.1 milirad dollar./Drenicapress

The post Adidas-Manchesterit: Mbaje Pogban! appeared first on DRENICA PRESS.

Përkundër presionit të Beogradit, serbët të interesuar t’i bashkohen FSK’së

Posted: 23 Jun 2019 01:17 AM PDT

Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me pranimin e pjesëtarëve të rinj, rekrutë, të cilët pritet t'i plotësojnë kapacitetet e kësaj Force, që ndodhet në procesin e transformimit në Ushtri të Kosovës. Rreth 700 pjesëtarë të rinj, prej tyre edhe pjesëtarë të komunitetit serb dhe pakicave tjera, i janë bashkuar rekrutimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës kohët e fundit.

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtareve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.

Dritan Gjonbalaj, këshilltar politik dhe zëdhënës i Ministrit të Mbrojtjes, tha për Radion Evropa e Lirë se vetëm ata që kalojnë testet do të bëhen pjesë e FSK-së.

"Në fazën e fundit të rekrutimit, FSK-ja ka pranuar 650 rekrutë të cilët do të kalojnë trajnimin bazik me kohëzgjatje prej nëntë javësh. Grupi i parë prej 350 rekrutëve ka filluar trajnimin bazik. Grupi i dytë do ta vazhdojë në shtator dhe si rrjedhojë në janar të vitit të ardhshëm do të kompletohet ky proces", tha Gjonbalaj.

Ky proces, sipas zyrtareve në Ministrinë e Mbrojtjes do të zgjas nëntë javë dhe pas kalimit të fazës së trajnimit, rekrutët do të bëhen pjesëtarë të FSK-së.

Gjonbalaj thotë se interesimi i të rinjve ka qenë jashtëzakonisht i madh, duke përfshirë edhe të rinjtë nga radhët e komuniteteve pa përjashtim. Nga 650 rekrutë, 11 për qind, sipas Gjonbalajt. janë nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Vitin e kaluar, pas thirrjeve publike të autoriteteve të Beogradit dhe presioneve tjera, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit serb ishin detyruar ta lëshonin FSK-në. Por, tani, sipas autoriteteve përgjegjëse, vërehet një trend i ri i përfshirjes së pjesëtarëve të këtij komuniteti.

"Qëllimi i FSK-së është që 10 për qind të pjesëtarëve të jenë nga komunitetet joshumicë, pra ne e kemi kaluar këtë cak. Pjesëtarët e komunitet serb i janë nënshtruar një presioni të madh nga pushteti i Beogradit për të mos u bërë pjesë e FSK-së. Me kënaqësi mund t'ju informojmë se shumë prej tyre kanë aplikuar për rekrutë të FSK-së dhe siç thash në përputhje më fazat strikte të rekrutimit, 25 prej tyre janë pranuar si rekrutë të FKS-së dhe janë duke iu nënshtruar trajnimit bazik", tha Gjonbalaj.

Në Ministrinë e Mbrojtjes thonë se shumëllojshmëria në Forcën e Sigurisë së është vlerë që çmohet dhe kultivohet. Ata thonë se është punuar dhe po punohet shumë në përfaqësimin e duhur etnik dhe gjinor.

Nga ana tjetër, Rexhep Selimi nga Lëvizja, që është anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës është dashur që të ketë një dinamikë më të shpjet në krijimin e mekanizmave që kërkohen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Transformimin e FSK-së.

"Duket se nuk ka qenë dinamika nevojshme dhe e mjaftueshme që ne të ishim të kënaqur me ecjet atje. Sido që të jetë ata kanë plane dhe presim që t'i realizojnë. Fazën e parë të planeve që ka qenë përgatitja e strukturës deri më datën 21 maj, duket se nuk e kanë kaluar sepse tash jemi në qershor dhe kemi kaluar më shumë se sa një muaj për të bërë një gjë të tillë", tha Selimi.

Ministria e Mbrojtjes, sipas Gjonbalajt, tashmë ka përmbyllur fazën e parë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, dhe se sipas tij, është bërë përgatitja e parë e akteve nënligjore dhe përgatitja e plotë në aspektin administrative për të vazhduar me fazat e tjera.

Kurse deputeti Rexhep Selimi konsideron se edhe me fazën e rekrutimit, punët është dashur të ecin më shpejt.

