Skip to main content

PDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore

PDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore


PDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore

Posted: 31 May 2019 03:01 AM PDT

Punimet e realizuara në projektet rrugore nga vjeshta e kaluar e deri më tash, në lokalitete të ndryshme të Komunë së Klinës, sipas subjektit opozitar në këtë komunë PDK, janë kryer keq dhe sipas saj janë dështime infrastrukturore që po rëndojnë edhe buxhetin e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këtij subjekti, përurimi i këtyre projekteve të realizuara është bërë me mburrje, sidomos asfaltimi i rrugëve në fshatrat Çabiq, Krushevë e Madhe, Stapanicë, Gremnik, Drenoc, në qytet… por këto rrugë sipas PDK-së janë prishur shpejt pas disa muajve.

"Asfalti në disa rrugë të kryera para gjashtë muajve nuk zgjati shumë prej punimeve të këqija. Rrugët janë në gjendje të keqe, edhe pse në disa prej tyre ka pasur disa ndërhyrje, por gjendja është e keqe. Në mungesë të aplikimit të normativave të duhura në asfaltimin e rrugëve në fshatra, barishtet po e mbulojnë asfaltin e ri. Kështu do të vazhdojë edhe më tutje derisa të marrë masa dikush dhe këto masa duhet t'i ndërmarrë kryetari për këto punime, që teknikisht po pranohen", thotë Enver Berisha, shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Klinës.

The post PDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore appeared first on DRENICA PRESS.

Kufij të çuditshëm që ndajnë shtetet (Foto)

Posted: 31 May 2019 02:58 AM PDT

Për shumë shtete vija kufitare është e shenjtë, e disa prej tyre kanë ndërtuar e po ndërtojnë mure për të pasur një kontroll sa më të mirë të tyre.

Por në disa shtete të tjera si vijë kufitare janë vetëm disa shenja simbolike, mjafton të kalosh nga një anë e rrugës në tjetrën dhe ke ndryshuar shtet. Ndërsa në shtete të tjera vija kufitare është krijuar nga vetë natyra.

Më poshtë keni disa prej ndarjeve më të çuditshme të kufijve, se si njerëzit kanë vendosur që të përcaktojnë territoret e tyre. /tch/

Kufiri mes Holandës dhe Belgjikës

Kufiri mes Gjermanisë dhe Francës

Kufiri mes Vietnamit dhe Kinës

Kufiri mes Zvicrës dhe Italisë

Kufiri mes Bullgarisë e Rumanisë

Kufiri mes Gjermanisë dhe Austrisë

Kufiri SHBA-Meksikë

Kufiri mes Tailandë-Laos-Mianmarit

Kufiri mes Haitit dhe Republikës Dominikane

Kufiri mes Argjentinës dhe Brazilit

Kufiri mes Portugalisë dhe Spanjës

Kufiri mes Gjermanisë dhe Republikës Çeke

Kufiri mes Lituanisë dhe Letonisë

The post Kufij të çuditshëm që ndajnë shtetet (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Vuçiq viziton rusin që tentoi t’i “fusë hundët” në aksionin e Policisë në veri!

Posted: 31 May 2019 02:53 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq së bashku me disa ministra serbë, vizituan në spital rusin, Mikhail Krasnoshchenkov, personi që tentoi t'i fusë "hundët" në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit që u zhvillua të martën në veri.

Vuçiq deklaroi se FIT-i përdori forcë të paparë ndaj zyrtarit të UNMIK-ut. Këto deklarata ai dha në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

"Është shumë e rëndësishme që ju të ndiheni në Serbi si në shtëpinë tuaj", i tha presidenti serb, rusit Krasnoshchenkov, transmeton Indeksonline

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar edhe zyrtarisht që MPJ-ja ta shpallë person non-grata rusin që tentoi t'i përzihet punëve të organeve të sigurisë kosovare.

"Kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person 'Non Grata'. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019", ka deklaruar Haradinaj.

The post Vuçiq viziton rusin që tentoi t'i "fusë hundët" në aksionin e Policisë në veri! appeared first on DRENICA PRESS.

Testi i arritshmërisë nis të publikohet online

Posted: 31 May 2019 02:49 AM PDT

Nxënësit e klasave të nënta sot i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Por, ky test veçse ka nisur të publikohet online.

Këtij testi i janë nënshtruar rreth 27 mijë nxënës dhe po mbahet në 110 qendra të testimit.

Testi përmban 100 pyetje, ndërsa edhe këtë vit nuk do të ketë kriter të kalimit, por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.

Pyetjet janë nga lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

The post Testi i arritshmërisë nis të publikohet online appeared first on DRENICA PRESS.

Ambasadori gjerman ironizon me deklaratën e Brnabiqit, thotë se Gjermania është adhuruese e maleve

Posted: 31 May 2019 02:45 AM PDT

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres të Serbisë, Ana Brnabiq e cila tha se shqiptarët "janë njerëz të ardhur nga mali".

