Skip to main content

Ekskluzive: Pse Thaçi dhe Haradinaj nuk iu përgjigjën ftesës së Erdoganit për vizitë në Stamboll? (Dokument)

Ekskluzive: Pse Thaçi dhe Haradinaj nuk iu përgjigjën ftesës së Erdoganit për vizitë në Stamboll? (Dokument)


Ekskluzive: Pse Thaçi dhe Haradinaj nuk iu përgjigjën ftesës së Erdoganit për vizitë në Stamboll? (Dokument)

Posted: 05 May 2019 02:15 AM PDT

Turqia zyrtarisht të premten e ka inauguruar xhaminë më të madhe të vendit, e cila ndodhet në një kodër me pamje nga ngushtica e Bosforit dhe e dukshme nga i gjithë Stambolli.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti për namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë "Çamlica", xhami e cila është projektuar me një kapacitet prej 63 mijë besimtarëve.

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë "Çamlica" të pranishëm ishin presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Guinesë, Alpha Conde, presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

Në këtë ceremoni, megjithatë munguan dy liderët e shtetit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, edhe pse kishin ftesa.

Ballkani.info i ka siguruar ekskluzivisht ftesat që presidenti Erdogan ua ka dërguar presidentit Thaçi dhe kryeministri Haradinaj për këtë ngjarje.

Ftesat mbajnë datën 22 prill dhe u janë drejtuar veç e veç presidentit dhe kryeministrit kosovar.

"Duke shprehur konsideratat më të larta të bashkëlidhur mund të gjeni Ftesën për ceremoninë e hapjes së Xhamisë në Stamboll nga Presidentit të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdogan për Presidentin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Ftesën për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj", shkruhej në ftesa që mbajnë nënshkrimin e Erdoganit.

Ftesat e plota e përkthyer në shqip:

22 prill 2019, Ankara

I nderuar President- I nderuar Kryeministër,

Me komplimentet e Pejgamberit Hz. Muhamet a.s. në Stambollin e bukur në djepin e modernizimit do fitojmë një pasuri dhe monument historik. Ceremonia e hapjes së Xhamisë së Çamliçës do mbahet më 3 maj.

Xhamia Çamlica është një ndër modelet më të mira të ndjekjes së gjurmëve të arkitekturës së Mjeshtrit të Madh të arkitektit Sinan, arkitektëve, inxhinierëve turq, punimeve ne kolektive duke përdorur objekte moderne dhe duke i projektuar në strukturën më madhështore. Ashtu si paraardhësit tanë vite më parë me kryeveprat e tyre të cilat akoma vazhdojnë të na magjepsin vepra do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.

Nuk është vetëm vende për lutje por njëkohësisht muze, galeri e artit, sallon konference, bibliotekë dhe atole e shume arteve ku së bashku do bëjmë shumë aktivitete, në historinë e Republikës do jetë Xhamia më e madhe.

Me shpresë që hapjen e Xhamisë e cila është gërshetimi e arkitekturës moderne dhe kohës Osmano-selxhuke ta bëjmë se bashku me këtë rast shprehim mundësinë te ju urojme shëndet lumturi.

Shkëlqesisë Hashim Thaç, Shkëlqesisë Ramush Haradinaj
Recep Tayyip Erdoğan

Xhamia Çamlica

E ndërtuar në stilin osman të arkitekturës "Seljuk", xhamia është e dukshme nga i gjithë qyteti i Stambollit.

Përveç xhamisë, kompleksi përmban një muze të artit turk islamik, si dhe një bibliotekë, galeri arti, sallë konferencash dhe disa punëtori.

Gjashtë minaret e saj përfaqësojnë gjashtë aspekte kryesore të besimit. Katër prej tyre janë 107.1 metra të larta, në shenjë simbolike për fitoren e turqve Seljuk në qytetin e Turqisë lindore Malazgirt në vitin 1071 kundër ushtrisë bizantine.

Kupola e saj e lartë 72 metra përfaqëson 72 kombet që jetojnë në qytet. Kupola e dytë, me një diametër prej 34 metrash, përfaqëson numrin zyrtar të licencës së Stambollit.