"Dinamika e rekrutimit do të duhej të ishte më e avancuar, por ne i dimë kapacitet e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës. Ne i dimë edhe kapacitet trajnuese dhe akomoduese dhe e dimë po ashtu që procesi i rritjes së numrit të pjesëtareve të FSK-së do të jetë në proces në vazhdimësi".

"Edhe përgatitja e strukturës do të duhej të ishte më e avancuar sesa është tani. Po ashtu edhe në aspektin buxhetor do të duhej Qeveria të ndante fonde shtesë për FSK-në. Në të njëjtën kohë do të duhej të avancojë edhe në pajisje dhe teknologji ushtarake, duke mos përjashtuar as armatimin", tha Selimi.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Tranzicioni i FSK-së nga një forcë për emergjenca civile në Ushtri, ishte një proces i gjatë që u finalizua në fund të vitit 2018, pas mbështetjes që Kosovës i erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht, kjo Forcë është në fazën e transformimit në Ushtri, e cila parashihet të zgjasë nga 7 – 10 vjet. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.

The post Përkundër presionit të Beogradit, serbët të interesuar t'i bashkohen FSK’së appeared first on DRENICA PRESS.

Kosova prin me Tuberkuloz

Posted: 23 Jun 2019 01:13 AM PDT

Rastet me sëmundje të tuberkulozit në Kosovë, kanë shënuar rënie, megjithatë Kosova vazhdon të mbetet e para në rajon sa i përket rasteve me këtë sëmundje.

Krahasuar vitin 2000, me vitin 2018, rastet me tuberkuloz kanë rënë për më shumë se 100 për qind.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti, në një intervistë për EkonomiaOnline, thotë se mosha më e prekur me këtë lloj të sëmundjes është ajo rinore.

"Kjo është sëmundje në rënie të dukshme, mirëpo megjithatë Kosova zë vendin e parë në regjion. Nëse e shohim disa të dhëna nga 2000 kur për herë të parë kemi filluar të kemi të dhëna më të sigurta dhe të sakta, që ishin 1764 raste, ndërsa në vitin 2018 numri i të sëmurëve ka rënë në 700 raste. Që do të thotë është zvogëluar numri. Kosova edhe ashtu është në vend që ka një popullatë të re, dhe mosha më e prekur prej kësaj sëmundje është 15 deri në moshën 34 vjeçare", thotë ajo.

Pulmologia Mehmeti thotë se kushtet për trajtimin e kësaj sëmundjeje janë të mira. Edhe pse pranon se gjatë vitit të fundit kanë pasur mungesë të aparaturave adekuate.

Thotë se kjo sëmundje shërohet më lehtë, nëse pacientët diagnostikohen me kohë.

Fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë kontrolla të rregullta.

"Kushtet për me i diagnostifikuar i kemi, tash e një vjet nuk është punuar bronkoskopia. Mirëpo tani e kemi marrë bronkoskopin e ri. Kemi marrë një ultrazë për mushkri dhe mund të them se tani ka mundësi diagnostike mjaftë të mira. Fatkeqësia më e madhe është se pacientët po paraqiten vonë, sepse te ne nuk ekziston një kulturë shëndetësore në të cilën pacientë duhet me mendua për veten. Shumë të paktë janë ata që një herë në vit bëjnë një kontroll të detajuar komplet për me pa se ku gjendet", thotë ajo.

Drejtoresha e Pulmologjisë jep edhe disa këshilla se si të mbroheni nga kjo sëmundje.

"Ajri sa më i pastër mundësit për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme janë më të vogla. Ne mendojmë më shumë në ndërtimin e banesave dhe tullave se sa në hapësira të gjelbëruar. Sikurse secili prej nesh me i mbjell nga një pemë do të mbjellshin një milion pemë në vjet. Kjo nuk i kushton askujt shumë, po do të kontribuonim shumë në pastrimin e ajrit në gjithë Kosovën", thotë ajo.

Mehmeti thotë se klinika që ajo drejton ka nevojë për staf profesional, në të kundërtën pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.

