Skip to main content

“Pas 15 qershorit, dyfishimi i gjobave në këmbim të mospezullimit të patentës” plus 9 more - Gazeta Dita

“Pas 15 qershorit, dyfishimi i gjobave në këmbim të mospezullimit të patentës” plus 9 more - Gazeta Dita


Pas 15 qershorit, dyfishimi i gjobave në këmbim të mospezullimit të patentës

Posted: 31 May 2019 02:19 AM PDT

Duke nisur nga data 15 qershor do të fillojë të zbatohet ndryshimi i ri ligjor që parashikon dyfishimin e gjobave, në këmbim të mos pezullimit të patentës.

Amendamenti në Kodin rrugor është miratuar pak javë më parë nga Parlamenti dhe tashmë është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Ky ndryshim u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve joshqiptarë, të cilëve bllokimi i patentës u sjell shumë problematika.

Argumentet e paraqitura nga deputeti Pjerin Ndreu për propozimin e kësaj nisme janë si më poshtë:

-Ndryshimi dhe shtesat në pikën 3 të nenit 127 bëhen me qëllim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-së, me qellim që edhe vendi ynë të vendosë dhe të aplikojë ato standarde;

-Propozimi për dyfishim të sanksionit me masë administrative në "këmbim" të mospezullimit të lejedrejtimit për drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi të lëshuar nga një shtet i huaj, do të jetë një masë lehtësuese për drejtuesit e mjeteve;

-Ky ndryshim do të ketë një impakt mjaft pozitiv për drejtuesit e mjeteve nga Kosova, të cilët tranzitojnë në Shqipëri çdo fundjavë dhe sidomos për sezonin turistik;

-Impakt pozitiv ndryshimi do të ketë edhe për drejtuesit e mjeteve joshqiptare me kombësi të huaj, të cilët do të ndjejnë "shtrëngesën" në pagesën e një mase dyfish për shkeljen e kryer dhe nuk do të kenë vonesa dhe humbje të panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit për të aplikuar për falje etj;

-Ndryshimi i propozuar do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve të mësipërme të parashikuara dhe vjelja dyfish të shumës së masës administrative të parashikuar për dispozitën e shkelur;

-Amendimi i propozuar do të ndikojë drejtpërdrejtë për eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe të perceptimit negativ që ekziston në publik për Policinë Rrugore, e cila sot aplikon masat për këtë kategori në zbatim të dispozitës përkatëse, por "perceptimi" mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet në legjislacionet rrugorë të huaja me ligjin shqiptar e krijojnë këtë perceptim.

j.l./ dita

UNICEF: Bashkia e Tiranës partner i rëndësishëm ku ne mund të mbështetemi

Posted: 31 May 2019 02:13 AM PDT

Përfaqësuesi i Unicef në vendin tonë, Roberto De Bernandi, vlerësoi Bashkinë e Tiranës si një partner të rëndësishëm dhe të besueshëm ku mund të mbështetet në realizimin e projekteve të përbashkëta për mirëqenien e fëmijëve, por jo vetëm.

"Besoj dhe do e bëj me shumë kënaqësi dhe krenari si përfaqësues i UNICEF, dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë dhe administratën e Bashkisë për organizimin e sotëm, por më  shumë rëndësi se kaq, gjithë stafin e saj për mirëmenaxhimin e mirë në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe me interesin e  fëmijëve. Faleminderit që UNICEF mund të mbështetet në një partner kaq të rëndësishëm. Pasi organizata jonë ëshë sigurisht e fokusuar tek të drejtat e fëmijëve", tha Roberto De Bernandi. Përfaqësuesi i Unicef prezantoi edhe rezultatet e një anketimi ku shumica e të rinjve e vlerësonin Tiranën si një qytet miqësor.

"Në një sondazh të realizuar së fundmi, Tirana është vlerësuar si një qytet miqësor me të fëmijët. Në videomaterialin e prezantuar, disa prej të intervistuarve vlerësuan mobilitetin", deklaroi ai,

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Danaj ftoi edhe bizneset që të përshtasin ambientet e tyre për të qenë sa më miqësore për fëmijët.