Përmes një postimi në Twitter, ambsadori Heldt ka ironizuar me këtë deklaratë të Brnabiq duke shkruar se "Gjermanët janë adhurues të maleve. Shihemi në ecjen e radhës në pyll"

Ambsadori po ashtu ka përdorur edhe hashtagun #literallyjustemergedfromthewoods i cili është krijuar enkas për këtë rast. /Telegrafi/

 

The post Ambasadori gjerman ironizon me deklaratën e Brnabiqit, thotë se Gjermania është adhuruese e maleve appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet pasi rrah babanë

Posted: 31 May 2019 02:42 AM PDT

Policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar babanë e tij i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut ai nuk është në gjendje të intervistohet.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

The post Arrestohet pasi rrah babanë appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj e shpallë rusin person ‘Non Grata’, urdhërohet ta lëshoj Kosovën menjëherë

Posted: 31 May 2019 02:41 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga MPB që shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov të shpallet si person 'Non Grata'.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sipas këtij vendimi, urdhërohet që rusi ta lëshoj territorin e Republikës së Kosovës.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person 'Non Grata'.

Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.

Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit! /Indeksonline/

Haradinaj kërkon që rusi të shpallet person 'Non Grata', e urdhëron ta lëshoj Kosovën

The post Haradinaj e shpallë rusin person 'Non Grata', urdhërohet ta lëshoj Kosovën menjëherë appeared first on DRENICA PRESS.

Lavrovi i kërkon OKB-së të reagojë për rastin e përfaqësuesit rus në UNMIK

Posted: 31 May 2019 02:39 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, pas rastit të shtetasit rus në UNMIK, ka akuzuar “mbrojtësit perëndimorë ua kanë krijuar përshtypjen përfaqësuesve të Prishtinës për pandëshkueshmëri, ndërsa ata kanë dalë nga kontrolli i atyre që janë shtirë sikur po i kontrollojnë”.

“Në fakt ata asnjëherë askënd nuk e kanë dëgjuar. Edhe BE-ja, edhe SHBA-ja janë përpjekur t’i kontrollojnë, por kjo ka çuar në rezultate dëshpëruese për patronët nga Perëndimi, që autoriteteve kosovare u ka krijuar përshtypjen e pandëshkueshmërisë dhe të lëshimit pe”, citon agjencia ruse e lajmeve TASS Lavrovin, i cili ndodhet për vizitë në Japoni, transmeton Koha.net.

Duke iu referuar qëndrimit të autoriteteve të Kosovës ndaj anëtarit rus të Misionit të OKB në Kosovë, UNMIK, Lavrov ka thënë se “ai nuk mund të arsyetohet me asgjë” dhe ka shtuar se “përpjekjet e Prishtinës që ta privojnë nga statusi është çështje serioze ndaj të cilës duhet të reagojnë përfaqësuesit e OKB-së”.

Sipas fjalëve të tij, shefi i Misionit të OKB në Kosovë, Zahir Tanin ka mbajtur qëndrim parimor në lidhje me këtë rast dhe nuk dëshiron të inkurajojë një sjellje të tillë të Prishtinës.

Lavrov, siç e citojnë mediat ruse, ka thënë se përfaqësuesit e Prishtinës kanë shkelur shumë detyrime të veta, në radhë të parë ato që e obligojnë që para katër vjetësh, dhe ky është formimi i Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, transmeton Koha.net.

Kosova e ka shpallur të padëshirueshëm përfaqësuesin rus në UNMIK, për shkak të keqpërdorimit të statusit që gëzonte në Kosovë.

The post Lavrovi i kërkon OKB-së të reagojë për rastin e përfaqësuesit rus në UNMIK appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj: Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat

Posted: 31 May 2019 02:34 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se as pas 20 vjetësh nga masakra e kryer nga forcat serbe mbi familjen e Selatin Gërxhaliut, pjesëtar i Brigadës 142 "Mehë Uka", nga Studimja e Vushtrrisë, askush nuk është dënuar për këtë krim mizor.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, ishin ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre.

"Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat. Lavdi të gjithë martirëve", ka shkruar ai.

The post Haradinaj: Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat appeared first on DRENICA PRESS.

Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Mitrovicë, zjarrfikësit shpëtojnë 2 të tjera

Posted: 30 May 2019 06:04 PM PDT

Një shtëpi është pushtuar nga zjarri pak minuta pas mesnatës në lagjen 2 Korriku në Mitrovicë, duke shkaktuar djegien e tërësishme të gjësendeve që ishin brenda objektit.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme, shkruan Reporteri.net.

Reporteri ka siguruar disa pamje nga djegia e shtëpisë dhe momenti kur zjarrëfikësit futen brenda objektit të djegur.

Qytetarë të asaj zone i kanë thënë gazetës se zjarrëfikësit kishin rrezikuar edhe jetët e tyre për të fikur zjarrin dhe për të mos lejuar që ai të shpërndahej.

Falë punës dhe intervenimit të shpejtë të zjarrëfikësve, dy shtëpi të tjera që ishin ngjitur me atë që po digjej, kanë shpëtuar pa marrë flakë.

The post Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Mitrovicë, zjarrfikësit shpëtojnë 2 të tjera appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more