"Për staf duke e pasur parasysh kur unë kam filluar me punuar nuk ka pasur ndoshta nevojë aq shumë. Mirëpo duke u zhvilluar mjekësia duke u paraqitur nevoja për trajtim mundësi diagnostike që do të thotë nevoja për staf është gjithmonë mëse e nevojshme. Kemi nevojë për infermierë edhe për mjekë. Çdo ditë kemi nevojë për hapësira, për trajtim të të sëmurëve që na me ju zvogëlua nevojën pacientëve me shkua jashtë Kosovës për trajtim", ka thënë ai.

Megjithatë, thotë se kohëve të fundit vërehet një përmirësim i kushteve në sistemin shëndetësor të vendit.

"Është hera e parë që diçka po shihet është e prekshme, që diçka po punohet, por mund të them mjekësia është det pa fund dhe me shkop magjik nuk mundemi me rregullua të gjitha, por është e rëndësishme dëshira ka persona që po duan me rregulluar shëndetësinë ka fillua investime me pas se më përpara dhe në hallka të shumat janë bërë punë të mëdha", thotë ajo.

Kujtojmë se turbekulozi është një infeksion bakterial, i shkaktuar nga bakteri Mycobacterium turbeculosis dhe përhapet nga njëri person te tjetri përmes rrugëve ajrore.

Ai prek kryesisht mushkëritë e pacientit, por ka raste që preken edhe pjesë të tjera të trupit, si gjëndrat, kockat dhe sistemi nervor.

The post Kosova prin me Tuberkuloz appeared first on DRENICA PRESS.

Ëndrra e Realit bie, Eriksen e dëshiron kalimin te këto dy klube

Posted: 23 Jun 2019 01:13 AM PDT

Mesfushori danez, Christian Eriksen, është i vendosur për një largim nga Tottenham Hotspur, këtë verë.

Eriksen po e konsideron një lëvizje në Manchester United ose Juventus, pasi ëndërra e tij për të shkuar te Real Madridi duket se është ka marrë fund.

Reali ka transferuar Eden Hazard, dhe duket se në klubin mbretëor nuk ka vend për danezin./DrenicaPress

The post Ëndrra e Realit bie, Eriksen e dëshiron kalimin te këto dy klube appeared first on DRENICA PRESS.

Tre futbollistët që po i kërkon Arsenali

Posted: 23 Jun 2019 12:57 AM PDT

Arsenali po has në vështirësi në transferimin e Rayan Foster dhe Yannick Carrascco.

Klubi aktual i Carrasco, Dailan Yifang, ka një cmim të lartë, edhe Fraser duket i lumtur në Bournemouth.

Nisur nga kjo, drejtuesit e Arsenalit kanë ndërruar pistë dhe janë duke punuar për transferimin e Hakim Ziyech, Ajaz, Ivan Perisic, Inter, dhe Florian Thauvin nga Marseille. /DrenicaPress/

The post Tre futbollistët që po i kërkon Arsenali appeared first on DRENICA PRESS.

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Posted: 23 Jun 2019 12:51 AM PDT

Kushtet jo të mira për punë dhe pagesat e ulëta po e rrezikojnë tregun e punës në Kosovë, i cili po zbrazet nga njerëz të profileve të ndryshme.

I.K (emër i njohur për redaksinë), thotë të ketë qenë i punësuar në një kompani private për një vit, por ka lëshuar vendin e punës dhe nuk dëshiron të punojë më në sektorin privat dhe askund në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, kushteve jo të mira të punës dhe pagës së ulët.

"Kam punuar në një biznes tregtar në Ferizaj. Orari i punës ka qenë 8 orë, por ka ndodhur që kam punuar edhe më shumë dhe nuk jam kompensuar për punën jashtë orarit. Paga ka qenë e ulët 250 euro në muaj, e kam lënë punën për shkak të kushteve dhe nuk kam pasur kontratë pune. Ka një vit që nuk punoj askund dhe nuk dua të punoj në një punë të tillë e cila nuk paguhet dhe nuk ofron kushte të mira për punëtorët", thotë I.K.

Ai thotë se nuk e sheh Kosovën si vend ku do të mund të punësohet dhe të ketë një pagë dinjitoze dhe një punë me kushte më të mira.

"Kam aplikuar për vizë pune në Kroaci dhe jam duke pritur të shkoj atje të punoj për shkak të pagës dhe kushteve më të mira që ofron ai vend", thotë ai.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare në sektorin privat në Kosovë është 384 euro, ndërsa në sektorin publik paga mesatare është rreth 500 euro.