"Ky është një partnership mes tre pjesëve që kontribuojnë në komunitet: Ministria e Financave, bashkia dhe vetë komuniteti. Është e rëndësishme çfarë ka bërë qeveria në këto vite në fusha të ndryshme, dhe do të përmendja decentralizimin. Është e rëndësishme që ne në këtë projekt decentralizimi të vendosim objektiva, dhe të masim performancën. Në këtë konferencë ne do të mësonim se cilat do të ishin kriteret për ta bërë qytetin edhe më miqësor me fëmijët. Do të ftoja bizneset të shihnin këtë qasje sot, dhe të shohin se çfarë mund të bëjnë që të kthejnë ambientet e tyre në sa më të përshtatshme për fëmijët", tha Danaj.

l.h/ dita

Partia Socialiste publikon sloganin një ditë para çeljes së fushatës zgjedhore

Posted: 31 May 2019 02:11 AM PDT

Pas zyrtarizimit të numrit 30 në fletën e votimit, Partia Socialiste ka publikuar edhe sloganin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Bashkia që duam për Shqipërinë që duam, 30 qershor” është slogani që publikohet një ditë para çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore nga PS.

Mbytja e turistëve në Danub, arrestohet kapiteni i anijes

Posted: 31 May 2019 02:10 AM PDT

Pas përplasjes së anijes në Budapest është arrestuar kapiteni i anijes që u përmbyt në lumin Danub, duke shkaktuar të paktën 7 viktima.

Lajmi është bërë i ditur nga policia hungareze, duke thënë se kapiteni 64-vjeçar dyshohet se nuk është treguar i kujdesshëm për sa i përket trafikut ujor, duke shkaktuar përplasjen e anijes me një tjetër.

Anija, e cila kishte në bord turistë nga Koreja e Jugut, u përmbyt vetëm shtatë sekonda pas përplasjes. Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 21 personave të zhdukur, por shpresat se ata mund të jenë gjallë janë shuar.

Një hetim penal ka filluar për incidentin. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt. Nga ana tjetër, autoritetet e Koresë së Jugut ankohen se turistët nuk kanë qenë të pajisur me jelekë shpëtimi.

j.l./ dita

Ndërmarrjet sociale, qeveria alokon 450 mln lekë

Posted: 31 May 2019 02:02 AM PDT

450 milion lekë për tre vjet do të lëvrojë buxheti i shtetit për të mbështetur ndërmarrjet sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e deklaroi gjatë interpelancës me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse përmes platformës së bashkëqeverisjes.

Financimi i ndërmarrjeve sociale nga shteti synon mbështetjen e grupeve vulnerabël në shoqëri të cilët duhet të zhvillojnë veprimtari në fusha të cilat i shërbejnë interesit publik.

Brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të subvencionit për zhvillimin e veprimtarisë në ndërmarrjen sociale ato duhet te punësojnë minimalisht tre punonjës te rinj nga kategoritë e grupeve të pa-favorizuara.

e.t./dita

Sekretari i NATO-s Stoltenberg mbërrin në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Posted: 31 May 2019 02:00 AM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ardhur në Tiranë pak para protestës së opozitës së bashkuar, të dielën pasdite.

Një ditë më parë u raportua se Stoltenberg do të zhvillonte një takim "kokë më kokë" me kryeministrin, Edi Rama, për të udhëtuar më pas drejt Maqedonisë së Veroit, por sot mësohet se do të takohet edhe me Presidentin e vendit, Ilir Metën.

Mësohet se në fokus të bisedës me krerët më të lartë të shtetit shqiptar do të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri. Pas kësaj vizite, ai do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar disa takime me drejtuesit politikë në Shkupin zyrtar.

Vizita e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.

Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje lokale, ndërsa mazhoranca të shtunën ka paralajmëruar se do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

l.h/ dita

Rama: Kodi Penal parashikon çdo pasojë për ata që i bien ndesh zgjedhjeve

Posted: 31 May 2019 01:55 AM PDT

Kryeministri Edi Rama theksoi mbrëmjen e djeshme në studion e "Open", se Kodi Penal parashikon masat që do të  ndërmerren ndaj atyre që bien ndesh me një institucion themelor për një shtet demokratik, si zgjedhjet.

I vendosur përballë pyetjes se çfarë masash do të merren për sigurinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke marrë parasysh pretendimin e opozitës se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, Rama theksoi se nëse kjo situatë do të ndodhte, kjo nuk do të ishte më një çështje politike, por kriminale e opozitës, pasi e tillë parashikohet nga Kodi Penal.

"Parapërfytyroni sikur kjo të kthehej në normë dhe çdo opozitë t'i jepte vetes të drejtën që unë mund të kërcënoj me shkatërrim të rendit kushtetues dhe unë mund të kërcënoj vendin tim, që o bëhet si them unë, o nuk bëj zgjedhje. Kjo është kriminale, kjo hyn te Kodi Penal, nuk është më politike. Shkruhet në Kod se çfarë i gjen ata që i bien ndesh institucioneve themelore demokratike", tha Rama.

e.t./dita

Studimi: Për çdo orë vrap, mund të jetoni 7 orë më shumë

Posted: 31 May 2019 01:52 AM PDT

Studimet e fundit kanë treguar se vrapimi jo vetëm shërben për të mbajtur formën e trupit, por edhe për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Sipas studimit të ri nga Universiteti Shtetëror i Iowas, vrapimi për vetëm një orë mund t'ju zgjasë jetën deri në shtatë orë.

Kjo do të thotë se personat të cilët vrapojnë rregullisht jetojnë përafërsisht tre vite më gjatë se personat të cilët nuk vrapojnë dhe kjo mbetet e vërtetë edhe nëse konsumojnë alkool, duhan apo janë mbipeshë.

Hulumtuesit pohojnë se vrapimi për 60 minuta në javë është mënyra më efektive për zgjatjen e jetëgjatësisë. Pra, nuk ka fare rëndësi se sa gjatë apo sa shpejtë vraponi, dhe gjithashtu rreziku i vdekjes së parakohshme reduktohet deri në 40 për qind sapo të filloni vrapimin.

Në krahasim me këto shifra, ecja dhe çiklizmi e zvogëlojnë atë rrezik me 12 për qind.

l.h/ dita

Në Brazil, shteti të bën të bukur “falas”

Posted: 31 May 2019 01:47 AM PDT

Brazili është konsumatori më i madh në botë i operacioneve plastike, me rreth 1.2 milionë në vit.

Edhe në vendet e botës që kanë shëndetësi të zhvilluar, operacionet plastike, që bëhen për arsye estetike, nuk mbulohen nga sigurimet.

Por, në Brazil, të ruash bukurinë është baraz me të drejtën për të qenë person i shëndetshëm, ndaj shteti ofron operacione plastike falas, ose shumë lirë, siç ofron dhe shumë shërbime të tjera spitalore.

Nga ana tjetër, shëndetësia shtetërore në Brazil nuk i afrohet aspak standardeve të klinikave private. Madje, shumë banorë thonë që të shkosh për operime plastike falas në spitalet shtetërore rrezikon shumë, aq sa trajtohesh si kavje për teknika të reja operimi.

Por, për shumë gra, në kulturën braziliane rrezikon edhe më shumë po të mos jesh e bukur. Bukuria është faktor domethënës në punësim, shoqëri, e madje edhe për t'u martuar. Kështu që spitalet shtetërore në Brazil kryejnë rreth 500,000 operime estetike në vit dhe radha e pritjes është e gjatë.

Meritën kryesore për përfshirjen e operacioneve plastike në sistemin shëndetësor falas e ka një kirurg, Ivo Pitanguy, i cili në vitet 1950, bindi presidentin Brazilian, Juscelino Kubitschek, se të qenit jo të bukur e dëmton shumë mirëqenien e njeriut, për shkak të stresit.

