Skip to main content

“Fëmijën e porsalindur e harruan në taksi, shoferi shkoi në pauzë pa ditur se e ka në veturë (Foto)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Fëmijën e porsalindur e harruan në taksi, shoferi shkoi në pauzë pa ditur se e ka në veturë (Foto)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Fëmijën e porsalindur e harruan në taksi, shoferi shkoi në pauzë pa ditur se e ka në veturë (Foto)

Posted: 21 May 2019 09:30 AM PDT

Kur u kthyen nga spitali me fëmijën e porsalindur, prindërit e rinj e harruan fëmijën e tyre në taksi.

Me të arritur në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë, ata u larguan me bagazh, por jo edhe me fëmijën që ishte duke fjetur, transmeton Telegrafi.

Ata i shkuan pas taksisë, por shoferi u largua duke mos i vërejtur që po e ndiqnin.

Mbeti në taksi, por fëmija është kthyer sërish te familjarët

Për më keq, shoferi i taksisë e kishte mbyllur radiolidhjen sepse shkoi në pauzë pa e ditur se e kishte në veturë edhe një pasagjer tjetër.

"Kur arritën në shtëpi, vërejtën se po iu mungon diçka dhe zemra tyre ndaloi. U nevojit një intervenim i shpejtë dhe gjithçka përfundoi mirë" thuhet në raportin policor.

Raportohet se taksia kishte ndaluar në një parking nëntokësor, ndërsa për fëmijën e lënë në gjumë, u mësua kur në atë taksi hyri një pasagjer.

Atyre iu kanë kthyer fëmijën e pa lënduar, ndërsa thuhet se ka fjetur gjatë tërë kohës, në një hapësirë të qetë. /Telegrafi/

The post Fëmijën e porsalindur e harruan në taksi, shoferi shkoi në pauzë pa ditur se e ka në veturë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Uji nga lavamani u hodh sipër, me aktivizimin e tharrëses së duarve të montuar anash kroit (Video)

Posted: 21 May 2019 06:47 AM PDT

Klienti i një lokali në Londër, ka treguar se sa keq funksionon tharrësja e duarve e montuar anash kroit, nëse aktivizohet kur lavamani është i mbushur me ujë.

Ahmet Serez e ka ndezur tharrësen, ajri i së cilës e ngriti tërë ujin nga lavamani dhe e hodhi sipër në pasqyrë dhe pllakat e tualetit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse anash ishin instruksionet, si si duhet përdorur ky system, klienti deshi të tregonte pasojat e këtij instalimi të çuditshëm.

Dizjnimi i pajisjes, është konsideruar i zgjuar dhe praktik, meqenëse zë shumë pak hapësirë, por nuk duket se po del edhe funksional. /Telegrafi/

The post Uji nga lavamani u hodh sipër, me aktivizimin e tharrëses së duarve të montuar anash kroit (Video) appeared first on Telegrafi.

Digën “nuk e mbajnë më këmbët”, dorëzohet para fuqisë së ujit (Video)

Posted: 20 May 2019 10:03 AM PDT

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një digë "dështon" të ndalë ujin dhe "rrëzohet".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në liqenin Dunlap, që është në verilindje të San Antonio.

Siç bëhet e ditur tutje, zyrtarët e quajnë këtë një “dështim të pjesshëm të digave”, por ata nuk po thonë se çfarë e ka shkaktuar atë.

Megjithatë, ata thanë se niveli i liqenit ra gati 2 metra në vetëm disa orë.

Nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë dëm në drejtim të rrymës, por zyrtarët thonë se uji është ende duke lëvizur më shpejtësi më të madhe se normalja. /Telegrafi/

The post Digën "nuk e mbajnë më këmbët", dorëzohet para fuqisë së ujit (Video) appeared first on Telegrafi.

Timoni iu shkëput gjatë kapërcimit të pengesave, çiklisti slloven shpëtoi pa lëndime (Video)

Posted: 20 May 2019 09:51 AM PDT

Kapërcimi i disa pengesave në një park në Slloveni, një të riut nuk i shkuan si duhet, por jo për fajin e tij.

Derisa ishte në ajër, çiklistit slloven iu shkëput timoni duke bërë që të rrëzohet menjëherë në tokë, transmeton Telegrafi.

Kamera që kishte në helmet, ka marrë pamjet e tërë momentit, që mund t'i shkaktonte atij dëme të konsiderueshme .

Megjithatë, shpëtoi pa asnjë lenidm dhe arrit të largohej nga hapësira ku ndodhi ngjarja. /Telegrafi/

The post Timoni iu shkëput gjatë kapërcimit të pengesave, çiklisti slloven shpëtoi pa lëndime (Video) appeared first on Telegrafi.

Taksisti frenoi qëllimisht, përfundoi mosmarrëveshjen me pasagjerin duke ia përplasur kokën (Video)

Posted: 20 May 2019 08:08 AM PDT

Derisa po voziste nëpër Londër, një taksist ka frenuar qëllimisht, për ta përplasur keq pasagjerin me pjesën ndarëse të veturës.

Në këtë mnyrë, ai e përfundoi mosmarrëveshjen me klientin që besohet të ketë qenë i dehur dhe kurndërshtonte vazhdimisht, transmeton Telegrafi.

Veprimi tij ka ngjallur kritika të ndryshme, nëse është dashur të vepronte ai në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar rastin, që pasagjeri nuk e kishte vënë rripin e sigurisë.

Shumica e kanë mbrojtur taksistin, duke thënë se shumë njerëz nuk kanë respect ndaj shoferëve të taksive. Të tjerë mendojnë se ky frenim është i palejuar, ndërsa ai mund të humbë licensën.

Si pasojë e goditjes me kokë, pasagjeri ka mbetur i trullosur, ndërsa është tërhequr ng taksisti, që e ka lënë atë në mes të rrugës. /Telegrafi/

The post Taksisti frenoi qëllimisht, përfundoi mosmarrëveshjen me pasagjerin duke ia përplasur kokën (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more