Mungesën e punëtorëve në Kosovë e kanë theksuar edhe bizneset. Ata tani e sa kohë janë duke u ankuar se nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë edhe përkundër shkallës së lartë të papunësisë në vend, që sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, arrin në 26.9 për qind.

Bazuar në të dhënat e bizneseve, mungesa e punëtorëve është më e theksuar në sektorin e ndërtimtarisë, në hotelieri dhe në disa sektorë ku punohen punë sezonale.

Brahim Selimaj nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe pronar i kompanisë ndërtimore "Elsa", e cila veprimtarinë e saj e zhvillon në Prishtinë dhe në Pejë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po përballet me mungesë të punëtorëve.

"Gjetja e fuqisë punëtore është bërë problem në Kosovë, kjo ka ardhur si pasojë e mospërpjekjeve të autoriteteve që të ndalin emigrimin e të rinjve nga vendi. Por, të rinjtë duhet të kuptojnë se edhe në perëndim nuk është se ka një jetë më të mirë se në vendin e tyre. Bizneset në Kosovë po ashtu nuk arrijnë të gjejnë punëtorë të kualifikuar për një punë të caktuar ka mungesë të kuadrove në profile të ndryshme, kjo është për shkak edhe sistemit arsimor ku mungojnë profile çfarë kërkon tregu i punës", thotë Selimaj.

Mungesa e punëtorëve sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka ardhur si pasojë e ikjes së të rinjve nga vendi dhe kushtet jo të mira të punës. Jusuf Azemi, kryetar i kësaj Sindikate thotë për Radion Evropa se mungesa e punëtorëve vetëm sa do të thellohet në të ardhmen.

"Janë shumë elemente që tani që tani ka mungesë të punëtorëve në Kosovë sepse fillimisht që nga viti 2017 deri më tani, mbi 170 mijë punëtorë të kualifikuar kanë lëshuar Kosovën. Po ashtu këta qytetarë më të arsyeshme e shohin të mos punojnë dhe të marrin para nga diaspora sesa të punojnë me një pagë prej 130 euro. Kosova ka mbetur pa punëtorë adekuatë, pasi që pronarët e kompanive nuk kanë ditur të çmojnë punëtorët dhe të ju ofrojnë kushte dinjitoze të punës dhe dita ditës do të kemi gjendje edhe më të rëndë sesa që jemi aktualisht", thotë Azemi.

Ndërkohë, Brahim Selimaj pronar i kompanisë ndërtimore "Elsa", thotë se me këtë trend të ikjes së të rinjve, brenda një periudhe të shkurtër bizneset do të detyrohen të kërkojnë punëtorë jashtë vendit.

"Mendoj se në një plan afatmesëm ne do të kërkojmë punëtorë nga vendet e lindjes së afërt dhe gjithandej pasi që nuk do të këtë fuqi punëtore në Kosovë", thotë ai.

Kohëve të fundit është raportuar se shumë të rinj, kryesisht në mënyrë legale, kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në disa nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës dhe se pjesa dërmuese e emigrimit kishte përfshirë grupmoshat e reja kryesisht 25-44 vjeç.

Ndërkaq sa i përket të aplikimeve për viza, sipas të dhënave të Sistemit të Informimit për Viza Shengen, brenda viteve 2014 – 2018 thuhet të jenë regjistruar mbi 400 mijë kërkesa të përgjithshme për viza.

Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve për vizë Shengen, vendime pozitive apo viza të lëshuara janë rreth 80 për qind, derisa janë refuzuar vetëm 20 për qind e kërkesave të aplikantëve.

Gjermania prin me numrin më të madh të kërkesave për viza, pasur nga Zvicra, Italia, Greqia, Hungaria, Sllovenia dhe shtetet tjera.

The post Kosovës po i ikë fuqia punëtore appeared first on DRENICA PRESS.

AAK-ja kundër idesë së Veselit për “pastrimin e veteranëve”, s’i shkarkon as ministrat me aktakuza

Posted: 23 Jun 2019 12:45 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ditë më parë tha se do të iniciojë Komision hetimor parlamentar i cili do të pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së.

Por, për këtë nismë, Veseli nuk mund të llogarit në partnerin e tij qeverisës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, që njëherësh është shef i deputetëve të kësaj partie, në një intervistë për EkonomiaOnline, këtë nismë të Veselit po e konsideron si "lojë politike",  pasi që për çështjen e veteranëve ka pasur një marrëveshje politike.