Gjashtëmbëdhjet emra të Allahut janë gdhendur në muret e brendshme të kupolës, duke simbolizuar numrin e shteteve të themeluara nga turqit gjatë historisë.

Një ulëse tre pjesëshe në kupolën kryesore peshon 4.5 tonë dhe ka një lartësi prej 7.77 metra dhe është më i madhi i këtij lloji.

Në dyshemenë e xhamisë është shtruar një qilim 17 mijë metra katror i punuar me dorë, si dhe Hutbeja 21 metra e lartë që mund të ngrihet përmes ashensorit, ku do të mbahen predikimet e xhumasë dhe festave të tjera fetare. /Ballkani.info/

The post Ekskluzive: Pse Thaçi dhe Haradinaj nuk iu përgjigjën ftesës së Erdoganit për vizitë në Stamboll? (Dokument) appeared first on DRENICA PRESS.

E pabesueshme, ja sa shumë ka humbur peshë “Hamdia”

Posted: 05 May 2019 02:02 AM PDT

Ai me rolin e tij ka bërë bujë të madhe.

Quhet Dardan Gashi dhe është ndër aktorët që tashmë njihen mirë, kjo kryesisht për shkak të rolit në serialin "Çka ka shpija".

Ai, e luan Hamdiun, një djalosh naiv, te cilit i ndodhin shumë gjëra brenda serialit.

Aktori në fjalë njihet edhe për ca kilogram më shumë, që karakterin e tij në serial e kanë bërë edhe më simpatik, shkruan "Kosovarja".

E, megjithatë, Dardani duket se nuk është ndjerë mirë me peshën e tij, andaj ka vendosur të dobësohet.

Siç mund ta shihni, ai në serial po shfaqet dukshëm më i dobët, e këtë e konfirmojnë edhe këto foto që po i publikojmë më poshtë.

The post E pabesueshme, ja sa shumë ka humbur peshë "Hamdia" appeared first on DRENICA PRESS.

Flet e dhunuara në luftë: Serbët e përdorën forcën mbi trupin tim, e gjithë bota t’i marrë vesh krimet e tyre

Posted: 05 May 2019 01:56 AM PDT

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi sërish ka folur për përjetimet e saja gjatë luftës dhe heroizmin që po e tregon tash duke mos ua fshehur serbëve të bëmat dhe krimet, transmeton Gazeta Metro.

Krasniqi duke folur për Zërin e Amerikës ka thënë se tash ndihet shumë më e fortë se sa serbët dikur para 20 viteve që kishin ushtruar dhunë seksuale mbi trupin e saj.

Tutje ajo kërkon që e gjitha bota të dëgjojë për krimet e kriminelëve serbë.

''Ndihem mirë. Ndihem grua e fortë, grua e guximshme, dhe nuk do t'ia fsheh më krimet Serbisë. Të dëgjohet në gjithë botën përmes meje, përmes të tjerave… Por sidoqoftë, kanë me u dëgju krimet se çka ka bë Serbia. Ata po e fshehin, por unë nuk do t'ia fshehi më. Krejt bota me ditë cka ka bë serbi, krimineli. Kështu që mesazhi im është që për sa para 20 viteve ai ka pasë forcë dhe qat forcë e ka përdorur mbi trupin tim, por sot unë jam më e fortë se ai'' , ka thënë Vasfija.

Ajo para disa ditësh, bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga kishin marrë pjesë në diskutimin e Kongresit Amerikan për viktimat e dhunës seksuale.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga thotë se angazhimi i vazhdueshëm amerikan është i domosdoshme në Kosovë dhe mbarë rajonin për të vendosur drejtësinë e vonuar, 20 vjet pas luftës.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për politikën e jashtme, Jahjaga u kërkoi ligjvënësve amerikanë krijimin e një gjykate speciale që do të merrej ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga ana e Serbisë ndaj Kosovës. /gazetametro.net

The post Flet e dhunuara në luftë: Serbët e përdorën forcën mbi trupin tim, e gjithë bota t'i marrë vesh krimet e tyre appeared first on DRENICA PRESS.

