Skip to main content

“Përzgjidhet goli i vitit në Angli – raketa e Towesend ndaj kampionëve në fuqi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Përzgjidhet goli i vitit në Angli – raketa e Towesend ndaj kampionëve në fuqi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Përzgjidhet goli i vitit në Angli – raketa e Towesend ndaj kampionëve në fuqi

Posted: 21 May 2019 04:25 PM PDT

Liga Premier e ka mbyllur edhe një sezon mes rivalëve, ku titulli u vendos vetëm në xhiron e fundit.

Shumë spektakël, gola dhe emocione për gjatë një viti. Liga Premier e ka zgjedhur edhe golin më të bukur të vitit.

Anësori i Crystal Palace, Andros Townsend e mori vlerësimin e golit të sezonit në Ligën Premier për perlën e shënuar ndaj Manchester City.

Futbollisti i anglez e shënoi golin e dytë të fitores befasuese në "Etihad Stadium".

Kjo ishte hera e parë dhe e vetme që skuadra e Pep Guardiolas humbi në shtëpi.

10 gola të bukur ishin përzgjedhur nga tifozët dhe një panel ekspertësh futbolli.

Mes atyre më të pëlqyer ishin edhe ai i Eden Hazard në derbin e Londrës kundër Ëest Ham, si dhe goli i Vincent Kompany që e shënoi ndaj Leicesterit. /Telegrafi/  

The post Përzgjidhet goli i vitit në Angli – raketa e Towesend ndaj kampionëve në fuqi appeared first on Telegrafi.

Tottenhami interesohet për Elseid Hysajn, projektohet shkëmbimi me Kieran Trippier

Posted: 21 May 2019 02:49 PM PDT

Elseid Hysaj sikurse çdo verë edhe kësaj radhe pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar ka shumë gjasa që ta mbyllur aventurën me Napolin për të kaluar në Ligën Premier.

Është folur shumë në të shkuarën për një kalim të shkodranit te Chelsea, por tashmë ka dalë në skenë një tjetër variant, por me një klub londinez.

Elseid Hysaj në aksion . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Ditë më parë është raportuar nga mediat britanike, se Napoli është i interesuar për mbrojtësin e djathtë të Tortenhemi, Kieran Trippier.

"Gjelat" e Londrës janë gati ta shesin anglezin, por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit.

Sipas "The Sun" familja e anglezit vetëm ka filluar të interesohet për shumë gjëra rreth qytetit.

Kieran Trppier në aksion me fanellën e Tottenham Hotspur . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Në anën tjetër edhe Hysaj është pro një kalimi në Ligën Premier.

Tortenhamit shihet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtësin e kombëtares. /Telegrafi/

The post Tottenhami interesohet për Elseid Hysajn, projektohet shkëmbimi me Kieran Trippier appeared first on Telegrafi.

De Jong po mësohet me Barcelonën, Kluviert kujdeset për të

Posted: 21 May 2019 02:37 PM PDT

Frenkie de Jong dhe Patrick Kluivert janë takuar në Barcelonë, ku aty në të shkuarën ka luajtur sulmuesi i njohur i Blaugranave.

22 vjeçari ka qëndruar në Kataluni për disa ditë, ku e ka takuar edhe Kluivertin, që jeton në këtë vend.

Ai i ka dhënë disa këshilla pasi edhe vet e ka përjetuar kalimin nga Ajaxi te Barcelona, edhe pse ishte te AC Milan në vitin 1998.

View this post on Instagram

Welcome to Barcelona 🇪🇸🇳🇱⚽#bienvenidoabarcelona #happy 😊

A post shared by Shane Kluivert (@shanekluivert) on

De Jong me të dashurën e tij dhe Kluivert me gruan, ku aty ishte edhe Shane, djali i vogël i tij, që luan aktualisht në akademinë e Barcelonës, bën një foto  së bashku, që u postua në rrjetet sociale.