Vlerëson se tashmë "Rasti Veteranët", është në duar të drejtësisë dhe se nuk duhet të ndërhyjë politika.

"Ne e konsiderojmë më shumë lojë politike këtë nismë, sepse me vet faktin që në fillim është bërë gabim me një marrëveshje politike, është dashtë që kanë me pas problem me këtë proces. Sepse politikisht e kanë orientuar procesin, duke bërë kompromise në dëm të vlerave të luftës. Dhe kjo tashmë për ta krijuar një komision për të ndërhyrë në Gjykatë, sepse lënda është në Prokurori, në Gjykatë, është në proces. Kjo njëkohësisht është edhe ndërhyrje në këtë drejtim, prandaj ne nuk shohim ndonjë rezultat, më shumë është për të bërë një veprim politik se sa sjell ndonjë dobi. Sepse nëse është gjykata tani duke u marr me këtë lëndë, atëherë duhet t'i lihet asaj".

Isufi ka komentuar edhe vendimin e Veselit për shkarkimin e zyrtarëve të PDK-së, të cilët kanë aktakuza për korrupsion.

Edhe këtë nismë po e vlerëson si jo të qëlluar. Thotë se AAK-ja nuk e ka për obligim të shkarkojë ministrat që kanë aktakuza, përderisa nuk ka një aktgjykim të formës së prerë.

"Me vet faktin që nga ana partiake është bërë veprimi mbetet ashtu. Nëse është dashtë të bëhet si vendim i përbashkët i koalicionit atëherë është dashur krerët institucionalë, këtë rast politikë të ulen dhe ta bëjnë në parim vendimin. Por me që është bërë në mënyrë politike partiake atëherë secila parti ka qëndrimet e veta dhe vendimet e veta ndaj anëtarëve të vet të Qeverisë. Ne nuk kemi ndonjë vendim tani për shkak se nuk jemi takuar që të mund të kemi një qëndrim rreth kësaj. Megjithatë konsideroj se çështja e akuzave dhe konfrontimin me ligjin është çështje e drejtësisë, nuk është çështje puro politike".

Por, Veseli mund të llogaritë në AAK-në, sa i përket themelimit të Tribunalit për dënimin e krimeve serbe në Kosovë.

Isufi thotë se në këtë drejtim Kosova ka humbur shumë kohë, përderisa paralajmëron dinamizim të procesit për themelimin e tij.

"Mendojmë që rezoluta është në rregull, madje jemi të vonuar për shkak se u dashtë herët të bëhet një proces ku do të kish mund të dënohet gjenocidi serb në Kosovë dhe po ashtu të ngriteshin aktakuzat ndaj gjithë atyre që kanë bërë krime lufte në Kosovë. kjo nuk ka ndodhur deri tani konsiderojmë se tani është faza që duhet të dinamizohet dhe të përshpejtohet procesi në mënyrë që të gjithë të gjenden para drejtësisë ata që kanë kryer krime kundër popullatës së Kosovës".

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka komentuar edhe mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Thotë se asnjë parti politike, përfshirë edhe opozitën nuk janë të interesuara për zgjedhje.

Megjithatë, thotë se AAK-ja është e gatshme kur do që mbahen ato, pasi që vlerëson se partia të cilës i përket është në rritje e sipër, fal "vendimeve të mëdha" të shefit të tij.

"Nuk janë të gatshëm partitë opozitare së pari të hyn në zgjedhje. Partitë që janë në pushtet kanë dëshirë që ta vazhdojnë pushtetin dhe sa i përket neve si AAK kurd që shpallen zgjedhjet ne jemi të gatshëm. Mendoj që jemi në epërsi tani me vet faktin që kemi pas tema të mëdha të cilat pikërisht janë vendosur nga Qeveria Haradinaj, e që tregon se kanë ndikuar në rritjen e AAK-së. Proceset që na presin si dialogu dhe tema tjera që e forcojnë shtetin e Kosovës, ka nevojë që kjo qeveri të vazhdojë. Haradinaj ka nevojë të jetë kryeministër për shkak të taksës, ushtrisë dhe raporteve me ndërkombëtarët", thotë ai.

Në fund Isufi ka komentuar edhe idenë e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.

