Skip to main content

“Shala rrëfehet për lëndimin e pësuar: Mu mbushën sytë me lot që nuk mund t’i ndihmoj Kosovës, besoj te shokët e mi se do të marrim rezultate pozitive” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Shala rrëfehet për lëndimin e pësuar: Mu mbushën sytë me lot që nuk mund t’i ndihmoj Kosovës, besoj te shokët e mi se do të marrim rezultate pozitive” plus 9 more Telegrafi Futboll


Shala rrëfehet për lëndimin e pësuar: Mu mbushën sytë me lot që nuk mund t’i ndihmoj Kosovës, besoj te shokët e mi se do të marrim rezultate pozitive

Posted: 30 May 2019 04:09 PM PDT

Herolind Shala ka qenë lojtari kryesor i trajnerit Bernard Challandes, prej se ky i fundit e ka marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Mesfushori nga Drenasi ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e zvicerane dhe lider i Kosovës.

Por në momentin që po kalonte nëpër një formë të mrekullueshme te Valerenga, Shala është lënduar në stërvitje me skuadrën norvegjeze.

Lëndimi i pësuar ka bërë që Shala t'i humbas dy ndeshje tejet të rëndësishme me Kosovën, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që do të zhvillohen në muajin qershor.

Superliga e Norvegjisë flet shqip, tetë futbollistë nga Kosova vendimtarë në klubet e tyre me gola e asistime - flasin protagonistët Superliga e Norvegjisë flet shqip, tetë futbollistë nga Kosova vendimtarë në klubet e tyre me gola e asistime - flasin protagonistët

Në një prononcim për Telegrafin, Herolindi thotë se i vije tepër keq që nuk do të jetë në fushë për t'i ndihmuar shokët e Përfaqësueses.

"Isha duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, shënoja rregullisht dhe asistoja, por lëndimi erdhi në një moment shumë të keq".

"Mezi prisja që të vinte muaji qershor dhe të grumbullohesha me Kosovën, pasi është krenari ta veshësh atë fanellë. Nuk është lëndim i rëndë, pasi është qarë muskuli pak, por që duhet të jem jashtë fushave për tri javë".

Kosova mbetet pa kapiten në dy ndeshjet e radhës, lëndohet edhe Herolind Shala Kosova mbetet pa kapiten në dy ndeshjet e radhës, lëndohet edhe Herolind Shala

"Në momentin që morra vesh se do të jem jashtë fushave, mu mbushën sytë me lot pasi iu kam dashur edhe klubit, por edhe Kosovës", tha Shala për Telegrafin.

27-vjeçari do të ishte kapiten i Kosovës në këto dy ndeshje në mungesë të Hekuran Kryeziut.

"E kam thënë edhe më parë se shiriti i kapitenit nuk është problem, pasi të gjithë kemi veshur fanellën e Kosovës dhe mundohemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë. Nuk ka qenë me rëndësi kush do të ishte kapiten, por me rëndësi janë rezultatet. Më vije shumë keq që nuk jam në këto dy takime të rëndësishme për t'i ndihmuar bashkëvendësit e mi", vazhdoi tutje Shala.

Por Herolindi ka besim të madh tek shokët e Përfaqësueses se do të marrin rezultate pozitive ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

"U bënë shumë mungesa në mesfushë sidomos, pasi përveç meje mungon edhe Hekurani e Valoni, por besoj fuqishëm në grupin e lojtarëve, besoj shumë se do të marrin rezultate pozitive në dy takimet".

"Uroj që nga Mali i Zi dhe Bullgaria të kthehen shokët me pikët e plota, pasi kemi potencial dhe kemi cilësi më shumë", deklaroi Shala.

Herolindi në janar iu bashkua skuadrës së madhe norvegjeze, Valerenga ku edhe ka shkëlqyer në këtë fillim edicion.

Mesfushori qendror i Kosovës ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime në 11 takimet e para.

"E kam filluar mirë me Valerengan, por edhe në klub ka shumë futbollistë cilësorë. Jemi një grup i mirë dhe kemi objektiva të mëdha, që të fitojmë trofe ose të sigurojmë daljen në garat evropiane".

"Nuk jam futbollist që i shikoj statistikat, edhe pse ato janë të vlefshme. Për mua së pari është e rëndësishme skuadra pastaj statistikat. Kam shënuar e kam asistuar, por këtu kanë merita edhe bashkëlojtarët", deklaroi Shala.

Afati kalimtar veror do të fillojë së shpejti, por Shala ndihet i qetë pasi ka kontratë me klubin norvegjez.