42-vjeçari ka qëndruar në Barcelonë për gjashtë vite si lojtarë dhe shihet si një nga legjendat e këtij klubi. /Telegrafi/  

The post De Jong po mësohet me Barcelonën, Kluviert kujdeset për të appeared first on Telegrafi.

Petr Cech do të kthehet te Chelsea, ai do të bëhet drejtor sportiv

Posted: 21 May 2019 02:36 PM PDT

Chelsea do ta emërojë Petr Cechun drejtor sportiv gjatë kësaj vere – bën të ditur Sky Sports.

Portieri legjendar do t’i japë fund karrierës si futbollist pas përfundimit të këtij sezoni, e që do të ndodhë pas finales së Europa League.

Të gjitha lajmet nga Petr Cech Të gjitha lajmet nga Petr Cech

Në ndeshjen e 29 majit në Baku të Azerbajxhanit, Topçinjtë luajnë kundër ish-skuadrës së çekut, Chelsea.

Petr Cech (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali duhet ta fitojë atë ndeshje, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin e në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Blutë e kanë arritur përmes renditjes në Ligën Premier.

Pasi t’i përfundojë kontrata me Topçinjtë, Cech do t’i kthehet klubit nga ku u largua në vitin 2015 dhe atje do të angazhohet si drejtor. /Telegrafi/

The post Petr Cech do të kthehet te Chelsea, ai do të bëhet drejtor sportiv appeared first on Telegrafi.

Real Madridi dhe Atletico Madridi rrezikojnë grupe të vështira në Ligën e Kampionëve

Posted: 21 May 2019 02:19 PM PDT

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen me short të vështirë në Ligën e Kampionëve, pasi ka kundërshtarë shumë të fort që vijnë nga vazo e parë.  

Janë kualifikuar në mënyrë direkt 26 ekipe për sezonin e ardhshëm në fazën e grupeve, ndërsa dy vende janë të rezervuara për fituesin e Ligës së Kampionëve  dhe Ligës së Evropës.

Këtë sezon, megjithatë, të dy finalistët e Ligës së Kampionëve tashmë janë kualifikuar përmes pozitave të tyre në kampionatet vendase.

Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Kështu që një vend do të shkojë tek kampionët e Bundesligës së Austrisë, federata e të cilëve zë vendin e 11 në renditjen e UEFA -s.

Italia, Spanja, Anglia dhe Gjermania do të kenë katër përfaqësues secila.

Dy të parët nga Franca dhe Rusia do të shkojnë direkt, së bashku me kampionët nga Portugalia, Ukraina, Belgjika dhe Turqia.

Vazo e parë do të ketë skuadra të tilla si Barcelona, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Zenit Saint Petersburg, Liverpool ose Tottenham Hotspur dhe Chelsea ose Arsenal.

Real Madridi dhe Atletico me shumë gjasë do të jenë në vazon e dytë dhe do të kenë kundërshtarë nga këta lartë. /Telegrafi/  

The post Real Madridi dhe Atletico Madridi rrezikojnë grupe të vështira në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Conte fiton gjyqin, Chelsea obligohet t’ia paguajë dëmshpërblimin milionësh

Posted: 21 May 2019 01:26 PM PDT

Chelsea është obliguar t’ia paguajë ish-trajnerit Antonio Conte nëntë milioën funte (10.2 milionë euro), pasi gjykata ka vendosur në favor të strategut italian.

49-vjeçari e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2016/2017 dhe e mposhti Manchester Unitedin në finale të Kupës FA, vetëm dy muaj para se të shkarkohej nga Roman Abramovich.

Të gjitha lajmet nga Antonio Conte Të gjitha lajmet nga Antonio Conte

Kur ishte shkarkuar, ka pasur thashetheme se klubi ishte i pakënaqur me sjelljen e trajnerit dhe raporteve të prishura me disa prej lojtarëve kryesore.

Antonio Conte (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Sipas The Times, Chelsea nuk do ta kontestojë vendimin e gjykatës dhe në këtë mënyrë do të marrë fund mosmarrëveshja mes dy palëve, ndërsa Conte do ta marrë dëmshpërblimin e tij.