Emergjenca – dera e parë e luftës për jetë

Posted: 05 May 2019 01:53 AM PDT

Sirena e autoambulancës që dëgjohet që nga porta kryesore e oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) paralajmëron ardhjen edhe të një pacienti. Kur autoambulanca mbërrin tek hyrja parësore e Klinikës Emergjente, vozitësi dhe infermieri dalin, i hapin dyert e saj të prapme, e nxjerrin shtratin me pacienten e shtrirë dhe nisen drejt dhomës së reanimimit.

Lëvizjen e tyre të shpejtë e përcjellin me kureshtje dhjetëra njerëz që qëndrojnë përreth hyrjes së Emergjencës, të cilët kanë sjellë aty familjarët e tyre me telashe shëndetësore. Dikush pyet se çfarë i ka ndodhur pacientes në moshë. Nusja e djalit të saj, e cila zbriti nga autoambulanca, u tregon se e vjehrra ka pësuar sulm në tru gjersa pinte kafenë, shkruan sot Koha Ditore.

"Për besë duke bërë muhabet ishim në ballkon, kur në një moment u nxi në fytyrë. E thirra burrin që ishte në dhomën tjetër dhe e lajmëruam menjëherë ambulancën", u tregon ajo me lot në sy.

Kureshtarët e ngushëllojnë me "Mos u mërzitni. Çfarë ka thënë ai lart bëhet" dhe me "Ishalla ju le juve të familjes mirë".

Sulmet në zemër e në tru – rastet më të shpeshta

Pamje të tilla si kjo e së mërkurës së kësaj jave janë përditshmëria 24- orëshe e Emergjencës. Pothuajse çdo pesë minuta vijnë e shkojnë autoambulancat. Gjatë tri ditëve të vëzhgimit në këtë klinikë, gazeta ka vërejtur fluks të madh të qytetarëve që kërkonin ndihmën e mjekëve emergjentë.

Gjatë dy ditëve e netëve gazeta nuk ka hasur në pacient apo familjar që ankohej për mosofrim ndihme apo trajtim joadekuat nga personeli shëndetësor i klinikës.

The post Emergjenca – dera e parë e luftës për jetë appeared first on DRENICA PRESS.

PDK’së i ikë edhe një asamblist, jep dorëheqje të parevokushme

Posted: 05 May 2019 01:48 AM PDT

Alush Shala, asamblisti i PDK-së në Prizren ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e partisë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë strukturat për mbështetjen gjatë rrugëtimit të tij politik.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të nderuara struktura,simpatizantë dhe mbeshtetësit të mi me lejoni te ju falenderoj per mbeshtetjen e treguar ndaj mej në të gjithë rrugtimin tim politik,me lejoni të ju njoftoj që nga sot kam dhën dorheqje të pa revokushme nga të gjitha pozitat e partis demokratike të Kosovës.I juai Alush Shala.

The post PDK'së i ikë edhe një asamblist, jep dorëheqje të parevokushme appeared first on DRENICA PRESS.

Rasti i vajzës nga Drenasi, edhe dy punëtorë të shkollës u intervistuan të premten

Posted: 05 May 2019 01:41 AM PDT

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se shpejt do të ngritet aktakuza ndaj të dyshuarve për rastin e përdhunimit të vajzës nga Drenasi. Kryeprokurori Imer Beka ka thënë se të premten janë intervistuar edhe dy punëtorë të shkollës ku viktima kishte vijuar mësimin.

Aktakuza për rastin e vajzës nga Drenasi është shumë gati për t'u ngritur, ka konfirmuar për Gazetën Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Po për këtë rast dje janë intervistuar edhe dy persona tjerë nga Prokuroria e Prishtinës.

"Dje janë intervistu edhe dy persona", tha Beka.

Express mëson se bëhet fjalë për dy punëtorë të shkollës.

"Sipas prokurorit rasti është shumë afër përfundimit të hetimeve dhe janë marrë të gjitha veprimet procudrale hetimore", përfundoi Beka.

Vajza nga Drenasi, sipas dosjes së Prokurorisë, ishte dhunuar seksualisht nga një profesor i shkollës së mesme dhe nga një polic. Veç këtyre dyve, në dosjen e Prokurorisë, janë edhe disa persona të tjerë të përfshirë për të cilët s'dihet nëse do të ngritët aktakuzë.