Kirurgët plastikë brazilianë njihen në të gjithë botën për risitë që sjellin, por një nga arsyet është se në vendin e tyre nuk ka kufij për testimet që mund të bëjnë mbi njerëzit. Dhe njerëzit nuk kanë një sistem drejtësie që t'i përgjigjet mjaftueshëm, në rast se i hedhin në gjyq.

j.l./ dita

O Zot kush na ka drejtuar?!

Posted: 31 May 2019 01:41 AM PDT

(Duke parë "Opinionin" në TV "KLAN")

Mbrëmë tek "Opinioni",

nga materiali i transmetuar,

shqiptarët u bindën më tepër,

se ç'injorantë na kanë drejtuar!

 

Pamë Pesë të zgjedhur,

si me dorë nga Shtëpia Qendrore,

që shtyjnë e qëllojnë policët,

brenda në Drejtorinë Vendore!

 

"Këta policë të ngratë",

thotë Alibeaj për ata,

kur vetë as sa shualli i këpucës së policit,

dinjitetin e tij nuk e ka!

 

Mbrëmë në një video pamë të gjithë,

as më shumë dhe as më pak,

jo pese deputetë të Kuvendit,

por pesë super alabakë!

 

Fiks atë natë nga Kuvendi,

këta u larguan që të tërë,

dhe ky është i vetmi shërbim,

që vendit në tridhjetë vjet i kanë bërë!

 

I vetmi shërbim pozitiv,

që ju bë politikës shqiptare,

u pastrua haleja më e madhe,

dhe në mënyrë krejt vullnetare!

 

Shqiptarët kanë kujtesë afatshkurtër,

janë mjeshtra për të harruar,

po kur shikojnë nga këto emisione,

thonë: "O Zot kush na ka drejtuar!?"

 

O Zot kush na ka drejtuar,

Ç'ministra kemi pasur në qeveri,

mbrëmë një Çast a e kini menduar,

Ç'hata të rikthehen këta përsëri!

 

Ndaj Edi Ramën këto kohë s'e kam ngarë,

dhe nuk do ta ngas përsëri,

vetëm Ai mund të merret me këta shpellarë,

vetëm Ai formulën e zbërthimit u'a di!

 

Mbase Rama me këtë ka abuzuar,

se psikologjinë tonë e di,

më mirë një njeri i moderuar,

se sa "Molotovë" edhe egërsi!

 

Alibeaj është e shkuara e Shtëpisë Qendrore,

e sotmja dhe e ardhmja-djali i Fariut,

po t'i kalonim që të  dy në skaner,

do dilnin  fotokopjet e Saliut!

 

S'është një fjalë goje "Rama ik! Rama ik!",

dhe demonstrata që me "Molotovë" bitisin,

do iki Rama-po kush do vijë?!

Do vijë Flamur Noka bashkë me Klevisin!

 

Shumica e politikanëve të opozitës,

janë bërë super të urryer,

ndaj gjashtë letrat për Lulashin,

Edi Rama mund t'i kish kursyer!

 

Sërish  të keqen më të vogël,

do të operojmë tani përsëri,

pastaj gjërat do ndryshojnë vetiu,

kur të përfundojë "Reforma në Drejtësi"!

 

Kur të ringrihen institucionet,

për shumë fenomene do të jetë një fillim,

do shikohet çfarë është bërë nga padija,

dhe çfarë është bërë kundër ligjit me qëllim!

 

Vetëm ligji i fortë dhe shteti i fortë,

do t'i bëjë të mëdhenj e të vegjël të rrinë:"SUS!",

dhe do të jetë i pamendueshëm,

shkatërrimi i Rendit Kushtetues!

 

Që policit mos i thotë "Njeri i Ngratë",

krejt publikisht një ish deputet gërdallë,

se nesër "ky i ngrati" në emër të ligjit,

të numëron me radhë dhëmbë dhe dhëmballë!

 

Po ky ligj ende këtu s'funksionon,

s'ka funksionuar as më parë,

ku halabakëria me zërin e ngjirur këndon,

Himnin e Shenjtë Kombëtar!

 

Arben Duka

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more