Në ndërkohë, strategu italian është duke u kërkuar nga disa klube dhe pritet që në sezonin e ri ta marrë nën drejtim ndonjë tjetër klub të madh. /Telegrafi/

The post Conte fiton gjyqin, Chelsea obligohet t’ia paguajë dëmshpërblimin milionësh appeared first on Telegrafi.

Letra e Lazim Destanit pas shpalljes së Shkëndijës kampion

Posted: 21 May 2019 01:17 PM PDT

Shkëndija të dielën pranoi trofeun për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut në sezonin 2018/2019, ndërsa pas festës, Lazim Destani me një letër të hapur ka uruar gjithë ata që ndjejnë veten të afërt me skuadrën kuqezi.

Më poshtë është letra e plotë e kreut të klubit tetovar:

E nderuara familje e madhe kuqezi, të nderuar lojtarë të KF Shkëndija, trajnerë, staf i administratës, gjithë ju që jeni pjesë e klubit dhe ju të nderuar spektatorë të skuadrës sonë të përbashkët.

Jam i gëzuar që ne të gjithë së bashku vazhdojmë të shënojmë momente të reja suksesi me skuadrën tonë të dashur, me Shkëndijën. Në mënyrë të veçantë më gëzon titulli i ri i kuqezinjve tanë, kampion shtetëror, duke manifestuar edhe në këtë stinor dominim në elitën e futbollit në vendin tonë.

Jemi krenarë që hap pas hapi po arrijmë që premtimet t'i kthejmë në vepra dhe uroj e besoj që të gjithë së bashku do të vazhdojmë të ecim përpara me këtë rritëm zhvillimi.

Të gjitha lajmet nga KF Shkëndija Të gjitha lajmet nga KF Shkëndija

Çdo titull i fituar e ka shijen e vet, ndërsa e veçanta e sivjetme është se Shkëndija po e prek një tjetër moment historik, pra për herë të parë sivjet Shkëndija e mbrojti titullin e kampionit.

Katër trofe brenda tre viteve është arritje historike për Shkëndijën dhe duke i ditur ambiciet tona të përbashkëta, këto suksese na inkurajojnë të punojmë me përkushtim akoma më të madh drejt sfidave të reja që i kemi në rrugën e ecjes sonë përpara.

Jam i bindur se Shkëndija do të vazhdojë punën me dedikim për ta dominuar skenën e futbollit në vend. Por, në të njëjtën kohë, ne duam ta bëjmë edhe hapin tjetër të radhës në Kupat e Evropës. Tashmë tre vitet e fundit Shkëndija po arrin ‘play-offin’ në garën e Europa League, ndërsa uroj që sivjet ta kalojmë këtë prag e ta shijojmë bukurinë e hyrjes në grupe. Besoj se tash para vetes kemi një verë tjetër përplot me emocione e kënaqësi që do të na sjellin paraqitjet e Shkëndijës në Evropë. Uroj me kuqezinjtë të shijojmë sa më shumë suksese e gëzime.

Duke ju falënderuar ju mbështetësve të Shkëndijës që gjithmonë i qëndroni pranë skuadrës suaj të zemrës, dhe në veçanti tifogrupin e Ballistëve, – ju ftoj të qëndrojmë të bashkuar në rrugën e Shkëndijës kuqezi drejt sukseseve të reja.

The post Letra e Lazim Destanit pas shpalljes së Shkëndijës kampion appeared first on Telegrafi.

Lacazette mbetet jashtë listës së Deschamps për ndeshjet e Francës

Posted: 21 May 2019 01:07 PM PDT

Alexandre Lacazette është lënë jashtë përsëri nga Didier Deschamps për ndeshjet e kombëtares së Francës. Përveç yllit të Arsenalit, përzgjedhësi vazhdon të mos e ftojë as mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte, që ka pasur një sezon pozitiv me Citizens.