"Aktualisht jam i qetë pasi kam një kontratë valide me klubin", përfundoi mesfushori kosovar. /Telegrafi/

The post Shala rrëfehet për lëndimin e pësuar: Mu mbushën sytë me lot që nuk mund t'i ndihmoj Kosovës, besoj te shokët e mi se do të marrim rezultate pozitive appeared first on Telegrafi.

Pas dueleve dhe bërrylave vjen pajtimi mes Higuain dhe Luiz

Posted: 30 May 2019 03:18 PM PDT

Chelsea e ka mposhtur Arsenalin për të siguruar triumfin në Ligën e Evropës të mërkurën në mbrëmje.

Blutë fituan 4-1 pas një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, me Olivier Giroud, Pedro  dhe Eden Hazard (dy herë) që shënuan.

24 orë përpara ndeshjes, Arsenali ishte favorit për të fituar Ligën e Evropës. Kjo pasi te Chelsea kishte një numër të lëndimeve, me Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi që ishin jashtë – ndërsa N’Golo Kante ishte në dyshim.

Të gjitha lajmet nga Chelsea Të gjitha lajmet nga Chelsea

Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, u duk se dy nga yjet e tyre kishin një zënkë në stërvitjen e fundit në prag të finales.

Videoja tregonte se Gonzalo Higuain dhe David Luiz, shkëmbyen disa goditje të pakontrolluara mes tyre. Kjo bëri që Sarri të zëmërohej pas masë.

Por për fat të Chelseat në ndeshje gjithçka shkoi mirë.

Dhe pas fitores, Luiz dhe Higuain iu përgjigjën thashethemeve për prishje të raportit mes tyre me një numër video në rrjetet sociale.

Maurizio Sarri çmendet pas dueleve dhe bërrylave të rrezikshëm mes Higuain dhe David Luiz në stërvitjen e fundit para finales Maurizio Sarri çmendet pas dueleve dhe bërrylave të rrezikshëm mes Higuain dhe David Luiz në stërvitjen e fundit para finales

Luiz bën me gjestin kinse “shumë është folur” me dorën e tij, ndërsa Higuain thotë: ‘Asgjë nuk ka ndodhur, unë e dua Davidin!".

Sulmuesi pastaj e puth shokun e tij në faqe, i cili përgjigjet: “Edhe unë të dua, vëlla!”.

Duket se Luiz dhe Higuain janë ende në raport të mirë, dhe gjera të tilla në stërvitje ndodhin kur tensioni është i madh para një ndeshjeje të rëndësishme. /Telegrafi/

The post Pas dueleve dhe bërrylave vjen pajtimi mes Higuain dhe Luiz appeared first on Telegrafi.

Pa Ligë të Kampionëve dhe me 100 milionë euro më pak – ky pritet të jetë formacioni i Arsenalit për edicionin e ardhshëm

Posted: 30 May 2019 03:01 PM PDT

Arsenali mund të ketë vetëm 40 milionë funte për ta kaluar këtë verë me vler, pasi ka humbur në finale të Ligës së Evropës ndaj Chelseat. 

Me këtë humbje, Gunners kanë humbur edhe një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Arsenali do të ketë 100 milionë euro më pak pas humbjes nga rivali i tyre nga Londa (4-1).

Unai Emery, pritet të bëjë ndryshime . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Unai Emery ka pasur gati një listë me emra si Gianluigi Donnarumma, Samuel Umtiti, Harry Maguire, Wilfried Zaha dhe Nicolas Pepe.

Por menaxheri spanjoll tani do të duhet të zgjedhë alternativa më të lira për të forcuar skuadrën.

Mbrojtësi i Espanyol, Mario Hermoso, mund të blihet për 18 milionë funte.

Arsenali. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Po ashtu konfirmohet edhe interesimi i madh për Hakim Ziyech  që mund të largohet për vetëm 30 milionë euro. Ai ka spikatur në Eredivisie këtë sezon me 16 gola dhe 13 asistime.

Arsenali iu bashkuan garës për të nënshkruar edhe me Ismaila Sarr nga Rennes për 30 milionë euro. Dhe Leicester janë gjithashtu të interesuar për lojtarin që ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 48 ndeshje këtë sezon.

Arsenali ka nevojë për përforcime pasi janë larguar Aaron Ramsey, Petr Cech dhe Danny Welbeck (pritet të largohet).