18 vjeçarja kishte abortuar në një klinikë private në Prishtinë pasi ishte detyruar nga polici. Por, ende nuk është konfirmuar saktë se i kujt ishte fryti.

Edhe disa policë tjerë të Stacionit në Drenas janë përfshirë në hetime por ende asnjëri prej tyre nuk është suspenduar dhe nuk ka pasur ndonjë masë disiplinore.

Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, para disa ditësh, ka thënë se posa të kenë rekomandime nga Inspektorati Policor do të marrin masa.

Përpos policit Vesel Veseli, mësuesit Xhevdet Gashi i dyshuar në këtë rast është edhe avokati Gazmend Halilaj, i cili kishte qenë edhe avokat i profesorit kur ky ishte denocnuar si dhunues./Gazeta Express

The post Rasti i vajzës nga Drenasi, edhe dy punëtorë të shkollës u intervistuan të premten appeared first on DRENICA PRESS.

Djali i Fehmi Aganit: Unë i di vrasësit e babait tim

Posted: 05 May 2019 12:44 AM PDT

Mentor Agani thotë se e di se kush janë njerëzit që saktësisht dy dekada më parë shkrepën në drejtim të babait të tij, Fehmi Agani, me të cilin ishte edhe në çastin kur forcat serbe e kishin kapur gjatë rrugës për në Maqedoni, për ta ekzekutuar dy orë më vonë. Më shumë se për vrasësit, ai do dënimin e urdhërdhënësve.

Mentori është mësimdhënës universitar dhe hulumtues i lartë në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). Gjatë një interviste dhënë "Kohës Ditore", nga zyra e tij në Institut, ai tregon se me shoqërinë civile lidhet një nga dy projektet e papërfunduara të akademik Aganit. Por, tregon edhe çastin kur njeriu që konsiderohet si truri i lëvizjes paqësore të shqiptarëve të Kosovës kishte nxjerrë përfundimin: "Unë misionin tem e kryva!".

Në këtë intervistë, Mentori ka folur për atë që e ka shquar Fehmi Aganin në familje e edhe për preokupimet e tij. Ka treguar se kush e kishte marrë vendimin për ta braktisur Kosovën, e ka përshkruar rrugëtimin e bërë drejt Maqedonisë e edhe momentin kur serbët e kanë marrë Aganin. Ka folur edhe për vrasësit, shkruan sot Koha Ditore.

Mes të tjerash, i biri i profesor Aganit ka treguar nëse, dy dekada pas vrasjes, janë të pranishme problemet e politikës shqiptare, të cilat atëkohë e kanë shqetësuar profesorin.

KD: Si ka qenë profesor Agani si prind, si familjar? Çfarë e shquante në këtë rol?

Agani: Po, ajo që e ka shquar edhe në politikë: i urtë, i këndshëm, dashamir. Derisa ka qenë gjallë, ai është përpjekur të zërë sa më pak vend. Kur ka shkuar, ka lënë shumë zbrazësi. Vazhdimisht është përpjekur të të ndihmojë, pa të penguar. Vetveten kurrë nuk e ka vënë në plan të parë.

Vazhdimisht ka qenë i orientuar jashtë, qysh me ba sa më mirë dhe natyrisht kjo e ka karakterizuar edhe në familje.

Një herë patëm biseduar për këtë çështjen prind-fëmijë. E pati thënë një gjë interesante. Tha: "Prindi thotë: fëmija im. Fëmija thotë: prindi im – baba im ose nëna ime. Domethënë e kemi një kontest të pronësisë se kush është i kujt". Tha: "Në të vërtetë, këtu fëmijët kanë të drejtë kur thonë baba im apo nëna ime. Pse? Për shkak se baba dhe nëna duhet vazhdimisht të jenë në shërbim të fëmijëve deri në moshën 18-vjeçare".

Mentor Agani: Unë i di vrasësit

The post Djali i Fehmi Aganit: Unë i di vrasësit e babait tim appeared first on DRENICA PRESS.