Ndërkohë, në kombëtaren e Francës është ftuar mbrojtësi Barcelonës, Clement Lenglet. Kampionët e botës do të luajnë fillimisht një miqësore me Bolivinë, para se të zhvillojnë dy ndeshjet kualifikuese ndaj Turqisë dhe Andorrës. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria, transmeton KP.

Didier Deschamps (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Lista e lojtarëve të ftuar nga Deschamps:

Portierë: Alphonse Areola (PSG), Benjamin Lecomte (Montpellier), Hugo Lloris (Tottenham), Mike Maignan (Lille).

Mbrojtës: Lucas Digne (Everton), Clement Lenglet (Barcelona) Ferland Mendy (Lyon), Benjamin Pavard (Stuttgart), Leo Dubois (Lyon), Raphael Varane (Real Madrid), Samuel Umtiti (FC Barcelona), Kurt Zouma (Everton).

Mesfushorë: N’Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Tanguy Ndombele (Lyon), Paul Pogba (Manchester United), Moussa Sissoko (Tottenham).

Sulmues: Wissam Ben Yedder (Sevilla), Kingsley Coman (Bayern Munich), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille).

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja e Francës Të gjitha lajmet nga Kombëtarja e Francës

The post Lacazette mbetet jashtë listës së Deschamps për ndeshjet e Francës appeared first on Telegrafi.

Varane thyen heshtjen: Do të qëndroj te Real Madridin edhe një vit

Posted: 21 May 2019 01:04 PM PDT

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, e ka bërë të qartë se do të vazhdojë të qëndrojë në klubin aktual edhe vitin e ardhshëm. 

Francezi ka qenë i lidhur me një largim, por duket se i beson projektit të Zinedine Zidane për rindërtimin e Los Blancos.

“Do të qëndroj [te Real Madrid] edhe sezon e ardhshëm dhe jam i sigurt që do të përgjigjemi në mënyrën e duhur".

Raphael Varane . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“[Këtë sezon] ne luftuam dhe u përpoqëm fort, por nuk mund të fajësojmë asnjë, pasi është e vërtetë që ne e humbëm atë shkëndijë në momente të vështira dhe nuk kam qenë në nivelin më të mirë, por do të shohim përsëri Varanen e mirë".

“Ne duhet të evoluojmë dhe Zidane e di këtë".

Joaquin dhe Raphael Varane. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Ne duhet të ri-ndërtojmë dhe të ndryshojmë gjërat, për ta filluar një cikël të ri”, ka thënë Varane për Marca. /Telegrafi/

The post Varane thyen heshtjen: Do të qëndroj te Real Madridin edhe një vit appeared first on Telegrafi.

Guardiola takohet me drejtorin e Juventusit, por refuzon ta marr drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’

Posted: 21 May 2019 12:47 PM PDT

Raportohet se Pep Guardiola është takuar me drejtorin e Juventusit, Fabio Paraticin në Milano, por trajneri nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

Sipas gazetarit Mario Gago Huerta, që punon në radio  Onda Cero, Guardiola të martën është takuar me Paraticin dhe ka biseduar me të.

Pep Guardiola. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Megjithatë, Gago thotë se është e pamundur që katalunasin ta zëvendësojnë Max Allegri, pavarësisht se City po përballet me sanksione financiare të mundshme, duke përfshirë përjashtimin nga Liga e Kampionëve.

Argëtimi i Guardiolas në Angli, trajneri shihet duke kënduar dhe vallëzuar pas trofeve të fituara Argëtimi i Guardiolas në Angli, trajneri shihet duke kënduar dhe vallëzuar pas trofeve të fituara

Për më tepër, qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte një ngjarje bamirësie, pasi edicioni i klubit anglez është mbyllur të shtunën, ku Manchester City fitoi tre trofe.

Pep Guardiola . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

48-vjeçari deklaroi të premten e kaluar se ai nuk do të bashkohet me Juventusin. /Telegrafi/

The post Guardiola takohet me drejtorin e Juventusit, por refuzon ta marr drejtimin e 'Zonjës së Vjetër' appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more