Pa Ligën e Kampionëve, Arsenali do të ketë problem që të nënshkruajë me lojtarë të nivelit të lartë. /Telegrafi/

The post Pa Ligë të Kampionëve dhe me 100 milionë euro më pak – ky pritet të jetë formacioni i Arsenalit për edicionin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Dzeko drejt largimit, boshnjaku ka arritur marrëveshje personale me Interin

Posted: 30 May 2019 02:49 PM PDT

Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi boshnjak nuk është i kënaqur me drejtuesit e Romës që nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Mediat italiane kanë lajmëruar se boshnjaku ka arritur tanimë marrëveshje personale me Interin.

33-vjeçari ka pranuar të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Neroazzurrët me pagë vjetore prej 4,5 milionë euro.

Edin Dzeko gjatë ndeshjes Inter – Roma. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Tani i mbetet dy klubeve Romës dhe Interit të arrijnë marrëveshje për çmimin e Dzekos.

Roma për ta lënë të lirë Dzekon të largohet po kërkon rreth 20 milionë euro.

Gjithsesi në garë për ish-anëtarin e Manchester Cityt janë edhe Fenerbahce dhe West Ham United. /Telegrafi/

The post Dzeko drejt largimit, boshnjaku ka arritur marrëveshje personale me Interin appeared first on Telegrafi.

Ramos flet për ardhjen e Hazardit te Real Madridi: Është një lojtar me të vërtetë i mirë

Posted: 30 May 2019 02:25 PM PDT

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur për Eden Hazardin, që pritet të kalojë te mbretërit, pasi mbrojtësi ka fjalë shumë të mira për belgun. 

33-vjeçari foli sot në një konferencë për shty të organizuar në qendrën e stërvitjes të klubit, Valdebebas, ku tregoi se do të qëndrojë.

Hazard ka qenë i lidhur tash e një kohë me Real Madridin, dhe kapiteni e ka dhënë bekimin e tij për sulmuesin anësor.

“E konsideroj Eden Hazard si një lojtar me të vërtetë të dalluar”.

“Unë nuk i jap këshilla askujt, as nuk varet nga unë nëse transferohet apo jo".

“Unë jam kapiten dhe ka departamente të tjera që merren me transferimet në klub “, ka thënë Ramos. /Telegrafi/

The post Ramos flet për ardhjen e Hazardit te Real Madridi: Është një lojtar me të vërtetë i mirë appeared first on Telegrafi.

Arsenali e ka gati transferimin e Meunier

Posted: 30 May 2019 02:14 PM PDT

Skuadra e Arsenalit është duke kërkuar ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Pas lëndimit të rëndë të Hector Bellerin që do të mungojë gjatë, Arsenali ka çaluar në pozitën e krahut të djathtë në mbrojtje.

Zvicerani Stephan Lichtsteiner dhe i riu anglez Maitland – Niles nuk kanë arritur të zëvendësojnë siç duhet spanjollin Bellerin.

Thomas Meunier. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kësisoj Arsenali ka filluar bisedimet me Paris Saint Germain për mbrojtësin belg Thomas Meunier.

France Football ka raportuar se Meunier ka kërkuar nga klubi ta lënë të lirë të largohet pasi nuk është i lumtur në Paris.

Për ta lënë të lirë mbrojtësin belg të largohet, PSG po kërkon rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

The post Arsenali e ka gati transferimin e Meunier appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Juventusit të irrituar pse Conte ka zgjedhur Interin, duan t’ia largojnë yllin në Allianz Stadium

Posted: 30 May 2019 01:46 PM PDT

Antonio Conte te Interi mungon vetëm zyrtarizimi, që do të vijë në orët e ardhshme, pasi tashmë është formalizuar gjithçka.

Por nëse kalimi i Contes te Interi nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e gjerë e tifozëve zikaltër, e njëjtë gjë ka ndodhur edhe me ata të Juventusit.

Tifozët e Interit ishin të lidhur më shumë me një rikthim të Jose Mourinhos, por emërimi në stol i ish-juventuni të zjarrtë ka bërë që shumë të jenë kundër.

Antonio Conte . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Por së fundmi kanë reaguar edhe tifozët e Juves për transferimin e Contes në Milano, ku konsiderohet tradhti e madhe, ku një prej simboleve bardhezi të dy dekadave të fundit te shkojë te rivalët e urryer.

Inter Inter

Një tifozë i Juventusit ka krijuar një peticion në platformën "Change.org", në mënyrë që drejtuesit e Juventusit të heqin yllin që i dedikohet ish-trajnerit dhe lojtarit, në "Allianz Stadium".

Ylli i Contes në Juventus stadium

Sipas atij që e ka bërë peticioni, Conte, me kalimin te Interi nuk është zgjedhje profesionale, sepse të shkosh te Interi do të thotë që të shkelësh dinjitetin. /Telegrafi/

The post Tifozët e Juventusit të irrituar pse Conte ka zgjedhur Interin, duan t'ia largojnë yllin në Allianz Stadium appeared first on Telegrafi.