Thotë se kjo ide nuk i takon vetëm atij, por çdo shqiptari dhe çdo brezi.

"Bashkimi Kombëtar nuk është ide personale, e as individuale e dikujt. Është ide e brezave e tërë shqiptarëve që kanë dashur të jetojnë në një shtet në një komb që padrejtësisht janë ndarë në periudha të kaluara dhe kjo ide vazhdon edhe më tutje nuk është ndonjë risi".

The post AAK-ja kundër idesë së Veselit për "pastrimin e veteranëve", s'i shkarkon as ministrat me aktakuza appeared first on DRENICA PRESS.

Real Sociedad pas talentit të Real Madridit

Posted: 23 Jun 2019 12:39 AM PDT

Real Madrid mund të mbetet pa Martin Odegardin, pasi Real Sciedad po e kërkon në huazim.

Gazeta AS raporton se Real ka një ofertë edhe nga Bayer Leverkusen, dhe norvegjezi do të nënshkruaj me skuadrën që i ofron kushtet më të mira financiare, përcjell Drenicapress

Duket se madrilenët po heqin dorë nga talentin i tyre të cilët e kërkuan me ngulm kur ai ishte vetëm 15 vjecar./Drenicapress

Image result for martin odegaard

The post Real Sociedad pas talentit të Real Madridit appeared first on DRENICA PRESS.

Nisma politike e arsimit

Posted: 23 Jun 2019 12:36 AM PDT

Nuk janë bërë ende dy vjet të plotë qëkur Shyqiri Bytyqi nga Partia Nisma Socialdemokrate ka marrë në dorë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ky dikaster është mbushur me anëtarë e përkrahës të kësaj partie.

Krejt në fillim të mandatit, vendimet e tij bënë që Kosova të përjashtohej nga organizmat ndërkombëtarë për cilësi në arsim. Vendimet e tij ndryshuan strukturën e trupave udhëheqëse të universiteteve publike, ndërkohë që arsimi parauniversitar mbeti pa literaturë cilësore. U raportua po ashtu për keqpërdorim të buxhetit e për presione të brendshme të natyrave të ndryshme. Ministri Bytyqi qëndron i palëkundur në pozitën e tij derisa përgjegjësi as nuk jep, as nuk i kërkon kush.

Gazeta "Koha Ditore" ka përcjellë në vazhdimësi zhvillimet në këtë sektor dhe ka raportuar për vendimet e për skandalet që i kanë dhënë formë arsimit që nga 12 shtatori i vitit 2017, kur Bytyqi u soll në krye të MASHT-it. Se cilat janë ato dhe çfarë pasojash kanë shkaktuar, lexoni më poshtë.

1. Shkarkohen Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe ushtruesja e detyrës së drejtorit (25 shtator 2017)

Këtë vendim Bytyqi e mori me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj. E arsyetoi me faktin se ishte kërkesë e kryeministrit. Si pasojë, Kosova u përjashtua nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe iu zbrit statusi nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

2. Shkarkohen anëtarët e Këshillit drejtues të UP-së (janar 2018)

Ministri Bytyqi i shkarkoi 4 anëtarët e Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës pa ndonjë arsyetim. Të shkarkuarit ishin: Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

3. Emërohen anëtarë me prapavijë politike e lidhje shoqërore (7 shkurt 2018)

Ministri emëroi në Bord ish-drejtoreshën e tij në Shoqatën e kontabilistëve të certifikuar dhe auditorëve të Kosovës (ShKÇAK). /koha.net

The post Nisma politike e arsimit appeared first on DRENICA PRESS.

Juventusi në garë për talentin e West Bromit

Posted: 23 Jun 2019 12:32 AM PDT

Juventusi shpreson se do të mposht Liverpulin dhe Tottenhemin për nënshkirmin e mesfushorit anglez të West Brom, Rakeem Harper, raporton Mirror, përcjell Drenicapress.

19 vjecari është pa kontratë me skuadrën nga Hawthorns dhe nuk ka arritur të gjejë një marrvëeshje të re me skuadrën që milton në  Championship.

Juve e ka specialitet të sjell lojtar pa kontratë, dhe Harper e ka një mundësi të artë të rritet te kampionët e Seria A./DrenicaPress

Related image

The post Juventusi në garë për talentin e West Bromit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more