Gjashtë buxhetet ushtarake më të mëdha të Evropës po drejtohen nga femrat

Posted: 05 May 2019 12:36 AM PDT

Më 1 maj, Penny Mordaunt u bë e para Sekretare e Mbrojtjes femër, në Britaninë e Madhe, që menaxhon një departament me një buxhet vjetor prej 47 miliardë dollarësh. Emërimi i saj nënkupton që tani, gjashtë buxhetet më të mëdha ushtarake të Evropës mbikqyren nga gratë.

Buxheti i Francës është më i madhi, me një shpenzim për mbrojtjen prej më shumë se 59 miliardë dollarësh në 2018, matur nga Instituti i Kërkimeve për Paqen Ndërkombëtare i Stokholmit, që përcakton shpenzimet ushtarake grobale.

Britania e Madhe është e dyta, e ndjekur nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Hollanda

Shpenzimet ushtarake të Zvicrës, të dhjetat më të lartat në Europën perëndimore, janë gjithashtu të menaxhuara nga një grua: Viola Amherd, e cila e mori detyrën në fillim të këtij viti.

Në fakt, rritja e numrit të posteve të mbrojtjes të mbajtura nga gratë në nivel global tregon se shumë vende në botë u ka dhënë përgjegjësi dhe në të kaluarën: Norvegjia për shembull, ka pasur një varg ministresh mbrojtjeje femra nga viti 1999 – 2017 dhe posti u ka kaluar meshkujve vetëm vitet e fundit.

Spanja ka pasur tre ministre: e para ka qënë Carme Chacon, e cila u bë e famshme sepse e mori postin kur ishte shtatzanë në vitin 2008. Chacon vdiq nga zemra në vitin 2017 në moshën 46-vjeçare.

SHBA, që ka një buxhet mbrojtjeje prej afro 600 miliardë dollarësh dhe Kina që ka një shpenzim vjetor prej 250 miliardë dollarësh, asnjëherë nuk kanë vendosur një grua për ta drejtuar këtë departament./ar.sh/SYRI.NET

Image

The post Gjashtë buxhetet ushtarake më të mëdha të Evropës po drejtohen nga femrat appeared first on DRENICA PRESS.

BIK: Ramazani fillon më 6 maj 2019

Posted: 05 May 2019 12:24 AM PDT

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hënë, më 6 maj 2019.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Kryesia e BI'së së Kosovës, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tjera shqiptare duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

"Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar", thuhet në njoftimin e BIK'ut. /gazetametro.net

The post BIK: Ramazani fillon më 6 maj 2019 appeared first on DRENICA PRESS.

Familja nga Kosova falenderon familjen shqiptare për mikpritjën gjatë luftës

Posted: 05 May 2019 12:09 AM PDT

Familja Bytyçi rrëfeu rrugëtimin e gjatë dhe tepër të vështirë, që kishin kaluar gjatë largimit nga Kosova.

Xhemal dhe Ajshe Bytyçi ishin mikpritur nga familja Axhami në Kukës, e pas një periudhe të gjatë kishin vendosur që të shpërnguleshin në Tiranë, te familja Hyseni.

Kur lufta sapo kishte mbaruar, familja Bytyçi ishte nisur për në Kosovë menjëherë, edhe pse vendi nuk ishte pastruar nga minat.

Xhemal dhe Ajshe Bytyçi kishin zgjedhur programin "Dua të të bëj të lumtur" për të falenderuar dhe për t'iu shprehur mirënjohjen dy familjeve që i kishin strehuar gjatë periudhës së vështirë të luftës.

"Publik i dashur, ky është Agim Hyseni, vëlla dhe shkuar vëllait. Ju falënderoj shumë për përkrahjen dhe pritjen që keni bërë për ne, në ato dy muaj që kemi qëndruar bashkë!

Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve, që na ndihmuat dhe hapët dyert e shtëpive tuaja për ne", kanë thënë ata.

Nga ana tjetër, familja Hyseni tregoi momente nga jetesa me familjen Bytyçi dhe shtoi se nuk kishn bërë gjë tjetër përveç detyrës së tyre si shqiptarë. /gazetametro.net

The post Familja nga Kosova falenderon familjen shqiptare për mikpritjën gjatë luftës appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more