Hysaj e paralajmëron largimin nga Napoli: Koha ime aty ka mbaruar

Posted: 30 May 2019 01:28 PM PDT

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar ka konfirmuar në një intervistë për Supersport se do të largohet nga klubi italian.

Fillimisht reprezentuesi shqiptar foli për trajnerin aktual të Napolit, Carlo Ancelottin që e vlerësoi si trajner të shumë të mirë.

"Ancceloti është një trajner shumë i mirë, nga ata persona që të rrinë në zemër. Ka lojën e vet, dhe ndoshta unë nuk përshtatem shumë aty. Nëse gjërat nuk ecin mirë, do shohim çfarë do bëjmë".

Elseid Hysaj. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Shkodrani deklaroi se koha e tij te Napoli ka mbaruar dhe është i gatshëm për një aventurë të re.

"Po pres skuadrën e duhur, në momentin e duhur. Tani po mendoj për Kombëtaren, dhe do shoh më pas. Jam gati për një aventurë të re. Dua një shtet të ri, dhe njerëz të rinj. Koha ime te Napoli ka mbaruar", përfundoi Hysaj. /Telegrafi/

The post Hysaj e paralajmëron largimin nga Napoli: Koha ime aty ka mbaruar appeared first on Telegrafi.

Fotot e papublikuara më parë të Neymar te Real Madridi kur ishte në prova

Posted: 30 May 2019 01:10 PM PDT

Tek episodi i dytë i filmit dokumentar në lidhje me karrierën dhe jetën e Neymar Jr janë ngritur disa pyetje në lidhje me të ardhmen e braziliait.

Kjo pasi që kur ishte 13 vjeç, Neymar udhëtoi në kryeqytetin spanjoll për t’iu nënshtruar një prove me Real Madridin.

Ai ishte në edicionin 2005/06 tek ekipi i të rinjve, ku u takua me Dani Carvajal dhe Pablo Sarabia.

Dokumentari i publikuar ofron pamje të reja të Neymar në Madrid.

Të gjitha lajmet nga Neymar Të gjitha lajmet nga Neymar

Ai u fotografua në Valdebebas, brenda dhe jashtë Santiago Bernabeut, dhe në dhomën e veshjes.

Ai ishte ulur ku ulëset i kishin katër brazilianë, në atë kohë: Julio Baptista, Ronaldo, Robinho dhe Cicinho.

Neymar Jr përfundoi duke nënshkruar kontratën e tij të parë si 13 vjeç, te Santos, duke e kompensuar familjen financiarisht, pasi iu dha një apartament pranë terrenit të stërvitjes.

Real Madrid ende e do, por ai tani është në Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

The post Fotot e papublikuara më parë të Neymar te Real Madridi kur ishte në prova appeared first on Telegrafi.

Mbajeni mend këtë emër, Erling Braut Haland – talenti që shënoi nëntë gola në një ndeshje të Kampionatit Botëror U21

Posted: 30 May 2019 12:37 PM PDT

Quhet Erling Braut Haland, një talent i ri që po lind dhe mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë.   

Ai nuk i ka mbushur ende 19-vjeç, por në janar Red Bull Salzburg shpenzoi plot 5 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga klubi norvegjez Molde, duke shpresuar që vlera e tij do të rritet për shumë herë.

Me atë që ka bërë sot në kampionatin Botëror të 20-vjeçarëve, Haland ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive nga e gjithë bota.

Erling Braut Haland . (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Është vërtetë e pabesueshme ajo që ka realizuar sulmuesi i talentuar norvegjez.

Nëntë gola në një ndeshje të vetme, po e dëgjuat mirë, Haland ka shpërthyer në sfidën mes Norvegjisë dhe Hondurasit duke realizuar nëntë herë në fitoren 12-0.

Nordikët e mbyllën grupin në vendin e 3-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara dhe me shumë gjasa nuk do të jenë një nga 4 skuadrat e treta më të mira dhe do ta mbyllin aventurën e tyre.

Por ajo që ka bërë Haland do të kujtohet për shumë vite.

Për 18-vjeçarin që është djali ish-futbollistit të Leeds United dhe Manchester Cityt, Alf-Inge Haland që tani interesohen disa klube të mëdha, përfshirë këtu Juventusin dhe Manchester United./Telegrafi/

The post Mbajeni mend këtë emër, Erling Braut Haland – talenti që shënoi nëntë gola në një ndeshje të Kampionatit Botëror U21 appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more